E enjte, 28.03.2024, 06:10 PM (GMT)

Mendime

Brahim Avdyli: Paleolitiku i parë dhe evoluimi i njeriut (II)

E enjte, 24.08.2017, 07:40 AM


PALEOLITIKU I PARË

DHE EVOLUIMI I NJERIUT

NËPËR EVROPË (II)

(Nga mediat elektronike dhe veprat)

Nga Brahim Ibish AVDYLI

Kështu filloi në radhë të parë njeriu tregtinë, duke shkëmbyer gjërat me ushqim dhe objekte, jo me të holla, por në kuptimin “të jap dhe të marr”. Ai është banor i vendbanimeve të veçanta të komuniteteve të fshatit dhe me kalimin e kohës u krijuan edhe qytete të tëra. Si valutë e parë u prezantua paraja dhe erdhi më vonë shpikja e shkrimit.[1]

Nga shkenca të hershme e njerëzimit kërkojmë vazhdimisht të gjëjmë se cilat janë shkollat e asistuara apo cilat mësime janë përcjellur te gjeneratat e reja. Me kohën, njerëzit ishin caktuar në pozicione të ndryshme të pushtetit dhe për të organizuar bashkëjetesën. Së pari ishte e para apo i pari i fisit, më i vjetri e më i dituri. Kjo dërgoi në betejat e hidhura për pushtet, ndikim dhe famë. Etnitë filluan gradualisht të luftojnë me njëra-tjetrën dhe njeriu ka evoluar vazhdimisht. Aftësitë e tij të jashtëzakonshme ia kanë mundësuar atij të zbulojë e të shpikë apo të krijojë mundësi të mëdha për një jetë më të mirë se sa brezat parapak. Ndonjëherë, me këto prova, kanë shkaktuar dëme të tjera apo shkatërrim e humbje.[2]

Por, ne po e shpjegojnë njëherë çka është antropologjia dhe me çka merret ajo. "Mësimi për njerëzit" apo “Shkenca për Njeriun” është emri që i përfshinë tri shkolla shumë të ndryshme të mendimit: 1) Shkencat natyrore, prej të cilave vie Biologjia, me të cilën merret njeriu; krijimin, zhvillimin e llojin e diferencave të tij me gjallesat e tjera dhe kafshët; pra llojet e njeriut dhe gjallesat e tjera, por edhe me bimë, madje i krahason këto specie me anën morfologjike dhe fiziologjike të tyre; 2) Shkencat humane, në të cilat kjo disiplinë priret që të shqyrtojë diferencat e ndryshimet e kombeve të tjera dhe mënyrat e jetesës; skemat kulturore; apo i krahasojnë njërën kulturë me kulturën tjetër, duke përfshirë të gjitha fushat e kulturës dhe shoqërisë, si p.sh. ndër të tjera, sociologjinë, psikologjinë sociale, etnologjinë, historinë, gjuhësinë, arkeologjinë dhe etnologjinë; 3) Shkenca filozofike, e cila i grumbullon të gjitha rezultatet e hulumtimeve; i reflekton këto discilina ndër mësime të përgjithshme të shkencave të tjera. Në fakt, kjo shkencë është kryesorja e shkencave, i paraprinë këto mësime të të gjitha shkencave.[3]

Antropologjia është shkenca e njeriut. Anthropos, në greqishten e vjetër, ????????, do të thotë “njeriu”; dhe “logie”- mendje, informim i saktë, logjike. Pra “anthropologie” do të thotë “mësim për njeriun”.

Në botë dhe mjaft vende evropiane është e kuptueshme se këtu kryesisht është fjala për një shkencë. Antropologjia shkencore apo fizike e konsideron të themeluar qenien njerëzore prej evolucionit e këndej, pra duke ndjekur mirëfilli teorinë e evolucionit nga Charles Darwini, si një qenie biologjike.[4]

Ne po i kthehemi edhe njëherë revistave paraprake, si revistës gjeografike të Gjermanisë, me redaksinë e saj në Hamburg, numrit të qershorit 2009,[5]në të cilën tregohet për kërkimet adekuate arkeologjike të Gjermanisë jugore, në Schwäbischen Alb, të cilën nuk e ka sqaruar askush deri më tani se prej kah i rrjedh emri Alb dhe se çka do të thotë A-L-B, në të cilën është gjetur një figurë, krahas shumë të tjerave, figura magjike e një gruaje, që mendohet se të gjithë (burrat) ishin “të lidhur”, pra besonin në grua.

