Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kaltrina Hoti: Vendi i Gruas në Shoqëri

| E hene, 28.08.2017, 05:38 PM |


Vendi i Gruas në Shoqëri

Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar (12)

-Kështu që fitojë përshtypjen se; Liria është monopol i burrave duke harruar se liria lindjen e ka në çdo qenie që lind pa dallim gjinie. Po pyes: - kujt i nevojitet liria që varet vetem nga gjinia mashkullore?!-

Nga Kaltrina Hoti, NY

Gruaja sot është një subjekt shoqëror, nëse lexohen ligjet shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri ka të drejtën e përfaqësimit edhe në pushtet. Bile atje demokracia perëndimore i kushtëzoj me një kuotë të cilën edhe duhet ta plotësojnë.

Në Shqipëri përfaqësimi nuk ka munguar por Evropa ka kushtëzuar IRJM dhe Kosovën të cilat në formën organizative kanë diskriminuar përfaqësimin gjinor. Shpesh e themi; “gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi”. Unë tash pyes veten ku është dhe sa është gruaja sot e përfaqësuar në jetën e organizuar në diasporë, e konkretisht këtu në Amerikë?

Për mendimin tim gruaja këtu ka mbet në rolin dytësor apo krejt e papërfillshme në përfaqësim që nga më i vjetëri organizim; Federata Vatra e deri tek Klubet apo Organizatat e ndryshme që veprojnë me qëllime të caktuara sipas programeve të tyre. Kështu që fitojë përshtypjen se; Liria është monopol i burrave duke harruar se liria lindjen e ka në çdo qenie që lind pa dallim gjinie. Po pyes kujt i nevojitet liria që varet nga gjinia mashkullore?!

Dikush do thotë ja, jeni të përfaqësuara, apo nuk jeni dhe aq të arrira profesionalisht. Unë nuk pajtohem më këtë bindje mashkullore edhe pse e kam dëgjuar shpesh, se gruaja shqiptare këtu në Amerikë por edhe në vendet tjera në mënyrë individuale ka shpërthyer si në shkencë, art, kulturë, muzikë, humanizëm dhe ka zënë vend të merituar në arkivat botërore por fjala e saj, zëri i saj, shkrimi i saj, brusha e saj, humanizmi i saj nuk përmenden, apo thjesht neglizhohen vetëm nga mesi shqiptar. A thua këto organizma, klube, shoqëri e shoqata janë aq të arrira sa të mos kërkojnë mendjen e gruas por të vetëkënaqen me vetveten?

Atë që desha ta them që nga fillimi është se ne si shqiptarë në një botë të lëvizshme ku brenda ditës ndryshojnë shumë gjera kemi mbet në vend-numëro. Duke i analizuar programet dhe statutet që nga Vatra dhe të tjera rend e rend fitoj përshtypjen se u janë shterë idetë. Në botën e civilizuar çdo subjekt mundohet që të mënyra të ndryshme të sjell apo të ulë në vend të merituar kuadro, aktivistë nga me të ndryshëm që të realizojë qëllimet e caktuara programore, ndërsa në statutet e tyre këtu në Amerikë ku demokracia ka nivelin më të lart ata sanksionojnë vlerat e veta. Ende nuk kemi subjekt organizativ shqiptar që do tubonte dhe do bënte të pamundurën që në krye të saj të ketë kuadro që me punë e tyre kanë dëshmuar atdhedashuri, profesionalizëm, art, kulturë... të cilët do ishin zë i fuqishëm dhe i besueshëm për të ndryshuar jetën e mërgatës shqiptare. Çdo subjekt nëse në radhët e veta nuk e ka dhe gruan të përfaqësuar është një relikt i shekujve të kaluar.

-Per ZemraShqiptare, nga NY, USA, Gusht 2017-