E premte, 19.04.2024, 06:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kosovë moderne dhe qytetare

E enjte, 04.09.2008, 06:18 PM


Demir Krasniqi
KOSOVË MODERNE DHE QYTETARE

Nga Demir KRASNIQI

Ne jem gjenerata që jetën do ta shijojmë ,
Andaj dhe  shoqërinë , ne do ta ndryshojmë !
Ne duam më mirë jetën ta jetojmë,
Jetë të cilën ne , vet do ta shfrytëzojmë!

Ne duam çdo ditë që  të ketë ndryshime,
Dhe çdo ditë të jetë një shans për përparime !

Duam që Kosova të jetë vend i mbarë,
Për  çdo qytetare dhe çdo qytetarë!
Që kontrollojnë vet gjithë jetën e tyre,
Çdo gjë t’ jetë e pastër , të  shihet si pasqyre!

Nuk duam që  paraja  të thotë pasuri ,
Duam një Kosovë me  liri dhe dashuri !
Duam që n’ Kosovë , kë të duash ta dashurosh,
Kudo që të duash , pa frikë të udhëtosh !

Me vullnetin tënd , të tjerëve t’ u ndihmosh,
Dhe në  gjuhën tënde të komunikosh !
   
Duam një shoqëri ku nuk vlerësohet pasuria,
Por  vlerësohen vlerat  edhe dituria !
Kreatorë të jetës do të jemi ne ,
E jo paragjykimet të flasin për ne !

Të jetojmë më mirë , dijen ta  bëjmë brumë ,
Të mësojmë më tepër dhe të dimë më shumë!
 
E vërteta është më e vlefshme se mitet ,
Dhe vetëm kështu, Kosova do të rritet !
Njerëzit janë më të vlefshëm , se sa vet etnia ,
Këtë të vërtetë do ta dëshmoi ardhmëria !

Duam t’ mbretëroi paqja e dashuria ,
Nuk ka rëndësi ngjyra, raca, as gjinia !
Nuk ka rëndësi mosha , orientimi seksual,
Duam një Kosovë me njerëz intelektual !

Duam një shoqëri , ku ata që keqpërdorojnë ,
Vjedhin e mashtrojnë – që në burg të shkojnë ,
Që të japin llogari përpara drejtësie,
Jo, t’ bëhen ministra e pjesëtarë  qeverie!

Duam një shoqëri me mendje të dëlirë ,
Ku me dije e mund,  bëhesh më i mirë !
Ku me dinjitet ndryshohen  raportet ,
Jo të dominojë forca dhe të  fortët !

Duam një shoqëri që jep llogari ,
Pa korrupsion, klan e anarki !
Që respekton njeriun, ligjin edhe rendet,
E jo të  veprojë  ashtu si t’ i teket!

Duam një shoqëri ku nuk ka kacafytje ,
Ku  forca e ligjit  nuk vihet në pikëpyetje !
Duam një Kosovë moderne  qytetare ,
Me njerëz progresiv të del fitimtare !

Energjitë, dëshirat me plot vizion ,
Ato do na shtyjnë gjithmonë në aksion !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora