E shtune, 20.04.2024, 08:03 AM (GMT+1)

Mendime

Hajro Limaj: Ku po e çon Erdogani Turqinë?

E merkure, 23.08.2017, 07:25 AM


Hajro LIMAJ

KU PO E ÇON ERDOGANI  TURQINË?

PARATHENIE

Nga Xhevat  MUSTAFA,Publicist, shkrimtar, diplomat

Ka një  kohë  të  gjatë, veçanërisht mbas viteve 1990, që  ish diplomati dhe publicisti Hajro Limaj është  afirmuar jo vetëm si një  nga njohësit më  të  mirë të  politikës, historisë,  kulturës dhe arsimit të  Turqisë, por edhe si nje mik i sinqertë dhe me vepra i popullit turk. Njohja shumë  e mirë  e gjuhës turke dhe  kalifikimet pas universitare dy here ne Stamboll e kanë  ndihmuar  për të  qenë  i përditësuar dhe me një  arkiv shumë të  pasur  për  zhvillimet politike, ekonomike,  shoqërore, kulturore-arsimore të  këtij vendi, të cilat shprehen edhe në   analizat, komentet, opinionet dhe librat e botuara  për raportet e shumanshme në  shekuj dhe në  ditët tona midis dy vendeve dhe  dy popujve tanë.

Pikërisht kjo lidhje e fortë kulturore me këtë  vend si dhe personaliteti qe ai kishte krijuar per bashkepunimin dy palesh ishin  arsyet kryesore të  emërimit  te tij  si  atasheun e parë  ushtarak të Shqipërisë  në  Republikën e Turqisë, në  periudhën dhjetor 1994-maj 2000. Jeta dhe puna në Turqi e ndihmuan Limajn  të  zgjerojë  njohuritë  mbi këtë vend dhe popull, kontaktet me personalitetet më të  larta të shtetit dhe të qeverive turke, deri  në nivelin e presidentëve dhe të kryeministrave si dhe të japë  kontributin e tij për zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve shumëpalëshe shqiptaro-turke, me theks raportet  politiko-ushtarake, arsimore dhe shendetsore. Libri i Z. Limaj “Midis Ankarasë dhe Tiranës 1990-2000”, botuar ne vitin 2004,në shqip dhe turqisht,  është padyshim një nga librat më të vlerësuar dhe më të lexuar. Në të shprehen veçanërisht  qëndrimet e shtetit turk  në mbështetje të kapërcimit të krizës së vitit 1997 në Shqipëri dhe për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

Por  vitet e fundit, me ndryshimin e thellë  të  kursit qeverisës nga Rexhep Taip Erdogan, si ish kryeministër dhe sot si president, Limaj ka përjetuar dhe shprehur  keqardhje dhe shqetësim për shkatërrimin e   hapësirave të demokracisë në Turqi, për shkeljen e të  drejtave dhe të  lirive të  njeriut dhe për largimin nga trashëgimia e pasur e Mustafa Kemal Ataturkut.  Plotpushtetizimi i Erdoganit, duke u rrëmbyer kompetencat dhe fuqitë institucioneve legjislative, ekzekutive, gjyqsore, është  kuptuar dhe përcjellë prej Hajro Limajt si një praktikë dhe dukuri shumë e rrezikshme jo vetëm për popullin turk dhe  për shqiptarët, si miq të  sinqertë  të  Turqisë,  por edhe për mbarë  rajonin dhe më gjërë, për BE-në  dhe NATO-n. Duke e shprehur në media qysh në  fillim e në vazhdimësi këtë shqetësim të  tij të sinqertë,  Hajro Limaj është bashkuar me të gjithë ata gazetarë dhe politikanë  turq, shqiptarë e nga mbarë bota, që, me përgjegjshmëri të lartë profesionale dhe me kurajo intelektuale dhe qytetare,  kanë paralajmëruar dhe vazhdojnë  të  tërheqin vëmendjen e opinionit public  turk dhe botëror, për rreziqet që  mund t'i vijnë, së pari  popullit dhe shtetit turk, nga shndërrimi i   Erdoganit në një sundimtar autoritarist dhe absolutarist. Këto vitet e fundit, sidomos pas të ashtuquajturës "tentativë  për grusht shteti", më 15 korrik 2016,  ai  ka kaluar në duart e tij

pushtete të shumta e të pakufizuara si dhe ka udhëhequr një kryqëzatë  të egër hakmarrëse, me arrestime dhe burgosje masive, ndaj të gjithë  atyre që i ka etiketuar si pjesëmarrës në këtë  tentativë. Është tejet shprehës një fakt i ri, publikuar në mesin e marsit 2017. Sipas një studimi mbi gjendjen në burgjet në vendet e Evropës, të  kryer nga Këshilli i Evropës, gjatë 10 viteve të fundit numri i të  burgosurve në  Turqi është rritur 191%. Tani në  Turqinë e Erdoganit gjenden në burgje 200 vetë për 100.000 banorë . Mbi 242 diplomate turq,midis tyre edhe atashe ushtarake , kane kerkuar strehim politik ne Gjermani,pa llogaritur ne vendet e tjera. Me ato që  ka bërë dhe po vazhdon të bëjë, Erdogani u kujton shumë miqve  të  popullit turk e të Turqisë imazhin dhe pushtetet e frikshme të sulltanëve të  dikurshëm tëTurqisë si dhe të diktatorëve në vende të ndryshme të botës. Prandaj  këto shqetësime të sinqerta për zhvillimet e reja në Turqi, studiuesi, publicisti dhe ish diplomati Hajro Limaj i ka shprehur në shumë shkrime të botuara në disa nga gazetat kryesore të përditshme në Shqipëri , Kosovë dhe Maqedoni si dhe në debate  televizive me shikueshmëri masive në mbarë Shqipërinë.  Disa prej këtyre shkrimeve i ka përmbledhur edhe në këtë libër.

Për të  qenë si gjithnjë, objektiv dhe i paanshëm,atdhetar i perkushtuar dhe i pa mposhtur ndaj asnje influence apo presioni,  për të dëshmuar se kundërvënia ndaj politikës së  brendshme dhe të jashtme të Erdoganit është me shtrirje të gjërë ndërkombëtare, sidomos në vendet e BE-së , në këtë libër janë përfshirë edhe disa analiza dhe komente nga publicistë  të  njohur nga vende të tjera. Ashtu  si Limaj, edhe këta  kanë  shprehur shqetësime  publike mbi rreziqet që paraqet kursi politik dhe qeverisës i Erdoganit jo vetëm për Turqinë  dhe për popullin turk, por edhe për të  gjithë  Azinë, Lindjen e Mesme, Ballkanin, Evropën...                        Ky libër i ri i studjuesit, publicistit dhe ish diplomatit Hajro Limaj, falë shkrimeve që janë   përfshirë në  të, shquhet jo vetëm për prognozë  të  hershme dhe vizionare, për parashikime përgjithësisht të vertetuara nga zhvilimet konkrete në Turqi, por edhe për bollëk shifrash, faktesh,  argumentesh dhe mesazhesh.  Duke i përmbledhur, tre janë mesazhet kryesore që  nxirren dhe përcillen nga ky libër.                                                                                                               I pari: ka ikur koha e diktaturave dhe e diktatorëve dhe se shekulli 21 është epoka e demokracisë së vërtetë, funksionale, të përjetueshme,  e zbatimit dhe respektimit korrekt të  të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut.

I dyti: plotpushtetizimi,  sulltanizimi apo putinizimi i Erdoganit, radikalizimi islamik në Turqinë e sotme, nuk është  thjeshtë dhe vetëm çeshtje e brendshme, eskluzive e këtij vendi dhe e popullit turk. Në  të  kundërtën, ato reflektohen dhe kanë ndikim, ku më shumë e ku më pak,  në  të  gjitha vendet e rajonit, si dhe në  Ballkan, sidomos në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë , e tj. Natyrisht, edhe në  NATO dhe BE.                               I treti: është  në  interesin ekonomik,shoqëror, strategjik, politik, ushtarak, turistik, e tj, të  Turqisë, mbetja në  NATO dhe zgjerimi i marrëdhënive dhe i angazhimeve me BE dhe jo aleancat me Rusinë, që janë koniunkturale,  të pasinqerta dhe të rrezikshme edhe për vetë  popullin turk.Turqia sot është në  udhëkryq.

Ajo është vendosur përballë Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i sfiduar dhe kërcënuar me afrimin politik, ekonomik dhe ushtarak me Rusinë.  Viti 2017 e ka gjetur Turqinë plot konflikte të brendshme dhe të jashtme, me mungesë të theksuar sigurie brenda vendit,  e shoqëruar me një veprimtari terroriste të pashembullt  më parë. Këtyre mund t'u shtohen edhe rënia e përshpejtuar, në pikiadë e zhvillimit ekonomik dhe rreziku i  një embargoje ndërkombëtare. Si konkluzion, ky libër i ri i publicistit dhe ish diplomatit të mirënjohur Hajro Limaj, ndihmon për të kuptuar më mirë se ku po e çon Turqinë politika islamike dhe qeverisja me ambicje dhe tendenca të pambulueshme absolutiste e Erdoganit.

Strategjia e Erdoganit eshte shkaterrimi i shtetit laik,demokratik dhe ligjor te Turqise se ngritur nga Ataturku dhe ndertimi i nje Republike Islamike te drejtuar prej nje sulltani  me kopetenca te plota diktatoriale.

Autori

Politika dhe qeveria shqiptare duhet të distancohen nga politikat e Erdoganit, pasi ato bien në kundërshtim me interesat tona strategjike per konsolidimin e shtetit demokratik,ligjor dhe laik me fytyre te plote europiane. Erdogani dhe politikat e tij kanë ne themel strategjinë e ripushtimit të Botës Shqiptare  nëpërmjet  islamizimit të politikes dhe radikalizimit te islamit  , “pushtimin” e saj nepermjet shumefishimit te  xhamive dhe të institucioneve të tjera fetare  për të rigjallëruar marrëdhëniet me konceptet e Perandorisë Osmane .

Autori

Komisioneri per zgjerimin e Bashkimit Europian Johannes Hahn ne “Reuteres”

02 Maj 2017 

TURQIA IA KTHEU SHPINEN BE-se

“Turqia,nen presidentin Rexhep Tayyip Erdogan, ia ktheu shpinen anetarsimit ne Bashkimin Europian.

Seicili e ka te qarte se Turqia  po largohet nga prespektiva evropiane.Fokus i marredhenieve tona duhet te   jete dicka tjeter.

Qeverite  evropiane thone se procesi i anetaresimit te Turqise ka vdekur per shkak te shtypjes se desidenteve nga Erdogani,talljeve te tij me Gjeramnine  per shkak te  se shkuares naziste dhe nje referendum qe i jep atij pushtet te madh “.

Ky liber eshte nje permbledhje e artikujve te autorit Hajro Limaj dhe artikujve me te lexuar te autoreve te huaj te publikuar deri me sot mbi situaten politike ne Turqi.

Per ti dhene lexuesit nje pasqyre sa me te qarte te ndodhive ne dy vitet e fundit, libri eshte ndare ne dy pjese:

(1) Politika e Turqise para grushtit te shtetit dhe

(2) Politika e Turqise pas grushtit te shtetit.

Sulltanizmi i Erdoganit [1]

Hajro Limaj

19   Dhjetor 2014

Arrestimi i gazetarëve në Turqi, dy prej të cilëve janë drejtuesit kryesorë të gazetës“Zaman”  dhe televizionit “Samanyolu”, është bërë tema e ditës e të gjithë medias botërore. Kështu, gazeta britanike, “The Guardian” shkruan: “Policia turke arreston 23 persona duke i bërë presion shtypit opozitar”.

Një panoramë e turpshme për Turqinë.

Fatkeqësisht në Turqinë e shekullit XXI, ndërhyhet ndaj një grupi medietik, që ka me dhjetëra televizione, radio, portale dhe revista. Po kështu, zyrtarët më të lartë evropianë i kanë kritikuar ashpër arrestimet në masë të përfaqësuesve të mediave kryesore opozitare. Shefja për Politiken e Jashtme në Bashkimin Evropian, Federika Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, deklaruan se arrestimet e gazetarëve dhe kryeredaktorëve turq, bien në kundërshtim me vlerat evropiane. Ndërsa, BBC njoftoi se këto media njihen si opozitare dhe kanë raportuar mjaft kritika ndaj Presidentit.

Këto arrestime vijnë pak ditë pasi Erdogani ka bërë të ditur se do të ndërmerren “hapa të rinj” ndaj mbështetësve të Fetullah Gylen, i cili është lideri shpirtëror i Lëvizjes Hizmet. Me të njëjtin shqetësim u shpreh edhe zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jane Psaki, e cila deklaroi se SHBA-të po i ndjekin nga afër raportet për bastisje dhe arrestime në Turqi.[2] Liria e medias dhe pavarësia e drejtësisë janë elemente kyçe në çdo demokraci të shëndetshme dhe gjithashtu, pjesë e Kushtetutës turke.

Analisti i gazetës më të rëndësishme, “Hurriyet”, Taha Akyol, në komentin me titullin “E frikshme”, e vlerëson 14 dhjetorin si “Ditën e zezë në historinë e demokracisë”.[3] Kurse kolegu tij, Ahmet Hakan e titullon shkrimin e tij  “E frikshme, e rrezikshme, e paligjshme”[4].

Vazhdimi i arrestimeve në Turqi vlerësohet si grusht shteti kundër medies, shtypit dhe lirisë së mendimit. Dhe, ky ashpërsim midis ish-kryeministrit dhe sot president i Turqisë, Erdogan, ka shpërthyer me të gjithë forcën e tij, veçanërisht që prej 17 dhjetorit të vitit të kaluar, kur shpërtheu skandali i pastrimit të një miliard dollarëve iranianë në Bankën Popullore në Ankara. Në listen e arrestimeve pasardhëse ishte edhe djali i vetë Presidentit Erdogan, i cili nga telefonatat e zhvilluar u zbulua se nga ky skandal kishte fshehur me dhjetëra milionë dollarë.

Qeveria e kryesuar nga z. Erdogan, ndërmori një fushatë të egër spastrimesh, duke pushuar apo transferuar me mijëra oficerë dhe punonjës policie; shkarkoi apo transferoi me dhjetëra prokurorë që ishin të angazhuar kundër këtij skandali të përmasave të mëdha. Në këto përplasje të pushteteve, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, deklaroi se vazhdimi i kësaj rruge do t’i japë fund shtetit ligjor dhe demokratik në Turqi.

Këto qëndrime po e ulin shume imazhin e Turqisë në botën demokratike dhe po e largojnë atë më shume nga mundësia e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.[5]

Ish-atasheu ushtarak: Deklaratat e Erdogan të papranueshme[6]

15 Maj 2015

Roland Qafoku

Ish-atasheu ushtarak i Shqipërisë në Turqi, Hajro Limaj, shpërthen në akuza të rënda ndaj presidentit të Turqisë Tajip Erdogan lidhur me kërkesat e tij për mbylljen e shkollave të rrjetit “Gylistan” në vendin tonë.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel one” të gazetarit Roland Qafoku, Limaj e cilësoi të pa pranueshme deklaratën e Erdoganit, duke shtuar se faji për këtë është i politikanëve tanë që në rastin më të mirë e lejuan atë të flasë me atë gjuhë dhe në rastin më të keq nuk reaguan fare për ato që ai tha.

“Rrjeti “Gylistan” ka  shkolla ne afro 140 vende te botes: në SHBA , në Gjermani,ne Bruksel etj, por Erdogan-it nuk i shkon në mendje ta bëjë një kërkesë të tillë atje, sepse Obama dhe Merkel do ti tregonin vendin”, tha Limaj.

Aktualisht drejtor i Institutit për Politikat e Sigurisë Kombëtare,Z. Limaj mban gradën diplomatike Minister Keshilltar  në këtë fushë dhe është njohës shumë i mirë i raporteve mes Shqipërisë dhe Turqisë. “Disa vite më parë gjatë vizitës në Shqipëri, fotoja e presidentit turk Erdogan me drejtuesit e kolegjeve ne Shqiperi  ishte ne sfond sa një faqe muri, tani që raportet e Erdogan me opozitën turke janë përkeqësuar, ai e sulmon ate që nga Shiëperia”, tha Limaj duke shtuar më tej se s’ka përse  krizat e politikes se brendshme  te Turqisë të transferohet në Tiranë.

Limaj vlerësoi fjalën e deputetit socialist Ben Blushi në kuvend lidhur me këtë cështje. Sipas Limajt fjalimi i Blushit ishte mëse i drejtë dhe kështu duhet të veprojë e gjithë klasa politike shqiptare. “Erdogan nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë dhe të ndikojë në punët e Shqipërisë sepse kjo është shkelje e parimeve dhe e të drejtës së shtetit tonë” tha Limaj.

Politikat totalitare të Erdoganit dhe rritja e terrorizmit në Turqi [7]

Hajro Limaj

12 Tetor 2015
Turqia, me urdhrat dhe direktivat e presidentit Erdogan kohët e fundit i ka rritur akoma më shumë dënimet me burg ndaj gazetarëve që kundërshtojnë politikat e qeverisë për shkeljet e vazhdueshme dhe sistematike të të drejtave të njeriut dhe fjalën e lirë, për diktimet në gjyqësor dhe polici. Raporti i fundit prej  95 faqesh i Qendres së Binghamit për Drejtësi dhe Ligj, hartuar nga ish-Kryetari i Gjykatës së Lartë të Anglisë, Prof  Sir Jeffrey Jowell QC,drejtor i kësaj qendre, ish Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Anglisë dhe ish-deputeti konservator,Sir Edward Garnier QC dhe Sarah Palin, avokate e specializuar në ligjin e të drejtës së mediave fajëson qeverinë e Erdoganit e cila i ka kthyer gjykatat apatike dhe të varura politikisht, ka censuruar mediat online, ka kufizuar lirinë e shprehjes, pengimin e hetimeve ndaj korrupsionit dhe se të ndaluarit janë trajtuar me metoda poshtëruese.[8]
Raporti nis me akuzat për korrupsion ndaj Erdoganit dhe ministrave të tij nga dhjetori i vitit 2013, ku u arrestuan djemtë e tre ministrave dhe një javë me pas ishte planifikuar arrestimi i djalit të Erdoganit për pastrimin e 1 miliardë dollarëve me një biznesmen iranian, nënvizon se faktet flasin qartë se mbas këtij skandali represioni ndaj kundërshtarëve që shprehen kundër qëndrimeve të Erdoganit dhe të qeverisë turke kanë kaluar çdo kufi të një shteti që pretendon se funksionin drejtësia dhe ligji.[9]
“Kemi analizuar hollësisht veprimet e ndërmarra nga qeveria turke dhe agjencitë e saj që nga dhjetori i vitit 2013, dhe në unanimitet të plotë kemi arritur në përfundimin se ka pasur një ndryshim të dallueshëm regresiv në procesin e reformave të ndërmarra që nga periudha kur Turqia nisi bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në vitin 2005. Ne e konsiderojmë këtë si një pengesë serioze për demokracinë turke dhe respektimin e të drejtave të njeriut, dhe në veçanti për lirinë e fjalës dhe shtetin e së drejtës”, thekson raporti.[10]
“Parë nga perspektiva e së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ne vlerësojmë se qeveria turke ka kryer shkelje domethënëse të të drejtave të njeriut nga lëvizja Hizmet, e cila në mungesë të mjeteve juridike të përshtatshme në Turqi, do të justifikonin ndërmarrjen e një veprimi ligjor në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”[11]. Sipas raportit në fjalë, në shënjestër të të gjitha sulmeve ka qenë veçanërisht sistemi i drejtësisë penale, radiot dhe televizionet janë censuruar duke u përballur me ndërprerje të detyruar të transmetimeve.
Mediat sociale gjithashtu kanë qenë subjekt i censurës, e cila sanksiononte fshirjen e përmbajtjeve nga faqet e internetit, në disa raste pa pasur më parë një vendim gjykate. “Arrestimi dhe ndalimi i gazetarëve, drejtuesve të mediave, oficerëve të policisë, prokurorëve publikë dhe gjykatësve, të cilët hamendësohet të jenë përkrahës të Lëvizjes për Shërbim ( Hizmet ) dhe trajtimi i tyre në qelitë e paraburgimit, ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me shkeljen e të drejtës së tyre për liri dhe siguri” nënvizon raporti.[12]
Një nga viktimat, të cilin raporti e nënvizon në mënyrë eksplicite, është z. Hidajet Karaxha, Drejtori Ekzekutiv i Grupit Mediatik “Samanjolu”, i cili u arrestua dhjetorin e kaluar me pretendime të dyshimta të krijimit të një organizatë terroriste. Drejtori Ekzekutiv i Grupit Mediatik “Samanyolu”, z. Hidajet Karaxha, Kryeredaktori i gazetës “Zaman”, z. Ekrem Dumanllë dhe disa gazetarë të gazetave të tjera, producentët dhe skenaristët e një seriali televiziv, janë akuzuar për komplot kundër një grupi islamik. Z. Karaxha dhe 63 oficerë policie të ndaluar, vazhdojnë të mbeten në burg, pavarësisht se një gjykatë kompetente urdhëroi lirimin e tyre me kusht.[13]
Raporti thekson se rreth 40 mijë policë, nëpunës civilë, gjykatës dhe prokurorë publikë janë larguar nga postet e tyre që nga nisja e hetimeve për korrupsion ndaj rrethit të ngushtë të bashkëpunëtorëve të Erdogan në dhjetor të vitit 2013.[14] Sir Edward Garnier i pyetur nga “The Guardian” tha se:“Duke ditur faktin se gjykatat (turke) janë nën ndikimin politik të qeverisjes aktuale ekziston mungesa e çdo perspektivë realiste për zgjidhjen e çështjes brenda kuadrit të gjykatave të brendshme”[15].
Gjykata Kushtetuese mbetet “shpresa e fundit”, shtoi ai, por në raste të caktuara dhe ajo është ndikuar politikisht. “Është e mundur, besojmë ne, që ata që janë dëmtuar nga i gjithë ky proces, t’i drejtohen në mënyrë të drejtpërdrejtë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Gjithsesi ata do të duhet të marrin këshilla ligjore, mbasi situata në Turqi nuk është aspak optimiste”.[16] Vitin e kaluar Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dha 101 vendime kundër Turqisë, gjykime të cilat vërtetojnë shkeljet e të drejtave të njeriut. Vetëm Rusia ka humbur më shumë çështje në Strasburg.[17]
Raporti vë theksin në përkeqësimin e të drejtave të njeriut në Turqi, në rastin e reagimit “represiv” të qeverisë turke ndaj demonstratave popullore në Stamboll në vitin 2013 në parkun “Gezi” kundër qeverisë.[18] Alp Aslandogan, një zëdhënës i Shoqatës së Gazetarëve dhe Shkrimtarëve i tha “The Guardian” se: “Ka pasur nënshtrim të gjyqësorit dhe medias nga qeveria. Lëvizja për Shërbim është zgjedhur qëllimisht si “armik” për të justifikuar veprimet autoritare të qeverisë”[19]. Dhe në vend që qeveria turke të reagonte ndaj kritikave dhe paralajmërimeve që i kanë ardhur nga Shtëpia e Bardhë, Bashkimi Evropian dhe gjithë bota e qytetëruar, ajo këto ditë u bë më agresive ndaj lirë se medias. Mbas Türk Telekom dhe e Turkcell-it vendosën edhe në Digiturk bllokimin e 7 televizioneve.
Dhe kjo ndërmarrje u realizua 23 ditë përpara zgjedhjeve të parakohshme të 1 Nëntorit. Sipas kësaj 3,5 milionë abonentë të “Samanyolu Haber”, “Bugün TV”, “Mehtap”, “Irmak”, “Samanyolu” dhe “Kanaltürk”, madje edhe kanalin e fëmijëve që nuk jep lajme “Yumurcak” e ka vënë në censurë. Dhe të gjitha këto bëhen pa vendime të gjykatës. Me datën 10 u ri arrestua kryeredaktori i gazetës së madhe “Today’s Zaman”, Bülent Kene? për arsye se ka fyer ne media presidentin Erdogan.[20]
Arrestimi u bë me akuzën se kryeredaktori ka vazhduar kritikat në të njëjtën formë mbasi gjykata e nxori të pafajshëm. Por i çuditshem dhe i pa besueshem ishte vendimi i djeshëm për arrestimin e dy gazetarëve më me emër në Turqi Necati Do?ru dhe U?ur Dündar me nga 11 muaj burg.[21] Shkaku janë kritikat e tyre ndaj presidentit dhe ish një ministri. Pa folur këtu për bastisjet dhe presionet që po vazhdojnë ndaj gazetës “Hurriyet”, pronari i të cilës mundi të arratisej në Angli një ditë para fillimit të këtij agresioni. Për të gjitha këto, veçanërisht për arrestimin e Bülent Kene?it, reagoi ashpër zëvendësministri i Jashtëm i Amerikës, Doug Frantz, i cili në mesazhin e tij deklaroi se: “Ju kujtoj miqve të mi turq se gazetaria nuk është krim dhe Bülent Kene? për hedhjen e një tëeet i të arrestohet. Kjo nuk është demokraci”[22].

