E shtune, 20.04.2024, 09:59 AM (GMT+1)

Mendime

Binak Maxharraj: Jo zgjedhjes së Kadri Veselit

E shtune, 26.08.2017, 07:14 AM


JO ZGJEDHJËS SË KADRI VESELIT PËR KRYE-PARLAMENTAR?!!.

Nga Binak Maxharraj

Enver Hoxhaj:"Më 24 gusht 2017.në Kuvend dalim me te vetmin propozim që Kadri Veseli te zgjidhet për Kryeparlamentar".

Këtë propozim Enver Hoxhaj e tha në emër Të PAN-it pas 75 ditëve ose pas 1800 orëve,që kur më 11 qërshor 2017 u mbajtën zgjedhjet e jashtzakonshme parlamentare.Kaq kohë ju deshte këtij koalicioni(te përberë nga 12 parti te medha e te vogle e deri ne parti lagjesh)për te marr një vendim kaq të" rë-desishem" për te gjetë nje njeri më te mirin,më te përshtatshim për këtë pozit.Këtij kolacioni famoz iu nevojit kaq shume kohe sepse e dinin shume mire që nuk i kanë numrat as për Kryeparlamentar e sa për formimin e qeverisë anipse gjate gjitheë kësaj kohe thojshin,apo rrejshin që i kanë numrat Kjo kohe kaq e madhe iu nevojit atyre për te fituar ne kohe per fillimin e dallavereve,shantazheve dhe për ndonje mundësi për kontrabandim te ndonjë deputeti.Mu për këtë qellim edhe i bojkotuan e Sdancat e Kuvendit,qe mos te ju dallin për ledinë rrenat qe si kishin numrat.

Por më në fund ky Koalicion e mblodhi fuqinë e vete dhe doli me te vetmin propozim më Kadri Veselin për Kryeparlamentar anipse ky propozim nuk u prite mire nga Koalicioni LAA-i dhe VV.Por,a është Kadri Veseli figura më e përshtatëshme për kete pozitë kaq më rëndësi shteterore,duke e pëatur parasysh së ai e "udhehoqi" edhe Lgjislaturën para kësaj.Po i sjelli në vazhdim disa obsërvime te mijat se pse Kadri Veseli nuk ështe figuar me e përshtatëshme,më e duhur  Kadri Veseli hyri në politikë shumë vonë pa kurrfarë përvoje në politikë.Ai disi në mënyrë të quditëshme,si një fantazmë e rrembeu PDK-në për tu bë mbrenda natës edhe kryetar i sajë.Ky njeri bani dhe çka nuk bëri,por ajo së çka dihet Partia nenëudhëhëqjen e tij u kantandisë shumë keq sepse populli për menaxhim të keq të kësaj partie vite më radhë,ne zgjedhjet e fundit ia këtheu shpinën,me ç'rast kjo Parti ne zgjedhjet e fundit mori grushtë te fortë nga elektorati duke ia përgjysmu numrin e deputëtëve nga 34 ne vetem 23.Pra,siç po shihet Kadri Veseli e ka marrë një mision shumë te zorshëm që ta shkatërroi PDK-në dhe,pjesërishtë ia arrijti këtij qellimi.

Po pse?!

Sepse Kadri Veseli është një figurë që erdhi nga errësira,po qe nuk po din te menaxhoi nëpër diritë,sepse si duket drita po e pengon.Ky njeri intelektualishtë është shumë i dobët,i dobët në të folur e shqipës,sepse ky këtë gjuhë nuk e njefë mirë,e fletë më shumë gabime.Ky është një njeri të cilit i mungonë edhe kultura e të folurit,nuk i matë fjalët,fletë fjalë banale,por din edhe të ofendoi me fjalë te të pista.Ky njeri nuk ka kurrëfarë karrizmi politik në udhehëqeje,thjeshtë nuk din të udhëheqe as me Partin e as më shtet.

Në vend që Partia e tij ta merrë atë në përgjëgjësi për dëmin fatal që ia shkakëtoi duke i humbë zgjedhjët dhe ta shkarëkoj nga Kryetari i Partisë.Ky njeri është mbi Partine e tij,sepse kjo Parti nuk ka guxim që të kërkojë përgjëgjësi nga ai.Këtë Parti,pra PDK-në,sikur e ka kapë kllapia,narkoza,nuk po dinë se si te veproi,s'ka guxim.Në vend qe te kërkoi përgjëgjesi kjo Parti po e merrë guximin ta nominoj përseri për Kryeparlamentarë.Pra,siq po shihet Kadri Veseli ia ka hangër orën kësaj Partie që nuk guxon as vrrë më ba nga ai.

Pra,deputetët e Parlamentit të Kosovës e kanë një detyrë shumë të vështirë dhe të rëndë dhe më përgjëgjësi të madhe së a duhët ky njeri të votohët për pozitën e Kryeparlamentarit apo jo?!!.

E,po mirë,pse nuk duhët të votohet Kadri Veseli për Kryeparlamentarë?!!.

Kadri Veseli nuk duhet të votohët për Kryeparlamentarë,sepse i mungon karrizmi prej një politikani.Nuk duhet votuar Kadri Veseli per Kryeparlamentarë,sepse ky njeri nuk ka as dije e as kulturë të mirëfilltë për të kryer një punë të këtillë më rëndësi të madhe shteterore.Kadri Veseli nuk duhet të votohët për Kryeparlamentarë sepse është një udhehëqes fatalishtë i dobët,sepse duke u nisur nga sjellja e tij në Ligjeslaturën që e lamë pasë,ky njeri më shumë i ka pri të së keqës së sa të mirës.Ky është një njeri i ngaterresave dhe ndërskamcave,sepse këtij njeriu i pëlqën më shumë që në Parlament të këtë më shumë tollovi së sa disiplinë dhe punë të mirëfillët.Nuk duhet votuar Kadri Veselin për Kryeparlamentarë,sepse ai ne Ligjeslat urën e kaluar që ai e udhëhoqi nuk tregoi kurrfarë suksesi dhe Parlamenti nuk përmbushi obligimet e tij.Kjo ligjslaturë ishte njëra nga më të dobëtat në tërë përiudhën e pasluftës.Nuk duhet votuar Kadri Veselin për Kryeparlamentarë sepse ka edhe kogja do zëra edhe mbrenda Partise së tij që nuk e duan.

Dhe krejtë për në fund?!!.

Kadri Veseli është një ndër figurat më tragjiko-komike,i cili gjykuar sipas punës së tij shumë të dobët të deritashme në Parlament nuk e meriton qe t'i jipet edhe nje mandat.

Pra,ju deputet të të gjitha partive,te djathta e të majta,të shtrembura dhe të drejta DUHET T'I THUANI HAPTAS:JO,JO,JO rizgjedhjës së Kadri Veselit për Kryeparlamentar.Thuani JO,nese më të vërtëtë ia doni të mirën këtij Parlamenti,nese më të vërtetë ia doni të mirën Kosovës e cila meriron njerëz më të përgatitur dhe të përkushtuar për këtë detyrë më rëndësi të posaçme për shtetin dhe demokracinë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora