Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Hajdeni bini djemtë e njerkës

| E merkure, 30.08.2017, 07:22 PM |


HAJDENI BINI DJEMTË E NJERKËS

BINI SHKUPIT SHQIPTAR

NGA KALOSH ÇELIKU

Shkupin Shqiptar, Kryeqytetin e Rumelisë me më shumë shqiptarë në kohën e Perandorisë osmane, i dyti me shqiptarë pas Tiranës në sistemin kominist në ish Jugosllavinë titiste, sot i treti pas Prishtinës (Luftës kryengritëse të Kosovës 1998), të cilin e kanë rrethuar djemtë e Njerkës, mezi merr frymë rrëzë Kalasë Dardane.

Shkupi Shqiptar, që dy herë me radhë është çliruar nga Perandoria osmane: Kryengritja e Dervish Carës (1984) me krahun e djathtë të Luftës Emin Çeliku (Xhambazi) dhe herën e dytë me Isë Boletinin dhe Hasan Prishtinën (1912), sot djemtë e Njerkës e kanë rrethuar nga të katër anët dhe po i bien pamëshirë me “zaptitë” e tyre politike, në Qeverinë Neokomuniste. Edhe, atë krah për krahu me vëllezërit, që sipas Alaksandar matkovskit, Fatkeqsisht, pa përkrahjen e “vëllezërve” të Njerkës, që sipas Dr. Aleksandar Matkovskit në librin e tij: Kryengritja e Dervish Carës (1985), “vëllezërit” e Njerkës “çlirimtarët” turq pritën me darka, cuca dhe gra në “fitoren festive” të lryengritjes të Katllanovës. Që, sotpërsot, ajo kohë tradhtare e “vëllezërve” Njerkës ndaj shqiptarëve, vazhdon edhe sot e këaj dite, tinëz përditë e më tepër vishet me ferexhe të zeza e tesha turko-arabe në Trojet Etnike Shqiptare. Rrugëve në çdo lagje e sokak dëgjon me të madhe zëshëm gjuhën turke, pa asnjë fjalë “turke” të gjallë për farë në Shkup, “ehamdurila”, rrëzë Kalasë Dardane. E kanë përçarë popullin shqiptar edhe më zi se në kohën e Turqisë dhe Serbisë. Farë e ndyrë hithre pas haleje, që nuk pati faj Fishta i Madh, kur përmes vargjeve antologjik thotë: ju ende nuk jeni të aftë  si argatë shqiptar: “nji tyran s’po e gjeni dot nën kambë t`cilit ju me u shtrue”:

.................................................
Deri dje, pa kmishë mbi shtat, 
me `i gjysmë setre t`pa astar, 
lshuemum krahve kalavar 
e me `i komçë t`njtitme nën grykë: 
pantallonat me "gjyslykë" 
kto edhe lidhun me nji spagë: 
shtatit rreshke e ba saragë, 
t`tanë gordec e berbalec 
pa ndo `i msim, pa ndonji dije, 
me `i fillore a nji iptadije, 
erz e shpirt qitun nën themër: 
turq a sllave a grek me zemër, 
falun barkut veç Shqipnisë, 
si ajo marrja e t`gjith njerzisë... 
tuj u shitë ju për gjithë treg, 
sod na mbahi "Skandërbeg", 
e ngërdhucë, goditë, limue, 
rrue, qethë, pipirique, 
tash n`"smoking", tash në "bon-jour" 
ju, qi dje s`kishit as ushkuer 
me lidhë brekët me nder me thanë 
m`sahan t`huej gjithmonë me ngranë... 
.........................................
Barku sod ju rri ju kodër, 
kargatisë e bamun lodër: 
der sa ata burrat e dheut, 
qi për jetë e nderë t`Atdheut 
kane ra n`luftë si shqipe t`leta, 
kanë shkri gja e shpija t`veta, 
kanë tuj dekë rrugave unit, 
me iu dhimbë gurit e drunit. 
.................................................
Ani kush, pra, me i pri kombit: 
ju, do pyka bijtë prej llomit 
qi "shqiptarë" vedit i thoni, 
jo pse ju Shqipninë e doni, 
jo pse ju ndo `i send kuptoni 
shka asht Atdheu e shka asht Liria, 
shka asht Vllaznija a Parasija, 
Përparimi e Qytetnia, 
por veç pse ende der më sot 
nji tyran s`po e gjeni dot, 
nën kambë t`cillit ju me u shtrue, 
se un ma tash ma jam regjë me jue, 
e jau njof shpirtin der m`palc, 
pleh i ndytë me u bartun n`shalc 
e me u qitë jashta Shqipnije.

Vargje të fuqishëm të Fishtës, që edhe sot e kësaj dite janë aktual në politikën e dalldisur shqiptare. Djemtë e Njerkës, kur me premtime partiake e parulla demagogjike vijnë në pushtet në emër të popullit shqiptar. E, në anën tjetër, vetëm e dalldisin dhe plaçkisin popullin shqiptar duke e lënë edhe pa brekë në Ditën e Sotshme Historike. I rrënuan me themele shkollat shqipe, Çerdhet e fëmijëve dhe e sakatuan arsimin dhe kulturën shqiptare me vite. Ende, nuk i zbresin Gomarit të Nastradinit nëpër Bit-Pazar, por si për inatë të shqiptarëve me gjithë “partalla” e hipën mbi gomarë edhe Nastradinecën me 120 kg. mbi samarë.

Hë për hë, sot edhe na bindin me veprimet e tyre politike, se: nuk patën faj gjermanët dhe italjanët si “pushtues”, që ikën dhe i lanë në robëri të sllavëve me atë thënjet e tyre antologjike: tuto albanesi, tuto komandanti. Realitet i sotshëm historik, të cilin e dëshmon edhe vetë politika e arratisur ferrave shqiptare: Edhe, gjatë Dy luftrave Shqiptare për “çlirim” kombëtar, asaj të Kosovës (1998-1999) dhe Luftës së 2001 –shit në IRJ të Maqedonisë, ne patëm maleve vetëm “komandantë” lufte pa ushtarë, me përjashtim të një “Askeri” nga Kërçova edhe ai si Komandant “Askeri”. E, sa di unë deri më sot, asnjë luftë në botë nuk është bërë vetëm me komandantë pa ushtarë. Përjashtim, siç duket në këtë strategji të re luftarake “çlirimtare”, bën vetëm populli shqiptar.

Edhe, padshtas na i përkujtojnë fabulat e Abetares Shqipe mbi bangat e shkollës fillore: Dy qetë dhe ujku, Dy dhitë kryeneçe mbi vig të lumit, që nga kryeneçsia e tyre nuk ia lëshojnë asnjëra shoqes rrugën Dhe, që të dyja bien në dallgët e lumit. Tekste shkollore të Abetares dhe Librave të Këndimit, që me siguri politikanët e sotshëm nuk i kanë lexuar asaj kohe në shkollat tona fillore, ende me tradita arsimore e kulturore të Ministrit Arsimit të Shqipërisë, Ernest Koliqi. Ministër Arsimi, që edhe sot e kësaj dite ministrat tanë të arsimit janë larg me shekuj nivelit tij politik shqiptar: shkencor, arsimor e kulturor për Ditën e Nesërme.

Politikë gaforreje, që siç duket Njerka i kishte edukuar vetëm për poste politike dhe pasuri personale e familjare. Kopila Bit-Pazari, djemë të Njerkës që sot nga të katër anët me Bandat e tyre politike i kanë rënë me “zaptie” Shkupit Shqiptar pas shpine, edhe në këto zgjedhje “demokratike” lokale (2017).

Hajdeni bini djemtë e Njerkës, bini Shkupit Shqiptar!...