Lufta e ashpër politike ne Turqi, veçanërisht mbas demonstratave në Parkun “Gazi” në Stamboll dhe shpërthimit të skandalit financiar të 17 Dhjetor 2013, ku përfshihej edhe djali i presidentit Erdogan dhe fëmijet e tre ministrave, e ka tronditur rëndë stabilitetin dhe sigurinë e vendit. Uniteti i popullit turk është dëmtuar, të cilat kanë sjellë rritjen e veprimtarive terroriste në qytetet kryesore si asnjëherë tjetër. Kështu për shembull gjatë vitit 2015 Turqia është tronditur rëndë me 5 goditje të rënda terroriste. Më 10 tetor në Ankara nga një shpërthim terrorist u vranë 109 vetë dhe u plagosën 186 qytetarë të pafajshëm, më 20 korrik në Shanlleufra humbën jetën 34 vetë, më 5 qershor në Dijerbakër 5 veta dhe ne 6 janar në Stamboll po me shifra të larta.[23]
Të mos flasim më për konfliktet e hapura në lindje dhe juglindje të Turqisë, ku jeton popullsia kurde dhe mbas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme me urdhër të Erdoganit rifilloi lufta midis forcave të sigurisë dhe Partisë Komuniste Kurde, ku përditë vriten qytetarë të këtij vendi. Për këtë situatë kanë reaguar jo pak SHBA-ja dhe shtetet kryesore të Evropës. Kur lufta për pushtet të përjetshëm, siç po vepron Z.Erdogan, del mbi interesat kombëtare të vendit detyrimisht që vendoset terrori mbi mediat dhe fjalën e lirë, burgosen gazetarët dhe komentatorët, shpallen “organizata terroriste” shoqatat e shoqërisë civile që kundërshtojnë totalitarizmin në rritje, censurohet dhe mbyllet shtypi dhe televizionet që e kundërshtojnë këtë politikë, burgosen prokurorët apo gjykatësit që nxjerrin nga arrestimet “krijuesit e organizatës terroriste” dhe mos besimi reciprok kalon deri në veprimtarinë më të tmerrshme: terrorizmin.

Totalitarizmi i Erdoganit dhe zgjedhjet problmetaike ne Turqi [24]

Hajro Limaj

6  Nentor 2015

Rizgjedhjet e përgjithshme të datës 1 Nëntor në Turqi sollën rezultate që nuk priteshin as nga komuniteti ndërkombëtar dhe as nga vetë politika dhe populli turk. Partia e Erdoganit, e cila aktualisht drejtohet formalisht nga Davutoglu, për një periudhë shumë të shkurtër, 5 mujore mori 49.46% të votave, me 317 deputetë, Partia Popullore Repubikane CHP (Cumhuriyet ve Halk Partisi)  25.32% me 134 deputete, Partia Demokrate Popullore HDP (Halklarin Demokratik Partisi), pro kurde 10.75% me 59 deputetë dhe Partia Popullore Nacionaliste MHP (Milliyetci Halk Partisi) 11.91% me 40 deputete nga 550 deputete që është numri i deputeteve në Turqi.[25] Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP – Adalet ve Kalkinma Partisi) e Erdoganit u rrit me 8 %, me 53 deputetë në krahasim me zgjedhjet e zhvilluara para 5 muajsh. Ndryshimi midis këtyre dy zgjedhjeve të një pas njëshme është se ne zgjedhjet e para Partia e Erdoganit i fitoi ato, por mund ta drejtonte vendin vetëm me koalicion, ndërsa me zgjedhjet e tanishme do ta drejtojë vendin e vetme, kërkesë dhe dëshirë e vetme e Erdoganit. Po përse Erdogani me t’u shpallur zgjedhjet e 7 Qershorit i kundërshtoi ato dhe u shpall për rizgjedhje të reja, duke e lënë vendin për 5 muaj gati në një krizë politike ?

Siç është publikuar në të gjithë median ndërkombëtare dhe nga lufta e brendshme politike , Erdogani dhe ish katër ministrat e tij akuzohen rëndë për një skandal finaciar të datës 17 dhe 25 Dhjetor 2013 në pastrimin e 1 miliardë dollarëve nga fëmijët e tyre, për të cilën 3 prej ministrave dhanë edhe dorëheqjen. Kjo është edhe koha që në Turqi u rrit dukshëm mungesa e stabilitetit politik dhe sigurisë në vend. Krijimi i qeverisë së koalicionit do të sillte edhe kërkesën e tre partive të tjera për hapjen e hetimeve parlamentare ndaj këtij skandali. Përveç kësaj Partia Popullore Republikane CHP në takimet për koalicionin shtoi edhe hapjen e hetimeve ndaj Erdoganit për maunet me armatime që dërgonte në Siri nëpërmjet Organizatës Kombëtare të Intelligjencës MIT (Milli Istibarat Teskilati) ose sic mund ta quajmë SHIK-ut Turk dhe shkeljen e kushtetutës për pjesëmarrjen e presidentit, në kundërshtim të hapur me kushtetutën, në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare. Edhe pse në kushtetutë përcaktohet se nëse partia e parë nuk mund të krijojë qeverinë presidenti duhet të ngarkojë kryetarin e partisë së dytë, ai këtë nuk e bëri fare por dekretoi rizhvillimin e zgjedhjet parlamentare të përgjithshme.

Programi i dyshimtë

Për të riardhur në krye të qeverisjes e vetme partia e tij, Erdogani u mbështet në një program të dyshimtë dhe që i solli pasoja shumë të rënda vendit. Akuzoi kryetarin e njerës prej tre partive opozitare, atë të Partisë Demokratike Popullore HDP, e cila për herë të parë hyri në Kuvend me 59 deputetë si mbështetës të veprimtarive terroriste. Gjithashtu ai hoqi dorë nga “procesi i zgjidhjes”[26] që zbatohej vitet e fundit me krahinat lindore dhe juglindore të vendit ku jeton shumica e popullsisë kurde në Turqi dhe rifilloi mësymjen ushtarake ne emër të luftës kundër terrorizmit, luftë e cila u kthye në shqetësim të brendshëm dhe të jashtëm, duke e kritikuar të gjitha institucionet dhe shtetet demokratike te botës, me ne krye SHBA, Bashkimin Europian dhe OSBE-në. Në të njëjtën kohë u nderprenë punimet e kuvendit të ri që kishte dalë nga zgjedhjet e 7 Qershorit. Akuzoi përpjekjet e brendshme dhe të jashtëme për mbështetje të organizatës terroriste të quajtur Partia e Punëtorëve të Kurdistanit PKK (Partiya Karkerên Kurdistanê) për coptimin e Turqisë nga luftimet apo veprimtarite terroriste ku janë vrarë me qindra njerëz. Kulmi mbriti në qytetin e Ankarasë kur në një miting paqësor u vranë nga dy shperthime te fuqishme 109 qytetarë të pa fajshëm turk, të cilat ishin vazhdim i këtyre veprimtarive pothuajse në të gjithë Turqinë Qëndrore dhe atë Lindore.

Terrori dhe represioni

Shumë ushtarakë, oficerë, nënoficerë e ushtarë vazhdojnë të vriten në përplasjet e ringjallura me terroristët. Kjo situatë rriti shumë frikën dhe mungesën e sigurisë në të gjthë popullin. Tensionet janë rritur me tej me mbylljene shumë televizioneve, arrestimi i disa gazetarëve, policëve, prefektëve, inspektorëve, prokurorëve, gjykatësve dhe biznesmenëve të ditëve të fundit. Çdo gazetar apo qytetar, madje edhe nën 18 vjeç që kritikonte politikat e Erdoganit është i arrestuar për “ofendim të presidentit”. Pra është vënë në zbatim dënimi për agjitacion e propagandë si në ish vendet komuniste. Një nga gazetat më të medha të Turqisë “Hyrrijet” gjatë gjithë kësaj periudhe trajtonte me pa anëshmëri zhvillimet që ishin në kundërshtim me shtetin ligjor dhe demokratik dhe policia kreu bastisje e presione të gjithanshme ndaj saj, pronari i së cilës u arratis në Angli. Nga ky terror dhe frikë dje gazeta në fjalë i dërgoi mesazhin presidentit se “do të jemi pranë jush”…[27] Nëse do të ekzitojë më tej është e detyruar sepse, më datën 27 Tetor televizionet “Bugun TV” dhe “Kanalturk”, të dyja në pronësi të grupit Koza-Ipek, me seli në Stamboll u mbyllën me ndërhyrje policore.

Betaj me mediat e pavarura

Tani e kanë radhën grupi botues ku bëjnë pjesë të përditshme “Bugun” dhe “Millet”, kanali televiziv Samanjollu, Gazeta Zaman, sajtet, revista Nokta, shtëpi botuese dhe biznese që mbështesin opozitarët e Erdoganit. Grupi Koza-Ipek është akuzuar për “financimin, rekrutimin dhe të bërit propagandë” në emër të imam Fetullah Gylen i cili është frymëzuesi i një rrjeti mediash dhe OJQ-sh që konsiderohen si “organizatë terroriste” nga Erdogani. Gylen – që banon në SHBA – është kthyer “armiku publik numër 1” i qeverisë pas skandalit të korrupsionit që ka prekur figura të shumta politike të vendit. E gjithë kjo luftë psikologjike dhe fizike ndaj opozitareve, medias dhe fjalës së lirë në emër “të shpëtimit të Turqisë”, në njërën anë rriti nacionalizmin në popullsinë e zonave rurale, ndërsa nga ana tjetër një pjesë e rëndësishme nga frika dhe pa siguria e jetës dhe pasurisë, duke mos patur alternative tjetër ndaj këtij revanshi votoi për Erdoganin, pa folur këtu për rajonet Lindore e Jug Lindorë që ishin në gjëndje të jashtëzakonshme, gjëra të cilat në kohën që Turqia drejtohej nga Turgut Ozal, Demirel, Çiler, Ecevit etj as që mund të mendoheshin.

Këto janë arsyet që SHBA, Bashkimi Europian, OSBE dhe shume shtete demokratike i ka kritikuar  ashpër këto zgjedhje dhe parashikon një dimër më të ashpër për demokracine,  shtetin ligjor, liritë e shprehjes dhe të medias, të protestave paqësore etj.

Qëndrimi prej 13 vjet në pushtet i Erdoganit, nga të cilat 12 vjet kryeministër dhe 1 vit president me maninë e tij për të qenë i gjithë pushtetshëm dhe i përjetshëm po e çon Turqinë drejt një vendi me drejtim absolut totalitar. Objekti i tij i shpallur është ndryshimi i kushtetutes, ndryshimi i sistemit politik nga parlamentar në atë presidencial, të ngjashëm me Amerikën ose më e pakta me Francën. Kjo zgjidhje do ta ligjërojë atë përfundimisht të gjithë pushtetshëm. Së bashku me këtë ai ka për objektiv të bëhet lideri i Botës Islame, duke e shfrytëzuar fenë për karrierën e tij. Pikërisht se individi afatëgjatë në pushtet bëhet shumë i rrezikshëm shumë vende të botës me në krye Amerikën kanë kufizuar qëndrimin e tyre në pushtet. Nga kjo jetëgjatësi në pushtet e Erdoganit do të vuajë jo vëtëm demokracia e Turqisë, por ajo do të influencojë negativisht edhe mundësinë e integrimit të saj në BE. Edhe Shqipëria, megjithëse Turqinë e ka shpallur partner strategjik, po të shikohen marrëdhëniet e saj me ne janë pothuajse të ngrira. Populli shqiptar dëshiron një Turqi të re të ndërtuar nga Ataturku, një Turqi në Europë dhe  jo  një  Turqisë që ka dalë jashtë këtyre principeve.

Erdogani nxiti erë e po korr stuhi[28]

Baha Güngör

03 Janar 2017

Në Turqi nuk ka të reshtur seria e sulmeve tronditëse terroriste. Kohë përpara se të pritej ndërrimi i viteve ndaj shtresës shoqërore me orientim modern të Turqisë ishte paralajmëruar sulmi i tmerrshëm terrorist në klubin e natës „Reina". Gjatë javëve të fundit shpesh sharlatanë gjëmonin në mediat sociale kundër festës së Vitit të Ri me tituj si „Imam" ose „Hoxha". Në këtë kontekst ata as nuk u rezervuan që t'i shpallnin si "të pafe" e kësisoj edhe si objektiv të sulmeve të dhunshme ata që preferojnë mënyrën perëndimore të jetesës. Madje zyra e religjionit si (Güngör, 2017) instanca më e lartë fetare e republikës laike ishte shprehur në predikimin e shpërndarë në xhami kundër festimeve me rastin e Vitit të Ri, që nuk është në përputhje me kulturën islame.

Terrori do të vazhdojë

Kështu pyetja nuk ishte më nëse, por vetëm se ku do të godisnin terroristët e armatosur radikalë islamistë natën e Vitit të Ri. Për këtë arsye policia në Stamboll kishte mobilizuar 17.500 forca, në mënyrë që të parandalohej një masakër. Por pikërisht në 'Reina’ ndodhej vetëm një polic, që u qëllua prej atentatorit, përpara se ai të qëllonte verbërisht ndaj njerëzve duke vrarë e plagosur. Teoritë e komplotit nuk mungojnë. Por fakt është, që Turqia ndodhet para krizës më të vështirë në politikën e brendshme, madje para kaosit më të madh që prej themelimti të saj në vitin 1923.

I verbëruar prej qëllimit të tij, për ta kthyer Turqinë në një republikë presidenciale dhe për ta shpallur veten një sundimtar të vetëm ndaj vendit dhe popullit, kalkulimet e gabuara të një pas njëshme të Erdoganit po çojnë në vetëshkatërrimin e tij. Kohët, kur Erdogani si reformator entuziazmonte BE-në e kësisoj edhe Gjermaninë, kanë marrë fund. Në vend që të drejtojë për në BE një Turqi funksionuese në politikë, ekonomi e kulturë dhe të orientuar nga vlerat bashkëkohore, ai e ka humbur në mënyrë të pakthyeshme kredibilitetin ndaj personit të tij. Në vend që të konsolidojë kursin e dikurshëm të pajtimit me kurdët, ai ka vendosur tani për konfrontimin direkt. Qëkurse faktikisht ai u bë shkas për anulimin e zgjedhjeve parlamentare më 7 qershor 2015 gjatë sulmeve terroriste në Turqi kanë gjetur vdekjen rreth 1.500 vetë e qindra të tjerë janë plagosur. Që nuk po duket të ketë një fund të vrasjeve,  këtë e tregon akti i fundit i dhunës në Bosfor. Nëse e vlerëson realisht situatën sivjet mund të priten edhe shumë sulme të tjera terroriste. Pasojat për ekonominë, për stabilitetin e monedhës kombëtare Lira dhe për turizmin janë qysh tani të ndjeshme.

Sfida Siria

Një kthesë për Erdoganin nuk është më e mundur. Ai tani duhet të zhvillojë luftë deri në fund krah Rusisë kundër milicëve terroristë të "IS". Kundër një organizate, frymën paraprirëse të së cilës Erdogani dhe pasuesit e tij e trajtonin me kujdes dhe tani nuk po munden ta shmangin më. Ushtria turke lufton njëkohësisht edhe kundër kurdëve të Sirisë, për t'i penguar ata që të shtrihen në territoret fqinje përgjatë kufirit turk. Brenda vendit vazhdon lufta kundër lëvizjes së klasifikuar si terroriste (FETÖ), të bashkëluftëtarit të tij të dikurshëm Fethullah Gülen. Më shumë se 100.000 nëpunës shteti janë pushuar nga puna ose janë shkarkuar nga detyra, mbi 40.000 vetë janë arrestuar, sepse ata gjoja janë ose kanë qenë anëtarë të „FETÖ". Por deri tani nuk ka dëshmi bindëse për këtë.

Nëse Erdogani do të rifitojë besimin brenda dhe jashtë vendit, ai duhet t'i thërrasë arsyes. Në këtë kontekst ai duhet p.sh. që pas sulmit terrorist natën e vitit të ri të mos mjaftohet vetëm me një deklaratë me shkrim, por të angazhohet edhe personalisht lidhur me hetimet për dorasin apo dorasit. Po ashtu ai duhet menjëherë jo vetëm të distancohet prej kërcënimit ndaj atyre, që preferojnë një stil tjetër jetese, por edhe duhet që drejtësinë e policinë, që janë nën njerëzve dhe institucioneve. Po ashtu ai nuk duhet që në çdo rast të akuzojë publikisht BE-në e në radhë të parë Gjermaninë, se po i mbështesin e sigurojnë strehë terroristëve dhe organizatave të tyre.

Sundimi i arbitraritetit

Në Gjermani shteti ligjor do të thotë, që drejtësia dhe organet e sigurisë janë të detyruara, t'u provojnë me fakte të qendrueshme personave të akuzuar fajin, përpara se t'i dënojnë. Ndërsa në Turqi ende vlen, që vetëm mendimi në kundërshtim me kreun e shtetit të shërbejë si bazë për arrestin dhe mbajtjen në arrest hetimor. Për të rifituar lirinë, individi duhet ta dëshmojë vet fajin e tij. Ndaj ndodhen në burg mbi 170 gazetarë, shkrimtarë e studiues, të cilëve u duhet që në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme të përballojnë hetuesinë deri në pesë ditë përpara se t'u lejohet të kontaktojnë një avokat. Kështu Turqia nuk mund t'u bëjë ballë sfidave të shekullit të 21-të.

‘The Times’ publikon dokumentin sekret: Kush e organizoi grushtin e shtetit në Turqi.[29]

23  Janar 2017

“The Times” ka publikuar sot një raport sekret në të cilin shkruhet se Erdogan kishte planifikuar spastrimet në radhët e kundërshtarëve para zhvillimit të grushtit të shtetit në Turqi dhe  se   sipas tij nuk qëndron Gulen, të cilin Erdogan e ka akuzuar direkt pas ngjarjes.

Sipas mediave italiane, grushti i shtetit që dështoi në Turqi Korrikun e kaluar nuk u drejtua nga kleriku Fethullah Gulen, i cili u akuzua nga Erdogan për orkestrimin e grushtit të shtetit.Sipas raportit të publikuar nga “The Times”, grushti i shtetit ishte orkestruar nga kundërshtarët e brendshëm të Erdoganit, të pranishëm sidomos në aparatin ushtarak, pasi kishin marrë vesh vendimin e Erdogan për “spastrimet” që do bënte në radhët e tyre.

“Vendimi për komplotin, ose grushtin e shtetit – thotë raporti i publikuar nga Times – është pjekur nga frika e spastrimit të afërt dhe ka shumë të ngjarë që një grup i formuar nga gulenistë, kundërshtarët e AKP dhe oportunistë të jenë përgjegjës për grusht shteti.E me shumë mundësi Guleni mund të mos ketë pasur një rol në gjithë këtë.”

“Sipas inteligjencës, Gulen ndodhej shumë larg dhe roli për një funksion të tillë në lëvizje për orkestrimin e grushtit të shtetit për rrëzimin e presidentit duket i pamundur”.Raporti thekson se nuk ka asnjë dëshmi që të vërtetojë se ushtria dhe gulenistët ishin të gatshëm për të bashkëpunuar për të rrëzuar presidentin.

Grushti i shtetit ne Turqi, Erdogan kerkon te gjeje armiq[30]

17 Korrik 2016

Hajro Limaj

Ngjarjet në Turqi janë bërë objekt diskutimi në gjithë median shqiptare.Shumica argumentojne se tentativa e një puci ushtarak është skenar i vete presidentit Erdogan.Me këtë mendim janë dhe shumë analistë të njohur të botës.Fakti që sipas Erdoganit kjo tentative puciste është bërë nga një pjesë shumë e vogël e ushtrisë dhe se për këtë veprimtari nuk është siguruar asnjë informacion nga Organizata e Inteligjencës Kombëtare MIT dhe nga drejtoria e kundërzbulimit të Forcave të Armatosura plotëson dyshimet e mëdha për këtë skenar.Gjithashtu këtë argument e plotëson edhe fakti që shtatëmadhoria dhe komandat e forcave kanë qënë jashtë kësaj tentative dhe pa asnjë informacion se cfarë po ndodhte në njesitë dhe repartet e varësisë së tyre.Kjo nuk mund të ndodhë kurrë në mënyrën se si janë organizuar dhe si funksionon zinxhiri i drejtimit dhe komandimit në Forcat e Armatosura të Turqisë.Shkarkimi brenda një kohe shumë të shkurtër i rreth i 2 700 gjykatësve pëforcon argumentat se listat ishin parapregatitur së bashku me këtë skenar.[31] Arrestimi i rreth 3000 ushtarëve dhe oficerave turq dhe vazhdimi i shkarkimeve e arrestimeve të gjeneraleve kryesorë tregon projektin e pregatitur kohë më parë nga Erdogani se “ kjo ushtri duhet spastruar”.[32]

Erdogani vitet e fundit eshte në krize në politikën e jashtme dhe të brendshme. Për këtë ai është vënë përballë armiqësive të jashtme dhe të brendshme që ka krijuar.

Uniteti kombëtar është dëmtuar rëndë dhe ai është bërë një lider i pabesueshëm nga BE dhe SHBA.Krizat që po kalon kërkon ti justifikojë me Gylenin, i cili përvecse është një udheheqes shpirtëror i një sistemi arsimor shumë të suksesshëm jashtë shtetit nuk ka asnjëlloj pushteti politik apo shtetëror në Turqi. Akuzat që  bën Erdogani në lidhje me këtë do ti kushtojnë shumë shtrenjtë demokracisë dhe shtetit ligjor,pasi sot qëndrojnë në burgje me qindra gazetarë,gjykatës, akademikë e ushtarakë që kanë shprehur mendimin e tyre të lirë kundër Erdoganit.

Ku po e çon Erdogani Turqinë[33]

25 Korrik 2016

Nga Hajro Limaj

Nga 15 Korriku i minipuçit ushtarak e deri sot, përveç lajmeve dhe rubrikave televizive, lexoj në turqisht vecanërisht dy gazetat më të mëdha: “Milliyet” dhe “Hurriyet”. Me Turqinë më lidh një jetë e tërë, por veçanërisht në periudhën 1993-2001 kam qenë nga aktorët kryesorë të bashkëpunimit politico- ushtarak. Nga shefi i degës së bashkëpunimit Shqipëri-Turqi në Ministrine e Mbrojtjes u emërova atasheu i parë ushtarak i Shqipërisë në Ankara. Punova në kohën e ndritur kur Turqia drejtohej nga elita intelektuale e këtij vendi me presidentin Turgut Ozal dhe vecanërisht Sulejman Demirel, me kryeministrat Tansu Çiller, Mensut Jellmaz dhe Exhevit, te gjithe të diplomuar në Gjermani, Amerikë dhe Angli. Si ekspert i politikave të mbrojtjes dhe fushës ushtarake, që natën e minipuçit më lindën shumë dyshime dhe pikëpyetje. Këto dyshime tashmë janë publikuar nga shumë studiues, gazetarë dhe politikanë jo vetëm brenda Turqisë, por në të gjitha vendet demokratike. Kaloi një javë nga minipuçi ushtarak në Turqi dhe shumë gjëra janë në errësirë, të paqartësuara. Një nga analistët më të mirë të Turqisë, Melih Ashëk, shkruante dje në gazetën “Milijet” pikërisht për këtë errësirë. Dhe e thotë këtë shqetësim nga Turqia, e cila po zbaton ligjet e ashpra të gjendjes së jashtëzakonëshme. Ai pyet:

“-Kush ishte truri apo ekipi trunor i kësaj lëvizjeje për grusht shteti, kush e shtypi butonin?.   Përse nuk publikohet ky grup trunor ? “

-Kryetari i SHIK-ut, i cili informoi direkt Shefin e Shtamadhorise në orën 16, për çfarë shkaku nuk e kërkoi në telefon  gjatë natës kryeministrin dhe presidentin ? Shefi i Shtarmadhorisë, i cili u paralajmërua  nga kryetari i SHIK-ut në orën 16, përse nuk mori asnjë masë për të siguruar menjëherë vehten dhe shtabin ?.  Përse nuk i thirri menjëherë në Ankara komandantët që ndodheshin jashtë Ankarasë ? ”.

Dhe më poshtë vazhdon: Grushtshtetasit kë kishin caktuar për kryeministër ? Kush do të ishin anëtarët e qeverisë?…Pra këto janë errësirë…”.

Po çfarë po ndodh?

Shifra të frikshme:

-Janë arrestuar 13 165 vetë. Nga këta: 8 838 ushtarakë, nga të cilët 123 gjeneralë. Lista vazhdon me kolonelë, nënkolonelë, majorë, kapitenë…midis tyre edhe komandanti i Armatës së dytë, kosovari me gradën më të lartë general-armate Adem Hudut, 1 485 policë, 52 drejtues administrate dhe 689 civilë.

-U shkarkuan nga detyra 1 577 dekanët  e të gjitha universiteteve.

-Janë arrestuar 2 277 prokurorë dhe gjykatës nga 14 661 që ka e gjithë Turqia.

-Janë arrestuar 4 rektorë universitetesh, 2 antarë të Gjykatës Kushtetuese dhe mbi 60 prokurorë dhe gjykatës të Prokurorisë dhe Hetuesisë së Përgjithshme.

-Janë larguar nga puna 60 000 mësues.

-U hoqën licensën 21 000 mësuesve të shkollave private.

-U mbyllën 15 universitete, 1 043 shkolla, 109 konvikte, 104 fondacione, 35 qendra shëndetësore, 1 229 shoqata dhe 19 sindikata. Të gjitha pasuritë e tyre u sekuestruan. Këtë mësymje kundër kundështarëve Erdogani po e realizon nëpërmjet ligjit të situatës së jashtëzakonshme, ligj i cili i jep kompetenca shumë të mëdha qeverisë. Dje ka arrestuar presidentë të shoqërive Holding. Ka ndaluar daljen jashtë shtetit të akademikëve. Pra mes të arrestuar nuk ka vetëm nga ushtria për puçin ushtarak. Ka nga policia, administrata, burokracia, universitetetet, ministra e arsimit, e shëndetësisë, e ku jo.

Kur Erdogani pretendon për një grusht shteti nga ushtarakët, çfarë ka me botën akademike të të gjithë Turqisë dhe me civilët që ishin jashtë këtij mini grushti ? Prandaj shumë politikanë dhe analistë të botës demokratike shprehen se “listat kanë qenë të parapërgatitura” dhe Erdogani i vuri në zbatim mënjëherë” nga grushti i shtetit që i dha Zoti”- siç tha ai.

Turqia, prej 17 Dhjetorit 2013 vazhdonte të ishte në një krizë të thellë në politikat e brendëshme. Është koha kur djali i Erdoganit u kap në flagrancë me 3 djemtë e tre ministrave të qeverisë së Erdoganit, të cilët me një turko-iranian, Zarrabin, u kapën duke pastruar  1 miliard dollarë në Bankën Qendrore. Tre fëmijët e tre ministrave, Zarrabi dhe drejtori i bankës u arrestuan, ndërsa djali i Erdoganit ishte lënë për datën 25. Erdogani humbjen e autoritetit të tij prej kësaj kohe kërkonte ta mbante me dhunë të gjithanshme ndaj shtypit, akadamikëve, opozitës dhe çfarëdolloj mendimi opozitar. Janë dënuar dhe janë në proces hetimorë 1 800 turq dhe të huaj që kanë kritikuar atë, midis tyre shumë të rinj dhe të reja nëpërmjet facebook-ut. Turko-iraniani, Zarrabi, mbas doli me makinacione nga burgu u nis për në Amerikë, ku u arrestua sapo zbriti ne aeroport dhe tani vazhdojnë hetimet për veprimtaritë e tij kriminale. Kundërshtitë nëpërmjet protestave u dhunuan, si ajo e Gazisë në Stamboll. Totalitarizmi i tij u rrit dukshëm, në kohën kur unë botova shkrimin “Sulltanizimi i Erdoganit” dhe “Totalitarizmi i Erdoganit e rritja e terrorizmit në Turqi”. Hera e parë që unë dola hapur kundër një lideri turk.

Në Turqi të gjithe analistët ndërkombëtarë parashikonin një konflikt të rëndë civil, i cili mund të shkonte drejt një luftë civile. Këtë rrezik e shikonte edhe vetë  Erdogani. Një lëvizje e heshtur për grusht shteti nga ushtarakët qarkullonte muajt e fundit. Nga analiza e zhvillimeve të fundit një analist i sigurisë mbërrin në konkluzionin se këtë lëvizje fillestare e ka menaxhar SHIK-u me Shefin e Shtatmadhorisë duke e kthyer në një skenar të vërtetë të një minipuçi ushtarak. Fuqia dhe madhësia e ushtrisë turke prej 650 mijë trupash jo qeverinë e Erdoganit që e rrëzonte për 2 orë, por pushton shtetet kufitare. Edhe skenari ku lëvizën trupat dhe mjetet ushtarake tregojnë se ato kanë qenë pa një skenar të vërtetë të gjeneralëve turq, të cilët  NATO i mban si më ekspertët e kësaj fushe. Prandaj Erdogani mban akoma ne detyrë shefin e SHIK-ut dhe Shefin e Shtamadhorisë, të cilët 4 orë para fillimit të lëvizjes së trupave vlerësuan gjendjen së bashku në zyrën e shefit të Shtatmadhorisë në Ankara. Dhe të dy nuk kërkuan asnjë herë në telefon presidentin dhe kryeministrin gjatë kohës së “puçit ushtarak”. Po të mos ishin para njoftuar këta, a mund t’i mbante edhe një minutë në këto detyra kyçe Erdogani ?. Këto dhe shumë fakte të tjera plotësojnë mendimin e shumë analistëve dhe poltikanëve botërorë se “puçi ushtarak” është skenar i Erdoganit për të shkatërruar të gjithë opozitarët civilë dhe ushtarakë në mënyrë që ai të bëhet i plotëfuqishëm dhe të realizojë ndryshimet kushtetuese për ta kthyer Turqinë në sistem presidencial, për të shkatërruar shtetin laik, demokartik dhe ligjor të Turqisë të përcaktuara nga Ataturku dhe të gjitha strukturat e sigurisë së tanishme.

Prandaj ish-presidenti Demirel, me të drejtë, në një takim zyrtar në Ankara delegacionit tonë i tha “Nëse vjen në pushtet Erdogani me Partinë Islamike që ai drejton Turqia mund të shkojë drejt shpërbërjes”. Ashtu si ai ka dështuar në politikat e brëndëshme të Turqisë, i cili nga krizat e pandërprera e futi në gjëndje të jashtëzakonshme, ashtu ka dështuar edhe në politikat e jashtme. E filloi me Izraelin, pastaj me Sirinë, Rusinë, Bashkimin Europian dhe Amerikën. Përdor gjuhën e ashpër dhe aspak diplomatike ndaj tyre, sikur ai është sulltani i botës. Ky ishte edhe shkaku që kryeministri i Belgjikës ju përgjigj hapur dhe troç kërkesës së Edoganit për të mbyllur kolegjet turke në Belgjikë, kërkesë të cilën e kishte dorëzuar amabasori i tij në këtë vend. Ai jo vetëm e hodhi poshtë me neveri këtë  presion dhe ndërhyrje në punët e brendshme, por deklaroi se ato janë shkolla të suksesshme dhe se Belgjika nuk pranon dhe nuk e njeh aspak si terrorist sistemin arsimor të Gylenit. Këtë bëri dje edhe ministri i Arsimit në Kosovë,Gjithashtu, eshte per tu pergezuar qeveria shqiptare dhe ministria Nikolla e cila foli prerazi duke sqaruar qe shkollat “Gylen” nuk do te mbyllen duke qene se  ato i permbushin te gjitha detyrimet legale.[34]

Një përgjigje për ambasadorin Turk në Tiranë[35]

03 Gusht 2016

Hajro Limaj

Kohët e fundit ambasadori turk në Tiranë, i nderuari Bajraktar, është bërë pjesë e medias shqiptare. Ai nëpërmjet shtypit dhe kanaleve televizive është  shprehur se është në pritje të masave që duhet të marrë Shqipëria  ndaj institucioneve arsimore  turke që janë në Shqipëri, “si zgjatime të  organizatës së Gylenit”. Gjithashtu ai  deklarohet  për një listë kofidenciale  të emravetë të mbështëtësve  të Gylenit në vendin tonë. Unë e kuptoj mjaft mirë pozicionin e vështirë që ka z. Bajraktar, i cili, nëse nuk zbaton urdhërin që i ka dërguar Erdogani, do të shkarkohet dhe mund të ndiqet si shumë të tjerë edhe penalisht. Për të mos më keqkuptuar vlerësimet në lidhje me këtë qëndrim le t’ia lemë kryeministrit të Belgjikës, si një vend kyç i Bashkimit Europian.

Pas deklaratës për gazetën “Anvers” të këshilltarit për shtyp të ambasadës turke në Bruksel, Vejsel Filiz, të datës 18 Korrik, i cili u shpreh se Lëvizja “Gylen” është një organizatë terroriste dhe qeveria flamade ka marrëdhënie të mira me institucionet arsimore të kësaj lëvizjeje, gjë e cila tregon se kryeministri është duke mbështetur terrorin duke mbajtur marrëdhënie të mira me to, në reagimin e tij të ashpër, kryeministri Bourgeois deklaroi: “Këto deklarata janë të papranueshme, për më tepër, të lajthitura. Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme që një ambasador t’i mësojë qeverisë flamande dhe Kryeministrit se si duhet të veprojë.

Nuk e pranoj kurrsesi akuzën se po mbështesim ndonjë organizatë terroriste. Nëse ka ndonjë njeri që ka dijeni për praninë e ndonjë bashkëpunimi ilegal, besoj se duhet ta dijë se ai për këtë  duhet të paraqitet menjëherë përpara gjykatave të pavarura. Gjithashtu, nuk e pranoj që Lëvizja “Gylen” të jetë organizatë terroriste”. Për këtë arsye kryeministri i Belgjikës i kërkoi Bashkimit Europian të reagojë prerazi ndaj Ankarasë për deklaratat e bëra nga ana e ambasadës turke në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe. Kundërshtimet kanë qenë të ndryshme. Dikush heshturazi, dikush me deklarata. Qeveria e Kosovës zgjodhi të dytën, duke shprehur vazhdimin pa asnjë shqetësin të kolegjeve turke në këtë vend.

Sistemi arsimor i kolegjeve turke tashmë është në rreth 140 vende të botës, me në krye Amerikën, Gjermaninë, Austrinë, Belgjikën, Kanadanë, Zelandën e Re etj. Dhe këto natyrisht janë hapur edhe me mbështetjen e shtetit turk. Kështu kolegji i parë turk në Tiranë, 16 Shkurt 1993, është hapur nga ish-presidenti i asaj kohe, Turgut Ozal. Fillimin e ndërtimit të kompleksit të universitetit “Epoka” e përuroi ish-presidenti Gyl, presidenti para Erdoganit dhe nga e njëjta parti. Ish-kryeministri Erdogan, përveç herës së fundit, në çdo vizitë që bënte në Shqipëri vizitonte me madhështi kompleksin arsimor “Turgut Ozal”. Ky system arsimor në Shqipëri është hapur dhe funksionon në mbështetje të plotë të ligjeve shqiptare dhe është në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Ky ishte shkaku që ministrja Nikolla, në përgjigje të kërkesës së Erdoganit, gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë, iu përgjigj se kolegjet janë hapur dhe funksinojnë sipas ligjeve tona dhe nga kontrollet ato tregojnë korrektësinë ligjore. Universiteti turk,Epoka , 4 vitet e fundit, në të gjitha vlerësimet ndërkombëtare, shpallet universiteti më i mirë në Shqipëri dhe me vend të rëndësishëm në rajon. Po kështu edhe kolegjet, nxënësit e të cilëve kanë fituar shumë çmime në rang ndërkombëtar. Edhe pse ne jemi dy vende mike duhet kuptuar se me gjithë problemet që kemi, jemi një vend ku mbizotërojnë ligjet e shtetit të së drejtës.

Neni i 41 i Marrëveshjes së Vjenës, e cila rregullon marrëdhëniet diplomatike u parashtron diplomatëve të vendeve të tjera që t’u binden ligjeve të vendit ku gjenden dhe se nuk kanë asnjë të drejtë që të përfshihen në çështjet e brendshme të tij. Ky është edhe shkaku që të gjitha vendet e Bashkimit Europian mbajmë një qëndrim të prerë ndaj kërkesave të tilla që vijnë nga ana e Ankarasë. Po kështu kërkesën e presidentit Erdogan që Fetullah Gyleni dhe strukturat e tij të njihen organizatë terroriste nuk e pranuan as OKB-ja dhe asnjë vend tjeter, si rezultat i së cilës ajo nuk është vendosur në asnjë listë të organizatave terroriste. Prandaj, z. ambasador, duke ju vlerësuar Juve dhe miqësinë me popullin dhe kombin turk, i cili në vitet 1997 dhe 1999 ishte në krye të aleatëve për  shpëtimin e Shqipërisë nga kriza e brendëshme dhe për të çliruar Kosovën, momente që i kam përshkruar plotësisht në librin tim “Midis Ankarasë dhe Tiranës 1990-2000” duhet te bashkepunojme sipas ligjeve nderkombetare dhe sovranitetit te Shqiperise.

Ne e duam dhe na vjen shumë keq që Turqia, veçanërisht 4 vitet e fundit, ka kaluar nga një krizë në tjetrën. Fatkeqësisht, edhe pse Bashkimi Europian dhe SHBA e kanë paralajmëruar z.Erdogan për veprimtarinë e tij tepër totalitariste, ai jo vetëm nuk ndryshoi kursin represiv, por e shtriu atë në të gjithë territorin e vendit. Liria e shtypit, liria e shprehjes, pavarësia e gjyqësorit, agresiviteti ndaj opozitës, rihapja e luftës në rajonet lindore dhe juglindore ku jetojnë qytetarët turq me origjinë kurde,  e rritën terrorizmin dhe ai sot është shtrirë në të gjitha qytetet e Turqisë. Ai vend i begatë dhe ai popull atdhedashës sot është ndarë në dy pjesë. Shqiptarët e duan shumë Turqinë dhe nuk mund të bëhen mbështetës as të Erdoganit dhe as të Gylenit. Por shtetin e drejton Erdogani dhe jo Gyleni. Dhe Turqia mbërriti në këtë derexhe gjatë qeverisjes së Erdoganit. Na vjen keq.

ERDOGANI, SULLTANI QË KËRKON TË QENDROJË 19 VJET PRESIDENT[36]

06 Mars 2017

Hajro LIMAJ

Me përdorimin e dhunës fizike  ndaj demonstruesve në parkun Gezi në Stamboll në periudhen 27 maj-15 qershor 2013 dhe të rritjes së presionit ndaj fjalës së lirë dhe medias u detyrova  për herë të pare në jetën time publicistike të shkruaja kundër politikës së Erdoganit, edhe pse  deri në atë kohë  kisha shume rezerva për objketivat afatmesme dhe afatgjata të partisë  islamike që drejtohet prej tij. Komentin e parë  e botova me datën 16 dhjetor 2014 në gazetën "Shekulli" me titullin “Sulltanizimi i Erdoganit”, sulltanizim i cili sot eshtë nje realitet  në të gjitha pushtetet dhe institucionet e këtij vendi. Pastaj, me thellimin e kësaj të keqeje, më datën 6.11.2015 botova  shkrimin “Totalitarizmi i Erdoganit dhe rritja e tërrorizmit në Turqi”, i ndjekur nga shkrimi “Ku po e con Erdogani Turqinë ?! “. Me  tentativen e grushtshtetit të datës 15 korrik, të skenuar prej tij, botova komentin “Erdogani burimi i krizave në Turqi “ dhe ditën tjetër “Politika Shqiptare  duhet të distancohet nga Erdogani “, të dyja në gazetën "Dita". Si një intelektual  i arsimuar- kualifikuar dy herë në Turqi dhe që kam punuar për një periudhë  të gjatë si atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, kur një pjesë të rendësishme  të jetës ua kam kushtuar marrëdhënieve dy palëshe, kisha dhe kam bindjen se është e natyrshme të shkruaja hapur kundër politikës së brendshme dhe të jashtme të kryeministrit të Turqisë, ”partnerit strategjik” të vendit tonë. Njëkohësisht,   kjo nuk  ishte aspak e lehtë.

Realiteti, edhe kur është i dhimbshëm,  duhet shkruar sa më objektivisht dhe jo fshehur  apo zbukuruar. Koha vertetoi se analizat dhe komentet që kam bërë për zhvillimet politike në Turqinë e drejtuar nga Erdogani, jo vetëm u vërtetuan plotësisht , por treguan se Erdogani për objektivat e tij strategjike    islamit politik  dhe te  radikalizimit te islamit po mbyll epokën e lavdishme të  “Republikës Turke laike, demokratike dhe ligjore “ të ngritur nga Ataturku, e të  çuar me tej nga Turgut Ozal, Sulejman Demirel, Tansu Ciller dhe Exheviti.

Ai tashmë eshtë futur thellë në rrugën  e ligjërimit dhe të  ndërtimit të një shteti islamik, anti demokratik dhe antiligjor, sidomos pas miratimit të paketës së  ndryshimeve kushtetuese që e realizoi  në kuvend vetëm me votat e partisë Islamike (AKP) që ai drejton dhe partisë Nacionalistë (MH), ku salla e kuvendit u kthye në një luftë tavolinash e karrikesh me dy partitë  opozitare.

Nëse në referendum, i cili parashikohet të mbahet në muajin Prill, do të miratohen ndryshimet thelbesore të kushtetutës, Republika e Turqisë do të kthehet në shtet një partiak, islamik dhe jo demokratik. Për ta bindur veten me fitore Erdogani referendumin kërkon ta bejë në kushtet e gjëndjes së jashtëzakonshme, në një situate kur çdo gjë është nën urdhërat dhe kontrollin e vetëm të tij. Për këtë qendrim, njëri nga krijuesit e partisë së Erdoganit, ish zëvendës kryeministri Abdullah Shener deklaroi se “nëse kjo paketë  ndryshimesh miratohet në referendum  në këtë situatë, në Turqi  nuk do të ketë më shtet demokratik dhe ndarje pushtetësh”[37]. Me këtë projekt - kushtetutë, mbas 66 vjetësh Turqia  rikthehet në epokën e sistemit “ një partiak”. Sepse presidenti  do të jetë kryetari i partise në pushtet, kryeministër i vendit  dhe  komandant i përgjithshëm. Gjithashtu ai do të jetë zotëruesi  i vetëm edhe i kuvendit,  për arsye se edhe deputëtët e partisë së tij, që do të përbëjnë shumicën në kuvend, do të zgjidhen nga ai. Institucionet  që emërojnë  prokurorët dhe gjykatësit do të zgjidhen prej tij . Presidenti do të zgjedhë edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, zëvendës presidentin, ministrat në vartësi të tij . Nënkuptohet se  kuvendi nuk ka të drejtë të thotë asnjë fjalë në lidhje me këto. Erdogani do të emërojë  prefektët, zëvendës ministrat, drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e policisë, shefin e shtabit të përgjithshëm, komandantët e forcave të armatosura, nënprefektët....Dhe të gjithe  të emëruarit do të përgjigjen vetëm para  atij. Kështu që presidenti partiak do të drejtojë vendin për 5 vjet pa  i dhënë llogari askujt. Gjithashtu, presidenti, do të mund ta ndryshojë strukturën e organizimit administrativ  të Turqisë. Mund t'i bashkojë dhe ndajë bashkitë, ashtu siç mund të hapë bashki të reja. Mund të krijojë  ministri të reja, ashtu siç mund të mbyllë ministritë ekzistuese.

Dhe të gjitha këto ai mund t'i bëjë i vetëm, pa u detyruar t'i jap llogari askujt. Presidenti partiak,”nëse e shikon të nevojshme” shpall gjendjen e jashtëzakonshme". Aq pushtet ka  sa po të dëshirojë mund ta drejtojë vendin me urdhërat e gjendjes se jashtëzakonshme  për periudhën e tij 5 vjeçare. Dhe e drejton vendin pa qenë e nevojshme të dalin ligjet e nevojshme nga kuvendi. Aq të mëdha i ka kompetencat në gjendjen e jashtëzakonshme  sa që mund të nxjerrë edhe dekrete, që kanë të bejnë deri  me të drejtat e individit. Duke u mbeshtetur në kompetencat e gjendjes se jashtëzakonshme, po të dojë  shtyn edhe zgjedhjet. Presidenti, për arsye se nuk ka më ndonjë mekanizëm ligjor që ta detyrojë të

zbatojë kushtetutën, i interpreton edhe deklaratat apo vendimet e gjykatës si të  pavlerë dhe të pazbatueshme.

Turqia eshtë përballë me ndryshimin e regjimit.

Analistët e mbetur në gazetën "Cumhuriyet", mbasi 12 prej tyre janë të arrestuar, shkruajnë se po mori “Po”-në  ky ndryshim “Shteti i Republikës së Turqisë do t'i dorëzohet një diktatori me pushtetet ligjislativ, ekzekutiv dhe të drejtësisë “. Erdogani këtë e arriti pas një strategjie afatëgjatë, që zbatoi për 14 vjet në pushtet.

Një nga kundërshtitë  me të rëndësishme  në organizimin kushtetues që ka për objektiv  të ndryshojë  sistemin e qeverisjes, është e dreja e“mosdhënies llogari” të Erdoganit para kuvendit  dhe para drejtësisë.

Sipas kushtetutës në fuqi  presidenti, mund të hetohet për tradhëti ndaj atdheut,  vetëm me firmat e 184 deputetëve nga 550 që ka sot. Në projekt - kushtetutën e re për ta hetuar presidentin në detyrë apo kur eshtë larguar nga detyra  nevojiten  votat e 360 deputetëve.

Dhe nuk ngelet me kaq. Për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese  nevojiten 400 vota

deputetësh.  Përveç presidentit, një mbrojtje kushtetuese apo imunitet, që nuk gjendet në asnjë vend demokratiko-ligjor, kanë  edhe ata që do të emërohen nga ai, zëvendës presidentët dhe ministrat, të cilët për t'u hetuar  kërkojnë 3/5 e parlamentit, 360 deputëtë nga 600, që do të ketë.

Erdogani , 19 vjet president, Sulltan deri në vitin  2033.

Po ç’fare llogarishë ka bërë  Erdogani   me ndryshimet e kushtetutës ?!.

Plani është ky: Paketa e ndryshimeve kushtetuese  i japin mundësinë atij që të vazhdojë  të jetë presidenti i Turqise deri në vitin 2033.

Si eshtë e mundur pyesin  evropiano-perendimorët dhe amerikanët ?

Ja..

Me ndryshimet e kushtetutës,  me votat e 330 deputëtëve, nga 550 që ka kuvendi,  në prill 2017, do të shkohet në referendum. Nëqoftëse votuesit, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonëshme , i thonë "po"  ndryshimit, do të hyhet në periudhën  e regjimit të ri deri në vitin 2019, periudhë që presidentin e kthen edhe partiak, edhe të plotpushtetshëm. Presidenti   Erdo?an, sipas kushtëtutës se re ,  do të rihyjë në zgjedhjet 2019-ës  për t'u rizgjedhur president, por edhe kryeministër.

Le të pranojmë atë që ka shumë gjasa ta arrijë, që Erdogani do të fitojë. Deri në vitin 2024 do të drejtojë  i vetëm vendin. Domethënë, do ta  organizojë shtetin si të dëshirojë.

Erdhem në vitin  2024. Edhe pse ka qenë dy herë nga 5 vjet president, ai nuk e llogarit 5 vjecarin e parë. Erdogani e beri kushtëtutën e re  që ti japë mundësinë  e hyjes për herë të tretë për president. Po themi se rifitoi ..

Erdhëm  në vitin 2029. Me rritjen e ambicjeve dhe asgjësimin politik të opozitarëve, atij do t'i rriten akoma më shumë pushtetet drejtuese në vend, duke shkuar shumë thellë drejt absolutizmit apo sulltanizmit .. .Por, i shtohen edhe 5 vjet të tjera..

Po si mund të jetë  kandidat ai mbas vitit 2029 ?  Kushtetuta thotë  dy herë nga 5 vjet. Ai vendos:

Lerini dhe mos i llogarisni 5 vitet e parë midis dy kushtetutave.

Erdogani e ka menduar mirë këtë. I ka shtuar një  rresht  nenit 116, për ta kapërcyer edhe këtë pengesë..

Ç'thotë kjo shtesë? Konkretisht shprehet kështu: “nëqoftëse kuvendi vendos  ripërtëritjen e zgjedhjeve në periudhën  e dytë të Presidentit, presidenti   mund të rikandidojë edhe një here”.[38]

***

Nje nen i shkruar  vetëm për sulltanin Erdo?an ..

Partia Islamike e Erdoganit (AKP),  që lufton të ketë  shumicën e kuvendit edhe në vitin 2028  natyrisht që do të vendosë për zgjedhje. Pra i jep të drejtën Erdoganit të hyjë edhe nje herë në betejën formale për president ..

Të themi se rifitoi ..

Rezultati: Erdogani president deri në vitin 2033..

***

Pra, këto ndryshime kushtetuese nuk janë bërë aspak për të fuqizuar shtetin turk, demokracinë, shtetin ligjor, por për të bërë atë që nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës, qe pretendon se eshtë me të vërtetë demokatik. 5 vjet president deri në vitin 2019 dhe 14 vjet mbas vitit 2019.

Përgjithësisht apo sipas një tradite jo demokratike, 19 vjet rrjesht rrinë vetëm diktatorët.  Askush tjetër nuk mund të mendojë e të bëjë  kushtetuta të tilla.

Kushtetutë që pjell diktatorë.

Baykal, një nga politikanët më në zë të Turqisë, ish ministër i punëve të jashtme, duke folur në kuvend tha: “Kjo do të jetë një lindje  handikape... Ky kuvend ka përgatitur një kushtetutë që nuk e çon Turqinë në një demokraci bashkëkohore, por në një diktaturë  të Lindjes se Mesme. Nga kjo dalin Kadaf, Sadam Hysejn, Husni Mubarak... Nga kjo nuk del president i përgjegjshëm që të japë llogari si në një vend demokratik. Kjo, është alternativa që sjell Turqinë në strukturën jashtëligjore të një regjimi diktatorial tipik të Lindjes se Mesme. Ç'farë ndodh? Do të sjellë mungesë të shumtë demokracie, uniteti, stabiliteti, qetësie.., Kjo është një tentative që t'i dorëzohen vendi dhe të drejtat e liritë e njeriut një individi. Ky edhe po të jetë njeriu më demokrati i botës, me kaq plotpushtetshmëri dhe pa llogaridhënie,  ai përseri do të kthehet në një diktator. Kjo është tentativa e shkatërrimit të sistemit demokatik parlamentar. Eshtë sulmi kundër vlerave të krijuesit të Republikës, Kemal Ataturkut. Ndryshe nga Ataturku, tani Erdogani i ka marrë dhe do t'i marrë plotësisht  në dorë pushtetin ekzekutiv, qeverinë,  pushtetin ligjor dhe pushtetin e drejtësisë. Këto në një shtet me demokraci të vërtetë dhe funksionale nuk janë  problem i nje personi, i një partie apo koalicioni. Kjo është e ardhmja e Turqisë dhe brezave që do të vijnë.”[39]

Ky projekt - kushtetutë nuk ka asnje ngjashmëri me kushtetutën amerikane, e cila ka sistemin presidencial, dhe për me tepër me kushtetutën franceze, me sistemin gjysëm presidencial.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të gjitha emërimet që bën presidenti, përfshirë edhe kandidatët e gjykatës, që do të zgjidhen në Gjykatën Kushtëtuese, studjohen imtësisht dhe  varen nga miratimi ose jo i Senatit. Në komitetet e senatit  studjohet me shume kujdes çdo kandidat.

Ky është pikërisht një nga mekanizmat më të rendësishëm  që krijon “ kontroll dhe ekuilibër” midis  fuqive të tilla dhe që fuqizon pushtetin gjyqësor karshi presidentit. Ndërsa në Turqi kuvendit nuk i është dhënë asnjë kompetencë e tillë ndaj emërimeve,  që do të bëjë presidenti.

Në SHBA presidenti nuk mund të shpërndajë  organet ligjore, ndërsa në Turqi Erdogan  mund ta bëjë kur të dëshirojë. Edhe ky eshtë nje organizim që dobëson plotësisht pushtetin ligjvënës, kuvendin. Pra “ do të punojë njeri i krahë i gijotinës”. Presidenti i vetëm mund të thotë “ hajde të shkojme në zgjedhje”. Ndërsa për ta bërë këtë  kuvendi duhet të jenë dakort 400 deputëtë nga 600, që do të bëhen sipas kushtetutës se re. Pavarësia  e gjyqësorit   është faktori më i rëndësishëm  i “kontrollit dhe ekuilibrit” të një shteti demokratik. Në SHBA nuk mund të veprosh kundër kryetarit të gjykatave.

Energjitë  e pushtetit  ligjbërës, ekzekutiv dhe të drejtësisë,  që përbëjnë trí shtyllat  e shtetit duhet të jenë patjetër të pavarura nga njera - tjetra.

Projekt - kushtetuta që do të kalojë në referendum a i përmban këto tre veçori?

Aspak. Në Turqi në kolltukun e presidentit të plotëfuqishem dhe të paprekshem do të ulet padishahu  Erdogan, i cili Turqinë e ka kthyer në republikën e burgjeve me 43 mije të burgosur për 6 muaj, me 144 gazetarë të arrestuar, 177 organe mediatike të mbyllura, me 13 deputëtë të arrestuar, me mijëra akademikë të arrestuar apo të përjashtuar nga puna. Në Turqinë e sotme dhe të nesërme mendimi "ndryshe" Erdoganit të çon menjëherë në burg….

“ Kutia e votimit” është e pamjaftueshme për demokracinë. Pa “pavarësinë e gjyqësorit” s' ka demokraci. Pa “kontrollin e drejtësisë kushtetuese” mbi politikën dhe qeverisjen  nuk ka demokraci. Regjimi që nuk ruan “Kontrollin e drejtësisë kushtetuese” dhe “drejtësinë e pavarur” dhe “ të drejtat e liritë themelore “ nuk eshtë demokraci.“Të drejtat dhe liritë themelore”, janë garancia e demokracisë. Këto shkatërroi Erdogani në Turqinë laike, demokratike dhe ligjore duke vazhduar rrugën e kthimit në një Republikë Islamike diktatoriale. Ai i ka bashkuar veprimtarite fetare me ato politike,kur duhet te jene te ndara nga njera tjetra.Xhamite brenda dhe jashte Turqise i perdore per qellime politike,kur feja nuk eshte veper e plitikes,mbasi politizimi i fese demton edhe fene edhe politiken.Fatkeqësi e madhe për popullin mik të Turqise, fatkeqësi për sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin e popullit turk dhe të rajonit të Lindjes se Mesme.Ndërsa Shqipëria, si  një vend me strategji të qartë drejt integrimit në Bashkimin Europian duhet të vazhdojë distancimin përfundimtar nga politikat e brendshme dhe të jashtme të Erdoganit, duke ruajtur miqësinë dhe dashamirësinë me popullin turk, i cili, shpejt ose vonë, do ta rigjeje vehten për t'u rikthyer në një shtet demokratik, ligjor dhe laik.

*****

Komisioni i Venecias kundershton paketen e ndryshimeve kushtetuse turke, i cili  ne shkresen zyrtare te dates 16 Mars 2017 drejtuar  ministrit te Drejtesise se Turqise shkruan:

“Ndryshimet  qw parashtrohen,do te sjellin nje regjim presidencial, i cili eshte i privuar nga mekanizmat e kontrollit dhe te ekujlibrit qe jane te domosdoshme  per mundesine e parandalimit   te shnderrimit te Turqise  ne nje regjim  otoritar…Komisioni i Venecias  deshiron  te  theksoje  rreziqet  e shnderrimit ne nje sistem autoriatar dhe personal te sistemit  qe parshtroni.”

******

“Grushti i Shtetit në Turqi u inskenua  nga Erdogan”[40]

Elton Koka

11 Gusht 2016

Ish-Atasheu Ushtarak shqiptar në Turqi, Hajro Limaj, është i mendimit se grushti i shtetit ka qenë një inskenim i vetë Presidentit Erdogan për të fajësuar Gylenin dhe për të goditur të gjithë kundërshtarët e tij politikë.

Limaj mbështet tezën se gjendje e jashtëzakonshme pas grushtit të shtetit është vendosur në Turqi për të ligjëruar objektivat që kishte Erdogani, të cilat nuk mund t’i realizonte në kushte normale. Sipas tij, Erdogan prej kohësh kërkon të ligjërojë ndryshimin e sistemit parlamentar në sistem presidencial, të modelit absolutist apo Putin, për të marrë të gjitha kompetencat dhe të bëhet i paprekshëm.

Ish-atasheu ushtarak shqiptar thekson se të vërtetën e kësaj tentative ushtarake mund ta zgjidhë vetëm një hetim dhe gjykim i një institucioni drejtësie ndërkombëtare, në të kundërt gjithçka do të emërtohet siç shprehet dhe dëshiron Erdogani.

– Zoti Limaj, Erdogani akuzon Gylenin për  grusht shteti. Pot, sipas jush, si qëndron e vërteta?

– Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë,  në përpjekjen e grushtit ushtarak kanë marrë pjesë 35 avionë, 37 helikopterë, 246 tanke dhe mjete të blinduara, 3 anije si dhe u përdorën 3 992 armë të lehta dhe 8651  ushtarakë, nga të cilët  1676  tetar/ushtar, 1214 nxënës ushtarakë. Këto shifra përbëjnë  1,5 % të numrit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Fatkeqësisht humbën jetën 240 vetë dhe pati rreth 1200 të plagosur. Por asnjë qeveritar apo autoritet shtetëror jo vetëm që nuk u vra, por as u bë tentativë për t’u arrestuar. Edhe në ato që thuhen për orvatjet në hotelin ku ishte me pushime Erdogani, Marmarisa, forcat ushtarake janë me një numër shumë të kufizuar. Përgjithësisht, grushtet ushtarake janë shumë të fuqishme dhe shumë goditëse ndaj presidentit dhe qeverisë, që kanë planifikuar për t’u rrëzuar. Fillojnë me arrestimin e krerëve drejtues dhe bllokimin e institucioneve vendimmarrëse, me sulmin dhe marrjen e radiotelevizionit dhe të rrugëve që i lidhin këto institucione. Ky është shkaku që pothuajse i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka dyshime serioze për aktorët e organizimit të këtij minipuçi të dështuar ushtarak. Puçet e mëparshme ushtarake në Turqi ishin shumë të fuqishme dhe asnjëri prej tyre nuk është zmbrapsur. Unë jam dëshmitar i grushtit ushtarak të vitit 1980, kohë në të cilën ndodhesha me shërbim në Izmir. Çdo godinë qeveritare dhe shtetërore, rrugët, sheshet, ishin nën kontrollin e rreptë të ushtrisë nëpërmjet ushtarëve të armatosur rëndë. E dyta, në këtë tentativë për grusht shteti, u angazhua vetëm një pjesë e vogël ushtarakësh dhe aspak civilë. Ushtarakët, me përjashtime shumë të vogla, janë mbështetës për vdekje të Ataturkut dhe jo të Gylenit. Mbështetësit e Gylenit janë në hapësirat civile. E treta, në këtë tentativë, nuk ka as komandantë operacioni dhe as qeveri për të drejtuar vendin në ditët e para nëse do të rrezohej pushteti. Prandaj ajo që ndodhi duket si një skenar tetari….Por, duke qenë se prej 17 Dhjetorit të vitit 2013, Erdogani ka përqendruar mllefet, akuzat publike dhe sulmet ndaj armikut të tij personal, Gylenit, edhe këtë trazirë ai nxitoi ta interpretonte dhe reklamonte si përpjekje për grusht i organizatës terroriste të Fetullah Gylenit, organizatë të cilën asnjë vend i botës nuk e njeh dhe nuk e pranon si të tillë. Unë jam mbështetës i tezës se të vërtetën e kësaj tentative ushtarake mund ta zgjidhë vetëm një hetim dhe gjykim i një institucioni drejtësie ndërkombëtare, në të kundërt gjithçka do të emërtohet siç shprehet dhe dëshiron Erdogani. Tani në Turqi çdo gjë është vetëm në një dorë, atë të Erdoganit. Kudo është vendosur gjendje e jashtëzakonshme, për të ligjëruar objektivat që kishte Erdogani, të cilat nuk mund t’i realizonte në kushte normale. Ai prej kohësh kërkon të ligjërojë ndryshimin e sistemit parlamentar në sistem presidencial, të modelit absolutist apo Putin, për të marrë të gjitha kompetencat dhe të bëhet i paprekshëm. Edhe pse Kushtetuta nuk është ndryshuar, edhe përpara tentativës për grusht shteti, Erdogani sillej dhe drejtonte vendin si president i një shteti presidencial, për të cilat ishte në objektiv të kritikave të të gjithë opozitës, akademikëve, analistëve vendas dhe të huaj.

– Po si është situata mbas kësaj tentative ?

– Shumë e rëndë. Në terror fizik dhe psikologjik. Kushdo nuk e di të nesërmen. Shifrat janë shumë tronditëse. Arrestime, dhunime dhe masakrime të të arrestuarve. Pamje rrëqethëse që të kujtojnë periudhën e mesjetës apo të diktaturave të Hitlerit, Stalinit, Pinoçetit, Sadam Hyseinit, etj. Janë ndaluar 18 879 vetë. Nga këta: 10 879 ushtarakë, nga të cilët 157 gjeneralë. Lista vazhdon me kolonelë, nënkolonelë, majorë, kapitenë… Midis tyre edhe komandanti i Armatës së dytë, shqiptari nga Kosova me gradën gjeneral-armate, Adem Hudut. Janë pushuar nga puna, në ndjekje penale apo arrestuar 4 227 oficerë policie, 91 prefektë dhe autoritete lokale, 2 624 prokurorë dhe gjykatës, nga 14 661 që ka Turqia,630 biznesmenë, 77 gazetarë, disa rektorë universitetesh, 2 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, mbi 60 prokurorë dhe gjykatës të Prokurorisë së Përgjithshme… Në kuadër të fushatës hakmarrëse apo ndëshkuese të Erdoganit u bllokuan dhe u sekuestruan pasuritë e 15 universiteteve, 934 shkollave parauniversitare, 109 konvikteve, 104 fondacioneve, 35 spitaleve, 1125 shoqatave, 19 sindikatave, 151 institucioneve të ndryshme të medias dhe shtëpive botuese, gjithsej 2492 subjekte. Kjo pasuri e vlerësuar në rreth 100 miliardë dollarësh u është sekuestruar pronarëve të ligjshëm dhe ka kaluar në dispozicion të shtetit. Fshesa e hekurt në administratën publike ka hedhur në rrugë 72 078 kuadro, nga të cilët42 767 nga Ministria e Arsimit, 8 777 nga Ministria e Brendshme, 2 345 nga Ministria e Rinisë dhe Sporteve, 2 990 nga Këshilli i lartë i Edukimit, 1 379 nga Ministria e Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, 560 nga Ministria e Teknologjisë, 88 diplomatë të Ministrisë së Jashtme, 5 581 nga Ministria e Shëndetësisë,1500 nga Ministria e Financave,1180 nga Ministria e Tregtisë,30 kuadro në aparatin e Kuvendit Popullor, 29 nga Këshilli i Lartë i Radiotelevizionit dhe 300 punonjës të radiotelevizionit, 262 nga aparati i Ministrisë së Mbrojtjes, 257 nga Kryeministria…

-Janë shkarkuar nga detyra 1577 dekanë në të gjitha universitetet.

-Janë larguar nga puna 60 000 mësues.

– U hoqën licencën 21 000 mësuesve të shkollave private.

– Me urdhër të Erdoganit është ndaluar dalja jashtë shtetit e akademikëve.

– Janë nxjerrë jashtë përdorimit mbi 42 000 pasaporta.

– Po Kushtetuta nuk mund ta ndalë Erdoganin?

– Ai po tregon se nuk njeh më as Kushtetutë dhe asnjë ligj. Në kuadrin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme tre mujore, duke u konsultuar me 2-3 veta dhe jashtë institucioneve kushtetuese, ai merr vendime në kundërshtim me Kushtetutën. Për këtë arsye, edhe pse është kjo gjendje, disa analistë të gazetave Milliyet dhe Hurriyet vazhdojnë të shkruajnë kundër këtyre qëndrimeve autoritariste apo absolutiste të Erdoganit. Dhe kanë shumë të drejtë. Erdogani shkatërroi me urdhrin që nxori organizimin, përbërjen, drejtimin dhe zinxhirin e komandimit të Forcave të Armatosura. Këtë kompetencë mund ta ketë vetëm pas ndryshimit të Kushtetutës në Kuvend. Në zbatim të skenarit për vënien e ushtrisë në duart e tij apo të njerëzve më besnikë, Erdogani hoqi nga vartësia e Shtabit të Përgjithshëm Komandën e Forcave Tokësore, që ka në vartësi 4 armata, Komandën e Forcave Detare, që ka në vartësi një armatë dhe i kaloi në vartësi direkte të ministrit të Mbrojtjes. Komandantëve të këtyre forcave, përveç ministrit të Mbrojtjes, mund t’u japin urdhra edhe kryeministri dhe zëvendës kryeministri, bile direkt edhe njësive në vartësi të tyre. Komandën e Forcave të Xhandarmërisë me një armatë e kalojnë vartësi të ministrit të Brendshëm, ashtu siç kaloi edhe Komandën e Forcave të Mbrojtjes Bregdetare. Shtabi i Përgjithshëm tani është pa asnjë kompetencë në zinxhirin e komandimit dhe të drejtimit. U mbyllën të katër gjimnazet ushtarake, shkollat e përgatitjes së nënoficerëve dhe më e madhja e Akademisë së Shtabit të Përgjithshëm për Forcat Tokësore, Detare dhe Ajrore, ku për dy vjet përgatiteshin shtaboviket dhe drejtuesit madhorë të ushtrisë. Akademinë e Mjekësisë Ushtarake me Spitalin Qendror të Ushtrisë (GATA) e kaloi në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Të gjitha këto ndryshime kërkonin ndryshime kushtetuese dhe të ligjeve të dala prej saj.

– Gjithnjë sipas jush dhe sipas analistëve të pavarur turq dhe ndërkombëtarë, përse i bën këto Erdogani ?

– Forcat e Armatosura të Turqisë me Kushtetutë kanë për detyrë të mbrojnë shtetin laik, demokratik dhe ligjor. Prandaj ato disa herë, me këtë synim,kanë ndërhyrë dhe kanë përmbysur disa qeveri. Tashmë është bërë e kuptueshme apo e qartë se Erdogani objektivin kryesor ka shkatërrimin në themel të shtetit laik, që krijoi Ataturku. Për realizimin e këtij qëllimi “perëndia i solli këtë grusht ushtarak” dhe siç u shpreh, “do ta krijojë shtetin nga zeroja. Forcat e Sigurisë do t’i pastrojmë”. Qysh kur ka ardhur në pushtet Erdogani ka qenë në konflikt me Shefat e Shtatmadhorisë. Arrestoi më 5 Gusht 2013, sapo doli në pension, shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral armate Bashbu, shqiptar nga Lugina e Preshevës. Nga Gjykata e shkallës së Parë e Krimeve të Rënda gjenerali Bashbuu dënua me burgim të përjetshëm. Me një mbrojtje të jashtëzakonshme ai fitoi pafajësinë nga Gjykata Kushtetuese më 7 Mars 2014. Më 3 Janar 2013 paraburgosi ish-shefin e Shtatmadhorisë, Gjeneral armate Ismail Karadaj, mikun e popullit shqiptar, i cili më 1997, me kryeministren Çiller bëri të pamundurën për të shpëtuar tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe daljen e saj nga kriza. Arrestoi presidentin e 7-të të Turqisë, Kenan Evren, birin e Kosovës, i cili në vitin 1980 bëri grushtin e shtetit në mbrojtje të shtetit laik dhe demokratik. Mbas 31 vjetësh me nderime dhe respekt masiv, Erdogani e çoi Evrenin në paraburgim, duke e detyruar të shkonte në hetuesi me karrocë. Gjatë kësaj periudhe të vështirë hetimi dhe gjykimi ai vdiq. Më 16 Prill 2012 arrestoi zëvendës shefin e shtatmadhorisë, gjeneral-armate Cevik Bir me 9 gjeneralë të tjerë, të cilët më 19 Dhjetor 2013 dolën nga burgu të pafajshëm. Po atëherë kishte edhe gjykatës të pavarur, që zbatonin ligjet, ndërsa tani nuk mund të gjesh, sepse ata që dhanë dënime në kundërshtim me urdhrat e Erdoganit sot janë të gjithë në burg. Kampi “kundër” Ataturkut, që kërkon ta rikthejë Turqinë në një vend islam, është mbështetur tradicionalisht prej shumicës më pak të edukuar të popullsisë së vendit, mirëpo deri në vitin 2002 ky rend është ruajtur nga forcat ushtarake, ideologjia përbashkuese kemaliste e të cilëve ka qenë rreptësisht sekulare. Ataturku nuk do të çuditej po t’i shihte këto që po ndodhin; ai e dinte se do të ishte përdorimi i Islamit për interesa politike ajo që do t’i shkaktonte rrënimin Turqisë. Dhe këtë mision po e kryen Erdogani. Në vitin 1999 , Erdogani e dënua me 6 muaj burg, si nxitës i urrejtjes me bazë fetare në vend kundër shtetit laik. Prandaj ushtarakët që janë arrestuar mbas tentativës për puç, i cili është me shumë pikëpyetje, nuk janë pjesë e Gylenit apo grushtit të shtetit të përgatitur prej tij, siç thotë Erdogani, por ata janë mbrojtës së parimeve te Ataturkut. Këtë e shprehu me forcë një gjeneral i arrestuar. “Unë nuk e njoh fare Gylenin. Unë jam mbështetës i Ataturkut, laik. Më pushkatoni! “Çfarë bindje dhe sakrifice ndaj idealit! Më pushkatoni! Këtë e di mjaft mirë edhe Erdogani, por ai, duke fshehur qëllimin e tij të shkatërrimit të shtetit laik, ka përbotësuar si organizator të puçit Gylenin, i cili prej vitit 1999 jeton në Amerikë. Nga kjo panoramë del qartë dhe lehtësisht përgjigjja e pyetjes se cili është burimi i krizave dhe rreziku i vërtetë për Turqinë: Erdogani në Ankara, një president i plotpushtetshëm sa një sulltan e diktator dhe që tani ka në duar ushtri, polici, xhandarmëri, drejtësi, mediat, diplomacinë, doganat… apo Gyleni, prej 17 vjetësh në SHBA, që ka në pronësi vetëm shkolla, universitete, konvikte…?

– Kur Erdogani pretendon për një grusht shteti nga ushtarakët, çfarë ka me botën akademike?

– Shifrat e mësipërme tregojnë se shumica e spastrimeve me fshesë të hekurt është kryer në institucionet civile të gjithë Turqisë. Kjo po ndodh edhe pse këta civilë nuk kishin asnjë angazhim në tentativën e grushtit të shtetit. Për këtë arsye si shumë politikanë dhe analistë të botës demokratike edhe unë shprehem se “listat kanë qenë të parapërgatitura” dhe Erdogani i vuri në zbatim menjëherë. Prandaj Erdogani ditën e dytë u shpreh fitimtar “nga grushti i shtetit që i dha Zoti”. Pra, sipas tij, zoti e ndihmoi që të bëhej kjo tentativë për grusht shteti për të realizuar spastrimet masive të të gjitha atyre që nuk e duan Erdoganin, duke goditur dhe ndëshkuar ashpërsisht dhe jo demokratikisht çdo qëndrim opozitar dhe mendim ndryshe. Erdogani prej kohësh ka qenë në kontradikta me qëndrimet e akademikëve dhe shkencëtarëve, të cilët shpreheshin kundër qëndrimeve dhe rrugës që përdorte ai ndaj kundërshtarëve brenda vendit dhe aleatëve jashtë Turqisë. Ai nuk mbështetet fare tek elitat intelektuale, por në shtresat masive të zonave urbane dhe rurale, hapësira ku mbizotërojnë dhe sundojnë popullsia me kulturë të kufizuar dhe e mbarsur me islamizëm jo normal. Këtë qëndrim çuditërisht e shprehu një zonjë në një miting duke bërtitur me histeri. “Mallkuar qofshin intelektualët”.Pra, Turqia ndodhet nën një terror të gjithanshëm politik dhe psikologjik dhe para një rreziku me rrjedhoja të rënda. Uniteti kombëtar fillon që me shkatërrimin e unitetit në familje. Mendimet e kundërta për këto zhvillime i kanë çuar pjesëtarët e familjeve të spiunojnë njëri- tjetrin në polici, si tek ne, në periudhën e diktaturës komuniste. Lufta e klasave dhe lufta ideologjike janë në antagonizëm. Me mijëra turq janë arratisur dhe me mijëra të tjerë janë në pritje. Prandaj BE është e frikësuar. Liberalizimi i vizave për qytetarët turq në tetor, përveç problemeve të tjera, mund të sjellë dyndje të popullsisë turke për strehim politik ne vendet demokratike të Europës.

– Po kriza me ish-mikun e ti, Gylen, kur filloi dhe pse duket kaq e ashpër?

– Është data17 Dhjetor  2014, e cila e thelloi shpejt dhe ndjeshëm krizën në politikat e brendshme. Është koha kur djali i Erdoganit, Bilali, me 3 djemtë e tre ministrave të qeverisë Erdogan dhe me një turko-iranian, Zarrabin, u kapën në flagrancë,duke pastruar 1 miliard dollarë në Bankën Qendrore të Ankarasë. Tre fëmijët e tre ministrave, Zarrabi dhe drejtori i bankës u arrestuan, ndërsa djali i Erdoganit ishte lënë për datën 25. Duke qenë se Gyleni u shpreh se “koha e Erdoganit përfundoi” ai e shpalli atë armik dhe këto arrestime të bëra pa dijeninë e tij i quajti “Grusht shteti”. Duke qenë se edhe për Bilalin kishte dalë urdhri i arrestit ai lëvizte në Turqi vetëm më babain, Erdoganin, në makinën e tij. Në vend që Erdogani të jepte dorëheqjen, ashtu si u detyruan të bënin tre ministrat e tij nga ky skandal, prej kësaj kohe Erdogani kërkonte ta mbante pushtetin me dhunë të gjithanshme ndaj shtypit, akademikëve, opozitës dhe çfarëdolloj mendimi opozitar. Turko-iraniani, Zarrabi, miku i Bilalit, mbasi doli me makinacione nga burgu u nis për në Amerikë, ku u arrestua sapo zbriti në aeroport dhe tani vazhdojnë hetimet për veprimtaritë e tij kriminale. Ndërsa djalit të presidentit Turk, Bilalit i është hapur çështje penale ne gjykatën e Bolonjës për pastrim parash. Presioneve të Erdoganit për mundësinë e tronditjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, kryeministri i Italisë Matteo Renzi iu përgjigj se në “Në Itali ka një sistem drejtësie të pavarur, që vepron në bazë të ligjeve dhe që lufton të gjitha format e paligjshmërisë. Gjyqtarët dhe hetuesit përgjigjen vetëm para Kushtetutës italiane dhe jo para Presidentit turk. Këtë sistem e quajmë ‘shteti i së drejtës’ dhe jemi krenarë për këtë”.

“Politika shqiptare duhet të distancohet prej Erdoganit”[41]

12 Gusht 2016

Elton Koka

(Vijon nga numri i kaluar)

“Politika dhe qeveria shqiptare duhet të distancohen nga politikat e Erdoganit, pasi ato bien në kundërshtim me interesat tona strategjike dhe me aleatët tanë strategjikë, me anëtarësimin në BE”. Ky është qëndrimi i ish-atasheut ushtarak të Shqipërisë në Turiqi, Hajro Limaj, i cili në një intervistë për DITA, thekson se Erdogani dhe politika e tij kanë strategjinë e ripushtimit të Botës Shqiptare në Ballkan vetëm nëpërmjet islamizimit të popullit, vazhdimin e ngritjes së xhamive dhe të institucioneve të tjera fetare islame për të rigjallëruar marrëdhëniet me konceptet e Perandorisë Osmane. Për Limaj, qeveria shqiptare me në krye kryeministrin Rama duhet t’i japin përgjigjen e merituar kërkesave të autoriteteve turke për mbylljen e shkollave të Gylenit.

Duket dhe shprehet se këto muajt e fundit kanë ndryshuar ndjeshëm edhe marrëdhëniet me SHBA dhe Bashkimin Europian? Cili është komenti juaj për këtë aspekt?

Erdogani tashmë në të gjithë botën demokratike, në Bashkimin Europian dhe në Amerikë, njihet dhe cilësohet si një pushtetar totalitarist, shantazhues dhe kërcënues. Aktualisht me SHBA dhe Bashkimin Europian marrëdhëniet pothuajse janë të ngrira. Amerikën fillimisht Erdogani e akuzoi për gisht në këtë tentativë për grusht shteti dhe vazhdon ta kërcënojë të dorëzojë me ekstradim në Turqi Gylenin. Qeveria amerikane, me të drejtë, kërkon fakte bindëse, por deri tani nga dosjet që ka dërguar Turqia dhe grupet e hetimit që janë ngritur posaçërisht për këtë çështje në SHBA,nuk po e vërtetojnë akuzën e Erdoganit. Gyleni me të drejtë kërkon të ngrihet një gjykatë e pavarur ndërkombëtare dhe nëse vërtetohen akuzat ndaj tij të marrë dënimin kapital. Kapur tek ushtria e refugjatëve sirianë, që janë grumbulluar nëpër kampet e Turqisë dhe kërcënimi se mund t’i lejojë të dynden drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Erdogani i kushtëzon BE-së bashkëpunimin e mëtejshëm me liberalizimin e vizave në muajin tetor, kur nuk i ka përmbushur detyrat plotësuese dhe vazhdon t’i shkelë me arrogancë dhe brutalizëm të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut. Ideja e qeverisë turke për të vënë tani një ultimatum dhe për të përmendur tetorin si datë për fillimin e heqjes së vizave është absurde, thonë shumë liderë europianë. Sot shpresat e tyre janë shuar. Rexhep Tayip Erdogan u shndërrua nga një reformator në një president autokrat, i cili e minoi shtetin ligjor, shkatërroi lirinë e shtypit e së fundi me dekretet në gjendjen e jashtëzakonshme, po përgatit përfundimisht transformimin e shtetit turk në një regjim presidencial absolutist. Deklaratat e tij për “spastrime” shoqërore janë një ogur i keq. Erdogani dhe shteti, që ai ka krijuar, nuk janë aspak në gjendje për anëtarësim në BE. Kancelari i Austrisë kërkoi prerazi ndërprerjen e menjëhershme të dialogut me Turqinë për vazhdimin e negociatave të anëtarësimit. Erdogani në të gjitha mitingjet populiste që organizon qahet se si është e mundur që asnjë ministër nga shtetet e Bashkimit Europian nuk vizitoi Turqinë mbas tentativës për grusht shteti. Papa Françesku para disa ditësh, kur u pyet për këtë çështje,tha se “ne nuk e kemi të qartë se çfarë ka ndodhur në Turqi”. Pra, komuniteti europian nuk e përjashton pistën se kjo tentativë ka qenë një skenar ogurzi i përgatitur dhe i drejtuar nga Erdogani, kryetari i SHIK-ut dhe Shefi i Shtatmadhorisë.

Po për “Aksionet e spastrimit“ edhe në Ballkan cili është mendimi juaj?

Aksionet e spastrimit“, siç i quan presidenti Erdogan mijëra arrestimet pas puçit të dështuar, kanë në fokus tani institucionet arsimore edhe në Europën Juglindore. Disa vendeve europiano-lindore u kanë arritur kërkesa me shkrim nga ambasadat dhe konsullatat turke, që të mbyllin shkollat e Gylenit“.Në Ballkan ato konsiderohen si alternativë ndaj sistemit të vjetruar shtetëror të arsimit. Ato vlerësohen për cilësi dhe rendimente të larta të nxënësve të tyre. Ministritë përkatëse të Arsimit në vendet e Europës Juglindore hedhin poshtë çdo akuzë, sipas të cilave në këto shkolla bëhet “punë misionare”. Shkolla u përmbahet strikt ligjeve të vendit përkatës dhe janë të orientuara sipas planeve mësimore shtetërore. Qëndrimi i Ankarasë ka ngjallur indinjatë tek shtetet e prekura. Ministria rumune e Arsimit i hedh poshtë me vendosmëri të tilla kërkesa dhe siguron, se shkollat nuk do të mbyllen. Nga Bullgaria ka lajme të ngjashme. Në Bosnje ambasadori turk u ka bërë thirrje prindërve dhe nxënësve që t’u kundërvihen shkollave, të cilat ai i cilësoi si “organizata terroriste”. Në Shkup shoqata e minoritetit turk kërkoi “spastrimin” e vendit nga “tradhtarët”. Kësaj i shtohet edhe kërkesa për “dënimin” e publicistit kosovar Berat Buzhala. Qeverisë kosovare iu kërkua që të veprojë kundër Buzhalës. Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj e quajti këtë kërkesë “të papranueshme” dhe “krejtësisht të ekzagjeruar”. Ndërsa politikanët europianë u kundërvihen ndërhyrjeve të presidentit turk Erdogan. Interes dhe jehonë të veçantë pati deklarata e Kryeministrit të Belgjikës,Bourgeois,kundër ambasadorit tuk në Bruksel në lidhje me kolegjet turke atje: “Këto deklarata janë të papranueshme, për më tepër, të lajthitura. Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme që një ambasador t’i mësojë qeverisë flamande dhe Kryeministrit se si duhet të veprojë. Nuk e pranoj kurrsesi akuzën se po mbështesim ndonjë organizatë terroriste. Nëse ka ndonjë njeri që ka dijeni për praninë e ndonjë bashkëpunimi ilegal, besoj se duhet ta dijë se ai për këtë duhet të paraqitet menjëherë përpara gjykatave të pavarura. Gjithashtu, nuk e pranoj që Lëvizja “Gylen” të jetë organizatë terroriste”. Kundërshtimet kanë qenë të ndryshme. Ditët e fundit e kundërshtoi qeveria e Kazakistanit dhe Kirgistanit.

Sistemi arsimor i kolegjeve turke tashmë është në  rreth 140 vende të botës, në SHBA, Gjermani, Austri, Belgjikë, Kanada, Zelandën e Re, Australi…Po Erdogani u bën shantazh vendeve të vogla dhe atyre të mëdha për këtë çështje. Prandaj edhe qeveria jonë, me në krye kryeministrin Rama duhet t’i japin përgjigjen e merituar. Marrëdhëniet personale nuk duhet të dëmtojnë shtetin. Këto janë shkollat tona, të hapura dhe të kontrolluara me vendime të qeverisë. Dhe më e rëndësishmja, politika dhe qeveria shqiptare duhet të distancohen nga politikat e Erdoganit, pasi ato bien në kundërshtim me interesat tona strategjike dhe me aleatët tanë strategjikë, me anëtarësimin në BE. Erdogani dhe politika e tij kanë strategjinë e ripushtimit të Botës Shqiptare në Ballkan vetëm nëpërmjet islamizimit të popullit, vazhdimin e ngritjes së xhamive dhe të institucioneve të tjera fetare islame për të rigjallëruar marrëdhëniet me konceptet e Perandorisë Osmane dhe jo me konceptet bashkëkohore moderne, siç kanë bërë qeveritë e mëparshme të Turqisë: Demireli, Tansu Ciller, Exheviti etj.

Si e vlerësoni rikthimin e Erdoganit tek  Putini ?

Thuhet se politika është kurvë, por jo kaq e paskrupullt. Kriza që lindi midis tyre për rrëzimin e një avioni ushtarak rus që shkeli hapësirat ajrore të Turqisë, nga Erdogani u propagandua me forcë se ” ne jemi shtet i madh”. Bile ai iu përgjigj Putinit: ” mos luaj me zjarrin”. Ndërsa për rrëzimin e avionit rus, ish-kryeministri turk Davutogllu deklaroi se”aviatorët turq ishin urdhëruar direkt prej tij”. Ndërsa tani të dy pilotët me urdhër të Edoganit janë arrestuar dhe Erdogani i kërkoi falje publikisht Putinit, akt që disa analistë politikë e kanë përkthyer si nënshtrim të turpshëm të presidentit turk, në një kohë kur u drejtohet me deklarata dhe tone kërcënuese presidentit Obama, kancelares Angela Merkel, kryeministrit italian Matteo Renzi, kryeministrit të Belgjikës, Bourgeois,etj. Më datën 9 gusht Erdogan do të takohet me Putinin. Plot ngjarje dhe fakte shprehin se Erdogani prej kohësh është i “dashuruar” me Rusinë dhe me Putinin. Ai edhe pse është anëtar i NATO-s, është bërë pjesë e “Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ushtarak të Shangait”, si vëzhgues. Me Putinin, përveç rithellimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik midis dy vendeve, Erdogan synon dhe kërkon që të ndajë rajonet e influencës në Kaukaz dhe në Lindjen e Mesme. Ata po bëjnë lëshime reciproke për realizimin e interesave gjeostrategjike në këto dy rajone. Erdogani ka për objektiv të bëhet lideri i Botës Islame në Lindjen e Mesme, në Kaukaz dhe më tej. Brenda kësaj strategjie një vend parësor ka edhe Ballkani. Ai ka tronditur marrëdhëniet e besueshmërisë me NATO-n dhe vazhdimi i këtij kursi, i cili është jashtë të gjitha kërkesave të shteteve demokratike të NATO-s mund ta çojnë deri në largimin e Turqisë nga kjo organizatë. Dhe ai menjëherë do të bëhet anëtar i Organizatës së Bashkëpunimit Ushtarak të Shangait.

Para disa ditësh në gazetën “Shekulli” u botua një koment me titull “Një përgjigje për ambasadorin turk në Tiranë, ndërsa këshilltari i ambasadës,Sinan Cem Bas, po në këtë gazetë, më 5 gusht, u përgjigj me shkrimin “Kush e komandon Hajro Limajn”.

Është një pyetje që patjetër opinioni publik kërkon një sqarim konciz. Me kujdesin dhe terminologjinë e një diplomati, ambasadorit turk i kërkova që në marrëdhëniet dy palëshe duhet zbatuar Konventa e Vjenës për mosndërhyrje në punët e brendshme të një vendi sovran. Ju referova përgjigjes shumë të ashpër që i dha kryeministri i Belgjikës ambasadorit turk në lidhje me kolegjet turke atje. Fatkeqësisht, edhe këshilltari, Sinan Cem Bas, nëpunësi i Erdoganit në Tiranë, në vend të një përgjigjeje sipas etikës diplomatike, përdori gjuhën e Erdoganit, që është bërë problem botëror. Ky këshilltar të njëjtën gjë bëri edhe me analistin e njohur Mentor Kikia para disa muajsh në “Gazetën Shqiptare”. Ky diplomat natyrisht që do të mbrojë politikat e Erdoganit, sepse nga ai paguhet, ndryshe brenda 24 orëve kthehet në Turqi e shkon në burg si plot shokë të tij. Pra atë e komandon Erdogani, ndërsa mua nuk mund të më komandojë as Erdogani, as Gyleni dhe askush tjetër. Unë jam një personalitet i pavarur në media dhe drejtues i një instituti të pavarur. Koha provoi parashikimet e mia të botuara me komentet “Sulltanizimi i Erdoganit” dhe “Totalitarizimi i Erdoganit dhe rritja e terrorizmit”, botuar në vitin 2015, të cilat mund të gjenden nëpërmjet Google-s. Si një analist i fushave te sigurisë, për të cilën shteti ka shpenzuar për të më përgatitur dhe bazuar në përvojën time në këtë fushë, shprehur edhe në rreth 1500 analiza, komente dhe opinione në gazetat kryesore të Shqipërisë, në 5 libra publicistikë dhe studimorë si dhe në shumë debate televizive, unë e ndiej si detyrë t’u bëj thirrje politikanëve dhe shtetarëve të Shqipërisë: “Distancohuni nga politikat e Erdoganit”, siç është distancuar e gjithë Eoropa ku ne duam të integrohemi!” Politikat e Erdoganit nuk janë aspak të ngjashme me politikat e paraardhësve të tij në lidhje me Botën Shqiptare. Turgut Ozali, Demireli, Cilleri, Mesut Jellmazi dhe Exheviti, me të cilët pata fatin dhe nderin të takohesha dhe të punoja në vitet 1993-2001, ishin intelektualë elitarë, pro amerikanë dhe europianë. Ata nuk mendonin dhe projektonin pushtimin e Botës Shqiptare me xhami dhe institucione të tjera fetare për të realizuar ëndrrën e paraardhësve të tyre apo aktualisht të Erdoganit dhe Davutoglusë, të rikthimit të perandorisë Osmane në hartat e saj të vjetra apo të mykura. Ky skenar përbën kërcënim për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme, pasi bie në kundërshtim me objektivat integruese të vendit. Koha do t’i provojë të gjitha. Populli turk mbetet një popull mik i shqiptarëve dhe ai duhet ndarë nga Erdogani. Ky, si çdo udhëheqës, është kalimtar. Për fatin e tij të keq Erdogani nuk e mendon fundin e tij, siç nuk e mendonin para tij Hitleri, Musolini, Stalini, Pinoçeti, Çaushesku, Sadam Hysejni, Kadafi,…etj.

Bilanci tre mujor i grusht shtetit të Erdogan[42]

Hajro LIMAJ

25 Tetor 2016

Me 20 Qershor shpalli gjëndjen e jashtëzakonshme duke marrë të gjitha kompetencat vetë Erdogan. Shumica e vendimeve janë antikushtetuese dhe parlamentin e ka nxjerre jashtë loje. Bilanci i 3 mujorit të parë të gjëndjes së jashtëzakonshme është i frikshëm.

93.000 punonjës të administratës shtërore u përjashtuan nga puna. (2 gjyqatar të Gjykatës Kushtetuese, 3.392 gjykatës dhe prokurorë, 167 anëtarë të Kontrollit të lartë të shtetit, 9.331 policë, mbi 50.000 mësues.)

59.841 nëpunës publicë u hodhën në rrugë.

40.000 veta u para burgosën.

32.000 veta u arrrestuan .

Mbi 100 gazetarë dhe shkrimtarë janë arrrestuar. 85 gazetarëve u është hequr karta e shtypit të vazhdueshme, 660 gazetarëve u është hequr karta e verdhë e shtypit.

U sharkuan mbi 1400 dekante fakultetesh, pjesa më e madhe rektorëve si dhe u arrestuan shumë akadimikë që kërkonin një turqi me stabilitet politik, një turqi me unitet kombëtar dhe zgjidhjen e problemeve në rrugë paqësore e dialog. Ai dhe përkrahësit e tij janë kundër shkencëtarëve dhe intelektualëve, ndaj të cilëve vazhdon genocide.

U mbyllën 15 universite.

U mbyllën 934 shkolla private.

U mbyllën 35 spitale.

U mbyllën 19 sindika.

U mbyllën 109 konvikte private.

U mbyllën 104 fondacione.

U mbyllën 1225 shoqata .

 

U mbyllën të gjitha shkollat e mesme ushtarake dhe të gjitha Akademitë e shtabit të përgjithshëm. U shpërbë Shtamadhoria dhe komandantet e forcave kaluan në vartësi të Ministrit të mbrojtjes. Janë 163 gjeneralë të arrestuar nga 325 që ka në organikë Turqia. Janë përjashtuar nga ushtria 4545 ushtarakë. Dhuna ndaj tyre në hetuesi është hitleriane.

U mbyllën 18 kanale televizioni.

U mbyllën 45 gazeta.

U mbyllën 23 radio.

U mbyllën 15 revista.

U mbyllën 3 agjensi lajmesh.

U mbyllën 29 shtëpi botuese.

U shkarkuan 28 kryetarë bashkish duke i zvendësuar ata me të emëruar dhe jo të zgjedhur.

U sekuestrua 1 bankë.

U sekuestruan me shume se 200 kompani dhe Holding .

U hoq pronësia e 50 miliardë lirave.

Mbi 30.000 punonjës të firmave janë në rrugë.

Ra vlera e lirës, duke u ngritur dollari nga 2 në 3 lira turke.

Erdogani kohët e fundit deklaroi se grushti i parë i shtetit ishte 17 Dhjetori i vitit 2014, kohë në të cilën u arrestuan tre fëmijë ministrash dhe Iraniano - turku, Zarabi për pastrimin e 1 miliardë dollarëve në Bankën shtetërore në Ankara. Pas një jave ishte planizuar arrestimi i djalit të Erdoganit, Bilalit, i cili ishte pjesë e kësaj veprimtarie kriminale. Me makinacionet e kundraligjeshme dhe me pastrimet që bëri në Prokurori ai i nxorri nga burgu këta trafikantë, ndërsa iraniani me të mbërritur në Amerikë u arrestua, ku po vazhdojnë hetimet. Prokurori amerikan ndaj tij ka kërkuar 75 vjet burg. Kjo është plaga e pashëruar e Erdoganit, pasi djali i tij është i akuzuar në shumë vende.

Grushtin e dytë të shtetit Erdogani quan 15 Korrikun, ku 1.5 % e ushtrisë së mashtruar mori pjesë në një teatër të skenuar nga Erdogani dhe kryetari i SHIKut. Atje aktualisht është terror dhe luftë. Në rajonet Lindore dhe Juglindore vazhdojnë luftimet me përdorimin e avioneve F-16 dhe mjeteve të blinduara ndaj qytetarëve turqë me origjinë kurde. Në këto rajone vetëm për 40 ditë u vranë 86 ushtarë dhe oficerë turq, pa folur këtu për popullsinë e rajonit. Në qytete kryesore veprimtaritë terroriste janë të përditshme dhe të pa ndërprera.

Kjo situatë e ka frikësuar Erdoganin, i cili në një vizitë që bëri javën e kaluar në Konja ruhej nga 3 500 policë. Por nuk mjaftojnë këto. Në kulmin e këtyre krizave ai kërkon të ndryshojë kushtetutën për të ndryshuar sistemin politik; nga sistemi parlamentar në sistem presidencial, për të marrë të gjitha kompetencat dhe për të vendosur gjithçka vetë.

Demokracia, shteti laik dhe shteti ligjor në Turqi kanë marrë goditjet më të rënda. Liria e fjalës dhe e shtypit nuk ekzistojnë. Ai vetëm bërtet dhe ulërin në takime me popullin, në qytete, aeroporte dhe kudo që shkon. Eshtë një lider që e ka humbur besimin europian dhe amarikan. Ai do të bëhet një sulltan i Turqisë dhe një lider që po shkatërron stabilitetin e prishur dhe sigurinë jo vetem në Turqi, por në të gjithë rajonin.

Ai kërkon të rikthejë ligjin e pushkatimit dhe të varjes. Për populizëm hedh në opinion shtetin Osman duke deklaruar se “në vitin 1914 kishin hapësirat e tyre tokësore me sipërfaqe 2.5 milionë kilometra katrorë, ndërsa pas 9 vitesh ra në 780 mijë kilometra katrorë.” Dëshiron të rikrijojë neo otomanizmin ,veçanërisht në Ballkan dhe në Kaukaz, strategji për të cilën ka ngritur institicione të reja dhe buxhete marramendëse.

Ç’po ndodh në Turqi[43]

Hajro Limaj

6 Janar 2017

Më datë 26 në gazetën “Çumhuriyet”botohej një analizë me titullin “Të përfundojë tashmë ky vit”(Bitsin artik bu sene !), i cili e fillon tekstualisht si më poshtë: “Si përfundim erdhi java e fundit e 2016-ës! Kemi kaluar një vit aq shumë të lodhshëm,brengosës, shkatërrues dhe të vështirë, saqë nuk besoj se do ta marrë malli asnjërin prej nesh! Dhunë, dhimbje, frikë, zi … Të gjitha u bënë pjesë e jetës tonë. Me këdo që të flasim, të thotë “Të përfundojë tashmë ky vit”. Presim ndryshime nga viti i ri, pas gjithë atyre që kemi përjetuar përsëri kemi shpresë”.

Por shpresat nuk mund të plotësohen në Turqinë e viteve të fundit që është kthyer fatkeqësisht në arenë veprimtarish terroriste, ku jo vetëm fshatrat, por edhe qytetet kryesore janë kthyer në liqene gjaku. Natën e ndërrimit të viteve, ora 01:20, përsëri Turqia goditet rëndë. Në një klub nate ku rreth 700 veta festonin familjarisht gëzimin e natës së Vitit të Ri u tronditën nga breshëritë e automatikut ku ngelën të vdekur 39persona, midis të çilëve 15 të huaj. Kjo kasaphanë nuk tronditi vetëm Turqinë, por gjithë botën e civilizuar. Njerëz të pafajshëm humbasin jetën në mënyrë ç’njerëzore, në një Turqi e cila në historinë e saj nuk ka patur kurrë terrorizëm të tillë, veçanërisht në hapësirat qytetare. Për 10 vjet kam jetuar në këtë vend të begatë, 1991-2001 dhe asnjëherë nuk jemi tronditur. Përkundrazi, ishte një vend tepër i sigurt, i qetë dhe i lumtur. Por fatkeqësisht Turqia është përfshirë nga një kaos politik, i cili është shkaku i gjithë këtyre tragjedive të njëpasnjëshme.

Vetëm tre javët e fundit kanë humbur jetën nga sulmet terroriste mbi 100 veta. Në 18 muajt e fundit Turqia është përballur me 34 sulme të mëdha terroriste. Nga këto sulme kanë humbur jetën 485 vetë. Janë mbi 2120 të plagosur. Në këto shifra nuk përfshihen me qindra apo mijëra turq me origjinë kurde që kanë humbur jetën në luftimet që zhvillon ushtria kundër tyre në rajonet lindore dhe juglindore të Turqisë. Po kështu në këto rajone në 10 vitet e fundit të qeverisjes së Erdoganit kanë humbur jetën mbi 1 178 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë. Shifër e frikshme është edhe numri me rreth 1000 vetëvrasje.

Dhe terrori filloi të ushqejë njëri-tjetrin. Partia për Drejtësi dhe Mëkëmbje,parti islamike e drejtuar me dorë të hekurt nga Erdogani duke qenë se në zgjedhjet e përgjithshme të Qershorit nuk mundi të fitonte zgjedhjet për të krijuar qeverinë e vetme,rishpalli luftën kundër PKK-së në rajonet lindore dhe Juglindore ku jetojnë turqit me origjinë kurde, duke braktisur marrëveshjen e “Periudhës së Paqes” e cila e kishte qetësuar mjaft Turqinë. Shkaku ishte se në këto rajone Partia Popullore Demokratike mori 80 deputetë dhe në zgjedhjet e parakohshme që u bënë pas tre muajsh që u zhvillua në kushtet e një lufte ra në 40 deputetë. Me këtë strategji lufte, partia e Erdoganit rierdhi e vetme në pushtet. Nga fillimi i kësaj strategjie e deri tani u bllokuan projektet politike të brendshme dhe të jashtme, dhe në Turqi këto veprimtari dhunuese e terroriste filluan të ushqejnë njëra-tjetrën. Aktualisht ajo është në “gjendje kaosi”.

Nga zgjedhjet e Qershorit dhe deri tani kanë humbur jetën nga sulmet e njëpasnjëshme terroriste mbi 400 persona dhe janë plagosur me qindra të tjerë. Në vend u përjetua një skenar për grusht shteti. Në renditjen botërore të gazetarëve të arrestuar zë vendin e parë, 164. Dymbëdhjetë deputetë të opozitës, midis të cilëve edhe dy bashkëkryetarët e partisë së tretë në Kuvend janë të arrestuar. Sëbashku me ata edhe shumë kryetarë bashkish. Çdo ditë vazhdojnë arrestimet në masë,përjashtimet nga puna. Nuk ka më liri media dhe liri shprehjeje. Kush flet apo shkruan kundër Erdoganit arrestohet si “terrorist”. Të gjitha këto kryhen pa asnjë kontroll ligjor. Qeveria që ka një pushtet të pakufizuar, por që është jashtë kontrollit politik dhe ligjor nuk mund t’i ndalojë veprimtaritë e pandërprera terroriste që kanë pushtuar Turqinë. Ditët e fundit presidenti Erdogan deklaroi se “numri i të arrestuarve gjatë kësaj periudhe të shkurtër i ka kaluar 40 mijë”.

TORTURAT NDAJ GJENERALEVE TE BURGOSUR

Humbjet e organizatës së PKK nga operacionet brenda dhe jashtë vendit i kanë kaluar 9 500 veta.

Kemi 40 mijë vetë në paraburgim dhe 10 500 të arrestuar. Në politikën e jashtme u përjetua një kthim “U”. Ambasadori rus u bë kurban. Në tokat e Sirisë po vriten shumë ushtarë. Në këto rrethana po thellohet kriza ekonomike. Dollari thyhet me më shumë se 3.5 lira, po falimentojnë shumë industrialistë e ndërtues,rritet energjia . Përpara kësaj gjendje të rëndë, drejtuesit e Turqisë për çdo goditje terroriste deklarojnë se “dëshirojnë të prishin stabilitetin tonë”, “dëshirojnë të prishin unitetin tonë”, “dëshirojnë të prishin moralin tonë”,etj. Kur në vend, me totalitarizmin e pashembullt të Erdoganit nuk ka as stabilitet, as shpresë dhe as ndonjë moral që do të prishet.

Çdo analist strategjik apo politikan me vlera dhe interesa kombëtare e ka tepër të qartë shkakun. Nëse ka terrorizëm,nëse vazhdojnë sulmet terroriste, përgjegjëse dhe fajtore është shteti, me qeverinë që e drejton, e cila nuk mund të marrë masa për të bllokuar kushtet që i hapin rrugën terrorizmit, që nuk mund t’u sigurojë jetën dhe pasurinë qytetarëve të vet.

Me këtë qeverisje gjendja në Turqi do të përkeqësohet më tej. Zgjidhja e kësaj krize kërkon një zgjidhje urgjente politike: krijimin e një qeverie të pajtimit dhe shpëtimit kombëtar. Por fatkeqësisht, presidenti i vendit në vend të alarmohet dhe të zgjidhë këtë kaos, ai edhe pse Turqia është në gjendje të jashtëzakonshme, është i angazhuar totalisht që nëpërmjet Kuvendit të ndryshojë sistemin politik,nga parlamentar në presidencial. Ai kërkon me çdo kusht pushtet të gjithanshëm dhe të vetëm. Pikërisht këto koncepte dhe qëndrime ekstreme e zhytën Turqinë e bukur dhe popullin atdhedashës të Turqisë në këtë krizë që se meritonte kurrë. Komuniteti Europian me Amerikën edhe pse e kanë kritikuar dhe e kanë paralajmëruar Erdoganin të heqë dorë nga totalitarizmi dhe islamizmi radikal,ata për hir të popullit dhe të kombit turk duhet të rrisin presionet e gjithanshme që të shpëtohet vendi, pasi pasojat e tij janë jo vetëm brenda Turqisë, por ato po japin efekte shumë negative në rajon dhe shumë më tej.

Erdogani, ky prishës i unitetit shqiptar[44]

Hajro Limaj

27 Shkurt 2017

Para disa ditësh shkova në Spitalin Amerikan për t'u konsultuar me dy mjekë ortopedë   turq: profesor Kenanin dhe doktor Ënder , të cilet prej vitësh punonin në këtë spital. Kur shkova në paradhomën e profesorit, me të cilin njihem  prej kohësh, sekretarja më tha se ai është larguar dhe   nuk   punon         këtë   spital.

-   Po   mirë   -     i   thashë,   po   shkoj     takoj   doktor   Ënderin!

- Edhe ai ka ikur - më tha dhe uli kokën. U rikthyen në Turqi apo  kanë shkuar në  spitalin 1 apo 3   tuajin   ?-     e   vazhdova   pyetjen.

- Jo, jo! – tha. Ata i kanë shkëputur marrëdhëniet plotësisht me spitalet amerikanë në Shqipëri dhe   janë     interesuar   për   t'u   punësuar      ndonjë   spital   tjetër      Tiranë.

- Mos ma merr për keq vazhdova interesimin, ikën me dëshirën   e tyre apo i larguat ju?

Sekretarja ngriti kokën dhe qetësisht  m'u përgjigj :         “ I largoi   nga   puna   Erdogani,   me   urdhër      ambasadës   turke      Tiranë   “.

-Po ç  ’ punë ka Erdogani se ku do të punojnë  doktorët turq  në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër?-këmbëngula

-   Ja      paska   -   vazhdoi   sekretarja.

Zbrita poshtë tek kafja dhe duke pirë një kafe   me dy mjekë shqiptare mësova të vërtetën.Mjekëve turq që punojnë në spitalet amerikanë në Tiranë  u kishte shkuar urdhëri se vazhdimi I mëtejshëm në këto spitale  do t'i ndëshkonte si  anëtarë të  organizatës terroriste të Gylenit. Dhe ata, pa dëshirën e tyre, por nga kërcënimi u detyruan të largohen nga puna, ndryshe kur të shkonin në Turqi do të arrestoheshin në aeroportin e Stambollit,  sic  kanë bërë me qindra e mijëra      tjerë.

-   Mirë   shkolla,  po   Spitali   Amerikan  c  'lidhje   ka   me   Gylenin?-     i   pyeta.

- Ku ta dimë ne , - mu përgjigjen dy doktorët tanë, por veprime të tilla në Shqipëri nuk kanë ndodhur as në kohën e Enver   Hoxhes.

- Dhe jo vetëm dy ortopedët, vazhdoi njeri prej tyre, por edhe nje kirurg mjaft i mirë dje u largua   nga   kjo   frikë.

Unë isha në dijeni se edhe në AlbTelecom, po  me urdhër të ambasadës turke në Tiranë,  janë bërë spastrimet e shqiptarëve  që kanë mbaruar kolegjet në Shqipëri apo universitete në Turqi me mbështetjen e këtyre kolegjeve. Bile dy prej tyre ishin shume të suksesshëm dhe ishin drejtorë të rëndësishëm. Po kështu në KURUM,  Eagle Mobile, etj. Pra  institucionet turke që janë në Shqipëri  spastrohen nga kuadrot apo punonjesit shqiptarë pse kanë studjuar apo janë mbeshtetur   nga   kolegjet   turke,      janë   hapur   me   vetë   mbështetjen   e   shtetit   turk.

Po, po me mbështetjen e shtetit turk. Për këtë na ndihmojnë faktet. Shiritin e hapjes së shkollës së parë, të kolegjit Mehmet Akif në vitin 1993 e preu presidenti i kohës në Turqi,  Turgut Ozal.

Vetë Erdogani, kur ishte kryeminstër, në vitin 2013 vizitoi Kompleksin Arsimor Turgut Ozal nëTiranë.   Ndërsa   presidenti     Gyl   hapi   punimet   për   ndërtimin   e   Universitetit   "Epoka"….

Por  Erdogani tani  nuk le gur pa lëvizur  kundër tyre. E çuditshme! Ambasada turke në Tiranë ka urdhëruar të gjithe   turqit që punojnë në Shqipëri t'i heqin femijet e tyre nga shkolla dhe universitet   turke.Me   dhimbje   dhe   jashtë   dëshirave      tyre   ata      punojnë      institucione shtetërore i hoqën, bile nga frika edhe shumë të tjerë që punojnë në institucione private. Shumë pak i rikthyen. Ata ishin shumë të kënaqur nga arsimimi dhe edukimi i fëmijve të tyre në këto shkolla…

Kushdo nga shqiptarët që e lexon këtë shkrim me të drejtë mund të habitet dhe   të pëyesë:

Ç' është Erdogani në Shqipëri ?!. Sulltan ?. Pronar, guvernator ?!  Ç'është ky president i Turqisë, që fut hundët kaq hapur në punët e brendshme të shtetit shqiptar?  Kolegjet dhe universitetet me menaxherë turq janë institucione arsimore shqiptare, të hapura dhe të miratuara nga ministria e Arsimit dhe nën kontrollin e plotë saj. Janë njesoj si Universiteti i Neë Yorkut, Universiteti Zonjes se Mirë …..Po keni degjuar ju qe në këto institucione të bëjnë spastrime presidenti I Amerikës, Greqisë apo Italisë?  Kurrsesi  jo.  Ndërsa Erdogani, mbasi i shpërtheu  skandali I arrestimit të katër femijve të ministrave të tij dhe  i padisë ndaj të birit për pastrimin e 1 miliarde dollareve në bankën shtetërore në Ankara  e fajësoi si “ kundërshtar armik” Fethullah Gylenin që jeton në Amerikë. Dhe zinxhirin e armiqësisë kërkon ta shpërndajë në të gjithë botën. Ne jemi shqiptare dhe jetojme në trojet tona, në shtetet tona. Problemet dhe konfliktet e tij personale Erdogani nuk ka aspak të drejtë t'i importojë në Shqipëri. Nuk ka aspak të drejtë që të luftojë t'I ndajë shqiptarët në “gylenistë” dhe “ Erdoganas”. Ne jemi vetëm shqiptarë dhe nuk mund të bëhemi pjesë e askujt. Ne duam më shumë atdheun, unitetin dhe prosperitetin tonë. Se e prishi unitetin e popullit turk Erdogani , nuk eshtë faji ynë. Megjithatë, ndjejmë keqardhje për këtë fatkeqësi të një populli mik. A e shikoni se   me kë kemi të bëjmë?   “Miku i madh “   i Shqipërisë, “partneri strategjik” fut hundët dhe shkatërron unitetin dhe mirëkuptimin midis dy vendeve dhe midis dy popujve për qëllimet e tij të mbrapshta. Ai mendon se është zot edhe i Shqipërisë dhe në kundërshtim me të gjitha politikat që kanë ndjekur paraardhësit e tij, Turgut Ozal, Sulejman Demirel, etj., kërkon t'i krijojë probleme të brendshme Shqipërisë. Ai tashmë  nuk është mik i vërtetë i askujt, sepse politikat e tij të brendshme dhe të jashtme  shkatërruan shtetin laik, demokratik dhe ligjor të Republikës së Turqisë.

U prehsh në paqe Turqi, 1921-2017

17 Prill 2017, 10:30


Revista prestigjioze politike, Foreign Policy referendumit turk që i jep fuqi thuajse të pakufishme presidentit Taip Erdogan, ja ka kushtuar një artikull lamtumirës. Artikulli i jep një kritikë të fortë asaj që quhet “Turqia e re e  Erdoganit”, duke goditur presidentin turk dhe kahjen e tij për të ndërtuar një Turqi islamike. Shkrimi përshkruan rrugën e shtetit turk, që prej Ataturkut, e deri te dita e djeshme, që shënohet simbolikisht edhe si dita e vdekjes së Turqisë.


Recep Tayyip Erdogan nuk i fitoi thjesht ndryshimet kushtetuese – ai mbylli përfundimisht një kapitull të historisë moderne të shtetit të tij.

Më 20 janar të vitit 1921, Asambleja e madhe nacionale e Turqinë e kaloi ligjin themelor të organizimit, apo Te?kilât-? Esasîye Kanunu. Pas pothuajse tri vitesh Mustaf Kemal- i njohur më shumë si Ataturk, apo “Babai turk”- shpalli Republikën e Turqisë, por legjislacioni ishte një shënjues me rëndësi i rendit të ri që po merrte formë në vend.

Vendi i ri i quajtur Turqi, krejtësisht ndryshe nga Mbretëria Osmane, ishte ndërtuar mbi linja moderne. Do të drejtohej nga degët legjislative dhe ekzekutive, po ashtu nga Këshilli i Ministrave i përbërë nga përfaqësuesit e zgjedhur të paralmanetit. Ajo çka dikur ishte autoritetit i sulltanit, që i vetëm udhëhiqte politikën, tani ishte vendosur në duart e atyre që përfaqësonin vullnetin e popullit.

Më shumë se çdo reformë tjetër, ligji themelor i organizmit përfaqësonte një rrugë nga dinastia në kohën moderne.

Dhe kjo ishte shtylla e referendumit të kësaj fundjave të mbajtur në Turqi. Vëmendja më e madhe e këtij referendum ishte kthyer nga fakti se po votohej për fuqinë e Presidentit, politikanit polarizues që ka pushtuar zyrën, Recep Tayyip Erdogan. E megjithatë referendumi ishte edhe diçka më shumë.

Pavarësisht nëse ata e kuptuan apo jo, kur turqit votuan “Po”, ata regjistruan kundërshtimin e tyre ndaj ligjit të organizimit themelor të vendosur nga Ataturku, dhe kundërshtimin ndaj modernes që ai parafytyroi dhe përfaqësoi. Edhe pse opozita ende po kundërshton rezultatin, publiku turk duket se i dha Erdoganit të drejtën e rindërtimit të Turqisë. Për ata që votuan “Jo” rezultatet e parashikueshme shkojnë në vazhdën e tensioneve që filluan në korrikun e kaluar, me rastin e dështimit të puçit kundër Erdoganit. E gjitha kjo do ta destabilizojë edhe më shumë Turqinë.

Islamistët turq ka kohë që nderojnë kohën osmane. Duke bërë kështu, ata shprehin mospërfilljen e tyre për Republikën turke.

Ambiciet e Erdogani e kanë shtyrë Turqinë në këtë pikë. Por, për dallim nga karikatura e një njeriu që kërkon pushtetin për hir të pushtetit, lideri turk në fakt ka një parafytyrim për transformimin e Turqisë në një vend më të fuqishëm më të përparuar dhe më islamik. Do të thotë se vlera konservative dhe fetare do t’i japin formë Turqisë. Problemi qëndron se Erdogan është i bindur se ai është i vetmi me aftësitë dhe njohuritë e duhura. Rrjedhimisht, ai duhet të udhëheq shtetin dhe politikën në atë mënyrë që se ka bërë asnjëherë deri më sot asnjë president turk.

Në tetor të vitit 2011, ai bëri të ditur se Turqia do ta ketë një kushtetutë të re brenda vitit. Ne 2013, parlamenti ndërpartiak u ngarkua me detyrën që të shkruajë dokumentet e reja, por një gjë e tillë u bllokua, kështu që Erdogani i hodhi një sy kushtetutës së shkruar nga partia e tij. Në mënyrë që ajo të kalonte, ai megjithatë duhej të rifuqizonte shumicën e tij parlamentare. Në dy palë zgjedhje të përgjithshme të vitit 2015 ai nuk arriti t’i fitojë 367 ulëse nga gjithsej 550, për të cilat kishte nevojë për ta miratuar kushtetutën, përcjell gazetametro.net. Presidenti turk u detyrua që ndryshimet kushtetuese t’i bënte me referendumin e së dielës.

Në mënyrë që të gëzonte përkrahje për sistemin presidencial, Erdogan ngriti fantazmat e paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike të viteve të 90’ta dhe fillimit të vitit 2000

Presidenti autoritar i Turqisë ka kërkuar gjithashtu që të pastrohet fusha e kundërshtarëve të vërtetë dhe atyre thjesht të përceptuar, duke thelluar kështu autoritarizmin e Turqisë. Lëvizja e Gulenti u shpërbë, gazetarët u heshtën duke i dërguar nëpër burgje, si dhe lobuesit e kampanjës “Jo” përndjekshin.

Nuk duhej të ishte befasi që Erdogani shkatërroi çdo pengesë të mundshme që e pengonte të arrijë deri te ndryshimet kushtetuese. Mbi të gjitha, këto gjëra e ndryshojnë shtetin turk rrënjësisht. Kufizime në pushtetin ekzekutiv nuk ishin të forta për të filluar me to, dhe Erdogani tashmë i ka përmbysur ato në praktikë. Tani, ai kërkon t’i legjitimojë këto ndryshime në parimet kushtetuese. Pse?

Përveç faktit se autoritarët parapëlqejnë që prirjet e tyre jo demokratike t’i fusin në sistem legal, kështu që të mund të përmendin “Zbatimin e ligjit”, Erdogani ka nevojë që ligjërisht të mbulojë agjendën e tij rrënjësisht transformuese. Duket se e vetmja mënyra për ta bërë këtë është ta bëjë veten si një Sulltan.

Erdogani është një autoritar, si të tjerët që mund të gjenden nëpër botë. Por, ai është po ashtu i frymëzuar nga historia osmane, dhe ka disa pjesë të ligjeve të tij që e thërrasin atë kohë. Pasi presidenti turk çdo ditë e më shumë mbështetet në më pak këshilltarë, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes, “Pallatin e Bardhë” të tij, pallatin presidencial në Ankara të cilin ai e ndërtoi  ne tokën e  emerttuar “Pylli i Ataturkut me  1100 dhoma  nga me te medhate dhe me te  shtrenjtat ne bote.Emertimi “Saraji Presidentit”

Votuan kunder te gjitha qytetet kryesore :Ankaraja,Stambolli,Izmiri, Bursa etj.Ai fitoi shume ngushte vetem nga rajonet qendrore te Anadollit,edhe ato te kontestuara. Pjesa Perndimore e votoi kunder.

Përpjekja e tij për t’i siguruar këto dëshira shkon edhe më thellë. Erdogan dëshiron ta gërryej Republikën, sepse ai dhe njerëzit që ai përfaqëson kanë vuajtur në duart e atyre që kanë udhëhequr dhe mbrojtur vendin. Do të ishte jo praktike dhe e pamundur që të krijohej përsëri qeverisja e kohës osmane, por në imagjinatën e një turku islamist, koha e osmanëve ishte jo vetëm hyjnizim i kulturës dhe fuqisë turke, por edhe një kohë tolerante dhe përparimtare, përcjell gazetametro.net. Për Erdoganin në veçanti koha e partisë së tij ka qenë e artë.  Turqia gjithmonë ka pasur të meta, mirëpo brenda saj kishte gjithmonë synimin – Turqia mund të bëhej një demokraci. Turqia e re e Erdoganit e mbyll përfundimisht atë perspektivë.

Hija e Erdoganit mbi Ballkan[45]

Andreas Ernst

01 Shkurt 2017

Gazeta e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, në një shkrim të gjatë, të autorit Andreas Ernst, ka analizuar ndikimin e shtuar të Recep Tayyip Erdoganit në Kosovë, pas puçit në Turqi, ku në shënjestër është Lëvizja Gulen. Sipas NZZ-së, për dallim nga Maqedonia dhe Bosnja, Shqipëria dhe Kosova po i rezistojnë Ankarasë – “Kjo nuk vjen nga simpatia për Gülen-in, por nga antipatia për Erdoganin”, shkruan NZZ.

Muamer Zukorlic është një burrë krenar dhe mysliman i devotshëm. I shkolluari në Tunizi dhe Libanon për disa dekada ishte myfti me ndikim në rajonin perëndimor të Serbisë, në Sanxhak. Sot ai është parlamentar, kryesues i një universiteti privat dhe aleat i qeverisë në Beograd. Kundërshtarët e tij thonë ai të kontrollojë Sanxhakun si pronë private.

Në një ditë të dielltë vjeshte Zukorlic është ulur para kafenesë Gaziya të Novi Pazarit, nga e cila tingëllon muzikë turke. «Ne të Sanxhakut ia dolëm që ta ruajmë shoqërinë tonë islame nga ndikimet e huaja», thotë karizmatiku mbi të dyzetat. «Mendoj në sauditët por edhe turqit – edhe pse ne nuk mund t’i quajmë aq të huaj». Sot ai është dyfish i kënaqur që strategjia ndezi: Ata në rajon që sot gjenden nën ndikimin turk janë të prekur nga konfliktet e brendshme të tyre.

Projekt neoosman

Muamer Zukorlic i bie pikës: Në njëzet vitet e fundit Turqia vazhdimisht ka rritur ndikimin e saj në Ballkan. Që nga marrja e pushtetit nga Erdogani në vitin 2003 Turqia vazhdimisht ua potencon shoqërive myslimane lidhjet kulturore dhe historike që kanë me të. Në këtë mënyrë tentohet që e kaluara e përbashkët rajonit nën Perandorisë Osmane të tregohet në një dritë sa më të volitshme. Qindra monumente të asaj epoke janë shpëtuar ose me mund janë restauruar.

Turqia nuk sillet vetëm si trashëguese e një tradite perandorake, por edhe si shtet prosperues mysliman, i cili rritjen ekonomike dhe religjionin mund t’i bashkojë pas asnjë problem. U krijuan lidhje të ngushta me komunitetet religjioze islame të Ballkanit dhe u etablua një rrjet shkollash të larta dhe kualitative nën udhëheqjen turke aty. Me të drejtë ky program nganjëherë quhet «neoosman», ngase ai lidhet me historinë dhe traditën me qëllimin për të rritur ndikimin politik dhe ideologjik të Turqisë. Sa i përket arsimimit vendi padyshim se kontribuon në modernizimin e shoqërive myslimane në Ballkan.

Sot janë pikërisht këto lidhje ndërmjet Turqisë dhe Ballkanit Perëndimor ato që kanë transportuar konfliktin e brendshëm ndërmjet Erdoganit dhe Lëvizjes së Gülenit në Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Më së ashpërti luftohet rreth dyzet shkollave të të gjitha niveleve, të cilat sipas turqve i takojnë Lëvizjes Hizmet të Fethullah Gülenit. 15 institucione të atilla arsimore gjenden në Bosnjë, 12 në Shqipëri, 7 në Maqedoni, 5 në Kosovë dhe 1 në Serbi.

Brenda strukturave arsimore të këtyre vendeve shkollat në fjalë kanë një pozitë shembullore për shkak të kualitetit dhe pajisjeve që kanë. Ato ofrojnë një Curriculum shekullar të shkallës së lartë, që nuk e kanë shkollat vendore. Kualiteti dhe taksat e larta për shkollim janë shkaku pse shumica e nxënësve janë të elitave lokale. Mirëpo ka edhe programe zemërgjera bursash, të cilat u mundësojnë edhe nxënësve që nuk i kanë kushtet të shkollohen që nga fillorja e deri në Universitet aty. Disa prej këtyre shkollave pranojnë haptazi të jenë në kuadër të lëvizjes së Gülenit dhe të operojnë me vlerat e saj, e tjerat mohojnë të kenë diçka të përbashkët me predikuesin. Shkurt pas mosmarrëveshjeve me Gülenin, në fund të vitit 2013, Erdogani filloi të ushtrojë presion nëpërmjet ambasadave të tij tek pushtetet lokale që t’i mbyllin shkollat e Hyzmetit – institucionet shekullare, ato religjioze por edhe firmat. Që nga puçi në korrikut, të cilin sipas turqve e paska nxitur Güleni, u intensifikua presioni ndaj qeverive ballkanike. Mirëpo qeveritë e prekura të rajonit reaguan ndryshe nga njëra tjetra ndaj imponimit turk. Në Shqipëri dhe Kosovë iniciativat turke trajtohen si përzierje në punët e brendshme, të cilat me kulturë por troç refuzohen. Në Bosnjë – ku përfaqësuesi boshnjak kultivon lidhje personale dhe ideologjike me Erdoganin – përpiqen që t’ia plotësojnë kushtet Turqisë sa më shumë por duke u ruajtur që mos zhvishen si urdhra-marrës. Në Maqedoni – në një vend me shumicë krishtere – sillen ndaj Turqisë ekstremiste fleksibël: ata kërkojnë mundësitë më të përshtatshme se si t’i mbyllin këto shkolla, tha ministri i brendshëm i Maqedonisë Mitko Cavkov, menjëherë pas puçit.

Drejtori i brengosur

Kjo e shqetëson natyrisht drejtorin e shkollës Yahya-Kemal në Shkup, Ismail Erdilin. Ai me plotë krenari na lëviz nëpër shkollën e tij moderne dhe dritëmbushur. Ai na tregon laboret e IT-së, hapësirat speciale të shkencave natyrore dhe në vendpunishten ku përgatitet një sallë e madhe sporti. 754 nxënës përshpirtruan këtu përkrah materialit arsimor edhe vlerat e Hyzmetit për dialog, respekt dhe tolerancë. «Gjersa gjatë vitit 2001 maqedonasit dhe shqiptarët gjuanin njëri tjetrin, rrinin ulur këtu në të njëjtën bankë nxënësit e dy popujve», rrëfen Surija Tauk, përgjegjësi shumëvjeçar i marketingut të kësaj shkolle. Menjëherë pas puçit qenkan dorëhequr pesë nëpunës dhe 37 nxënës janë hequr nga shkolla. Vendet e tyre mirëpo qenkan zënë menjëherë. Vendimtar në këtë bojkot ka qenë roli i ambasadës turke, e cila refuzon të kontaktojë me shkollën. Shumica e 60 turqve të punësuar nuk kanë guxim më të udhëtojnë në atdheun e  tyre, nga frika se arrestohen. Megjithatë drejtori nuk dorëzohet dhe shpreson. «Plotë politikanë të Maqedonisë kanë fëmijët e tyre në këtë shkollë, ata do të kenë po ashtu probleme nëse ne duhet të mbyllim shkollën».

«Epiqendra» e vërtetë për ndikimin turk në rajon megjithatë mbetet Bosnja. Kjo për arsye se islami politik i Erdoganit ka një aleat të fortë SDA-në me anëtarin e saj të kryesisë Bakir Izetbegoviç. Erdogani e mbështet «vllain e tij Bakir» rregullisht gjatë zgjedhjeve. Rrjetet ekonomike dhe politike ndërmjet të dyve janë shumë të ngushta. Ndryshe nga evropianët tjerë që ngurruan Izetbegoviç ishte i pari dhe gjatë natës së puçit që i ofroi atij mbështetjen e plotë. Fillimisht, aleatit të tij Erdogani mbylljen e shkollave ia kumtoi nëpërmjet kanaleve partiake. Shtatë shkollat me rreth 2 mijë nxënës në krye me Burch-Universitetin e Sarajevës si flamur deri paradokoshësh ishin nën drejtimin e organizatës güleniste Bosna-Sema. Prapëseprapë urdhrin e Erdoganit për t’i mbyllur ato nuk i doli Izetbegoviç zot. Po të vepronte ashtu ai do të diskreditohej nga kundërshtarët e tij si lakej i turqve. Kur agjencia turke Anadolu difamoi Bosna-Sema-n si satelite të «Fetö»-s, gjoja organizatës terroriste të Gülenit, drejtuesit e organizatës paditën agjencinë qeveritare. Bosna-Sema përgënjeshtron të jetë e lidhur me «Fetö».

Shqiptarët kokëfortë

Ndryshe nga Maqedonia dhe Bosnja nga Shqipëria dhe Kosova vjen një rezistencë kategorike ndaj iniciativave turke për t’ua ftohur gülenistëve. Kjo nuk vjen nga simpatia për Gülenin, por nga antipatia për Erdoganin, politika e të cilit për shumë në Ballkan është tendencë për islamizimin e ish vendeve të nënshtruara dhe si e tillë luftohet. Shumica e intelektualëve e konsiderojnë religjionin si një kërpudhë përçarëse të kombeve të tyre, të cilat janë shumica mysliman, por në inkluzion me shqiptarë katolikë e ortodoksë.

Kur ambasada turke në Prishtinë kërkoi arrestimin e një gazetari kosovar (Rasti: Berat Buzhala – v. e përkth.), i cili shprehu simpati me puçistët, Ministria e Jashtme kosovare e refuzoi kërkesën si të paakceptueshme.                                                                                                      Ministria e Arsimit refuzon të mbyll shkollat Mehmet Akif – sipas Ankarasë güleniste – me argumentin se ato respektojnë ligjet, transmetojnë një arsimim të mirë dhe në çështjet religjioze janë tolerante. Në Shqipëri gjendja është e njëjtë. Në fakt sinjalizon kryeministri shqiptar Edi Rama mirëkuptim për qasjet turke mirëpo te realizohet diçka çka ato kërkojnë, jo. Në nëntor vendosi ministria e edukimit megjithatë që shkollat e presupozuara turke të heqin flamujt turq nga godinat e tyre.

Pushteti me shumë fytyra

Pothuajse tetëdhjetvite pas fundit të Perandorisë Osmane në tokën europiane, në vitet e 90-ta gjatë luftërave jugosllave u zgjua serish interesi turk në Ballkan. Në fillim krejt në mënyrë diskrete u ndihmuan boshnjakët dhe kosovarët gjatë luftës së tyre kundër serbëve dhe kroatëve. Një ndryshim kursi solli ardhja në pushtet e AKP-së në vitin 2002. Ajo solli një elitë tjetër religjioze në pushtet, e cila ka një optikë krejtësisht tjetër mbi Ballkanin për dallim nga paraardhësit e tyre kemalistë: Kjo nuk e sheh Ballkanin si një zone problemesh dhe periferike, por si një bërthamë të perandorisë së vjetër, nga e cila dolën vezirët dhe gjeneralët më të famshëm.  U formulua një politikë e re, e cila nëpërmjet «soft power» duhej të fitoj mbi myslimanët e shekullarizuar të Ballkanit. Instrumentet e tyre janë entet religjioze Diyanet, Agjenturat për Zhvillim dhe Politikë Kulturore dhe Institucione të Arsimit. Diyaneti lidhet në trashëgiminë e përbashkët osmane dhe luan një rol të madhe në refuzimin e ndikimit të Arabisë Saudite.

Eksporti i arsimimit kontribuon në modernizimin e shoqërive myslimane në Ballkan. Ndër shqiptarët dhe boshnjakët ka përkrahës dhe kundërshtar të ndikimit turk. Çka këta në thelb i dallon është qëndrimi i tyre ndaj islamit politik. Promotorin kryesor rreth rolit të Ankarasë në Ballkan e përbën dyshimi i shumë myslimanëve se BE do të jetë  e gatshme dikur për ti pranuar në rrethin e saj. Sot prezantohet Turqia si Führer-Demokraci iliberale. Gjersa ndikimi i BE-së përhumb në këto vende zhvillohen forma të njëjta pushteti si në Turqi, në Ballkanin perëndimor.

Erdogani, Hitleri i myslimanëve[46]

Nga Ralf Peters

26 Korrik 2016

Një nga nismat cinike të përpjekjeve për t’u bërë sulltan dhe kalif, ishte dhe artikulimi i mundësisë për rithkimin e dënimit me vdekje për tradhëti – në mënyrë që të eleminojë kundërshtarët kryesorë të përhershme dhe të frikësojë ata që mund të mbijetojnë. Por, urdhri i ekzekutimit të vërtetë është lëshuar: Erdogan vrau Turqinë laike të Ataturkut, ëndrrën që një komb mysliman mund të kishte vendin e tij në rreshtin e parë të qytetërimit .Nëse liderët e sotëm perëndimore zotërojnë një tipar të përgjithshëm, ai është pikërisht gjenialiteti për t’u vetëmashtruar. Duke këmbëngulur që terrori islamist nuk ka të bëjë me Islamin, apo se feja nuk ka ndikim strategjik, apo se të gjitha qëniet njerëzore duan lirinë dhe demokracinë, arrin të deklarosh se tavani është dyshemeje, e djathta është e majtë dhe

se nata është ditë.

Në fakt mesnata po mbërrin për miliona njerëz në Turqi, edhe pse ne insistojmë që një elektrik dore është dielli. Vitet e fundit, shumë amerikanë kanë dëgjuar termin “kalifat”, ose më saktësisht për herë të parë e kanë dëgjuar të artikulohet më shpesh në momentin kur ISIS deklaroi se në territoret e pushtuara në Irak dhe Siri, ka rithemeluar kalifatin. Për ne, “kalifati” tingëllon thjesht si një emër për një dhomë të madhe torture. Por, për qindra e miliona myslimanë, pjesa dërrmuese e të cilëve nuk kanë asnjë lidhje me ISIS, kalifati është i lidhur ngusht me një periudhë të artë të humbur dhe shumë romantike, periudhë kur kalifi, i cili ishte edhe sulltani turk, njëkohësisht ishte dhe autoriteti shpirtëror i të gjithë muslimanëve anëkënd botës.

Në shekullin e 14-të, otomanët rikthyen konceptin e vjetër të kalifatit, duke deklaruar se sulltani dhe kalifi ishin një. Ajo mbeti e tillë, e pandryshuar deri në vitin 1924, vit në të cilin kur Mustafa Kemal Ataturku, modernizuesi i madh, e shfuqizoi dhe ajo i përkiste të kaluarës. Ai këmbëngulte se turqit duhet të ndërtonin një Turqi të re dhe nuk duhet të pretendonin një perandori të dobët, të përkohshme ose shpirtërore.

Në atë kohë, bota myslimane u nda në dy kampe. Më 8 mars 1924, “The Economist” e përshkruante kështu ndryshimin: Tek turqit dhe kombësitë të tjera të çliruara nga sundimi I perandorisë osmane, “mbizotëron koncepti perëndimor i kombësisë dhe kalifati po humbet fuqinë e tij mbi imagjinatën”. Deri këtu është në rregull. Por, revista vijonte më tej duke nënvizuar se për myslimanët nën sundimin kolonial, “Kalifati mbart një mesazh të shpëtimit nga solidariteti ndërkombëtar i myslimanëve”. Pikërisht mesazhi i shpëtimit, nëse akoma jo ai i solidaritetit, tashmë është rikthyer. Kalifati i urryer i ISIS është thjesht një lajmëtar i një kalifati akoma më ambicioz që po vjen. Dhe ky kalifat po shfaqet në Turqi. Të bindur se historia nuk ka asnjë rëndësi, liderët e vetëmashtruar perëndimorë refuzojnë të njohin vizionin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për Turqinë “e tij”. Ai ëndërron jo vetëm lavdinë neo-otomane, por dhe një kalifat të rilindur dhe të

udhëhequr nga një turk. (A mundet ndokush të marrë përsipër të nominojë një kandidat?) Në thelb, të dy sulltani dhe kalifi do të kthehen në një fron turk.

Sot, Stambolli. Nesër, bota.

Nëse refuzoni të pranoni atë që një person dëshiron, do ta keni të vështirë që të kuptoni atë që ai bën. Masat e ashpra dhe shtatërrimtare që po ndërmerren tani në Turqi, me të paktën 10 mijë turq të arrestuar dhe me shumë se 100 mijë të tjerë të pushuar nga puna – jo vetëm ushtarakë, por dhe gjyqtarë, nëpunës civilë, policë dhe akademikë – nuk është fundi i lojës. Ky është thjesht fillimi.

Duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme menjëherë pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti, Erdogani dhe aleatët e tij pretendojnë se 100 mijë turq janë të përfshirë në këtë komplot. Ky është një nga pretendimet me absurde të kohës tonë, por sigurisht që ajo bën punë për ta (çdo grusht shteti me një numër kaq të madh personash të përfshirë nuk do të ishte sekret për një kohë shumë të gjatë – grushtet e shtetit nuk funksionojnë në këtë mënyrë).

Erdogan nuk ka nevojë për një arsye për të realizuar spastrimet e tij të mirë planifikuar mëparë. Ai kishte motivet e tij dhe kishte gati listat e emrave të personave. Atij i duhej thjeshtnjë justifikim për ta bërë këtë. Grushti i shtetit që dështoi ishte një dhuratë..

Akademikëve u është ndalur që të udhëtojnë jashtë vendit. Qeveria kërkoi dorëheqjen e të gjithë dekanëve të të gjithë shkollave të larta dhe universiteteve. Ndërkohë, rrugës është dhe ndalimi i librave dhe djegia e librave nuk do të ishin aspak një surprizë për mua.

Erdogani e përdori grushtin e shtetit për të kërkuar ekstradimin e Fethullah Gylen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një klerik dhe aleat i dikurshëm për vetëm një herë.

Duke insistuar patupërsisht se Gyleni ka orkestruar përpjekjen për grusht shteti nga

Poconos, Erdogani është i vendosur për të shtypur edhe shkëndijën më të vogël të mospajtimit apo rezistencës ndaj tij.   Vëzhgues të ndryshëm, efektet e grushtit të shtetit i kanë krahasuar me ato të djegies së Rajhshtagut, zjarrvënia e mistershme e parlamentit gjerman që i dha Hitlerit mundësinë qëtë justifikonte shtypjen e të gjithë opozitës politike në vend. Paralelizmi fatkeqësisht është i saktë. Elita intelektuale turke pothuajse është në të njëjtën gjendje të pasigurtë si ajo e intelektualëve dhe hebrenjve në Gjermani në vitin 1930.

. Ambiciet e tij në fund të fundit do të çojnë Turqinë, fqinjët e saj dhe më shumë mundësi dhe aleatët e tij të verbër dhe të hutuar,në një sërë tragjedish të përgjakshme. Por, për momentin ai ka një mbështetje reale nga gjysma e popullsisë, të atyre që ethet e besimit janë pija e fundit dehëse. Ai arrin të bëjë analiza dhe sondashe më mirë se Hitleri.  Sigurisht që “Mein Kampf” nuk mund të krahasohet asesi me Kur’anin e Shenjtë.  Vitet e fundit, termi “islamo-fashizëm” ka filluar të përdoret shumë shpesh, zakonisht nga ata që nuk e kuptojnë as Islamin dhe as fashizmin. Por, “fashizmi islamik” sinqerisht që i përshtatet shumë mirë programit të Erdoganit: intolerancë populiste e shfajësuar përmes besimit dhe që shfrytëzohet nga një lider, i cili shpjegon çdo dështim me termat e të qënurit viktimë. Erdogan ofron ekzaltim dhe hakmarrje, pjatën më të shijshme në politikë.

Dhe, ashtu sikundër në Gjermaninë naziste, qytetarët që besonin me siguri, të cilët

mashtruan veten duke menduar se udhëheqësi i ri mund të menaxhohet, e gjejnë veten në qelitë e burgut, ose të dëshpëruar për një vizë në pasaportat e tyre (gjithmonë nëse dokumentat e tyre nuk janë konfiskuar).

Gjithashtu është prezente dhe përdorimi i një gjuhe me dy kuptime, propagandë e hapur – ndërkohë Erdogani prentedon se spastrimi i opozitës prej tij do të forcojë demokracinë turke. Versioni i tij i demokracisë është më pak bindës sesa ai i Putinit. Që nga Kancelari i Rajhut deri tek Fyhreri, ose që nga presidenti deri tek sulltan-kalif, për Erdoganin hapat duken të pashmangshëm. Kjo është thjesht çështje kohe. Një nga nismat cinike të përpjekjeve për t’u bërë sulltan dhe kalif, ishte dhe artikulimi i mundësisë për rithkimin e dënimit me vdekje për tradhëti – në mënyrë që të eleminojë kundërshtarët kryesorë të përhershme dhe të frikësojë ata që mund të mbijetojnë. Por, urdhri i ekzekutimit të vërtetë është lëshuar: Erdogan vrau Turqinë laike të Ataturkut, ëndrrën që një komb mysliman mund të kishte vendin e tij në rreshtin e parë të qytetërimit.

Turqia – e rrezikuar si shtet i një lideri[47]

Nga Peter Sturm, Frankfurter Allgemeine Zeitung.

14/01/2017

Erdogani është që tani njeriu më i fuqishëm i Turqisë. Por ai do më shumë. Dhe harron se pastaj të gjitha dështimet do të lidhen me të, mendon Peter Sturm nga Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Po të ishe cinik dhe ta vështroje situatën në Turqi vetëm nën këndvështrimin e një politologu, do të shihje një skenar tepër interesant laboratori. Një shtet i përçarë në çdo kuptim i lejon vetes luksin që ta kthejë kokëposhtë sistemin e tij politik dhe që të lëshohet për jetë a vdekje në duart e një burri të vetëm. Duke e thjeshtëzuar këtë pastaj e quajnë reformë kushtetuese. Një gjë e tillë do të ishte problematike edhe në kohë normale, dhe kjo jo vetëm për shkaqe të teorisë së demokracisë. Por kohët nuk janë as normale. Turqinë e sulmojnë grupe të ndryshme terroriste. Edhe prandaj ekonomia ndodhet në një krizë të rëndë. E gjitha kjo ashpërsohet nga fakti që qeveria kryen në mënyrë të qëllimshme margjinalizimin e një pjese të popullit. Presidenti Recep Tayyip Erdogan në fakt nuk mund të mos i shikojë këto realitete. Dhe mbetet sekreti i tij privat se si do të jetë ai në gjendje t’i zgjidhë i vetëm të gjitha këto probleme. Por pikërisht kjo është ajo për të cilën përpiqet ai – me këmbëngulje të madhe që prej disa vitesh. Që tani ai është njeriu më i fuqishëm në vend. E megjithatë ka shumë kohë që në Turqi nuk po bëhet asgjë më mirë, por padyshim shumë gjëra po bëhen më keq. A thua që ai e pranon heshturazi se nuk është jofajtor për këtë, se të paktën ai nuk e ka atë pushtet që t’i ndryshojë gjërat?

Që kjo të ndodhë, sigurisht nuk ka gjasa. Atraktiviteti i sistemit të liderit për njerëz si Erdogani konsiston në faktin se formalisht ata nuk duhet t’i justifikohen askujt. Rrezikun liderët në të gjithë botën (ndërkohë ka shumë të tillë) e injorojnë me dëshirë. Por kur ata vendosin të vetëm, atëherë çdo zhvillim i gabuar padyshim që bie në kurriz të tyre. Dhe në plan afatshkurtër apo afatgjatë atyre detyrimisht do t’ju mbarojnë “kurbanët” që mund të sakrifikojnë, për të tërhequr vëmendjen nga dështimi vetjak ose nga paaftësitë e veta. Është e trishtueshme që parlamentarët turq kanë pranuar t’i hyjnë eksperimentit të madh “krijimi i një shteti të liderit” duke e shfuqizuar në këtë mënyrë vetë veten. Një shpresë e fundit, sado që duhet pranuar se ajo është e vakët, megjithatë mbetet: ndoshta kushtetuta e re do të pengohet me referendum nga populli. Miqtë e Turqisë në Perëndim shohin me vëmendje dhe mjaft të pafuqishëm atë që po ndodh në Turqi.

Turqi: Opozita i druhet "diktaturës"[48]

Daniel Heinrich

11.01.2017

AKP, partia në pushtet me nxitjen e presidentit Erdogan do të aplikojë një sistem presidencial. Kreu i shtetit do të ishte njëkohësisht edhe kryeministër. Opozita i kundërvihet këtyre planeve. Kemal Kilicdaroglu e shpreh hapur indinjatën. Për kryetarin e partisë më të madhe opozitare në Turqi, CHP, aplikimi i sistemit presidencial do të thotë vendosja e një "diktature". Një gjë duket e qartë: shndërrimi i Turqisë nga një demokraci parlamentare në një sistem presidencial nën Rexhep Taip Erdiganin do ta bënte edhe më të fortë njeriun në krye të shtetit.

Që pas tentativës për puç korrikun e vitit të kaluar në Turqi është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme dhe presidenti mund të qeverisë per dekret. Ndërkohë parlamenti duhet që t'i miratojë këto dekrete, por me sistemin presidencial që synohet kontrolli parlamentar do të shfuqizohet.

Kësaj i shtohet edhe fakti, që kreu i shtetit do të ishte njëkohësisht edhe kryeministër. Në këtë pozicion Erdogani do të ishte përgjegjës edhe për emërimin dhe shkarkimin e të gjithë zëvendësave të tij dhe të ministrave dhe nuk do të përfaqësohej më nga kryetari i parlamentit, por nga zëvendëspresidenti. Numrin e zëvendëspresidentëve ai mund ta përcaktojë vet.

Mbështetje e madhe nga AKP-ja

Edhe pavarësia formale e presidentit, deri tani komponente e sistemit politik të vendit, do të shfuqizohej. Presidenti Erdogan formalisht nuk është anëtar i AKP-së, megjithatë ai nuk e fsheh mbështetjen e tij për këtë parti.

Mbështetja për reformën brenda AKP-së është e madhe. Mehmet Simsek nuk trembet aspak prej përqendrimit të pushtetit në duart e një personi. Përkundrazi, politikani i AKP-së, është zëvendëspresident i Turqisë, ai sheh vetëm avantazh nga aplikimi i një sistemi presidencial: "Nga njëra anë do të forcohej ekzekutivi, sepse presidenti mund ta  drejtojë vendin për pesë vjet rresht në mënyrë krejt të pavarur nga përçarjet parlamentare, nga ana tjetër mund të shmanget pragu i përfaqësimit parlamentar prej 10% të votave dhe në këtë mënyrë arrihet një përfaqësim më i drejtë i grupeve të popullsisë."

Pengesat për reformën janë të larta

Megjithatë nuk mjafton vetëm entuziazmi në radhët e AKP-së për reformën. Partia nuk ka mjaftueshëm mandate për ta kaluar me forcat e veta reformën në parlament. Si partia pro-kurde HDP, ashtu edhe partia qemaliste CHP, nuk ndajnë të njëjtin entuziazëm si Simsek, ato janë kategoriksiht kundër aplikimit të sistemit presidencial.

Eksperti për Turqinë Christoph Ramm nga Universiteti i Bernës është skeptik: për miratimin e reformës AKP-ja ka nevojë "për të paktën një aleancë jo zyrtare me partinë e djathtë nacionaliste MHP. Të dyja partitë janë për një kurs izolacionist dhe nacionalist të djathtë. Pas kuintave ndërkohë po negociohet. Aplikimi i dënimit me vdekje është një ndër temat, që do të vihen në kandar."

Shumicën e nevojshme prej dy të tretash AKP-ja mund ta arrijë edhe me këtë konstelacion. Megjithatë AKP-ja me votat e MHP-së mund të organizojë një referendum dhe ta kalojë reformën me votim popullor. Kemal Kilicdaroglu, kryetari i partisë në opozitë CHP, është skeptik ndaj zhvillimeve në javët e ardhëshme. Sipas tij edhe paraqitja e propozimeve nuk është gjë tjetër veçse fillimi i fundit "të traditës parlamentare 140 vjeçare" në Turqi.

Spastrimet e Erdogan po kthehen në gllabërim të çdo pushteti[49]

07 Nentor 2016

Ka kohë që represioni i Rexhep Tajip Erdoganit kundër mendimeve ndryshe ka kapërcyer çdo cak nga sa mund të justifikohet prej tentativës për grusht shteti për ta rrëzuar presidentin e Turqisë me anë të forcës. Spastrimet e njëpasnjëshme masive pas grushtit të shtetit kanë arritur shifra rekord, sidomos pas largimit nga detyra të edhe 100.000 nëpunësve civilë të tjerë, duke i boshatisur kësisoj radhët e ushtrisë, sistemit të drejtësisë, shkollave, universiteteve dhe dikastereve ministrore. Masa emergjente janë marrë për ta bërë shtypin të heshtë dhe për ta penguar me çdo kusht çdo proces ligjor karshi tyre. Vetëm gjatë javës së shkuar, sulmi i ashpër fizik ndaj çdo forme të opozitës e ka përkeqësuar edhe më situatën.

Një prej shënjestrave kryesore ishe edhe e përditshmja “Xhumhurijet”, gazeta më e vjetër dhe bastioni i shekularizmit në vend. Arrestimi i drejtuesve të saj, të akuzuar në mënyrë absurde se “kanë ndihmuar terrorizmin”, rrezikon mbijetesën e një prej pak mediave të pavarura nën regjimin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Ndërsa shënjestra e dytë ishte opozita politike kurde. Me një juglindje kurde që jeton në njëblackout interneti dhe media sociale të bllokuara nga ana e qeverisë, forcat e policisë kanë ndaluar mbi dhjetëra parlamentarë, përfshi këtu edhe Selahattin Demirtash, liderin karizmatik të Partisë Popullore Demokratike.

Tanimë nuk se ka më vend për imagjinatë që të gjitha këto shënjestrime të lidhen me Fethullah Gylenin, klerikun, ndjekësit e të cilit janë quajtur përgjegjës për përpjekjen për grusht shteti. Pa dyshim që të gjithë ata që janë larguar nga detyra që nga korriku ishin simpatizues të lëvizjes “Gylen”. Qëllimi i presidentit Erdogan është që të zhdukë çdo pengesë që ekziston ndaj ambicies së tij për një presidencë ekzekutive. Suksesi i z. Demirtash në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2015 e privoi partinë AK prej mazhorancës që i nevojitej për të shkuar drejt ndryshimeve kushtetuese të dëshiruara. Sulmi i ashpër i kësaj jave ndaj partisë prokurde është njëfarë hakmarrjeje dhe pjesërisht një përpjekje për të fituar mbështetjen e partisë nacionaliste MHP në një referendum të mundshëm për të legjitimuar një regjim të një njeriu të vetëm.

Kësisoj, z. Erdogan po synon që t’i tkurrë edhe më tej institucionet e Turqisë, duke e vënë në rrezik kohezionin social të saj. Grushti i fortë ndaj kurdëve, i kombinuar edhe me aksionin ushtarak në Siri dhe Irak, ka shkaktuar një tension të fortë etnik dhe sektar. Shpërthimi me bombë që pasoi arrestimet ndaj drejtuesve të partisë prokurde u mor përsipër njëkohësisht, si nga ana e ISIS-it, ashtu edhe nga separatistët kurdë.                      Aleatët perëndimorë të Turqisë nuk se mund të bëjnë dot shumëçka për të zbutur veprimet e presidentit turk. Bashkimi Europian ka kohë që e ka humbur ndikimin e tij mbi Ankaranë, që me dështimin për të përmbushur premtimin e tyre për të liberalizuar udhëtimin në zonën Shengen. Me sa duket, sot ata janë më të shqetësuar për të siguruar kontroll të valës së emigrantëve nga ana e Turqisë, se sa gjendja e vlerave demokratike në vend. Shtetet e Bashkuara, po ashtu, mund të duket sikur po i dënojnë zhvillimet në vend, por kufizimet e ndikimeve të saj në vend janë më se të dukshme: Turqia nuk ka parë kurrfarë shkeljeje edhe në rastin kur, gjatë sulmeve në Siri, të sulmonte edhe forcat e armatosura kurde, megjithëse këto të fundit kishin mbështetjen e plotë të Uashingtonit. Megjithatë, as tregjet nuk ofrojnë shenja se do të ushtrojnë ndofarë tryesnie, pavarësisht dyshimeve të z. Erdogan rreth një grupi financierësh dhe agjensish që do të rrekeshin për diçka të tillë. Megjithëse monedha e lirës turke është disi e brishtë, Turqia ka banka dhe financa publike solide. Dhe tregjeve të zhvilluara u kanosen rreziqe politike të reja.

Prapëseprapë, përpjekjet e z. Erdogan për të kontrolluar bankën qendrore, duke trysnuar huadhëniet dhe asetet e ofruara ndaj biznesmenëve që janë të dyshuar për shkak të simpative të tyre, do ta dëmtojnë zhvillimin afatgjatë. Turizmi vazhdon të vuajë prej frikës ndaj sulmeve terroriste të mundshme dhe klima aktuale politike do të ketë faturën e vetë në besimin e konsumatorit.                                 Përgjigjja pozitive e vazhdueshme elektorale ndaj z. Erdogan është një fakt i pamohueshëm, mirëpo kjo ka qenë gjithnjë e ngritur mbi besimin që ka ekzistuar ndaj aftësive dhe kapacitetit të tij për të sjellë zhvillim në standardet e jetesës. Pavarësisht perdes së një rritjeje ekonomike në ulje, problemi mbetet nëse ai do të mund ta ruajë dot më tej devocionin e mbështetësve të tij.

Luksemburgu: Spastrimet e Turqisë, reminishencë e nazistëve[50]

07/11/2016

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut ka bërë një deklaratë sa shokuese, aq edhe tronditëse për Turqinë, teksa është shprehur se sjellja e qeverisë turke ndaj nëpunësve të shkarkuar civilë i kujton atij metodat e përdorura nga nazistët dhe se, herët a vonë, Bashkimi Europian duhet të kundërpërgjigjet me sanksione.  Më shumë se 110 mijë nëpunës civilë në Turqi, që variojnë nga ushtarë dhe gjykatës e deri te mësues e gazetarë, janë burgosur, pezulluar apo shkarkuar nga vendet e punës, që prej përpjekjes së dështuar për grusht shteti në korrik, në atë që kritikët e presidentit Recep Tayyip Erdogan e quajnë si një spastrim ndaj të gjitha formave të disidencës. Zyrtarët turq thonë se masat janë të justifikuara me kërcënimin që shfaqte përpjekja për puç, gjatë së cilës më shumë se 240 persona mbetën të vdekur, pasi ushtarë të papërgjegjshëm komanduan avionë luftarakë dhe tanke, bombarduan Parlamentin dhe ndërtesa të tjera qeveritare.

Emrat e atyre që janë përjashtuar nga administrata civile janë publikuar në një gazetë qeveritare, duke e bërë thuajse të pamundur për ta që të gjejnë punë diku tjetër. Veç kësaj, edhe pasaportat e tyre janë bërë të pavlefshme, duke pamundësuar largimin nga vendi. Jean Asselborn tha se njerëzve u janë hequr gjithashtu edhe diplomat universitare, ndërkohë që shumica e tyre janë lënë pa asnjë burim të ardhurash për të jetuar. Disa prej mësuesve të shkarkuar, të cilët ishin burim i vetëm të ardhurash për familjet e tyre, janë ankuar se nuk munden më të sigurojnë as ushqimin e përditshëm për to.                                                                                                                                                “Për ta thënë troç, këto janë metoda të përdorura në epokën naziste dhe realisht përbëjnë një zhvillim tepër negativ, të cilin Bashkimi Europian thjesht nuk mund ta pranojë”, tha Asselborn. Ai sugjeroi vendosjen e sanksioneve ekonomike, duke iu referuar kështu 50 për qind të eksporteve turke që shkojnë në BE dhe 60 për qind të investimeve në Turqi me prejardhje nga blloku.

“Do të vijë edhe koha kur ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër, veçse të aplikojmë sanksione për të kundërvepruar përballë kësaj situate të padurueshme mbi të drejtat e njeriut”.

Erdogani dhe ministrat e kabinetit kanë thënë vazhdimisht se, është në dorën e Turqisë për të vendosur sesi do t’i përgjigjet përpjekjes për grusht shteti, për të cilën ata akuzojnë klerikun mysliman që jeton në ekzil të vetimponuar në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, si orkestrues përmes rrjetit të tij të mbështetësve. Gulen, nga ana e tij, e ka dënuar përpjekjen për puç, ndërkohë që përjashton çdo përfshirje të tij në të.              Ndaj deklaratave të Asselborn ka reaguar ministri turk për çështjet e BE-së, Omer Celik, i cili e akuzon kryeministrin luksemburgas për mosnjohje të historisë, teksa thotë se veprimet e Ankarasë duhet të jenë të barabarta me përpjekjet “për mbrojtjen e demokracisë gjatë luftës kundër nazistëve”.

"The Economist": Një komplot jashtëzakonisht shumë i madh[51]

13/09/2016

Masat e ashpra pas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi, janë shndërruar në gjueti shtrigash. Ato që po i bëhen lëvizjes, janë shumë herë më të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuar në Amerikë në vitet 1950 nga senatori, Joe Mçarthy.

Revista e përjavshme “The Economist”, në numrin e saj të fundit në versionin e shkruar ka botuar një shkrim të gjatë me titull “Spastrimet e gylenistëve në Turqi” dhe thekson se masat e ashpra pas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi nuk janë asgjë tjetër veçse një gjueti shtrigash. Revista nënvizon faktin se “masat e ndërmarra, gjithnjë e më shumë i ngjanë një gjuetie shtrigash, jashtëzakonisht shumë herë më të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuar në Amerikë në vitet 1950 nga senatori Joe Mçarthy”. Shkrimi i revistës prestigjoze “The Economist” fillon me historinë e pushimit nga puna të një akademikeje të universitetit “Gediz”, Ishtar Gëzajdën dhe bën një pasqyrim të plotë të pasojave sociale të këtyre spastrimeve. Sipas revistës, masat kanë prekur direkt më shumë se 100 mijë njerëz në të gjithë vendin, ndërkohë që spastrimet përfshijnë ushtarakë, akademikë, nëpunës civilë, gazetarë, biznesmenë, pilotë dhe njerëz të profesioneve të ndryshme.

Mbi 100 mijë spastrime.

Kur fillon gjuetia e shtrigave, është e vështirë ta ndalësh Shumica e analistëve të huaj mendojnë se një bashkëpunim i oficerëve me backgrounde të ndryshme  ishin pjesë e tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut për të rrëzuar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan. Por, qeveria fajëson vetëm xhematin. Spastrimet që kanë nisur me urdhër të z. Erdogan kundër grupit dhe simpatizantëve të kësaj lëvizjeje, kanë prekur më shumë se 100 mijë njerëz. Javën e kaluar 50 mijë nëpunës civilë u pushuan nga puna me një dekret të posaçëm. Ushtarakë, gazetarë, akademikë, pilotë të forcave ajrore dhe shumë biznesmenë janë të gjithë në shënjestër të këtyre masave.

Shumë më e madhe se gjuetie e shtrigave e senatorit Mçarthy

Masat e ndërmarra, sipas shkrimit të “The Economist”, gjithnjë e më shumë i ngjajnë një gjuetie shtrigash, jashtëzakonisht shumë herë më të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuar në Amerikë në vitet 1950 nga senatori Joe Mçarthy. “Viktima e fundit e këtyre spastrimeve është dhe një këngëtar i muzikës pop (Atilla Tash) i arrestuar për publikimin e analizave në një gazetë të lëvizjes Gylen dhe një balerin u largua nga Teatri i Operas dhe Baletit (Jyxhel Emre Kajnarsu), pasi gjoja kishte shitur shtëpinë e tij përmes një banke që kishte lidhje me lëvizjen e Gylenit (të cilën ai e mohon). Autoritetet kanë mbyllur mijëra  shkolla, biznese dhe fondacione. Sipas një ministri, shteti ka konfiskuar asete të mbështetësve të Gylenit që arrijnë vlerën më shumë se 4 miliardë dollarë”.

“Ndërkohë spastrimet janë shtrirë dhe në konfliktin e Turqisë me pakicën kurde, e cila gjatë vitit të kaluar ka intensifikuar luftimet e ashpra në jug-lindje të vendit. Qeveria tani ka në plan të pezullojë 14 mijë mësues për lidhje të dyshuara me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Kur fillon gjuetia e shtrigave, është shumë e vështirë që ta ndalosh”.

Qeveria po ia faturon gabimet e saj lëvizjes Gylen.

Në shkrimin e saj revista “The Economist” nënvizon faktin se pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit të 15 korrikut, qeveria po ia faturon të gjitha gabimet dhe dështimet lëvizjes Gylen dhe me këtë veprim ajo po përpiqet që të rishkruajë historinë nga e para.

“Qeveria bën përgjegjëse Lëvizjen Gylen për dështimin e planit të paqes më Partinë Popullore të Kurdistanit (PKK) si dhe për vonesat në nisjen e luftës kundër ISIS. Pas kopetencave të pakufishme pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nuk ekziston pothuajse asgjë dhe asnjë mundësi që të kontrollojë shtypjet e presidentit Erdogan”.

Paranoja tashmë është shtrirë përtej kufijve të Turqisë.

Ministrja   Nikolla   përplaset   me zyrtarin turk

Një ‘përplasje’ ka ndodhur sot mes Ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe zyrtarit turk, koordinator i agjencisë turke TIKA në Tiranë.

Nga   auditorët   e   Universitetit   të   Tiranës   përfaqësues   të ambasadës  turke   u   flasin studentëve për organizatën terroriste të Fetullah Gylen. Në prani edhe të ministres së Arsimit, kreu i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Eyup Yavuz Umutlu, ka sqaruar disa nga elementët e kësaj organizate e cila sipas zyrtarëve turk në Tiranë,Gylen nëpërmjet shkollave të tij në Shqipëri synon të edukojë breza me mendje dhe zemra të manipuluara…

Ministrja e Arsimit e cilësoi të papranueshëm këtë komunikim në auditore, gjë të cilën ja shprehu edhe personalisht ambasadorit turk në tryezë. Por në një reagim të sajin për këtë incident, Nikolla siguroi prindërit shqiptarë se në vend nuk ka shkolla jashtë kuadrit ligjor dhe standardeve mësimore.

“Impresion i tij për një organizate që nuk ka lidhje me Shqipërinë. Unë reagova me përfaqësuesin e qeveriste turke, me ambasadorin. Unë dua të ndaj me prindërit, që nuk ka shkollë në Shqipëri që nuk ofron sistem arsimor me standardet që shteti shqiptar ka, dhe janë të garantuara nga pikëpamja ligjore dhe pikëpamjet e tjera të funksionalitetit. Mbetet një dëshirë e një individi, jashtë vendit dhe kohës, në një mjedis që nuk kishte lidhje me atë qe shprehu”,- reagoi Nikolla.

Këto   deklarata   u   bënë   gjatë   inaugurimit   të   sallës   së   bibliotekës dhe   dy   sallave   të konferencës në fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë ku agjencia qeveritare turke “Tika” kontribuoi në vlerë financiare. /BW

Lista e Referencave

Akyol, K, Türkiye'de bas?n özgürlü?ünün kara y?l?, Deutsche Welle Türkçe, 2 Dhjetor 2016,

http://www.dw.com/tr/t%C3%BCrkiyede-bas%C4%B1n-%C3%B6zg%C3%BCrl%C3%BC%C4%9F%C3%BCn%C3%BCn-kara-y%C4%B1l%C4%B1/a-36913987,

Gazeta Cumhuriyet, Y?lba??nda polisler 'Noel baba' k?l???nda görev yapacak, 30 dhjetor 2016 http://www.cumhuriyet.com.tr/haber/turkiye/653218/__

Balkan Insight ‘Turkey Dismisses EU Vote to Freeze Accession Talks’, 24 Nëntor 2016, http://www.balkaninsight.com/en/article/turkey-dismisses-eu-vote-to-freeze-accession-talks-11-24-2016

The Guardian, Turkish police arrest 23 in raids on opposition media, 14 December 2014, https://www.theguardian.com/world/2014/dec/14/turkish-police-raid-opposition-media

Hurriyet Daily News, US, EU condemn detention of journalists in Turkey, 15 Djetor 2014, http://www.hurriyetdailynews.com/us-eu-condemn-detention-of-journalists-in-turkey.aspx?pageID=238&nID=75629&NewsCatID=338

Akyol, T., Vahim, Gazeta Hurriyet, 15 Dhjetor 2014, http://www.hurriyet.com.tr/yazarlar/taha-akyol/vahim-27773350

Hakan, A., Vahimdir, tehlikelidir, hukuksuzdur, yanl??t?r, Gazeta Hurriyet, 15 Dhjetor 2014,

http://www.hurriyet.com.tr/yazarlar/ahmet-hakan/vahimdir-tehlikelidir-hukuksuzdur-yanlistir-27773246

Gazeta Haber 10, Ayd?n Do?an'?n Hürriyet'i, 1 Kas?m sonras? af diledi, 4 Nëntor 2015, http://www.haber10.com/

The Guardian, British lawyers warn of human rights violations in Turkey, 28 Shtator 2015,

https://www.theguardian.com/world/2015/sep/28/british-lawyers-warn-of-human-rights-violations-in-turkey

Gazeta Independent, Bülent Kene? Q&A: arrested journalist on dangers of speaking out against Turkish government, 16 Tetor 2015, http://www.independent.co.uk/voices/campaigns/

voicesindanger/turkish-journalist-bulent-kenes-on-his-arrest-last-week-a6696681.html

Gazeta Hurriyet, ?ki ünlü gazeteciye 'hakaret' cezas?, 10 Dhjetor 2015, http://www.hurriyet.com.tr/iki-unlu-gazeteciye-hakaret-cezasi-30276953,

Gazeta Hurriyet, Today's Zaman'?n Genel Yay?n Yönetmeni Bülent Kene? tutukland?, 10 Tetor 2015,

http://www.hurriyet.com.tr/todays-zamanin-genel-yayin-yonetmeni-bulent-kenes-tutuklandi-30275879,

Gazeta Hurriyet, 2 bin 745 hakim ve savc? için gözalt? karar? ç?kt?, 16 Korrik, 2016

http://www.hurriyet.com.tr/2-bin-745-hakim-ve-savci-icin-gozalti-karari-cikti-40149496,

Gaztea Cumhurriyet, Ülke genelinde operasyon: 2 bin 839 asker gözalt?nda, 16 Korrik 2016,

http://www.cumhuriyet.com.tr/haber/turkiye/568290/

Asik M., Bilmece çözülmedi!, 23 Korrik 2016,  http://www.milliyet.com.tr/yazarlar/melih-asik/bilmece-cozulmedi--2282487/,

Gazeta Birgun, TSK, darbe giri?imine kat?lan personel say?s?n? aç?klad?, 27 Korrik 2016,  http://www.birgun.net/haber-detay/tsk-darbe-girisimine-katilan-personel-sayisini-acikladi-121744.html

Haber Turk, 2 bin 341 kurum ve kurulu? kapat?ld?, 23 Korrik 2016, http://www.haberturk.com/gundem/haber/1270729-2-bin-341-kurum-ve-kurulus-kapatildi,

EURACTIV, Renzi: ‘Italian judges do not answer to Erdogan’, 3 Gusht 2016, http://www.euractiv.com/section/global-europe/news/renzi-italian-judges-do-not-answer-to-erdogan/,

Kongar, E., Bilanco, Gazeta Cumhuriyet, 18 shtator 2016, http://www.cumhuriyet.com.tr/koseyazisi/617338/Bilanco.html,

Gazeta Hurriyet, Cumhurba?kan? Erdo?an'dan 'Misak-? Milli' mesaj?, 19 Tetor 2016

http://www.hurriyet.com.tr/cumhurbaskani-erdogandan-misak-i-milli-mesaji-40252990,

Tatari, I., Bitsin Arik bu Sene, Gazeta Hurriyet, 24 Dhjetor 2016, http://www.hurriyet.com.tr/yazarlar/idil-tatari/bitsin-artik-bu-sene-40316029

Gazeta Cumhuriyet, Reina'da katliam... ?stanbul'da e?lence merkezine silahl? sald?r?: 1'i polis 39 ölü, 65 yaral?, 1 Janar 2017, http://www.cumhuriyet.com.tr/haber/turkiye/653641/Rehtml

Gazeta Sozcu, Son dönemde Türkiye’de düzenlenen terör sald?r?lar?, 1 Janar 2017,

http://www.sozcu.com.tr/2017/gundem/son-donemde-turkiyede-duzenlenen-teror-saldirilari-1526510/,

Gazeta Yenicag, ?ener: "Evet" ç?karsa Türkiye demokrasiye veda eder! 14 pRILL 2017,

http://www.yenicaggazetesi.com.tr/sener-evet-cikarsa-turkiye-demokrasiye-veda-eder-161363h.htm

Ligji për Ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Turqisë, https://www.tbmm.gov.tr/kanunlar/k6771.html

Gazeta Yenicag, Deniz Baykan Yenicaga Konustu, 18 Janar 2017, http://www.yenicaggazetesi.com.tr/deniz-baykal-yenicaga-konustu-155098h.htm

Hajro  LIMAJ

ARSIMIMI

-Në vitin 1971 përfundoi me rezultate të shkëlqyera “Akademinë e Forcave Tokësore”, Tiranë.
-Në vitet 1972 – 1975 përfundoi studimet në “Shkollën e Lartë të Zbulimit Informativ” dhe të Gjuhës Turke  në Universitetin e Tiranës.
Studime pas-universitare
-Në vitet 1984-1987 dha me sukese 4 provimet shtetërore para doktoriale.
-Në vitin 1993 përfundoi shkëlqyeshëm studimet pasuniversitare, master për gjuhën turke në Stamboll, Turqi.
-Në vitin 1994 vazhdoi studimet strategjike në Akademinë e Sigurimit Kombëtar në Stamboll, Turqi.
-Në vitin 1995 përfundoi Akademinë Diplomatike në Ankara.
Gjuhët e huaja
-Zotëron tri gjuhë të huaja: Turqisht, Anglisht dhe Italisht.

Detyrat:

-1975-1979 kreu detyrën e analistit të shteteve objekt zbulimi në strukturat e Drejtorisë    së Zbulimit Informativ të Ministrisë së Mbrojtjes, 
- Në periudhën Prill 1979 – Qershor 1988 ka kryer jashtë shtetit detyra të rëndësishme të Zbulimit Strategjik për Ballkanin dhe Mesdheun.
- Nga fundi i vitit 1988 deri në fillim të vitit 1992, u rikthye në Atdhe, me detyrën e Shefit të Degës Operative dhe të informacionit të shteteve objekt zbulimi në njësinë e Zbulimit Strategjik, Tiranë.
- Në shtator 1993 emërohet shef i Degës së Bashkëpunimit Ushtarak Shqipëri – Turqi dhe përkthyes i gjuhës Turke në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes.
-Në dhjetor 1994 emërohet Atasheu i parë Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë.
- Në maj 2000 u rikthye në Atdhe, në detyrën e Këshilltarit të Ministrit të Mbrojtjes për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe të Integrimit në NATO.
- Në mars 2001 krijohet Instituti i Politikave të Sigurisë Kombëtare dhe ai zgjidhet Drejtor i tij.
Gradat:
-Në vitin 1994 mori gradën e lartë ushtarake të Kolonelit.
-Në vitin 1997 mori gradën e lartë diplomatike të Ministër Këshilltarit.

Titujt :
- Me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë Këshilli i Qarkut - Vlorë i dha Titullin

Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë”, 
-Po me rastin e 100 vjetorit te pavarsise Shoqata Kombëtare “Laberia” i dha titullin “Personalitet i Shquar i Labërise”
-Me rastin e 65 vjetorit Bashkia e Vlores i dha titullin e larte “Qytetar Nderi I Vlores”

Publicistika:
-Në tetor 2004 botoi librin “Bota Shqiptare dhe Siguria Kombëtare
-Në vitin 2012 librin “Midis Ankarasë dhe Tiranës”, në dy gjuhe: Shqip dhe Turqisht
-Në vitin 2013 librin “Në kërkim të Demokracisë Kushtuetuese
-Në vitin 2014 bashkautor për librin “Historiku i Vranishtit
-Ne vitin 2017 librin “Ku po e con Erdogani Turqine

-Në vitin 2017 librin “Një karriere e suksesshme midis intrigash dhe rreziqesh
-Nga viti 2002 analist dhe komentator me rreth 1200 shkrime në gazetat “Shekulli”, “Panorama”, “Ballkan”,”Dita”, “Koha Jonë” dhe “Metropol”.

-Komentator dhe analist në debatet televizive për zhvillimet kombëtare dhe ndërkombëtare.


[1] Artikulli eshte botuar ne Gazeten Shekulli dhe mund te gjendet ne linkun e meposhtem http://telegrafi.com/author/hajro_limaj/

[2] Hurriyet Daily News, US, EU condemn detention of journalists in Turkey, 15 Djetor 2014, http://www.hurriyetdailynews.com/us-eu-condemn-detention-of-journalists-in-turkey.aspx?pageID=238&nID=75629&NewsCatID=338 përkthyer nga autori

[3] Akyol, T., Vahim, Gazeta Hurriyet, 15 Dhjetor 2014, http://www.hurriyet.com.tr/yazarlar/taha-akyol/vahim-27773350 përkthyer nga autori

[4] Hakan, A., Vahimdir, tehlikelidir, hukuksuzdur, yanl??t?r, Gazeta Hurriyet, 15 Dhjetor 2014,

 http://www.hurriyet.com.tr/yazarlar/ahmet-hakan/vahimdir-tehlikelidir-hukuksuzdur-yanlistir-27773246 përkthyer nga autori

 

[5] Artikulli eshte botuar ne Gazeten Shekulli dhe mund te gjendet ne linkun e meposhtem http://shekulli.com.al/p.php?id=62738

[6] Artikulli mund te gjendet lehtesisht ne disa portale shqiptare te lajmeve. Nje shebull mund te gjendet ne  kete link http://time.ikub.al/1db4a62ab1/c9108058c75893a81fb2c50a8f8ce52c.aspx

[7] Artikulli eshte botuar ne Gazeten Shekulli dhe mund te gjendet ne linkun e meposhtem  http://shekulli.com.al/p.php?id=330866

[8]The Guardian, British lawyers warn of human rights violations in Turkey, 28 Shtator 2015,

https://www.theguardian.com/world/2015/sep/28/british-lawyers-warn-of-human-rights-violations-in-turkey përkthyer nga autori

[9]The Guardian, British lawyers warn of human rights violations in Turkey, 28 Shtator 2015,

https://www.theguardian.com/world/2015/sep/28/british-lawyers-warn-of-human-rights-violations-in-turkey përkthyer nga autori

[10]The Guardian, British lawyers warn of human rights violations in Turkey, 28 Shtator 2015,

https://www.theguardian.com/world/2015/sep/28/british-lawyers-warn-of-human-rights-violations-in-turkey përkthyer nga autori

[11]The Guardian, British lawyers warn of human rights violations in Turkey, 28 Shtator 2015,

https://www.theguardian.com/world/2015/sep/28/british-lawyers-warn-of-human-rights-violations-in-turkey përkthyer nga autori

[12]The Guardian, British lawyers warn of human rights violations in Turkey, 28 Shtator 2015,

https://www.theguardian.com/world/2015/sep/28/british-lawyers-warn-of-human-rights-violations-in-turkey përkthyer nga autori

 

[13]The Guardian, British lawyers warn of human rights violations in Turkey, 28 Shtator 2015,

https://www.theguardian.com/world/2015/sep/28/british-lawyers-warn-of-human-rights-violations-in-turkey përkthyer nga autori

[14]The Guardian, British lawyers warn of human rights violations in Turkey, 28 Shtator 2015,

https://www.theguardian.com/world/2015/sep/28/british-lawyers-warn-of-human-rights-violations-in-turkey përkthyer nga autori

[15]The Guardian, British lawyers warn of human rights violations in Turkey, 28 Shtator 2015,

https://www.theguardian.com/world/2015/sep/28/british-lawyers-warn-of-human-rights-violations-in-turkey përkthyer nga autori

[16]The Guardian, British lawyers warn of human rights violations in Turkey, 28 Shtator 2015,

https://www.theguardian.com/world/2015/sep/28/british-lawyers-warn-of-human-rights-violations-in-turkey përkthyer nga autori

[17]The Guardian, British lawyers warn of human rights violations in Turkey, 28 Shtator 2015,

https://www.theguardian.com/world/2015/sep/28/british-lawyers-warn-of-human-rights-violations-in-turkey përkthyer nga autori

[18]The Guardian, British lawyers warn of human rights violations in Turkey, 28 Shtator 2015,

https://www.theguardian.com/world/2015/sep/28/british-lawyers-warn-of-human-rights-violations-in-turkey përkthyer nga autori

[19]The Guardian, British lawyers warn of human rights violations in Turkey, 28 Shtator 2015,

https://www.theguardian.com/world/2015/sep/28/british-lawyers-warn-of-human-rights-violations-in-turkey përkthyer nga autori

[20]Gazeta Independent, Bülent Kene? Q&A: arrested journalist on dangers of speaking out against Turkish government, 16 Tetor 2015, http://www.independent.co.uk/voices/campaigns/voicesindanger/turkish-journalist-bulent-kenes-on-his-arrest-last-week-a6696681.html përkthyer nga autori

[21]Gazeta Hurriyet, ?ki ünlü gazeteciye 'hakaret' cezas?, 10 Dhjetor 2015, http://www.hurriyet.com.tr/iki-unlu-gazeteciye-hakaret-cezasi-30276953, përkthyer nga autori

[22]Gzeta Hurriyet, Today's Zaman'?n Genel Yay?n Yönetmeni Bülent Kene? tutukland?, 10 Tetor 2015, 

http://www.hurriyet.com.tr/todays-zamanin-genel-yayin-yonetmeni-bulent-kenes-tutuklandi-30275879, përkthyer nga autori

[24] Artikulli eshte botuar ne Gazeten Telegraf dhe mund te gjendet ne linkun e meposhtem http://telegraf.al/opinion/hajro-limaj-totalitarizmi-i-erdogan-dhe-zgjedhjet-problematike-ne-turqi

[25]Gazeta Hurriyet, http://www.hurriyet.com.tr/secim/sonuclar?agency=aa përkthyer nga autori

[26] Në origjinal “Cozum sureci”, përkthyer nga autori

[27]Gazeta Haber 10, Ayd?n Do?an'?n Hürriyet'i, 1 Kas?m sonras? af diledi, 4 Nëntor 2015, http://www.haber10.com/kultur_medya/aydin_dogan_in_hurriyet_i_1_kasim_sonrasi_af_diledi-602886 përkthyer nga autori

[28] Artikulli origjinal eshte botuar nga Deutsche Welle dhe eshte shqiperuar dhe publikuar ne disa gazeta ose portale online prestigjoze si Gazeta Shqip, Telegrafi, Respublica etj.

[29] Artikulli eshte publikuar ne portalin online te “The Times” dhe eshte pershtatur ne gjuhen shqipe nga gazeta Mapo. Artikulli original mund te gjendet ne kete link http://www.mapo.al/2017/01/the-times-publikon-dokumentin-sekret-kush-e-organizoi-grushtin-e-shtetit-ne-turqi/1

[30] Artikulli eshte publikkuar ne portalin 360 grade.al dhe mund te gjendet ne kete link http://www.360grade.al/index.php/me-shume/opinion/item/12279-grushti-i-shtetit-ne-turqi-erdogan-kerkon-te-gjeje-armiq

[32]Gaztea Cumhurriyet, Ülke genelinde operasyon: 2 bin 839 asker gözalt?nda, 16 Korrik 2016,

http://www.cumhuriyet.com.tr/haber/turkiye/568290/

përkthyer nga autori

[33] Artiulli eshte publikuar ne Gazeten Shekulli dhe mund te gjendet ne kete link http://shekulli.com.al/p.php?id=466740

[34] http://www.oranews.tv/vendi/nikolla-flet-per-shkollat-gylen-veprojne-sipas-ligjit/

[35] Artiulli eshte publikuar ne Gazeten Shekulli dhe mund te gjendet ne kete link

http://shekulli.com.al/p.php?id=472315

[36] Artiulli eshte publikuar ne Botapress.info dhe mund te gjendet ne kete link http://botapress.info/hajro-limaj-erdogani-sulltani-qe-kerkon-te-qendroje-19-vjet-president/

[40] Artikulli eshte publikuar ne gazeten Dita dhe mund te gjendet ne kete link http://www.gazetadita.al/hajro-limaj-arsyet-se-perse-grushti-i-shtetit-ne-turqi-ishte-i-inskenuar-nga-erdogan/

[41] Artikulli eshte publikuar ne gazeten Dita dhe mund te gjendet ne kete link http://www.gazetadita.al/politika-shqiptare-duhet-te-distancohet-prej-erdoganit/

[42] Artikulli eshte publikuar ne portalin Hermes News dhe mund te gjendet ne kete link http://hermesnews.al/opinion/Bilanci-tre-mujor-i-grusht-shtetit-te-Erdogan---nga-Hajro-LIMAJ.html#

[43] Artikulli eshte publikuar ne gazeten Dita dhe mund te gjendet ne kete link http://www.gazetadita.al/cpo-ndodh-ne-turqi/

[44] Artikulli eshte publikuar ne portalin Respublica dhe mund te gjendet ne kete link http://www.respublica.al/2017/02/27/erdogani-ky-prish%C3%ABs-i-unitetit-shqiptar

[45] Artikulli eshte botuar ne gazeten e njohur zvicerane Neue Zürcher Zeitung dhe publikuar ne disa portale shqiptare. Nje shembull mund te gjendet ne kete link http://www.gazetaexpress.com/lajme/hija-e-erdoganit-mbi-ballkan-316951/

[46] Artikulli eshte shkruar nga Ralf Peters,Analist Strategjik i Fox News. Nje shembull mund te gjendet ne kete link http://www.mapo.al/2016/07/erdogani-hitleri-i-myslimaneve/1

[47] Artikulli eshte shkruar nga Ralf Peters,Analist Strategjik i Fox News. Nje shembull mund te gjendet ne kete link http://www.mapo.al/2016/07/erdogani-hitleri-i-myslimaneve/1

[48] Artikulli eshte botuar ne Deutsche Welle dhe version ne shqip mund te gjendet ne linkun e meposhtem

http://www.dw.com/sq/turqi-opozita-i-druhet-diktatur%C3%ABs/a-37080607

[49] Artikulli eshte botuar ne Financial Times, dhe version shqip eshte publikuar ne disa gazeta ose portale shqiptare. Nje shembull mund te gjendet ne Gazeten Tema ne linkun e meposhtem http://www.gazetatema.net/2016/11/07/spastrimet-e-erdogan-po-kthehen-ne-gllaberim-te-cdo-pushteti/

[50] Artikulli eshte botuar ne website-n e Top Channel TV dhe mund te gjendet ne kete link http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=339893

[51] Artikulli eshte botuar ne ‘The Economicst’ dhe version shqip  mund te gjendet ne linkun e meposhtem http://www.kohajone.com/2016/09/13/the-economist-nje-komplot-jashtezakonisht-shume-i-madh/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora