E premte, 26.04.2024, 12:29 AM (GMT+1)

Mendime

Nafi Çegrani: 'Arratisja' e Kapllanit plan i UDB-së

E hene, 21.08.2017, 09:22 AM


Kapllani dhe romani ,,Tradhtia,,

''ARRATISJA''  E  KAPLLANIT  PLAN  I  UDB-së !

/Ose: E vërteta për romanin që bëri  bujë …/

Nga Nafi ÇEGRANI

Siç dihet edhe më herët janë hedhur  e parashtruar mori mendimesh e hupotezash, polemika e dilema rreth romanit më të famshëm të  letrave shqipe  “Tradhtia”, ose gjegjësisht rreth mistereve të  “autorit” fantom Kapllan Resulit, alias  Kapllan Resulbegoviq – Buriqi,  i  vetëquajturi “akademik”, në ishte ky  ai që e shkruajti këtë roman, apo grabitës  të cilit UDBJA jugosllave për të realizuar planet  e veta të spiunazhit, ia përgatiti  dhe servoi  dorshkrimin përmes bashkepunëtorëve  të vetë, dhe në  kohën kur ky i mjerë gjendej në burgun  e “Idrizovës,,  duke   përshkruar  tekstin nga origjinali në disa fletore shkollore , dhe sipas planit sekret të UDB-së të njëjtin, pas “arratisjes” së tij në Shqipëri, ta botonte  sikur të ishte ky autor . Kapllani si njeri  i  dobët dhe  i pamoralshëm, duke e shikuar se kjo ishte krejtësisht e mundur që romani të botohej ashtu siç ia kishin dhënë instruksionet agjenturore  shefat e UDB-së, me vite e dekada heshti të vërtetën, se autori i  vërtetë ishte dikush tjetër, shtirej kinse ky e ka shkruar  romanin e famshëm  si vepër që  në vite e dekada bëri lavdinë e tij.

Por, përse  qëndrojnë shumë dilemma e pykëpyetje rreth autorsisë së vërtetë se kush e ka shkruar romanin që bëri bujë të madhe ndër shqiptarët… Në të vërtetë, KUSH E KA SHKRUAR ROMANIN  “TRADHTIA “? Apo Kapllani ishte vetëm një grabitës sipas instruksioneve  të spiunazhit jugosllav…!?! <beten shumë dilemma për t’u shtjelluar…

Atëherë, për hirë të së vëretëtës të shkojmë rradhasi:

Romani  “Tradhtia”  është një vëpër që  brezi  im e ka lexuar me aq ëndje qysh në rininë e hershme, të viteve ‘60, ( e që  pas viteve ‘90, ishte botuar e ribotuar disa herë). Nga arkivat e fshehta të UDB-së ( të cilat tani gjenden  të vendosura në Bazën qendrore të UDB-së jugosllave në Batajnicë  të Beograd), del qartazi se K. Resulbegoviqi nuk ishte autor i vertet që të kishte shkruar romanin ,,Tradhetia,, që për gati gjysmë shekulli ishte hequr si autori i tij, por nga dikush tjetër të cilit i ishte vjedhur përdhunisht në banesën e Prof. M. Dumanit gjate bastisjes…

Në disa raporte zyrtare kam lexuar se një dorëshkrim  orej disa qindra faqesh të vendosura në dy pjesë, në dy fasikla kartono UDB I ka konfiskuar gjatë burgosjes së vepromtarit Gajur beg Deralla i cili ka banuar në një shtëpi përdhese afë shkollës ,,Lirija,, në Shkup.

***

Pas grabitjes, “autorësia”  dhe vepra ishin  gatuar  mirë në kuzhinat e errëta të UDB-së dhe autori i vërtetë i romanit “Tradhtia” ishte zhdukur barbarisht, që kurrë të mos merrej vesh se çfarë kishte ndodhur e si ishin stisur “gjërat” nga “ustallarët” e shërbimeve të fshehta në Shkup  me relacionin Beogradin. Dhe, ai që u gjet  si i ,,devotshëm,, shumë i ,,përshtatshëm,, ishte Kapllan Resuli alia Resulbegoviq, një shqipfolës nga Ulqini i cili me istruksionet e Beogradit ishte emruar si redactor i gazettës ,,Iskra,, në Beograd. Dhe, pas shumë hamendjesh, dilemash  e kosulltimesh interne në analet e Sherbimit të fshehtë UDB, ky edhe  u pagëzua si autor, ai që ka gati gjysmë shekulli që po nënshkruan autografe në faqen e parë të romanit “Tradhtia” dhe është në një luftë të pashpallur, por të vazhdueshme me shkrimtarët dhe botuesit më të mirë të letërsisë shqipe, me Ismail Kadarenë dhe me cilindo që i pat dalë përpara, nuk mund të ishte një njeri i rastit, as i zakonshëm, sepse e dinin që këtu bëhej fjalë për një lojë agjenturore. Ai ishte Kapllan, një mësues dhe shkrimtar i dobët, që kishte botuar sprovat e tij të para në shtypin e kohës , në gazetten ,,Iskra,, të  Beogradit, por që nuk kishte ambicie të vetme të tij vetëm mësuesinë dhe letërsinë. Ai kishte parapëlqyer të ishte edhe bashkëpunëtor e spiun i shërbimeve më te zeza të Jugosllavisë, duke pranuar pa mëdyshje të bënte gjithçka që i kërkohej, sepse të tillë e ishin sjell UDB-a nga Ulqini në Beograt e që më oas për intereset e tyre duke e trajnuar , ta vendosnin në Shkup dhe Tetovë ku do të angazhohej në përpunimin operativ të nacionalizmit shqiptarë bë këto anë. Ka[llani kishte një  shpirt të trazuar. Ai ishte thjesht një spiun…

…Nëpër netët e tij letargjike dhe shpirtin apatik, atë e ndjek pas një hije, e mundon e i shfaqet si lugat nëpër ëndrra një emër, emri i atij që humbi nëpër humnerat e burgjeve të tmerrshme të UDB-së, i atij që shkroi romanin “Tradhtia” dhe nuk e pa të dilte asnjëherë në dritë. Kockat e lodhura e të munduara të atij njeriu, rrotulloheshin e trandeshin në varrin e ftohtë dhe kërkonin shpagim. I vetmi njeri që nuk e kupton këtë fatthënë kobzezë, këtë hata që e ka shkaktuar dhe gatuar me duart e tij, është Kapllan Resuli. Madhështor në marrëzinë, të shkuarën dhe poshtërsinë e tij atij nuk i shkon kurrë në mend se ka një përqasje të çuditshme mes titullit që zgjodhi dikur për romanin e vjedhur dhe jetës së tij të errët dhe të ndërlikuar. Por zoti është i madh. Rrugët e tij, të cilave ne u themi rrugët e fatit dhe të tragjikës, janë vërtet të panjohura e të mistershme por shpesh prej tyre na vijnë mesazhe si nga përtejkohërave, vitesh e dekadash, përtej kufijve dhe stinëve...!

***

Në vitet e rinisë, siç përmenda edhe më lartë, kisha dëgjuar të flitej për Kapllan Resulin, një ,,shkrimtar,, të ri, që ,,premtonte shumë.. , por u befasova kur u njoha me dosjen e tij voluminoze në vitin 1971, të cilën e lexova me cilësinë e oficerit analist-operativ të SDB-së në Shkup. Siç e thashë, kisha dëgjuar të flitej shumë edhe për romanin “Tradhtia” dhe, i nxitur nga kureshtja, me pretekstin se më duhej dosja e Kapllan Resulit “për një punë zyrtarë”, e tërhoqa dhe e lexova me shumë vëmendje. Ishte një dosje e formuar që nga mesi i viteve ‘50, me formularë të veçantë dhe e ruajtur me miratimin e krerëve të lartë të UDB-së nga Beogradi. Gjithçka që lexova në atë dosje famëkeqe, të sekretuar e koduar, më tmerroi. Kishte në të emra njerëzish, referate dhe raporte, elaborate dhe plane që mbanin siglën “Strogo pov” (Tepër rezervat). Ato që më befasuan më së shumti, ishin faktet që tregonin se romanin “Tradhtia”, që bëri bujë aq të madhe nuk e kishte shkruar kurrë ndonjëherë Kapllan Resuli”. Anatomia dhe historia e këtij romani me të vërtetë mahnitës, është shumë e gjatë dhe fillimet e tij i kanë disa faza, më kryesoret ndër të cilat ishin grabitja e materialeve të një studiuesi e veprimtari të njohur të çështjes  shqiptare, përpunimi dhe plotësimi i dorëshkrimit të romanit sipas direktivave të UDBsë, redaktimi e korrektimi i tij dhe më pas, botimi dhe propagandimi i tij, me një autorësi të re. Pastaj vijnë me radhë përkthimi i tij në gjuhën serbe dhe..... botimi edhe në Shqipëri, pas daljes nga burgu, arratisjes  dhe vajtjes atje të “autorit” të sajuar… me detyra të veçanta dhe veprimtari spiunazhi përtej kufijve të shtetit…