Shkencëtarët ia japin emrin romak “Venus”, e cila lidhet me zotneshën greke “Vesta”, që do të thotë “Gruaja”, gjinia, femër, me organin gjenital, jo fort banale, nga respekti i të gjithëve për të, e veçanërisht të atyre që me përkushtim e gëdhendin, ndërsa ajo mund të ishte “Vatra” shqipe, “Vesta” greke, si zoti i qerdhes së tyre e lidhur me vatrën tonë, zonjën e shtëpisë, meqë figura e tregonte pikërisht këtë gjë, pa anën gjenitale.[6]

Nga mitologjia po e marrim se çka do të thotë Vesta. Ajo është vatër, me zjarr të ndezur, për të zier, pjekur e ngrohur të gjithë, si në shtëpinë e tyre, e cila është vetë natyra, shpirti e zemra e fiseve pellazgo-ilirëve, apo siç e thotë autori Wilhelm Vollmer, se janë: “Gemüter der alten pelasgischen Volksstämme”, që është më e thella njohuri, dije e të vërtetës pellazge.[7]

Shkenca e jonë e origjinës njerëzore fatkeqësisht ka mbetur ende në mes të kthetrave “greko-romake” dhe nuk del prej tyre, pavarësisht se historia na thotë diçka tjetër, por ne nuk po lidhemi aktualisht në këtë pikë, vetëm se po ndërlidhemi me emrin e vendit “A-L-B”, i cili nuk i përsëritë Alpet, por emrin origjinal. Ne po nisemi tekstualisht prej kopjuesve të dytë, romako-latinëve, dhe do të kuptojmë ngjashmërinë me ALBA-LONGA, pranë Romës, e cila e vendosë më tutje këtë çështje, që nga themelimi i saj prej Trojës (e shënuar gabimisht “Troy”) origjinën e parë të Albanëve të shpërngulur nga dheu i tyre i parë, atdheu. Ne themi edhe sot, trojet tona, trolli, trualli, vatra.

Shkencëtarët gjermanë kanë konstatuar edhe vjetërsinë e tyre, përveç asaj se është në ALB, pra Schwäbischen Alb, e cila zë një hapësirë të Gjermanisë jugore, malet e larta mbi Danub, të cilës i thonë vendasit Donau. Njëqind herë e kam vizituar këtë hapësirë mbi Ulm (është i ulet, poshtë, në rrafsh, pra Ulm-që ulet më poshtë), sikurse më lartë se Ulmi është Stuttgarti, i cili lidhet me gjuhën shqipe, të qytetit të maleve Alb, të rrethuar me gardh (gart), pra me “murin rrethues” të qytetit, sikurse në Zvicër, ne po e marrim edhe një qytet, Winterthur, i cili është “i thurur” me gardh (gart), etj. Pjesa dërmuese e këtyre emrave janë të shpjeguara vetëm përmes gjuhës shqipe.

Të mos më akuzojnë përsëri njerëzit që nuk mendojnë aq larg “ti po e bënë edhe njëherë tërë Evropën shqiptare”, po ndalem në kohën e këtyre gjetjeve arkeologjike në Schwäbischen Alb, të cilat i kanë lënë vetë shkencëtarët (me saktësi) të vendosura rreth 40`000 vjet p.e.s. e këtej.[8]

Shkencëtarët e kanë bërë edhe një provë të jetës sociale të parahistorisë dhe e kanë ndërthurur jetën e përgjithshme të asaj kohe, të kohës së pale-ontologjisë, të cilat lidhen me historinë e filozofinë, por, mjerisht, më duhet të them se ata notojnë vetë nëpër mugëtirën e historiografisë evropiane dhe botërore, sepse ajo është mbjellur nga ata që nuk na duan të mirën...

T`ua shpjegojmë evropianëve një fjalë popullore, të cilën asnjëherë nuk e kanë dëgjuar prej kombit shqipfolës, se çka do të thotë evropa (europa) me fjalë të protogjuhës, e deri sot të gjuhës shqipe: eu-ropa, rash copa, u këputa, më këputi puna, edhe vetë nëpër lumej të gjatë, si danubi, deri në skaj të tij.

Duhet të mos rrëshqasim nëpër mugëtirën “greke” e “romake”, sepse këto “kultura” të mbjella në vazhdimësi dhe njëra pas tjetrës, nuk kanë pasur si qëllim tjetër pos të shkatërrojnë kulturën paraprake, kulturën e vërtetë iliro-pellazge, pra kulturën e atyre që “dinin për herë të parë”.

Le të mos mendojnë kësisojit shkencëtarët e Evropës, ate që e flet populli i vuajtur, por le të nisen prej fjalëve të shkruara, prej atyre që kishin të holla, laps e letër, dhe shkruanin alfabetin e parë, alfabetin e fenikasit Kadmi, i të ashtuquajturës “graeci”, populli që banonte, besonte dhe i ruante gratë e Dodonës, jo “greqi”, sepse fjala e dytë nuk do të thotë asgjë, ndërsa e para do të thotë gratë tona, në vatrën tonë, zoti i shtëpisë, në matriarkat. Prandaj edhe nëpër shpella e shtëpi e gëdhedin në gur, zotin e veçantë të shtëpisë-gruan, e cila më tutje e shton njeriun dhe i thonë padrejtësisht “venus”, por është “vatra” e “graeqit”, në gjuhën shqipe, e jo e Greqisë. Fakti është fakt dhe nuk e prishin gënjeshtrat. Ai nuk ndërrohet...

Aq më pak, të mos thonë se “i pari njeri ka ardhur prej Afrikës në Evropë rreth 40`000 vite p.e.s., sepse Homo Neanderthaler ka qenë në Evropën Jugore, të Mesme, Lindore e Paraazi (Turqinë Veri-perëndimore) që në vitet 270`000 vjet p.e.s. e këtej, nëpër këto vise[9]. Pra, edhe kjo është e verteta.

Le ta kujtojmë edhe njëherë Arif Matin, i cili na e përkujton Gadishullin Ilirik, që ai i thotë padrejtësisht “Ballkan” (sikurse të parët tanë i kanë thënë Gadishulli Hemi, sepse ishin iliro-pellazgë), se njeriu i parë është shpërdarë prej këtu: nëpër Evropë; Azi e deri në Indi dhe këndej pari; nëpër Afrikën Veriore d.m.th. prej Irakut verior e këndej. Pra, vatra e paleontologisë është në rajonin e gjërë të Ballkanit, e nuk është më poshtë në Afrikën e Ekuatorit. Shkurt: kjo është zona më nxehtë, në Afrikë e rreth Ekuatorit...

Po, le t`i kthehemi prapë çështjes sonë. Maria Malina, një gjurmuese e Akademisë së Shkencave të Heidelbergut, e autorizuar për gërmimet e Uni- versitetit të Tübingenit, e ka gjetur vetë Venusin, e cila u prinë zbulimeve të tjera në këtë zonë, në shpellën katër metra e gjysmë nën tokë. Në radhë të parë e shqyrtuan a është figurë antropomorfike apo jo dhe nuk e dinin qartë se ajo ishte zotnesha e njeriut të parë para patriarkatit, pra e materiarkatit, e cila nuk ishte as “greke” e as “romake”, por thjeshtë iliro-pellazge të kohës së hershme. Periudhat “greke” janë të graikove, pra iliro-pellazgëve, që është e para periudhë e ngritur; dhe tjetra nuk është “romake”, por iliro-romake, të dyjat me gjuhë të tjera, që janë nxjerrë prej protogjuhës, gjuhës shqipe dhe është e vetmja gjuhë e cila na i shpjegon toponimet, antroponimet, emrat, popujt e vendet, madje edhe etiopinë dhe gjera më të pashpjeguara.

Këtë gjë na e thonë shkencëtarët më në famë të botës dhe disa albanologë, të cilët nuk po i përmendim, por po i themi gjërat më mirë e më kuptueshëm.

Pra, gjuha shqipe do të ishte gjuha e parë prej të cilës do t`i emëronte figurat e gjetura, jo gjuha latine, që është futur si “gjuhë e shkencës”.

Sa i përket vjetërsisë së të gjitha figurave, të dhëna në faqen 44, [10]vlenë të theksojmë se pjesa dërmuese e këtyre figurave të zbuluara gjatë diskutimeve janë dhënë si të vjetra 35`000 vite p.e.s. Njerëzit Sapiens shihen se janë më të qelët nga fotografitë tona, pra janë të racës evropiane apo ariane.

Këto figura, të zbuluara në shpellën Fels, në Achtal, të Schwäbischen Alb kanë shije të madhe për estetikë, sikurse të gjitha figurat e vizatimet apo skulpturat iliro-pellazge, pra dëshmojnë për zotnimin e tyre. Dihet se ilirët i kishin në duar e tyre edhe Alpet e larta, Gjermaninë, Austrinë e Zvicrën, të cilët nuk i studiojmë tani për tani. Ata ishin këndej e përtej Danubit.

Paleologët, antropologët e shkencëtarët, për mendimin tim, e kanë përfshi-rë gabimisht Afrikën-kontinentin e nxehtë, sikur ajo e ka pasur “qenien e parë”, por kjo gjë nuk është e saktë, sepse Afrika është vërtetë një kontinent me i nxehtë, ndërsa po të marrim e ta vërejmë tokën, e shohin Evropën plot me gjelbërim. Historia e evolucionit të parë, sado kudo, nuk është e saktë.

Neandertaler (kështu e quajnë njeriun e gjetur në ALB), sikurse të gjithë Homo Sapiens, popullata e këtij kontinenti, të cilët e përbëjnë njeriun e parë të Evropës (Europës), të quajtur “Uhreinwohner”, pra banuesit e parë, kanë qenë 270`000 vite e deri në vitin 40`000 p.e.s. kur kanë depërtuar njerëzit prej Afrikës veriore nëpër Azinë e VogëlEvropë. Figurat e gjetura në shpellën Fels, Achtal, në malet Schwäbischen ALB janë të vitit 40`000 p.e.s. e deri në 30`000 vite p.e.s. Kjo nuk korrespondon mirë, e cila, jo vetëm për vitet, por edhe për vetë evolucionin e njeriut dhe ardhjen e tij nga Afrika, e cila mbetet shumë e diskutueshme. Pra, nuk është e vërtetë se “njeriu ka ardhur prej Afrikës”, por ai ka lëvizur me vështirësi prej Afrikës dhe Evropa e ka pasur një popullatë të tërë deri në Azinë e largët dhe në Amerikë, por jo rrethi i ekuatorit. Për këtë dëshmojnë faktet tona; zbulimet, që po shtohen nga dita në ditë; figurat; vizatimet, nëpër shpella të Euro-Azisë, të cilat janë të përmbushura me kulturën e lashtë, si psh. Shpella Chauvet, në Francë, që është një vizatim në gur, rreth 40`000 vite e deri në 30`000 vite p.e.s.; ndërsa “Venus von Willendorf” është 32`000 vite p.e.s.[11]

Profesori Conrad, siç thuhet në këtë punim, e lëviz kokën e tij para se të merrte një vendim të prerë, mbasi nuk kanë aq të dhëna të mjaftueshme të kësaj kohe dhe Njeriu i Neandertaler, në Alb, nuk e kishte takuar Njeriun e Alpeve, të cilat ishin më të larta dhe të mbuluara me borë. Konradi, sipas kaligafisë së sotme të shqipes, i udhëheqte të gjitha gërmimet e Institutit të Hulumtimeve të Vjetra e të Reja të Historisë, në kuadër të Universitetit të Typingenit (Tübingen).[12] Ai i sheh zhvillimet e bëra se ato i takojnë kohës së mesme të vjetër të historisë së njeriut. Tashmë, ai i ka gjurmët e Njeriut Neandertaler, të cilat janë dërguar për vërtetim shkencor e historik, por në radhë të parë i ka gjurmët e jetës në këtë shpellë dhe gjëra të tjera.[13]

Janë të gabuara supozimet e arkelogut Steven Mithen prej Universitetit Reading, i cili e lidhë me Afrikën, sepse ai kishte filluar shtegëtimin e tij drejt kontinentit të Evropës, madje prej vitit 150`000 vite p.e.s., por për këto të dhëna të tij nuk mund të sqarojmë dhe as të dhënat e tij nuk e sqarojnë mirë këtë çështje, sepse vet Njeriu Neandertaler dhe Njeriu Sapiens kishin mendime kreative, që në vitet 40`000-32`000 p.e.s. kështu që të dhënat e tij me Kapelën (Chapels), kur thotë “kapelët”, si kapakët e dritareve, na dalin përfundimisht “mendime të paqarta”, pra, trup e tërthorazi. [14]

Në këtë epokë kishte të zhvilluara interesa për gjëra të bukura dhe shumë intelegjente. Homo Sapiens ishte bërë Homo Sapiens Sapiens shekuj më përpara. Ai ishte kreativ dhe kishte kohë më tepër se Homo Neandertaler.

Duhet me këte rast të mos e harrojmë të përmendim se arkeologët i kanë gjetur Bifastët e parë në Evropë, dhe në Kroaci, që datojnë më shumë se sa 160`000 vite p.e.s., në shpellën e Kaprinës, e cila, thënë më shkurt, është epoka paramusteriane apo zona ilire parahistorike, [15] e cila na i vërteton të dhënat tona se kanë qenë të shpërndarë nëpër Evropë gjatë gjithë kësaj kohe parahistorike dhe janë raca evropiane ose ariane. Pra, në këtë periudhë të hershme të zhvillimit të njerëzimi e kemi vështirë ende t`a vërtetojmë këtë konsideratë historike, por e dimë se viti i lindjes së djalit të Evropës, mbesës së Kadmit, të cilën e njohim me emrin Ilir, prej nga thuhet se “e ka marrë emrin <Iliria>”, është tepër e vonshme dhe e pasaktë. Pa marrë parasysh se prej ku e ka prejardhjen Kadmi, po i logaritim deri më sot të dokumentuara këto vite, e dalin 160`000 vite kohë kur kanë ekzistuar parailirët. Krishti, i cili poashtu është i një fisi ilir nga Maqedonia dhe ka jetuar në Izrael e deri në Azinë e Vogël, logaritet viti 0`00 dhe dihet se ai ka qenë paganisti i fundit, ndërsa i pari sklavopronar. Kur flasim sot pa petkat e veshura nga ana e greko-romakëve, e dimë se klasa e parë sklavopronare ka filluar të marrë përgjithësisht jetë, ndonëse ka qenë edhe më përpara. 160`000 vite e deri në këtë kohë quhet periudha pagane, kur janë ndërruar gjërat jetësore kryesisht pa të holla, pra “marr e sjellë” në treg, prej nga e ka marrë emrin e vet Marsej, një qytet i madh në Francë dhe në Evropë, prej etimologjisë, dhe kjo është e shpjeguar përmes shqipes, jo prej një gjuhe tjetër.

Ndërsa periudha historike e mesme e vjetër, që në shkencën antike i thonë poleolitiku i mesëm, fillon nga vitet 120`000 dhe mbaron në 35`000 vite p.e.s., prej të cilit fillon poleolitiku i hershëm deri në vitin 10`000 p.e.s. Zhdukja e Njeriut Neandertaler vjen në vitin 35`000 p.e.s., ndërsa në këtë kohë paraqitet edhe Homo Sapiens. Më pas vie periudha e akullnajave, që është një periudhe e rrebtë nëpër Evropës dhe fundi i tyre mirret 10`000 vjet p.e.s., kur njerëzit kanë zbritur nën tokë, nëpër shpella, për ta mundur të ftohtit. Ushqimi kryesor i tyre, pra i popullsisë Evropiane paraprakisht ka qenë me lëndët e lisave, të pasura me amidon.[16]

Ata janë iliro-pellazgët, ose pellgaso-ilirët (pra pellgjet e ujit, dhe kështu i kanë quajtur veten ata që kanë banuar në territorin e Greqisë së sotme, por ka pasur edhe të tjerë, që kanë folur gjuhën e tyre, si protogjuhë, gjuhën shqipe), të cilët janë ushqyer me këto lëndë, sipas autorëve të vjetër të Greqisë. Iliro-pellazg kanë qenë në radhë të parë të gjithë popujt e një trungu të vetëm e kombëtar, duke i përfshirë në këtë vijë Pellazgët, Ligurët, Lelegët, Karianët, Lisianët, Iberët, Egjeasit, Filistinët, Trojanët, Etruskët, Frigjianët dhe Trako-ilirët,[17] të cilët kanë qenë në tërë zonën danubiane; mesdheun jugor, lindor e verior; teritori i Shqipërisë dhe të gjitha vendet që flasin shqip, përrreth saj; e tërë Evropa e mesme, Franca, Spanja e Portugalia, për të mos hyrë në viset e tjera të emigrimit të përhershëm të këtij trungu etnik.

Keni pasur ratin që të shihni një fjalë kolosale të shkencëtarit Victor Adolphe Malte-Brun (1816-1889), e cila është punuar nga miku im, Florim Kuçi, mbajtës i gazetës elektronike në Linz të Austrisë[18], i cili tekstualisht e thotë: “Gjuha e ilirëve të lashtë ose e shqiptarëve të sotëm, është një gjuhë e veçantë, prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë, e madje në një kohë kur filluan të formoheshin secila në sferën e saj, edhe gjuhët greqishte, latinishte, iberishte, keltishte, sllavishte, teutonishte dhe gotishte”.[19] Kjo është mëse e vërtetë dhe fakt.

Të gjitha gjuhët kanë dalur nga shqipja; pjesa dërmuese e kombeve dhe etniveEvropës së Bashkuar, janë kryesisht iliro-pellgasët apo iliro-pellazgët, e nëpër disa pjesë kryesisht janë popuj të përzier, por që dallohen përmes kafkës hiperbrakicefale. Shkencëtarët i quajnë parailirë, sepse nuk mund t`i quajnë të gjithë me një emër, as pellazgë e as ilirë.

Parailirët janë të parët e iliro-pellazgëve...


[1] Shikoni pjesërisht pjesën „Wie entstanden verschiedene ethnische Gruppen“, të pjesës së 4, „Die Geschichte der Evolution-Teil 4“, të punimit të Britta Pawlakut, në mjetet elektronike, https://www.helles-koepfchen.de/geschichte-der-evolution/cro-magnon-steinzeitmenschen-sesshaftigkeit-und-zivilisation.html .

[2] Shikoni pjesërisht të njëjtë pjesë.

[3] Shikoni po deshët , „Historisches Lexikon der Schweiz-Anthropologie“, të dhënë në faqen elektronike http://www.hls-dhs-dss.ch/textes/d/D8252.php .

[4] Shikoni faqen elektronike Wikipedia Org, „Anthropologie“, në https://de.wikipedia.org/wiki/Anthropologie .

[5] Shikoni po deshët këtë numër, qershor 2009, me redaksinë në Am Baumwall 11, D-20459 Hamburg, ose përmes faqes elektronike, http://nationalgeographic.de , faqet 32-57.

[6] Shikoni në fund pjesën e tretë „Cilat ishin lojërat e fshirjes së çdo gjëje paraprake të qytetërimit iliro-pellazg-3“, të publikuar në mediat elektonike dhe në faqen time provizore, në http://www.brahimavdyli.ch/periudha-e-lashtë-iliro-pellazge-3/ .

[7] Shikoni librin e korigjuar disa herë nga origjinali i vitit 1874, të Wilhelm Vollmer, "Wörterbuch der Mythologie", Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004, faqe 685.

[8] Shikoni edhe njëherë në revistën „National Geographie-Deutschland“, 1 qershor 2009, faqe 33.

[9] Shikoni po deshët pjesën e parë „Paleolitiku i parë dhe evoluconi i njeriut nëpër Evropë (I)-nga mediat elektonike dhe veprat“, i shpërndarë nëpër faqet e internetit dhe gazetat tona elektronike.

[10] Shikoni revistën e caktuar, në faqen 44, apo fotografinë e shkëputur nga sateliti, për Evropën.

[11] Shikoni po të njëjtën revistë, faqe 45.

[12] Shikoni po këtë faqe, më poshtë.

[13] Shikoni faqen 47, të po kësaj reviste.

[14] Shikoni aty faqen 47.

[15] Shikoni edhe njëherë librin e studimeve historike të Arif Matit, "Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme", Plejad, Tiranë 2008, te „Parahistoria e Evropës“, faqe 27.

[16] Shikoni edhe njëherë librin e cekur të Arif Matit, po aty, në fund.

[17] Shikoni në fillim të kësaj faqe.

[18] Po deshët, mund të shikoni gazetën elektronike http://www.ikvi.at .

[19] Shikoni fjalën e Victor Adolphe Malte-Brun (1816-1889), të punuar nga Florim Kuçi, të vënë edhe në faqen time të FB, https://web.facebook.com/brahim.avdyli.56 .



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora