E enjte, 25.04.2024, 11:08 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Lajme të mira për bizneset

E diele, 03.09.2017, 11:00 AM


Kryeinspektori Përgjithshëm Hajdari, lajme të mira për bizneset

Nga Zenel ÇELIKU

Një ditë më parë Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, deklaroi publikisht se bizneset “të mos pranojnw më inspektor me laps e letër ne dore, çdo kontroll mundet të behet online”-tha Z.Hajdari. Në muajin shtator do të nisë puna për reformimin në të gjithë Inspektoriatet duke I reduktuar, nga 16  insketoriate që janë sot, në 6 apo 7 inspektoriate, gjithnjw duke qënë nën varësinë e  Inspektoratit Qëndror. Kryeinspektori i Përgjithshëm-Hajdari, I cili është figura qëndrore që do të bëjë këtë reformë në këtë institucion shumë të rëndësishëm, publikisht tha se do të marrë fund kalvari I stresit të bizneseve si pasojë e inspektimeve pa asnjë kriter. Si pasojë e kësaj reforme shumë interesante dhe shumë e mirpritur nga bota e biznesit, Inspektoriati Qëndror do të ketë në varësi Inspektoriatet e Mjedisit, Shëndetësisë e Ushqimit, IKMT, Inspektoriatin e Teknikës, të Punës dhe atë të Transportit. Iniciativa e kësaj reform në Inspektoriate, është në sinkronë me qendrimin e Kryeministrit Rama I cili para pak ditësh tha se do të reduktohet disa institucione që në vetvehte janë qëndra burokratike, por edhe korrupsioni. SH.Hajdari, I cili do të udhëheqë këtë reformë të rëndësishme në këtë sektor, deklaroi se reforma e ndryshimit të këtij sektori do të fillojw kwtw Shtator dhe do të vijojë deri në 3 vjet. Qëllimi I kësaj reforme është që ispektoriatet që do të jenë egzistente, të jenë eficente dhe të udhëhequr nga Ligji dhe vetëm Ligji, kështu do të zhduket edhe stresi I bzinesve, por edhe korrupsioni I cili ka rënduar shpesh me mijëra biznese. Inspektorët mbas kësaj reforme duhet të kryejnë me ndershmëri  detyrën që I ngarkon Ligji, por duke mos e luftuar biznesin kur ato janw nw regull me Ligjin.

Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, ka informacione të sakta se disa inspektoriate janë bërë “gogol” për bizneset te cilët shpesh janë stresuar me presione të llojeve të ndryshme ku I vinte era korrupsionu, duke e bërë biznesin aktivitetin më stresant. Ka me mijëra raste që biznesmenet kanë menduar që ti mbyllin bizneset e tyre sepse kontrolloheshin pa asnjë kriter, edhe pse I kishin shlyer të gjitha detyrimet ndaj shteti. Deri tani një biznes inspektohej nga tatim-taksat, nga tatimet e bashkisë, nga shendetsia, nga inspektoriati I ndërtimit, nga inspektoriati I punës, nga peshmatjet e të tjera inspektime që nuk I është dëgjuar emri ndonjë herë. Kryeinspektori Hajdari, bëri me dije publike që bizneset të mos pranojnë asnjë trupë  inspektimi, bizneset nuk duhet të pranojnë asnjë Inspektoriat që  ti bëjë inspektimet me blloqe në dorë në mënyrë klienteliste apo korruptive, sepse tashmë janë të gjitha mundësitw që cdo kontroll të kryehet online. Inspektorët duhet të përmbushin të gjithë detyrimin ligjor që kanë për ta bërë inspektimin si proçes  administrativ të ndershëm nëpërmjet dokumentave standarte, me një procedurë të rregullt administrative dhe vetëm online. Marifetet korruptive të inspektorëve të ndryshëm të cilët thonë; “erdhëm sot për kontroll, por do të do të vimë sërish nesër”, këto janë metoda mesjetare dhe  korruptive-tha Hajdari. Deklaroj me përgjegjësi të plotë që të gjithë trupat e isnpektimit të 16 Inspektoriateve Shtetërore, janë trajnuar nga Inspektoriati Qëndror, janë pajisur të gjithë me pajisje për ta kryer inspektimin online. Pa dyshim ky qëndrim I Z.Hajdari është lajm shumë I mirë për mbarë bizneset të cilët kur hapnin bizneset e tyre në mëngjez, rrinin gjithë frikë sepse në një ditë vinin 3-4 inspektime të ndryshme të cilët prodhonin korrupsion, stress dhe dëmtimin e bizneseve. Në tranzicionin e egër dhe të gjatë që po kalon Shqipëria, biznesi pa asnjë diskutim ka kalur dhe po kalon ditë të vështira për shumë e shumë arësye, por ja që “armikut” të biznesit I ergji fundi. Iniciativa e Kryeministrit Rama e pasuar nga Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, për të ndryshuar cdo situate kautike në sistemin e inspektoriateve ne vend, ka gëzuar pa masë bizneset dhe do t’i japw atyre impulse energji të reja dhe positive në tërësi. Të mos harojmë se bizneset janë ato subjekte që mbajnë një peshë të madhe të punësimit të njerëze, që do të thotë se biznesi duhej të konsiderohej nga inspektoriatet, si partner I çmuar, dhe jo si armik dhe si burim korrupsioni. Eshtë shumë e vërtetë se marëdhëniet biznes-ispektoriate, kanë qënë dhe janë marëdhënia gati, gati-gati armiqësore. Kaq mjafton që Kryeministri dhe më pas Kryeinspektori i Përgjithshëm, të kuptojnë se kjo situate nuk mundet të shkojë më tej, cdo gjë duhet të ndryshojë që biznesi të marrë frymë lirisht, por nga ana tjetër edhe të shlyej të gjitha detyrimet ndaj shteti. Në gjykimin tim, në krye të kësaj reforme shumë të rëndësishme, është gjetur njeriu I duhur-juristi I njohur Shkëlqim Hajdari, I aftë, serjoz, njohës I perfekt I ligjeve dhe këmbëngulës në detyrën që Ai merr përsipër. Taksat e biznesit në nivelin zero apo shumë te ulta, dhe kjo reformë e cila është  shumë e rëndësishme, është jetike pë biznesin edhe per faktin se kështu I hapet dritë jeshile edhe shumë njerëzve të cilët hezitonin të hapin biznese të reja, vetëm e vetëm nga stresi dhe korrupsioni që mbillnin inspektoret e lloj-lloj inspektoriateve. Koha e mirë duket që herët-thotë populli, ndaj me besimin që ky fillim është ajo që duhej bërë shumë kohë më parë, nesër kjo iniciative e shkëlqyer do ti hapë rrugë shumë njerëzve që të hapin edhe më shumë biznese, që do të thotë edhe më shumë vënde pune për shqiptarët.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora