E enjte, 28.03.2024, 12:31 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mirditorja që sfidoi Enver Hoxhën

E marte, 22.08.2017, 11:44 AM


MARIE TUÇI – MIRDITORJA QË SFIDOI ENVER HOXHËN

 

Më datë 12 Mars 1928 –

U lindë  Marie Tuçi  – trimëresha e vërtetë !

N’ fshatin Ndërfushaz , atje në Mirditë –

Lindi gëzim i madh që e kemi pritë !

 

Shkoi për t’u shkollua , Maria kjo motër –

Në shkollën e mesme të motrave në Shkodër !

Në shkollën e  mesme t’ motrave Stigmatine –

Zgjodhi rrugë fetare për të marrë mësime !

 

Kur arriti  viti  1946 –

Abati Frano Gjini , kështu  kishte dashtë ,

Që Marie Tuçin , pas mësimit dhe rritës –

Ta dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës !

 

Marie Tuçi ishte mësuese  guximtare –

Ndër vajzat e pakta në trojet shqiptare !

Ajo ishte bijë e nënë mirditores –

Që i doli kundër regjimit t’ Enver Hoxhës !

 

Ajo ishte  vajzë e rritur nga Mirdita –

Sfidoi diktaturën pa pas frikë nga prita !

Por , ajo çka i ndodhi Maries në jetë –

Nuk mund të përshkruhet tmerri i vërtetë !

 

Pas shumë  reprezaljeve që iu banë Mirditës –

Nga  një qeveri  e drejtuar prej  komunistësh ...

Me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës –

U arrestua Marie Tuçi , bija e Mirditës !

 

Torturimet  që Maria i ka përjetua –

Pas përmbysjes së regjimit i janë publikua !

Askund vend s’i  lanë , gjithmonë  nën   përndjekje –

Mizorisht  e torturuan deri e prunë  në vdekje !

 

Xhelatët e zhveshën për t’ a plasë në sedër –

Në një thes e futën  me një macë të egër !...

Macën e egër e godisnin me mjete  të forta –

T’ egërsohet ,  t’ a sulmojnë Marien kah koka !

 

Më 20 Shtator 1950 –

Në spital të  Shkodrës , Maria ndërroi jetë !

Vdiq e masakruar dhe e keqtrajtuar –

Gjithmonë e përndjekur dhe e torturuar !...

 

Gjilan, më 03.08.2017.       Demir KRASNIQI



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora