E marte, 23.04.2024, 07:58 AM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Hoxha: Letër e hapur për Google

E enjte, 31.08.2017, 06:55 PM


Letër e hapur për GOOGLE – in.

Nga Gëzim Hoxha

Përse mund t’i dërgosh një letër Google –it? Shërbimi i ofruar prej tij si motor kërkimi është nga më të mirët. Atherë përse mund të ankohesh ndaj tij? A mund të imagjinohet që ai të censuroj ndonjë website? Kjo po edhe mund të ndodhë.

Është pikërisht censura e ushtruar nga Google ajo që e ka detyruar David Northin, presidentin e bordit të botimeve ndërkombëtare të një website –i majtist, një letër të hapur të premten kësaj kompanie. Titulli i saj është i gjatë dhe ajo ka ngjallur interes të madhe nëpër rrjetet sociale e sidomos në tëiter. “Ndaloni censurën e internetit!, Ndaloni hartimin e listave të zeza të web site - ve të vendeve socialiste.”

Të shumta janë komentet e bëra (plot 66 të tilla) në mbështetje të këtij website –i. Të bie në sy komenti i Robert Seaborn –it. Ai e falenderon Davidin për këtë ekspozim Google-it. Ndërsa Google & Alphabet Inc mund ta fshehin nga rezultatet e kërkimit WSWS-në, tani ata nuk mund të fshehin të vërtetën e hipokrizisë politike dhe sociale. Për mua shprehja “just google it” nuk  do të ketë kurrë më të njëjtin kuptim. Sa turp! – e mbyll komentin e tij tepër i irrituar Roberti.

Presidenti i bordit të botimeve ndërkombëtare të këtij website –i majtist u kujton misionin e kompanisë që nga themelimi i saj: “Organizimi i infomacionit në bazë botërore, bërja e tij i përshtatshëm dhe i dobishëm.”, dhe kodin e saj të etikës të përfaqësuar nga motoja: ”Mos u bëj i keq!”.

Në 2013 – ën, z Shmid kryetari ekzekutiv i bordit të drejtorëve, vizitoi Burmën. Atherë ai foli për një përdorim të lirë dhe të hapur të internetit në vend. Por në dritën e veprimeve të fundit të GOOGLE-it, deklaratë kjo që sipas letër shkruesit duket tërësisht hipokrite.

GOOGLE dhe për rrjedhojë edhe kompania mëmë Alphabet, janë angazhuar në cesurimin politik të internetit. – thotë ndër të tjera Davidi në letrën e tij. Sipas tij, GOOGLE po manipulon kërkimet e ndryshme në internet për të kufizuar ndërgjegjësimin e publikut për sa i përket ekzistencës së ëeb site –ve socialiste, anti luftë dhe të krahut të majtë si dhe arritjen e tyre.  Web Site –i i Botës Socialite (wsws.org) është vënë masivisht në shënjestër dhe është më i prekuri nga protokolli juaj i censurës. Referencat e WSWS nga GOOGLE kanë rënë me 70% që nga Prilli i këtij viti.

Po të premten një tjetër portal “Common dreams” ka publikuar një shkrim në mbështetje të kësaj letre me titull “Parlajmërime nga shpatet e rëshqitshme në Gjermani të vetëquajtur si qepena antikapitalist. ”. Në të mund të lexojmë disa radhë: Ja çfarë po i pjell mendja avokatëve të censurës.

Në një lëvizje kritikët e quajtën si të rrezikshme lirinë e shprehjes. Qeveria gjermane lajmëroi se të premten se do të mbyllte website –t e krahut të majtë, ajo pretendon se kjo lidhet me dhunën që shpërtheu gjatë samitit të 20-të muajin e kaluar në Hamburg.

THE WSWS është një gazetë online që përfaqëson lëvizjen ndërkombëtare Trockiste. Kjo gazetë është publikimi më i lexuar socialist në botë. Që nga viti 1998, vit kur edhe ajo doli, ajo ka botuar më shumë se 60.000 artikuj për politikën, historinë, shkencën dhe kulturën në mëse një dyzinë gjuhësh. Ai është kthyer në një site të mirëfillt intelektual.

Artikujt e WSWS –së janë ripostuar në një numër të madh website –sh, janë publikuar dhe printuar në shumë gazeta në botë. Materialet e postuara nga ËSËS janë cituar shpesh nga punime kërkimore universitare gjithashtu janë përfshirë në programe mësimore kolegji. Kritikat e postuara në këtë ëebsite, për filma dhe shfaqje të ndryshme tearore është ndjekur masivisht dhe ndërkombëtarisht.