***

… Ishte verë e vonë gushti. Mbi kurrorat malore të Sharrit dukeshin bjeshkët e gjëra në maja dhe dukej sikur  putheshin me qiellin e hapur. Zogjët dëgjoheshin në pyje me cicërimën e tyre…Edhe një kukuvajkë me këngën e saj vajtuese…Atje lartë mbi shkëmbinjt e thepisur dhe me ballëra të plasaritur dukej një shqiponjë që fluturonte e rrotullohej nga qielli me  aq kujdes dhe krenare! Katër vetë ngjiteshin malit përpjetë: dy kolonela me uniformë dhe grada, një major dhe mes tyre ecte me hapa të rëndë dhe i menduar, si të ishte një krijesë  me shpirt apatik, i veshur me ca rroba ngjyrë gri, që si zakonisht mbanin ushtarët e AJ. Por ky, nuk ishte ndonjë ushtar, ishte njeriu të cilin me kurdisje e ,,arratisnin,, nga burgu  famkeq i  ,,Idrizovës, duke  e  ,,hedhur,, nga Porta e Korrabit për në Shqipëri sipas planit  të tyre. Ky ishte Kapllan Rasuli, e në trastë mbante ca tesha personale dhe disa fletore shkollore të mbushura me një shkrim jo të bukur. Dy kolonelët quheshin E. P. M, B. Q. dhe majori A.N.M, të cilët  kishin ngjesh shikimet thellë pas maleve, sepse e njihnin mirë këtë teren malor, i njihnin këto dhijareja ku kalohej më së miri pë të ,,ikur,, në Shqipëri. Njihnin çdo shkëmb e gur, sepse kjo nuk ishte hera e parë e tyre që venin e vinin këtej mes malesh ku gjendej vendkalimi Porta e Korrabit…

Me të arrirë, i  dhanë shenjë Kapllanit që të nisej një brinje shulleri, duke e porositur  që të mbahej Iiforte ! Ai u zhduk pas shkëmbenjëve tatpjetës së lakuar, e në pllakën  si një ball i plasaritur shkrepi qëndronin oficerët e spiunazhit udbashian duke vështruar me kujdes perms dyrbive që kishin me vete… Ky ishte  një mission i fshehtë sipas një plan operativ  dhe spiunazhi të cilin e kishin përgatitur me muaj të tërë! Këta ishin njerëzit që përcaktonin fatet dhe tragjikën  e njeriut, atij fatpreri pas të cilit  mbeten vetëm ngjarje dhe hije !

***

Ngjarjet  historike të cilat përfshihen në romanin ..Tradhtia,, kanë ndodhur realisht dhe në rrethana e kushte shumë të ndëtlikuara shoqërore e politike të kohë ku autori i panjohur me nj? prirje dhe shkathtësi të veçantë i lidh, dhurrë dhe ndërlidh me stilin e bukur të të shkrojturit dhe mbarështrimit të çështjes si nga aspekti romanesk e artistik, e ku autor i mundshëm ka gjasa të jetë  profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Presheva, Haki Limani!

Ose nga ana tjetër ta kishte shkruar mësuesi M.Koka, në strajcën e të cilit, pas likuidimit më brigjet e Drinit në zonat e Hasit të Prizrenit, UDBJA konfiskoj dorëshkrimin e tij…! Koka ishte mësues dhe për grua kishte Rabën, motrën e Hasan Rremnikut, dhe ka gjasa se i ka njohur mirë situatat dhe gjëndjen rreth tragjedive dhe historisë tragjike të popullit shqiptar të këtyre aneve të Gjilanit e gjer ne Anamoravë e  grykë të Kaçanikut / ku skalit portrete interesante për romanin e shkrojtur…/ E këto i di vetëm UDBJA e cila ende i ruan arkivat secrete në  bazën e saj Batajnicë të Beogradit…

Arben Presheva, personazhi kryesor i veprës dhe heroi i rezistencës kosovare mishëron cilësi dhe veti morale dhe artistike që përputheshin me figurën e njohur të Fadil Hoxhës. Edhe Qemal Agolli shihte gjëra të përbashkëta me pesonazhin e Skënder Preshevës etj. Të cilët autori / por jo Kapllan Resuli/ i ka njohur personalisht, ka biseduar me to, ka shkruar skica dhe portrete te tyre real e që më vonë I ka sintetizuar edhe në romanin në fjalë.

Aktiviteti patriotik i Abdullah Preshevës e nxiti autorin /ende të pa njohur saktësisht/ për të krijuar një figurë legjendare, një hero të padiskutueshëm, nga më të spikaturit në letërsinë tone. Heroi dhe personazhi kryesor është i riu tipik kosovar i ushqyer sa nga ndjenja patriotike, aq edhe nga parimet ideo-politike dhe morale të kohës.

Me vizionin e botës së re ai lufton heroikisht kundër nazifashistëve pë çlirimin e vendit, përkrah serbëve, por i tradhëtuar prej tyre, bëhet simbol i tragjizmit të poullit shqiptar në kohët moderne. Ky tragjizëm, kjo tradhëti e pashoqe është boshti qëndror i romanit, që përbën edhe pathosin e tij, që konkretizohet tragjikisht edhe në titullin kapital të veprës.

…Konflikti në romanin TRADHTIJA është tepër i ashpër. Ai zhvillohet në dy faza. Në fazën e okupimit fashist italian të Kosovës dhe faza e dytë vijon me okupimin nazist gjerman. Është koha e  fillimit të krijimit të zonave të lira dhe të çliruara nga forcat partizane, që përbëheshin nga elementë të të gjitha kombeve e minoritarëve të Kosovës.

Është periudha e fillimit të luftës frontale të popullit kosovar për liri, kur nacionalizmi ekstrem i të gjithë forcave politike nxjerr krye, me gjithë përpjekjet e ethshme që bënte për tu fshehur nën “puplat e pëllumbit”, duke trumbetuare marrëdhëniet vëllazërore mes popujve të Kosovës e të gjithë Balkanit. Kësisoj vepra ka jo vetëm nivel të lartë artistik, por edhe bazë reale dhe historike. Ngjarjet në roman janë vendosur jo pa qëllim në trevat etnike shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë.

Ngjarja zhvillohet në zonat  Kaçanik-Gjilan-Preshevë-Kumanovë që përfshijnë brigjet e lumit  Moravadhe Anamoravë, /ku përmenden edhe emra vendesh e toponimesh të këtyre anëve, të cilat nuk ka pas mun dësi që t’i  këtë në dijëni Kapllani i cili hiqet si autor/…! E që tërë kjo dramë shtjellohet bukur në romanin ,,Tradhtia,, !

Pra,personazhi kryesor i romanit që bëri bujë dhe lavdi të madhe është Abdullah Krashnica Presheva / në roman si Arben Presheva/, jeta dhe veprimtaria e tij është kjo:

Abdullah Krashnica Presheva u lind më 15 mars 1917 në Preshevën liridashëse, patriotike dhe revolucionare, në një familje tregtare, dhe gjerësisht mori pjesë në të gjitha lëvizjet gjithëkombëtare shqiptare.

Pas kapitullimit të Italisë në shtator të vitit 1944, Abdullah Krashnica ik nga burgu dhe kthehet në Preshevë. Më 1944 zgjedhet sekretar i Komitetit të rrethit të PKJ në Preshevë dhe gjithë veprimtaria e tij ishte përqëndruar në mbrojtjen e popullatës shqiptare e bullgare, por edhe nga komunistët shovinist të ish-Jugosllavisë, andaj edhe e helmuan dhe vdiq më 1945 në moshën 28 vjeçare në Spitalin e Shkupit... Amdaj, hapja e dosieve dhe arkivave secrete të OZN-s dhe UDB-s, do ta dëshmojë edhe veprimtarinë patriotike të Abdullah Krashnicës, i cili luftoi dhe veproi për çlirim dhe bashkim kombëtar, konform  me Marrëveshja e Mukjes dhe Konferenca e Bujanit .

Por, si u shkrua romani ,,Tradhtia,, kush ishte autori i vërtetë i këj vepre madhore, Kapllan Resuli alias Resulbegoviqi apo dikush tjetër ?

Studiuesi Fehmi Ajvazi ka bërë hulumtime për të gjet autorin e vërtet të romanit. Ai ka piketuar dy autorë të mundshëm:

“Mësuesi M.K. (nga fshati Kokaj, i Gjilanit), mendohet për Mustafë Kokën, dhe Haki Limani (profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe nga fshati Tërrnavë e Preshevës). – thotë Prof Fehmi Ajvazi dhe vazhdon më tej: pari, është likuiduar së bashku me gruan e tij dhe me patriotin Hasan Alia duke e kaluar lumin Drin (në zonën e Hasi  në Prizren) në tentim për të dalë ilegalisht në Shqipëri. i dyti, Haki Limani është aksidentuar për vdekje (mbase me qëllim) në afërsi të “Radio Prishtinës”, në Prishtinë (ka qenë në shoqëri me poetin Azem Shkreli, dhe me një person tjetër).”

Por, çfar  është interesante se ka disa gojëdhëna lidhë me romanin ,,Tradhtia,, i cili ka kaluar tanimë në legjendë, thuhet se autor i këtij libri që bëri bujë të madhe e ka shkruar  intelektuali dhe patrioti  Ibrahim  Lutfiu, i cili ishte rrethuar nga udbashi me njësite të armatosura të Mehmet Maliqit ,,Cukulli,, nga Prizreni, dhe  Ibrahim Lutfiu pasi e kuptoi se kerkojnë ta arrestojnë, në kasollën ku gjendej i fshehur, grumbulloi dyshekun prej kashte ku flente dhe disa tesha tjera dhe ua vuri  zjerrin…aty hudhi të digjeshin edhe shume dokumente të shkruara dhe disa fletë / shënime/ që i përkisnin romanit kaq të debatuar, / e origjinalin, thuhet se  Ibrahimi  ia ka nis pas një personi të besuar Gajur beg Derallës në Shkup, dhe  UDB-a pasi e kanë arrestuar  edhe Gajur beg Derallë, ia kanë konfiskuar romanin në fjalë në dorëshkrim…

Një gjë është sigurt, Kapllani vet nuk ishte autori. Secili që është marrë me atë tematikë, ka shtruar pyetjen: përse Kapllani nuk shkroi dot pastaj ndonjë vepër tjetër letrare, të përafërt me romanin TRADHTIA, gjatë viteve 1963-1970, sa kohë që ishte mësues historie apo matematike në rrethin e Lushnjës, ose nga viti 1991 deri tani?

***

Kapllan Resulin i cili shtiret kinse ky ësahtë autor i  romanit ,, TRADHTIJA,,  zanafillën e ka në burgun e ,,Idrizovës,, në Maqedoni, rreth 10 km larg Shkupit, kurse ANATOMIA  e këtij  romani fillon shumë më herët të shkruhet kur ende Kapllani gjendej si mësues në Tearcë të Tetovës, dhe as që kishte lidhje se si ,,lindi,, ku dhe  kush e shkrojti këtë  vepër e si roman, e që më vonë u përpunuar, shtjellua dhe u redaktua  në zyrat e specialistëve të UDB-së siç ishin Murteza Peza, Petro Janura dhe Lutfi  Rusi...

Resuli qysh  në burgun e ,,Idrizovës,, pasi shefat e UDB-së ia dhan të njëjtin dorëshkrim që e kishin përgatit personat e më lartëpërmendur që ta përshkruante në disa fletore shkollore, sepse kështu e kishin paraparë sipas planit të tyre secret të këtij operacioni dhe spiunazhi, aty duke i përshkruar dhe lexuar Kapllani për herë të parë  kishte dëgjuar për Abdullah Krashicën, të quajtur edhe Abdullah Presheva një patriot kosovar, dhe për figurën e tij dhe ngjarsjet nga romani ai I fliste dhe komentonte me të burgosurit tjerë dhe bënin ,,disa analiza,, duke ,,plotësuar,, edhe diçka bashkë me të burgosurin Adnan Agajin nga Gostivari, ( I cili besohet se ta ketë pas në dijeni se romanin ,,Tradhtia,, ia kanë dhënë UDB-a sipas planit secret, por këtë ai e ka hesht me dëshirë vetëm që të delte Kapllani nga burgu dhe të ,,arratisej,, për në Shqipëri). Ndryshe, si ka mundësi që Kapllani të ,,delte,, apo ,,ikte,, nga ai burg famkeq, nëse për kë nuk I kanë ndihmuar vetë UDB-a në duar të të cilëve gjendej burgu në fjalë?!

