Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fran Gjoka: Marije Preçi - Gjithmonë e paharruar

| E marte, 22.08.2017, 12:46 PM |


Gjithmonë e paharruar, e dashur dhe  e vlerësuar

(Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta)

Nga Fran Gjoka

Jeta është ndërtuar e tillë,që ka një fillim dhe një mbarim.E gjatë këtij intervali,kuzhdo qoftë kërkon që me punën të memorizohet,sa të jetë e mundur për mirë tek njerzit me të cilët ka punuar e bashkëpunuar në sektorin e arsimit,në punën e bukur të mësuesisë nga ku ke nxjerrë prej duarve të tua breza të tërë  nxënësish .Pas dekadave të shërbesës së tyre fisnike,mësuesit fillojnë e meditojnë,kujtojnë vitet intensive në arsim e ëndërrojnë për shumë gjëra që u kanë ngelur pengë në shërbesën e tyre fisnike,mendojnë për të ardhmen  e fëmijëve ,pa menduar ndoshta ….,një ditë të gjitha do t’i lejmë pas.E kështu  jeta ndërpritet e pleks keqardhjen,dhimbjen,lotët dhe së bashku me to edhe kuptimin e mirë në shërbesën e tyre ndaj profesionit të mësuesisë .Në kontekstin e  të gjitahve sa shkruajtëm bëhet fjalë për mësuesen e nderuar Marije Preçi (Doçi),e cila ndërroj jetë një vit më parë .Mësuesja e nderuar dhe e respektuar mësimet e para i kreu në vendlindjen e saj Kreje-Lurë.prejardhja e saj i përkiste  një familje atdhetare dhe me tradita shkëlqyera dhe arsimdashëse .Prindërit e saj ishin  familje punëtorësh të thjeshtë por të ndershëm,ku  me mundime i rritën dhe i shkolluan fëmijët e tyre  në universitetet më të njohura  të vëndit.Ndërsa Marija falë edhe  kjo përkudesjes së babait e dërguan për të vazhduar shkollën e mesme Pedagogjike  Elbasan.

Sapo përfundoi shkollimin për mësuesi ,emërohet mësuese në fshatin e saj të lindjes dhe prej andej në fshatin Fan  të Mirditës.Përgjatë gjithë kohës 13- vjeçare që Marija  punoi  në këto dy fshatra ,brezat e mësuesit,që punuan me të panë të personifikuar modelin dhe figurën e një mësueseje  dhe edukatoreje të vërtetë e të palodhur në shërbim të dijes dhe të komunitetit prindëror .Ajo veçohej për cilësi të spikatura individuale  dhe profesionalizmi të lartë në punë,rrezatonte gjithnjë kulturë komunikimi duke u bërë frymëzim edhe për brezin e ri të  mësuesisë .Shumë shpejtë Marija njihet me kolegun dhe bashkëshortin e saj Nikollën,mësuesin e nderuar të gjuhës angleze.Në këtë mision përkushtimi ,lodhje dhe  sakrifice .Marija kishte  përkrahjen dhe mbështetjen e bashkëshortit dhe kolegut të saj i cili përpiqej t’ia lehtësonte sadopak barrën e rëndë  të angazhimeve në mësuesi dhe kontributin shoqëror dhe edukativ.Pas disa viteve punë intensive në fshatrat Kreje dhe Fan transferohet familjarisht në Lezhë  ku emërohet mësuese në klasat e pesta në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrilë.Në këto vite të vështira punë intensive ,kreu studimet e larta për mesuesi në Universiitetin “Luigj Gurakuqi”,Shkodër.Shkollimi i saj i plotë,i shumëfishoi forcat dhe shumë shpejt  u bë njohur  për rezultate të larta  në kolektivin pedagogjik  ku ajo punoi.”Ishte kënaqësi  dhe privilegj, jo vetëm  të punoje,por thjeshtë të  bisedoje me të ,sepse çdo fjalë a saj të bindte ,çdo mendim i saj kishte peshë të impononte respekt dhe vlera njerëzore,sidomos kur fliste me pasion dhe dëshirë për profesionin e nderuar të  mësuesit,për vështirësit e punës  që ajo haste shpesh me nxënësit e klasave të pesta”.Kështu shprehet drejtoresha e kësaj shkolle L.Guri.Marija sa jetoi e punoi shërbeu pa kursyer asgjë nga vetja,duke dhënë nga shpirti i saj i madh e bujar  gjithçka për fëmijët ,rrezatoi kulturë komunikimi dhe për afro 30 vjet me radhë u dha dije e kulturë brezave.Këto elementë  njerëzor i’a largonin sëmundjen  që po acarohej nga dita në ditë.E megjithatë shqetësohej përsëri për punën me nxënësit,për përparimin dhe sjelljen e tyre.Ajo kishte një  shpirt të madh,kishte lindur për mësuese,ishte gjithnjë pranë nxënësve duke i ndihmuar  gjithnjë me atë dashurinë prindërore.Në fakt lumturia e saj nuk kishte cak .Këtë  i’a sillte ngrohtësia  familjare,vajza e saj e vetme Amarilda ,aktualisht  stdente në Fakultetin Ekonomik ,respekti i ndërsjellë e kolegëve të punën e saj  të përditshme.Për hirë të vërtetës  duhet të theksojmë se mësues  të tillë që shkrijnë jetën e tyre në mësuesi ka në gjithë Shqipërinë por mësuese Marija,do të mbetet shembulli më pozitiv dhe e kujtuar në këtë kolektiv pedagogjik.Kudo që ka punuar mësuese ishte  me fat për shkollën dhe nxënësit .Ajo për afro 30-vjet qëndori në krye të mësuesve pasionante e erudite që mësimdhënien e konsideronte të shenjtë dhe nuk dinte kurrë ç’është lodhja.Ajo ishte mjeshtre e rrallë fjalës,komunikuese ,efektive ,elekuente  ,mbrojtëse  e flaktë e fjalës së lirë,metodiste e shkëlqyer.Menduam dhe besuam se  Marija  do të shërohej shpejt ,por nuk ndodhi kështu,ku në mënyrë të menjëhershme u shkëput nga jeta,duke lënë një boshllëk të madh në familje,te  tre vëllezërit dhe dy motrat e saj ,nipat dhe mbesat e saj.Por më shumë se,kushdo tjetër dhembjen dhe mungesën e përjeton vajza e saj Amarilda ,me përmasat  e një peshe të plumtë në kraharor.U nda shpejt nga jeta ,pa mbushur ende të pesëdhjetat ,pa bërë shkollimin përfundimtar    vajzës,pa realizuar shumë plane familjare që ajo i kishte piketuar .Ajo mbante peshën e preokupimit familjar gjithnjë me atë sinqeritetin dhe modestinë që e karakterizonte.Për njerëz të tillë të ditur,të emancipuar,tolerante në maksimum,në shërbim të brezave kuptohet është e vështirë të përcjellësh vlera shpirtërore,humane të kësaj mësueseje që në jetën e saj 30-vjeçare të punës i’a kushtoi mësimdhënies.