Ky site mbulon edhe anën sociale dhe betejën për punën që nuk mbulohet aq sa duhet ose injorohet nga companitë e kontrolluara të mediave të ndryshme. Si rezultat i opozitës sonë parimore ndaj luftës, fokusit tonë për pabarazinë sociale dhe standardeve të larta të integritetit politik dhe gazetaresk, THE WSWS është padiskutim një publikues autoritar i ngjarjeve politike. Ai është kthyer në një zë që udhëheq luftën kundër rigjallërimit të racizmit, ksenofobisë dhe fashizmit.

Në fillim të këtij viti, arriti një pozicion në kufirin e 36525 pikëve nga agjensia globale Alexa, në SHBA ky site arriti në 16679 pikë në pranverë, dhe numri i vizitorëve për një muaj arriti deri në 900.000. Në Prill, sipas të dhënave, numri i vizitorëve që vinin nga kërkimet në GOOGLE ishin 422460.

Në fillim të Prillit, GOOGLE filloi manipuliimin e rezultateve të kërkimit për t’i mbajtur larg përdoruesit e kanalit nga këto publikime duke i drejtuar ata drejt mediave të kontrolluara nga qeveritë.

Ben Gomez, zv president i motorit të kërkimit, u përpoq të justifikonte imponimin e censurës politike në një postim në blogun e tij po të premten duke thënë: “Ndryshimet ishin një përgjigje ndaj lajmeve të rreme, të cilat kishin kontribuar në keqinformimin e publikut.”

Sipas Gomez, GOOGLE kishte rekrutuar 10.000 vlerësues për të gjykuar cilësinë e website –ve. Këta vlerësues janë specializuar për të sinjalizuar ëebsite të cilat përmbajnë informacione të cilat shkaktojnë dezinformim të publikut dhe teori konspirative ende të pambështetura. Gomez shpjegoi se lista e zezë e krijuar prej tyre do të përdorej e kombinuar me zhvillimet e mëvonshme teknologjike për të bërë të mundur zhvillimin e një algoritmi të ri i cili do të mundësonte një censurë automatike ndaj kërkimeve të këtyre website –ve në të ardhmen.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve, një kërkim për kapitalizmin përkundër socializmit, i cili para Prillit do e kish listuar WSWS- në të tetin në faqen e parë të kërkimit, tani nuk të kthen anjë rezultat për këtë  ëebsite. Në më tepër se 150 pyetje kërkimi që të kthenin ndonjë përgjigje për WSWS –në, tani 145 prej tyre nuk e bëjnë këtë gjë.

Më pas Davidi jep një listë të website –ve në letrën e tij të cilat kanë vuajtur reduktimin domethënëse të rezultateve të kërkimit. Ato janë website të cilat e mbajnë veten si progressive majtiste, anti luftë. Lista kryesohet nga alternet.org rezultatet e kërkimit për të cilin ranë me 63 % dhe globalresearch.ca me 62 %. Ndërsa website- i që drejtohet nga Asanzh, wikileaks.org ra me 30 %. Ai u bë i njohur për publikimin e dokumenteve sekrete që implikonin edhe marrëdhëniet midis liderve botëror

Termi “fake news.” i përdorur nga GOOGLE për të justifikuar censurën politike, nënkupton prodhimin e lajmeve që bazohen në ngjarje që nuk kanë ndodhur ndonjëherë, janë ndërtuar artificialisht apo rëndësia e të cilave është ekzagjeruar së tepërmi.

Faktet provojnë që GOOGLE po manipulon rezultatet e kërkimit për website-t e përfshira në listën e zezë dhe po censurojnë WSWS –në dhe të tjera publiikime të majta. Kjo ngre një pyetje me implikime kushtetuese. A po e koordinon GOOGLE programin e tij të censurës me punën e qeverisë Amerikane dhe të aparateve ushtarake dhe inteligjente?

Ndoshta GOOGLE nuk do t’i japë përgjigje kësaj pyetje duke e quajtur atë një teori konspirative. Sidoqoftë ka evidencë të mjaftueshme që GOOGLE mban lidhje të ngushta me qeverinë. Më 2016, sekretari për mbrotjen i Obamës, caktoi z Shmid në krye të bordit këshillimor të departamentit të inovacionit për mbrotjen. Në fillim të këtij muaji sekretari i mbrotjes vizitoi shtaabin e GOOGLE për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit mes kompanisë në fjalë dhë PANTAGONIT. Për më tepër, në një raport të The Intercept thuhet se përfaqësuesit e GOOGLE –it kanë marrë pjesë nëpër takime të zhvilluara në Shtëpinë e Bardhë të paktën një herë në javë nga Janari i 2009 –ës në Tetor të 2015 –ës.

Google pretendon të jetë një kompani private, por ajo është përfshirë thellësisht në formulimin dhe në zbatimin e politikave qeveritare. – vijon Davidi pasi ka parashtruar fakte që sipas tij faktojnë përfshirjen e kësaj koorporate në punën e institucioneve shtetërore.

Censura e website-ve majtiste, reflekton frikën e vërtetë të një perspektve socialiste, nëse do të lejohej të dëgjoheshin do të gjendej një audiencë masive si në SHBA ashtu edhe ndërkombëtare. Ka një opozitë të gjerë ndaj përpjekjeve tuaja për të shtypur mendimin e lirë dhe lirinë e shprehjes. Një peticion online i hedhur në qarkullim nga vetë WSWS i cili i kërkon GOOGLE-it që të ndalë përpjekjet për censurë. Deri më tani janë mbledhur disa mijëra firma nga lexues nga vende të ndryshme në të pesë kontinentet. Ka komentues që bëjnë thirrje për një balancim të censurës së imponuar nga GOOGLE duke shpërndarë në sa më shumë site dhe rrjete sociale që të jetë e mundur. Një tjetër inkurajon mbështetjen financiare të këtij website –i si edhe nënshkrimin e peticionit online.

Firmëtarët e këtij peticioni janë të gjithë me prirje të majta. Zhozef Miçinër thotë në komentin e tij se nuk mund të fajësosh vetëm Google –in për censurë. Pasi lexova për “Owl update”, hamendësova a po e bëjnë edhe motorët e tjerë të njëjtën gjë?. Doli që edhe Website –i i kërkuar prej tij nuk Yahoo nuk mund ta gjente në shtatë faqet e saj të para. OKB ja ka demonstruar se ka qëllime krejt të ndryshme me qeverinë Amerikane, po mos prisni që këtë gjë ta rregulojë OKB –ja.

Ka që thonë se e gjithë kjo zhurmë bëhet vetëm për të pasur kontroll dhe jo për të mbrojtur të drejtat e masave. Për dikë tjetër ka dy beteja që po zhvillohen në këtë kohë. Njëra është ajo e njerëzve ndaj institucioneve dhe tjetra ajo e krahut të majtë me atë të djathtë. Po në fakt duket  që institucionet përfaqësojnë të djathtën ndërsa masat të majtët.

Një tjetër jep një fakt që sipas tij është historik. Partia Amerikane e vjetër e Punës e drejtuar nga trockisti parimor  Xhejms Kenën, mbronte vetëm të drejtat e Partisë Komuniste të Stalinit që sulmohej atë kohë nga Rusvelti. Kur erdhi koha që 18 nga udhëheqësit e saj u dënuan Stalini nuk ia ktheu nderin e bërë.

Një tjetër komentues thotë se ia vlen të përmendet se Google nuk bëri asgjë të tillë ndaj website-i të mbiquajtur MARTINLUTTERKING të drejtuar nga nazistët, gjë e cila fyen kujtimin e udhëheqësit për të drejtat civile. Si gjithmonë koorporata bën një sy qorr për krahun e djathtë.

Dikush thotë se duke i ditur të gjitha këto atherë pse përdorim Face Book –un, Google-in apo për t’i bërë edhe më të pasur pronarët e këtyre koorporatave? Një grua i kthen përgjigje këtij majtisti të thekur se duke u nisur nga këto që thuhen këtu ajo nuk duhet të blejë ushqime në supermarkete se e forcoj kapializmin, po ç’do të hamë pastaj kur të na marrë uria? Mos duhet t’i bëj vetë edhe rrobat që të mos promovoj industrinë oligarke? A i promovoj vallë bankierët miliarderë duke përdorur kartën time të kreditit dhe të debitit? Pavarësisht të gjithave mua më duhet karta e debitit pasi fundi i muajit mund të jetë shumë i vështitrë. A duhet që të mos e përdor më internetin vetëm sepse një klikim mund të minoj shijet apo interesat e mia?

Edhe këtë herë pragmatizmi triumfon mbi idealizmin. Gruas në fjalë i pëlqejnë idetë, por në botën tone duhet kënaqur edhe trupi e jo vetëm shpirti. Nuk dihet se si do të mund që majtistët dhe anarkistët do e rregullojnë botën. Po një gjë dihet me siguri, bota po zien, njerëzit kërkojnë shumë më tepër nga vetja por edhe nga të tjerët, nga ata që i qeverisin. Mbi të gjitha, ata kërkojnë jo vetëm fjalë të shkruara në letër, jo të drejta që nuk mund të gëzohen, ata duan gjëra të prekshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora