E marte, 23.04.2024, 03:41 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Jashari: Shenjtja Nënë Tereza

E hene, 28.08.2017, 06:45 PM


Njerëzimi  dhe veçmas  Kombi ynë, ka një  Nënë, quhet Shenjtja  Nënë Tereze!

Nga Skender Jashari*

Simboli i Nënës Shqipëtare, i njohur në  mbarë  botën, për  vyrtyte,  të cilat  i admiron  njerëzimi, tashmë i jep  vendin meritor përmes Shenjtës Nënë Tereza! U plotësu Binomi i Figurave  Kombëtare, të përbërë nga Gjergj Kastrioti dhe tash nga  Nënë Tereza!

Më 26.08.1910 u  lind në Shkup të Shqipërisë ( pjesë e Vilajetit të Kosovës) nën  Perandorinë Osmane!

Kisha  Katolike, nuk ka njohur asnjë Shenjte  tjetër  me emërin Nënë, epitet që sërish gëzon, krenon dhe  nderon Kombin Shqipëtarë!

Kongregacioni i  Misionareve të Bëmirësisë, të cilën e  themeloi Shenjta Nënë Tereza, në vitin 2012, kishte më tepër se 4500 motra  dhe  vepronin  në 133 vende të botës!

  për së gjalli e nderoi njerëzimi, për humanizmin  e pashoq që bëri, u nderu  edhe me çmime ndërkombëtare,  si më  1962 me Çmimin e  Paqes Ramon Magsaysay dhe më 1979 me Çmimin  Nobel për Paqe!

Më 19 tetor 2003, u  Lumturua duke  u  quajtur “Tereza e Bekuar e Kalkutës”! Për t’u kanonizu si Shenjtore,  duhej t’i njiheshin dy  mrekulli, në bazë të Kishës Katolike,  e  që mrekullinë e dytë  e njohu Papa Françesku, në dhjetor 2015. Kanonizimi i saj  u bë më 4 shtator 2016!

Ndërroi jetë  më 5 shtator 1997, e që më 5 shtator 2017, do bëhet Shugurimi i Katedrales Shenjtja Nënë Tereza në Prishtinë, nga Kardinali Ernest Troshani!

Në Qiell- tek Krishti, për ne Shqipëtarët,  ndërmjetëson kjo Shenjte!

Shqipëtarët e kemi edhe një Arsye  më shumë, që t’a  lusim Zotin në Gjuhën  tonë Shqipe!

Më 26.08.2017

*Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora