E premte, 26.04.2024, 12:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: 'Dallgët e jetës' të poetes Dava Gjoka

E shtune, 26.08.2017, 08:03 AM


Poetja që mposht dallgët e jetës

"Dallgët e jetës" të poetes DAVA GJOKA

Nga Përparim Hysi

Sapo mbarova së lexuari librin me poezi "Dallgët e jetës" të poetes DAVA GJOKA. Është libri i parë i saj dhe, metaforikisht, po e quaj "nusërimi" i parë me një libër me vete. Si çdo autor që boton së pari, qe e emocionuar, kur ma dhuroi librin e sa  e ngarkuar emocionalisht, se pret promovimin  në 2 shtator në një nga sallat e MUZEUT KOMBËTAR.

Emocionet e këtij lloj "nusërimi" ku e ku  janë më emocionalë se do "gjykohesh" nga "krushq" që  e kanë profesion edhe prozën,edhe poezinë dhe, deri-diku, sado më pak, por dhe nga kritikë të mirëfilltë. Deri sa të vijë kjo ditë  e madhe "gjykimi", Dava Gjoka, është "nusja" që"ka prerë ditën" dhe asnjëherë nuk ka për ta ngopur synë me gjumë. Analogjia ime me"nusen" nuk është sajesë, por një e vërtetë që nuk e luan topi.

*     *    *

Duke bërë një digresion në kohë (se kam "nusëruar" dhe vet së pari, këtu e  gati tridhjetë vjet më parë), dua që të jem afër saj në këto ditënet pagjumësie dhe për t'ia hequr, sadopak sikletin, dua të them fjalën time si të jem atë ditë në promovim.

Tek libri "Dallgët e jetës" nuk ka bërë asgjë tjetër,por ka dhënë jetën e saj, me gjithë përjetimet: përjetime të bardha e të trishta siç  është dhe jeta në përgjithësi.

Kur i lexon poezitë e kësaj autoreje, nuk ke se si  mos ndjesh një relaksim,se jo vetëm shkruan thjesht e qartë, sa nuk ke nevojë të futësh veten si lexues në hamendësi tejracionale, siç ndodh, ta zëmë, me poetë që në poezitë e tyre mezi kapet mesazhi.

Kur e shoh në tërësi librin, kur shoh se mend ta jep shpirtin në dorë; kur e shoh që lufton me dallgët e jetës dhe, kur e shoh që di t'i mposhtë ato dallgë, mendja më shkon tek shkrimtari i madh francez Antoine De Saint EXUPERY (1900-1944) që thotë diku: - Jeta ka kutpim vetëm , nëse e shkëmben atë nga dita në ditë  në diçka tjetër. Dhe Dava Gjoka jo vetëm e ka shkëmbyer, pa rënë në  vakuum, me "diçka tjetër", por me  diçka të bukur  siç është poezia.

Dhe poezia e Dava  Gjokës është herë përjetim; herë një krijim lirik; herë didaktik dhe, pa dyshim, me motiv shoqëror dhe, ca më bukur, kur është initme.

Kur i lexon poezitë të vendosura në libër,ashtu siç i ka menduar ("nusërimi" i parë  i ka këto, ndaj dhe ka vlerë thënia:-Të bëhem dhe njëherë nuse, e di vet si nusëroj), të vjen keq që  nuk janë në kapituj: veç initmet; veç didaktiket: veç  të ndryshme,por, sidoqoftë, poezitë kanë peshën  e tyre "specifike" dhe, atje ku është ndjeshmëria më e thellë, poezia e ka rritur atë "peshë specifike" (në mund të shprehem kështu) apo, si të thuash, është "bymyer"

Parë me këtë sy, do të veçoja poezinë emblematike të librit:" Nana ime,e mjera nanë/ sa shumë halle kam me të thanë". Nuk ka lexues që mos përlotet nga kjo poezi. Për mua, është më e veçanta: është si arkitrau që mban shtëpinë. Dhe,pasi e lexova këtë poezi kaq të dhimbshme dhe kaq intime të autores, mendja më shkon tek  një nga ishpresidentët e Francës, Nikola Sarkozy që ka thënë:- Nëse në një  libër që shkruan, nuk thuaj gjëra personale, atëherë më thuaj: ku është interesantja në libër?

Nga kjo anë, poetja e ka faqen të bardhë. Dy të tretat e librit janë me përjetime personale.

*     *     *

Kur flas për librin e autores së re, kur i shikoj poezitë një për një, vë re me kënaqësi një fakt shumë domethënës: poezitë jo vetëm janë të pranueshme, por janë dhe të lexueshme. Më duket sikur autorja ka"lexuar"porosinë e gjermanit Wolfang  Bokheret që thotë:- Nuk ka rëndësi nëse shkrimi  është i madh apo i vogël. Ai duhet të jetë i lexueshëm.

Poezia e Dava Gjokës jo vetëm është e lexueshme, por do të thosha: e"pijshme" apo e"  "hëngshme". Se e tillë është: si një aperativ dhe shumë çlodhëse.Ja një apo disa vargje relaksimi: "... dhe vet jeta,dallgë më duket/ dhe me valët më ngjan shumë/ Sa vjen njëra, tjetra zduket/ prapë në breg, mbeta unë(Dallgët). Ose shihni këto vargje:" Unë lulet shumë i dua/ dhe, kur të vdes,lule më sillni mua/(Amanet). Tek poezia"Vendlindjes" amplituda e vargjeve zë e zgerohet apo rritet që në krye:" I rashë botës anë embanë/

Shumë kam parë me këta sy/ S'ka askund si vendlindja,nanë/ Veçse lot derdha për ty/.

Kur shoh këtë poezi kaq të ngrohtë dashurie për Atdheun, më vjen ndërmend aktorja dhe këngëtarja e madhe gjermano- amerikane, famozja MARLEN DITRICH që në letërkëmbimet e saj shkruan:- Një valixhe e kam lënë hapur për në Berlin. Këto vargje për Atdhenë të Dava Gjokës janë"ajo valixhja e hapur e DITRICHUT".

*    *   *

Nuk mund t'i mbyll këto shënime, pa iu rikthyer poezisë emblematike  për nënën që kam cituar më sipër. Duke kënduar me aq dhimbje për fatin tragjik të sëëmës( e djegur, me  një fytyrë të djegur,  me një gji  më pak), e martuar me një burrë të moshuar dhe ka lindur 10 fëmijë (nga të cilët tre rrojnë), ajo mend i ka ngritur monument nënës së saj, rilindur si Feniksi. Wliam Folkner thoshte:" Midis dhimbjes dhe asgjësë, unë zgjodha dhimbjen".

A nuk ka ndodhur kështu dhe me Dava Gjokën?

Dhe në mbyllje, dua t'i referohem një publicisti të viteve'30-të, të ndjerit ISMET TOTO që ka thënë:" Sa je gjallë, digju dhe lësho dritë ngrohtësie. Bota nuk është e atyre që ngrohen, por e atyre që digjen." Them se DAVA GJOKA nuk është nga ato që ngrohet në diell. Përkundrazi, me vargjet e saj do ta bëjë botën sa më të ngrohtë. Urime Poetja DAVA  GJOKA!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora