Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Ndikimi negativ i pushtuesit otoman

| E merkure, 23.08.2017, 07:29 AM |


Ndikimi negativ i pushtuesit otoman

Nga Gjon Keka

Se sa ndikim negativ ka ushtruar pushtimi otoman shihet nga këto gjëra:

- arbnorët që nuk deshën t'i nënshtroheshin atyre dhe nuk donin të merrnin fenë e sulltanit, u larguan nga trojet e tyre dhe u vendosën në vende të ndryshme në Itali dhe vende tjera të Europës, vetëm për ta ruajtur fenë dhe identitetin e tyre kombëtar europian,

-Të tjerët që nuk u larguan u konvertuan me dhunë dhe një pjesë u ngritë edhe në poste të larta brenda Perandorisë otomane dhe iu dha pasuri nga s...ulltani, por që kjo pjesë e cila u kthye me dhunë dhe me anë të përfitimeve ekonomike e humbi elementin nacional ,sepse marrja e fesë së sulltanit i bëntë një me të ,pra kush u bë mysliman u bë automatikisht turk aty nuk kishte zgjidhje tjetër, të kthyerit me dhunë dhe me përfitime tjera iu vu emri turq, ky ishte urdhëri i sulltanit dhe ligji i Perandorisë otomane.

- Sulltani në mesin e shqiptarëve të mbetur në trojet arbnore futi metodën demoniake të përcarjes së tyre kudo që të mos arrinin të bashkohen dhe të fitojnë të drejtat e tyre, poashtu gjuha arbnore nuk flitej , por vetëm osmanishtja e asaj kohe.

-Shqipëria nën pushtimin otoman përjetoi zhvlerësimin më të madh në historinë e saj, vendi u futë në mjerim, u izolua nga bota e civilizuar, u plaqkitë ,u mbush më simbole të pushtuesit dhe drita e zhvillimit ,e dijes dhe arsimit u fikë, emri arbnor nuk dëgjohej përveq emrit të pushtuesit otoman .