Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Qengjngrënësi

| E merkure, 23.08.2017, 07:28 AM |


QENGJNGRËNËSI

NGA KALOSH ÇELIKU

(Kohëve të funditë përgjumshëm, non-stop përmes valëve të Radio Shkupit e dëgjoj gati për çdo ditë e natë, një këngë antologjike popullore shqiptare: “Dhentë e mia kush i do, se do loz me Miken -o” ?! Përgëzime, Radio Shkupit!...)

Përzgjedhësi i emisonit muzikor, meriton duartrokitje. Nuk e di se cili është, dhe pak rëndësi ka emri i tij në këtë shkrim publicistik.. E rëndësishmja është se, punën e kryen me profesionalizëm dhe nderë të pashoq, Porosinë e Madhe të Naim Frashërit tek poema idilike: “Bagëti e Bujqësia”. Populli vëlla “musliman”, plot gojën do të thoshte: “hallall”, e fiton bukën e gojës. Edhe, unë pajtohem deri diku me popullin “musliman”. Dorën në zemër, siç duket ka shije dhe tru në kokë, e ka prekur me këtë këngë popullore një fenomen të dhimbshëm aktual politik të popullit shqiptar, në IRJ të Maqedonisë: politikanët e arratisur krah për krahu me “analistët” me këmbët dhe trutë në legen, kur sot na digjet zjarr mbi krye, ato merren me të madhe me “delet” e Ali Ahmetit. E, jo me këlyshët me zgjebe, që i shkojnë përmbrapa Bariut maleve për një asht shpërblim, gjoja se ia ruajnë kopenë nga ujqërit.

“Dele” të zeza, që me të katra u arratisën në vathën e  “vëllezërve” të Njerkës. Hiç më pak se, gjysma e Kopesë me “plisa të bardhë” në kokë. Përpiqen në Ditën e Sotshme ta shpëtojnë veten si vullnetarë “lufte”, e harrojnë se deri dje, kanë qenë dele të nënkryeme në vathën e Bariut partiak, si “Analistë” politik me kokën në grazhdin e  Partive Politike Shqiptare e bythën, na palare mesdite me honorare të majme  si këshilltarë e “analistë” politik në Shtëpinë Publike të Njerkës, që mezi i kanë “mësuar ”shenjat e pikësimit gjatë shkollimit të tyre në Universitet, por ende nuk e dinë se ku (në cilin vend vëndohet pika), dhe kur përdoren ato shenja të pikësimit: në fillim të fjalisë, në mes rrjeshtit, apo në fund të fjalisë?!

Ende, vazhdojnë t’i presin me ato gërshërët neokomuniste vlerat artistike, arsimin dhe kulturën shqiptare deri në palcë. Titull, shembull i një kolumne: Nihilizmi dhe përbaltja si “vlerë”?! Vlerën e futë në thonjza?! I ka përzi lëmsh, nihilizmin dhe  vlerat me antivlerat pa e ditur përbajtjen e fjalisë. Nuk e di cilën fjalë ta shti në thonjëza e cilën ta nxjerrë jashtë thonjëzave. Trusakati, që ka kryer edhe fakultet. Nuk e di, a ka doktoruar në ndonjë Universiet Shtetëror, por me siguri me këtë “bagazh” arsimor profesional, nesër me siguri edhe do të doktorojë, punojë në ndonjë Universitet ose Institucion shtetëror. Vërtetë, nuk e di vendin e përdorimit të thonjzave, ama i delë zot shkrimit “profetik” - politik: “Autori është bashkëpunëtor shkencor në ITSHKSH - Shkup”. Hi-hii-hiii, vërtetë qenka shkencëtar me “Din e Iman”?!.

Fatkeqësisht, kur deri dje, mu këto “kryengritës” të Nënës Parti ishin ato dele ruda “topalle”, që kullosnin “sallmadi” kokë më kokë livadheve të partive tona politike shqiptare. Njëri pas tjetrit pa merita, merrnin diploma universitare e tituj shkecor. Radhë - radhë, pritnin në rend përpara dyerve të Partive Politike në pushtet për punë. Përditë, shëtitnin me porosi partiake nëpër vende pune e poste politike. E, Bariu i malev:, sot “delet” e nënkryeme dhe “deshët” shyta, nuk i do më në vathë. Kope, t’i kullosë livadheve e maleve të Sharrit Plak. Patjetër, sot, në mes të Vapës Madhe i ka nxjerrë në treg (Bit - Pazar), jo t’i shesë si kafshë të buta shtëpiake, po t’ua japë falas disa çehave në Shkup (LSDM -ës). Shkaku, se: “do të loz fushave e brigjeve me Miken-o”!

Këngë popullore shqiptare, që nateditë rrotullohet përmes valëve të Radio Shkupit. Radio stacion shqiptar kombëtar me muzikën e të cilit bie në gjumë dhe zgjohem nga gjumi. Herë këtë këngë popullore e këndon një grua, e herë një burrë mejdani. Punë tjetër është ajo, se: ne si shqiptarë, a kemi veshë dhe, sy?! Tru, e di se ende kemi në kokë. Vaj halli, të mos e kishim edhe këtë pasuri të vetme kombëtare shqiptare!

I fuqishëm është poeti popullor, kur sot Bariun e maleve e thirrë të heq dorë nga “dhentë” e tia të nënkryeme mes maleve dhe kullosave me tërfojë deri në brez, vetëm e vetëm, se: “që të loz me Miken-o”! Edhe, atë: kur shumica e barinjëve të staneve, turren me të katra pas ”deleve” ruda të Ali Ahmetit, kush i pari t’i fusë në vathën e tij politike. Pavetëdije se, deri dje, ato “dele” ruda kullotën barin e “Sarajeve” të tij në Shkup, Kumanovë e Tetovë, rrëzë maleve shqiptare. Dele shterpa, që sot me një këmbë të thyeme, përpiqen ta kërcejnë gardhin e Kopështit. Livadhit të “vëllezërve” të Njerkës t’u bien symëshelë si Kope e dhenëve. Nesër, këmbekokë vullnetarisht të përfundojnë si “heroina e dëshmore” lufte në grazhdin e Gruevskit dhe Zaevit. “Dele” të dalldisura qafërjepura, që sot askushi nuk i do në kope, shti në vathë si “dele” të nënkryeme.

Imzot, e pabesueshme: Ditën e Sotshme, sa aludon kjo këngë popullore me “dhentë” e Ali Ahmetit, politikanët e arratisur, “analistët” me këmbët dhe trutë në legen, që me vite kullosin nëpër institusionet e Shtetit të “përbashkët” me një torbë taxhi përqafe?! Dhe, sot, me të katra turren në themelimin e partive të reja politike. Në zgjedhjet lokale (2017), dalin në gara nga tre e katër kandidatë në emër të popullit në një Komunë Shqiptare?!.

E përçanë popullin shqiptar duke e kullotur livadheve politike as edhe pa një krah bar. Krah për krahu dolën edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, njëra pas tjetrës si dele të nënkryeme kërcyen në hurdhë, nga ku mezi dolën të lagura e të bëra qullë nga shurra e vet që kishin përmjerë përpjetë te pragu i derës Shtëpisë Shaqiptare. Turr pas zgjedhjeve  të jashtëzakonshme me “fitore” historike se, kush i pari do të hyjë në koalicion me “vëllazërit” e Njerkës.  Mezi e përpiluan një platformë të “përbashkët”, përkarshi syve të shqiptarëve dhe botës. Vetëm kaq, prapë vazhdonin ta tërheqin zgjedhën e qerres rrugës me rrota të thyeme, pllugun ugareve: njëri ka në vijë e tjetri në lëndinë. Ose, siç thotë shpesh populli: më rrove, të rrova. Brisku i berberit.

“Dele” të nënkryeme, që sipas “analistëve” politik me këmbët dhe trutë në legen, sot për sot, gjithësecili do t’i shti në vathë si bari i deleve partiake, përveç “vëllezërve” të Njerkës, që ende i kullosin nëpër livadhe e lëndina të partive politike dhe shoqatave të “pavarura” joqeveritare me një torbë taxhi përqafe, por asnjëri nuk i do në vathën e tyre partiake t’i mallojë fushave e maleve si Kope e Nënkryeme. Kotnasikoti, edhe nuk e thotë populli: Delen që ndahet nga kopeja, e hanë ujku. Mëkot ua kërkojmë gjurmët e Ujkut matanë porte. Delengrënësi, një rrunzë e ka marrë në shpinë, delet tjera e ndjekin vetë pas si kope me të katra përpjetë kodrës.

Dhe, një nga një që të gjitha i hanë në përrua, pranë burimit Ujku, se: ia kanë turbulluar ujin tek Lumi (edhe pse uji rrjedhë teposhtë nga ai që pi mbi të (qëngjin nën urë), në mos ti sivjet i thotë Ujku, Babai yt, vitin a kaluar ma ka turbulluar  ujin…