Duke dëgjuar bisedat e  të burgosurve  për Kosovën martire,për sakrificat që janë bërë nga shqiptarë të devotshëm të kauzës kombëtare, pat dgjuar për Hasan Remnikun në Anamoravë Dhe Luginë, për rezistencat në Karadak të Shkupit dhe Kumanovës, pat dëgjuar për vendin ,,Kopilaçe,, që përmendet në roman dhe shumëçka tjetër, tek Resuli  lindi edhe  ideja, se gjë e bukur dhe e qëlluar qënka për të realizuar ëndërrën e tij, për të plotësuar dhe  shkruar edhe  diçka rreth figurës së Abdullah Preshevës, apo edhe të disa personazheve të tjerë qoftë edhe me ndihmën e Prof Adnan Agait, bashkarisht duke strukturuar veprën në fjalë, vetëm që kur të del në Shqipëri ta boton romanin me emër të tij dhe të thirret vetë si autor…!

Pas një kohe u hap lajmi mes të burgosurve se Kapllan Resuli u arratis në Shqipëri… Sa të gjata kanë qënë  rrëfimet e gjata rreth  shumë çështjeve që lidheshin me Kapllanin dhe arratisjen e tij aq të ,,kollajshme,, nga burgu, edhe sot mbeten histori !

Edhe këtu në këtë kamp të emigracionit jugosllav në Çermë Kapllani hapi fjalët se ka shkruar një roman të cilin së shpejti do ta botonte, sap o t’a ,,kthenin,, oficerët e SIGURIMIT të cilët pos a ishte dorëzuar tek roja e kufinit, ata ia kishin konfiskuar…Edhe këtu thurreshin shumë biseda, komente dhe mendime nga më të ndryshmet duke mos i besuar Kapllanit se ka shkruar ndonjë roman, por se ky vetëm fliste fjalë boshe…

Pas ca vitesh, në  fillim të vitit 1964  Kapllanit, pasi në ndërkohë e liruan nga kampi, dhe  duke e  transferuar në  fshatin Pluk të Lushnjës, po prap me statusin e të internuarit, oficerët e SIGURIMIT ia  kthejnë fletoret e dorëshkrimit të romanit në fjalë pasi e kishin lexuar dhe analizuar mirë. Megjithatë,  atëherë, pasi e kishin lexuar dorshkrimin në fjalë   Ramiz Alija, Ismail Kadare, Adriatik Kallulli dhe disa specialist të tjerë të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit,  e njohtojnë edhe Enver Hoxhën i cili u thotë që të kishin kujdes mos vallë ishte ,,brum,, I UDB-së jugosllave. Dhe, ia kthejnë pra dorëshkrimin , me kërkesë , duke e sugjeruar dhe dhënë disa vërejtje , se aty duheshka ,,ndryshyar,, disa aspekte në disa kaptina e fragmente të romanit. Por, pa i dhënë leje që ta botonte !

Në maj të vitit 1964  Kapllani ia nis romanin NB “Naim Frashëri” për botim. Por, kopetentë e botimit, pasi e lexojnë dhe studjojnë veprë konsultojnë organet e  KQ të PPSH-ës, dhe me URDHËR    tyre  Ndërmarrja ia kalon veprën Lidhjes së Shkrimtarëve. Nga shkrimtari Dhimitër Xhuvani, pas disa muajsh, Kapllan Resuli merr vesh se romani i tij ishte ekspozuar në një dhomë sekrete të Lidhjes së Shkrimtarëve, ku persona të autorizuar shkonin, e lexonin dhe i raportonin Lidhjes për çdo gjë të dyshimtë, si dhe jepnin mendime për vlerat ideo-artistike të veprës. Dyshohej se mos ishte Kapllani agjent i UDB-së dhe se përmes romanit të tij i raportonte të dhënat sekrete te mbledhura në Shqipëri, apo mos vallë kjo ishte një vepër agjenturore e servuar nga spiunazhi jugosllav… Dyshimet e Sigurimit kanë qënë të qëlluara !

Nga  NB “N.Frashëri” dhe redaktori i botimit e thirrin Kapllanin, duke   kërkuar nga ai që  ta kontrollonte edhe një here dorëshkrimin, në veçanti ta zgjeronte pak EPILOGUN , sepse disi u janë dukur gjërat si jot ë qarta... me qëllim që të  njihet si botimi zyrtar i Qeverisë Shqiptare dhe i Partisë së Punës të Shqipërisë, i bërë me leje të veçantë nga KQ i PPSH-ës, pas kontrollit të imtë dhe special të ekspertëve të KQ dhe të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ndër të cilët ishin : Ramiz Alinë, Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Sterjo Spasse, Ibrahim Uruçin,  Dhimitër Xhuvanin,  Nasho Jorgaqin etj.

(vijon)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora