E premte, 29.03.2024, 01:05 AM (GMT)

Mendime

“Kosova Lindore mund të krahasohet me Osetinë apo Abkhazinë, por, jo edhe Kosova”

E enjte, 04.09.2008, 05:50 PM


Isuf Bajrami
Nga Isuf Bajrami

Dje, në një konferencë për shtyp në lokalet e PDK-së, kreu i Partisë Demokratike Kombëtare z. Nexhmedin Saqipi, në lidhje me situatën politike dhe të sigurisë në Kosovën Lindore, deklaroi se: “Gjendja momentale politike dhe e sigurisë në Kosovën Lindore, pas zgjedhjeve republikane dhe lokale në Serbi është shumë më e brishtë dhe më e mjerueshme se më parë, nga injoranca dhe lufta për pushtet, shqiptarët janë të robëruar edhe më shumë nga vet shqiptarët, ndërsa nëpërmes pushtetit të Serbisë, ata e mbajnë peng procesin politik e kombëtar të këtij rajoni“.

Sipas Sqipit, “reagimet e subjekteve politike pushtetare, e në veçanti të deputetit popullor të vetshpallur, konsiderohen demagogjike e të demoduar, ata vet i krijonë problemet, vet i gjykojnë dhe vet kërkojnë sqarime nga Qeveria e Serbisë”- thotë Saqipi. Sipas tij rasti konkret është “ Vendimi e Ministrit së Arsimit të Serbisë për mosnjohjen e diplomave të univerziteteve të Kosovës, të cilat janë të verifikuara me vulë të Misionit Civil Ndërkombëtarë në Kosovë – UNMIK, si dhe vendimet e RATEL-it për ndërprerjen e punës së RTV “Presheva”, janë përpjekjet e pandërprera për ta ngulfatur këtë shtëpi informative me emrin e Preshevës, sepse që kur u largua nga posti i kryetarit të komunës (sepse i kishte dalë nga dora dhe kontrolli), ai, me autoritetin e një deputetit popullor, duke i bindur kolegët e tij në Beograd dhe Ministrat se ky medium është i rrezikshëm e antishtetëror.
Gjithaashtu në lidhje me Vendimin për mosnjohjen e diplomave të univerziteteve të Kosovës, kjo është nga pasojat e pjesmarrjes së “Koalicionit shqiptarë të Luginës”, pa pëlqimin dhe përkrahjen e popullit në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Këto vendime nuk na befasojnë sepse janë në Koordinim të mirë, sepse vendimi për të marrë pjesë në parlamentin e Serbisë, ishte thjesht vendim për t´i luftuar interesat e shqiptarëve të Kosovës Lindore, për ta luftuar shtetin e Kosovës dhe për t’i bllokuar proceset demokratike drejtë integrimeve. Faktet na bëjnë të qartë, se për deri sa shqiptarët nuk kishin marrë pjesë në Parlamentin e Serbisë, Qeveria Serbe nuk kishte guxim të merrte këso vendime.
Ndërsa, në lidhje me tërheqjen e paraleles ndërmjet Kosovës dhe Osetisë, kryetari i PDK-së, Nexhmedin Saqipi, theksoi se "Kosova Lindore mund të krahasohet me Osetinë apo Abkhazinë, por jo edhe Kosova. Gjithashtu kërkojmë nga SHBA-ja , BE-ja, Shteti i Kosovës, Shqipëria, Maqedonia, që ta njeh Autonomin Teritoriale të Kosovës Lindore, ngase kjo popullatë e ka shpreh vullnetin e tij politikë në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992“.
Gjithashtu, Saqipi ashpër i dënoi disa zëra shqipfolës e të pandërgjegjshëm, të cilët pavetëdije nëopinionin tonë publikë, shqiptarët e Kosovës Lindore i quajnë shqiptarë të Serbisë. Ai për këtë çështje tha: “Askush nuk ka të drejtë as morale e as politike të na emërtoj para opinionit vendor e ndërkombëtar si shqiptar të Serbisë. As institucionet e as subjektet politike të Kosovës nuk kanë të drejtë me na përjashtuar nga e drejta jonë natyrore.
Shqiptarë e Kosovës Lindore janë kosovarë dhe Kosova Lindore është pjesë përbërse e Kosovës, sepse edhe shqiptarët e këtyre viseve, kanë dhënë më së shumti kontribut për pavarsinë e Kosovës. Realisht, Kosova Lindore është e okupuar nga Serbia, theksoi në fund të konferencës me gazetarë, Kryetari i PDK-së, Nexhmedin Saqipi.
Kosova Lindore, 02. 09. 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora