E enjte, 28.03.2024, 04:36 PM (GMT)

Mendime

Lezan Gjyla: Sistemi ynë demokratik nuk mund të bartë mbi vete dosjet e diktaturës

E enjte, 04.09.2008, 03:39 PM


Sistemi ynë demokratik nuk mund të bartë mbi vete dosjet e diktaturës

Nga Lezan Gjyla
 
Periudha diktatoriale komuniste sundoi pothuajse një gjysëm shekulli shqiptarët. Ardhja e diktaturës komuniste në vitin 1944 e gjeti popullin shqiptar të pa përgaditur për t`i bërë ballë kësaj diktature të egër që shumë shqiptarëve ua preu jetën në lulen e rinisë. Organizimi i sistemit diktatorial u mbështet mbi dhunën, mbi mashtrimin dhe mbi kompromentimin e disa elementëve eklektikë. Po të analizosh me vëmendje tërësinë sistemit diktatorial të ngritur në Shqipëri nga 1944-1990 shikon se në çdo qelizë të organizimit të tij shtetëror dhe partiak, është i mbështjellur dhe i veshur me ndenjën e hipokrizisë. Hipokrizia ishte boshti i sistemit komunist. Kjo do të thotë se sistemi ndryshe paraqitej para opinionit, ndryshe vepronte. Propoganda socialiste pomponte sistemin, si një sistem që pushtetin e ka populli, por në fakt çdo gjë binte mbi kuurrizin e tij. Populli internohej, dëbohej, burgosej, pushkatohej dhe zhvishej nga çdo e drejtë e liri qytetare. Skenari diktatorial ishte montuar në atë formë, sa nuk dëmtohej vetëm brezi që ndëshkohej, por dhe brezat pasardhës. Por kjo nuk ishte vetëm për ata familjar që i zuri “sherri” me sistemin komunist, por ishte për shumicën e shqiptarëve. Për t`u futur tmerrin të gjithë shqiptarëve nga fëmija deri te plaku, nga nëpunësi deri te pushtetari, diktatori shqiptar Enver Hoxha, fotokopjoi sistemin e KGB-së dhe ngriti në atdheun e shqiptarëve një strukturë të fshehtë e të hekurt në duart e tij, atë të “Sigurimit të Shtetit”, që në fakt ishte për sigurin e partisë dhe të sistemit diktatorial të drejtuar prej tij. Kjo strukturë për pesëdhjetë vjetë, funksionoi si arma më e egër kundër popullit shqiptar, pa u krijuar me ligj të veçantë. Ajo drejtohej vetëm me vendimet e byros politike të partisë së punës. Sigurimi i shtetit i shtriu “kthetrat” si metastaza në gjithë territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj, për të “gjuajtur” në popull elementë të cilët mund t`i i shërbenin atij, si informator dhe bashkëpunëtor në krimet që do të organizonte partia e punës e diktatorit komunist, kundër çdo kujt që do ta kundërshtonte fjalën e tij, në parti në pushtet dhe në popull. Popullit shqiptar i hyri tmerri. Krahas varfërisë absolute në ekonomi, ai po kolonte një stres të paparashikuar mendorë. Kudo që të ishte shqiptari, brenda apo jashtë atdheut, ai do të bënte “kujdes” se mund të ndiqej. Nëse do ishte ulur në një lëndinë, do shikonte gjërësisht fushën, nëse do ishte ulur në një hije do t`i vënte veshin pyllit, në se do ishe në ndonjë festim apo gëzim familjar, do të ndiqte me vëmendje tingujt e muzikës dhe në rast se ai nuk e ndiente atë muzikë, nëse do ishte ulur në një karrike në kafene, në zyrën shtetrore apo partiake, do të rrotullohej disa herë rreth saj deri në 360°. Kjo për arsye frike e tmerri, sepse dikush do ta ndiqte, do ta përgjonte ose do ta shikonte lëvizjet e tij, pavarësisht se ai ishe në vetëvete i ndërgjegjshëm, se nuk kishe bërë asgjë të keqe e të dëmshme ndaj atdheut, shoqërisë, vetes, dhe të tjerëve. Ata që e kanë jetuar atë kohë qoftë edhe një ditë e dinë. Por unë po flas për ata që se imagjinojnë një tmerr të tillë në popull. Natyrshëm lind pyetja. Pse kaq frikë e tmerr? Po ju shpjegojmë thjeshtë e kuptueshëm. Nëse do të pushoje në një lëndinë frikej, sepse mendja të shkonte se bashkëpuntor i sigurimit ishte ai që korrte barin dhe të afrohej duke buzëqeshur, i cili mundë të ishte regjistruar në dosjen e sigurimit, me pseudonimin “kostari”. Në se do pushoje në një hije frikej, sepse mendja të shkonte se bashkëpuntor i sigurimit ishte ai që ruante pyllin dhe të afrohej duke buzëqeshur, si mbrojtës i pyllit, i cili mund të ishte regjistruar në dosjet e sigurimit me psudonimin “rojtari”, në se do të merrje pjesë në një festim zyrtar apo gëzim familjarë frikej sepse mendja të shkonte se bashkëpunëtor i sigurimit ishte ai që i vinte veshin muzikës nëse është huazuar nga ndikimet jashtë vendit, i cili mund të ishte regjistruar në dosjet e sigurimit të shtetit me pseudonimin “kqyrësi”, në karrike frikej sepse mendja të shkonte se bashkëpuntor i sigurimit ishte ai që të afrohej duke buzqeshur si shok e mik, dhe në dosjet e sigurimit mund të ishte regjistruar me pseudonimi “shoku” ose “miku”. Këta elementë të njohur tashmë me një emërues të përbashkët “bashkëpuntor të sistemit diktatorial”, ose “hijet e zeza të sistemit të kaluar”, e dërrmuan shpirtërisht dhe fizikisht këtë popull të ndershëm shqiptar. Prandaj shqiptarët për afro njëgjysëm shekulli nuk ishin më të qetë. Shumë prej tyr u përndjekën, u dëbuan, u internuan, u pushkatuan, u masakruan. Të tjerët mbijetuan me kujdes, deri sa pritën të vinte dhjetori 90-të dhe të shpërthenin si një vullkan për të shpëtuar njëherë e përgjithmonë nga ajo dikturë mizore. Me ardhjen e demokracisë në vitin 1990 sistemi diktatorial u përmbys. Sëbashku me të u përmbysën dhe mitet e tij. Por, diçka akoma ka mbetur pa u përmbysur. Shoqëria shqiptare akoma nuk është çliruar nga ato hije të zeza që e ndoqën pas, për 50-vjet. Sistemi demokratik i vendosur në Shqipëri nuk mund ta mbaj mbi kurriz këtë njollë të zezë të diktaturës. Shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe intelektualët shqiptar në veçanti, duan të çlirohen shpirtërisht dhe të vihen në dijeni, kush ishin shërbëtorët e fshehur të regjimit diktatorial? Këta nuk kërkojnë të marrin hak, ndaj shërbëtorëve të fshehur të regjimit, as që të din se ç`masakra kanë kryer mbi jetën e shqiptarëve, por ata nuk mund t`i durojnë më mbi kurriz, mbi kokë në administratë dhe në politikë. Kjo nuk është thjeshtë vetëm dëshirë e shqiptarëve, por është detyrë e klasës politike ndaj kombasve të vetë, i cili i ka zgjedhur për të garantuar lirinë dhe demokracinë në Shqipëri, për të përmbushur standardet e kërkuar nga Bashkimi Europian. Nisma që ka marrë mazhoranca e djathtë dhe Kryeministri Berisha për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar është mirëpritur nga të gjithë shqiptarët dhe në veçanti nga e gjithë administrata e tij, strukturat e shtetit dhe intelektualët që e rrethojnë. Për ndarjen përfundimisht me sistemin diktatorial dhe për vendosjen njeherë e përgjithmonë të vijës së demarkacionit ndërmjet sistemit diktatorial dhe sistemit demokratik në Shqipëri, është domosdoshmëri miratimi i projekt ligjit “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë të shtetit”. Nëse opozita e sotme do të shkelë mbi vullnetin, dëshirën e shumicës së shqiptarëve dhe do të abuzojë me stresin 50-vjeçar të popullit dhe kombit vet, e do bëhet gardiani e mbrojtës i këtij fenomeni famë keq të trashëguar nga e kaluara, ajo do të ndëshkohet rëndë në të ardhmen e saj nga ky popull e komb si dhe nga strukturat Europiane që kërkojnë integrimin e Shqipërisë në Europë. Sistemi diktatorial ka rënë ka 18-vjet, hijet dhe errësira e tij nuk mund të mbeten më, në sistemin e demokratik, ku liritë dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj në Shqipërinë demokratike. Klasa politike opozitare nuk duhet të hezitoj në këtë ndërmarrje politike kombëtare. Parlamenti Shqiptar të votoj në unanimitet ligjin për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë, sepse kështu shëndoshet kombi, kështu forcohet demokracia në Shqipëri. Dihet se diktaturat janë të fshehta. Por demokracitë janë transparente. Koha ka ardhur. Europa po na pret. ...



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora