E enjte, 25.04.2024, 01:37 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Tani flet pushka

E hene, 21.08.2017, 08:00 AM


TANI FLETE PUSHKA

Me rastin e 18 - vjetorit të rënies së dëshmorëve në Dardanë- Nevzad KRYEZIU

Të rënët për liri kurrë nuk vdesin, ata jetojnë gjatë

Përgatiti Ramiz Dërmaku

Nevzad Balë Kryeziu nga Rogana e Dardanës, publikisht ia dha zemrën dhe shpirtin çlirimit të Kosovës. Në kujtesën tonë, xha Nevzadi, mbetet një atdhetar , një trim dhe një NACIONALIST Të rënët për liri i kanë duart më të bukura, ata kurrë nuk vdesin, ata jetojnë gjatë. Në kujtim të asaj kohe heroike, të gjallët gjithmonë me vete bartin jetën e atyre që s´janë më, e që përditë na bëhen më të lavdishëm!.. Nevzad Balë Kryeziu nga Rogana e Dardanës, shumë i ri Kosovës ia kishte falur zemrën dhe shpirtin çlirimit të Kosovës. Në kujtesën tonë, xha Nevzadi, mbetet një i rënë i bukur për liri. Të rënët për liri , ata kurrë nuk vdesin. Në kujtim të asaj kohe heroike, të gjallët gjithmonë me vete bartin jetën e atyre që s´janë më, e që përditë na bëhen më të lavdishëm!.. Atdhetari e nacionalisti Nevzad Balë Kryeziu u lind me 1936 në Roganë të Dardanës, dhe aty do ta kryej shkollën fillore. Mirëpo për shkakë që duhej të kujdesej më shumë për familjen, ishte i vetëm ashtu kërkoi familjam, Xha. Nevzadi detyrohet ta ndërpres shkollimin. Largimi i Xha. Nevzadit nga shkolla ishte një humbje por edhe dhembje për familjen e tij. Por nuk iu nda kurr leximit. Lexoi shumë, libra që kishin përmbajte dhe frymë të atdhetarizmit, romane,  shtypin ilegal, gazetat „Zëri i Kosovës“ „Liria“ 1 e 2, të cilat i sjellnin në mënyrë ilegale djemt e tij si dhe shtypin e përditshëm të kohës. Kurr nuk u bë rehat, vazhdoi shkollimin. Në moshën 34 vjeçare regjistroi shkollën e mesme teknike në Mitrovicë. Në afatin rekord e mbaroi ku diplomoi në drejtimin „Manipulimi i makinave të rënda“. Xh. Nevzadi akoma pa i mbushur 1 vit të jetës do ia falin Balë Gecit nga Rogana, për dajën e Nevzadit, sepse Bala nuk kishte fëmijë dhe s`donte t`shuhej familja e tij. Balë Geci kishte dy gra të cilat do kujdesën për xha Nevzadin e ato ishin Ziza, dhe Selimja. Xha Nevzadi kishte një jetë të mirë dhe të lumtur. Sa rritej xha. Nevzadi tek ai shtohej urrejtja ndaj armikut tone shekukllor, dhe ai në vend se të kalonte një jetë të lumturë, tek xha Nevzadi , ndodhë e kundërta, sepse ai me të gjitha forcat e tija materiale, ideore i vë në funksion për zgjidhjen e drejtë të çështhjes sonë kombëtare. Xha. Nevzadi me aftësitë e talentin që kishte , me mikëpritjen që po sedonte, me mikëpritjen, burrërinë, edukatën, humanizmin njihej jo vetëm në Roganë por edhe më largë. Në familjen e xha. Nevzadit shihej një edukatë kombëtare, një atdhetarizëm dhe një respektë për vizitorët e shumtë. Oda e tij tani ishte bërë odë burrash, odë e takimeve të shumëta, ku bisedohej hapur për gjendjen e rëndë ne të cilën kalonte populli shqipëtarë. Më kujtohet një takim me xha,.Nevzadin në Shipashnicë të Epërme tek fqiu im Emin Salihu ( Automekanik) ku ai kishte ardhë për të rregulluar një pjesë bageri, të organizatës ku punonte ai. Pasë një përshëndetje që më bëri më tha: Ti je nipi i Zymer Rrudhanit.., i ktheva Po. Po ti je Ramizi i Hesatit, ju jeni pjesëmarrës i demostratave të vitit 1981 dhe i burgosur në vitin 1982. Me një dozë frike ia ktheva Po, më kuptoi se unë po friksohem dhe me një zë magjepës më tha.., mos u frikësoni.., se kombit tonë i duhen njerëz , burra, trima si ju.., ju nuk keni gabuar mos të vie keq më tha; Ju keni bërë një punë të madhe, keni bërë një punë të mirë. Dhe vepra juaj do ju shërbej gjeneratave të reja si një plan program për ndertimin e një shtëpie . Pasi unë isha shkuar tek fqiu im për të marrë një mjet pune, ai më tha Ramiz, ju vazhdone rrugën që keni filluar, sepse do tu përkrahë populli.., nuk i thashë asgjë më shikoi gjatë në e më pyeti ? , a njiheni ju Refik e Bajram Kryeziun ..,u mendova pak dhe i thashë .., Po ! Ata janë djemtë e mi. Unë u nisa drejtë shtëpisë.., e ai përsëri .., më tha rruga e juaj eshtë e gjatë.., unë u bëra gjëja se s´po e kuptoj .., jo jo këtu është shtëpia ime.., Kjo ishte një bisedë që kurrë nuk e harrova dhe mu këto fjalë mua më dhanë kurajo, vullnetë dhe forcë që unë ta vazhdojë aktivitetin tim . Por kur fqiu im Emini u largua, për ca minuta nga garazha, ai më pyeti ?! Po me sa kam dëgjuar unë ju jeni edhe themlues i klubit futbollistik „Besa“ nga Shipshnica e Epërme ? Ia ktheva .., PO, por ju e keni një klub Futbollistik që ka një emër të mirë. PO , i ktheva… Po kohëve të fundit si po dëgjojë nga fqiu i juaj ju e keni gabuar rrugën por kush është ai që po manipulon me emrin e klubit futbollistik “BESA“ nuk e dij.., por e dij se klubi i juaj duhet të jetë një klub shembull , sepse fshati i juaj çdo herë ka dhënë atdhetarë, patriotë, nacionalist, luftëtarë, dëshmorë dhe kurrë nuk ka kërkuar lëmoshë.., prej shkaut. . Njeriu ynë, më thoshte xha. Nevzadi, nuk më dhimbset jeta , sepse kurrë nuk e njoha atë regjim barbarë e kriminel serbo çetnikë. Rrëfente xha. Nevzadi, unë kam mbetur pa gjumë net të tëra dhe shqetësimet e mia se pse shqiptarë një pjesë e vogël e tyre akoma e duan dhe i besojnë ati shteti kriminel. Bejtia (bashkëshortja e xha Nevzadit ) thoshte xha Nevzadi ishte me plot kuptimin e fjalës njeri , i njihte të gjitha punët por erdhe i kryente punët rreth shtëpisë. Në familjen e xha. Nevzadit kishte rend dhe rregull, kishte disciplinë , kishte respekt, kishte mikëpritje e humanaitet. Aty respektohej mysafiri, aty bisedohej për familje, për edukim, arsim, atdhetarizem, çështje kombëtare, liri etj.

Pra, fillimet ishin varfërim i vazhdueshëm i popullit tonë. Njeriu ynë, më thoshte Nevzadi, me dashje apo pa dashje, i bënte pyetje tokës, ugarit dhe farës së mbjellë, sikur donte t´a mësonte gjuhën e bimës që po rritej. Ah, sikur të fliste toka! Jo një herë, por disa herë, rrëfente xha Nevzadi, unë kam mbetur pa gjumë në shqetësimet e mia; a po më mbinë fara e hedhur, dhe si do të jetë fati i të korrave në verë. Bejtia ( ime shoqe) thoshte xha Nevzadi ishte shok kaluar shokut, e denjë, të qeveriste punët rreth shtëpisë, dhe ishte grua në kuptimin e plotë të fjalës.

Në familje time, Bejtija shquhej për disiplinë dhe kurajo në edukimin e fëmijëve. Për fëmijët nuk kam patur kurrë asnjë shqetësim. Në shkollë ata ishin të suksesshëm, në shtëpi i kryenin detyrat e shtëpisë. Të tre djemtë e mi janë të Diplomuar, me diplomë Universiteti, kjo për mua nuk është pak, sepse kjo ishte, dëshira dhe ëndrra ime. Rogana shumë gjëra i ka të përbashkëta; ajrin, ujin, erën, stinët, zemërimin, luftat, gëzimin, dhe njëmijë gjëra të tjera!..

Në familje time, Bejtija shquhej për disiplinë dhe kurajo në edukimin e fëmijëve. Për fëmijët nuk kam patur kurrë asnjë shqetësim. Në shkollë ata ishin të suksesshëm, në shtëpi i kryenin detyrat e shtëpisë. Të tre djemtë e mi janë të Diplomuar, me diplomë Universiteti, kjo për mua nuk është pak, sepse kjo ishte, dëshira dhe ëndrra ime. Rogana shumë gjëra i ka të përbashkëta; ajrin, ujin, erën, stinët, zemërimin, luftat, gëzimin, dhe njëmijë gjëra të tjera!..

Lufta e UÇK-së thoshte xha Nevzadi, është lufta më çlirimtare e bërë ndonjë herë në Kosovë. Jeta e Nevzad Kryeziut ishte një jetë e veçantë. Ai përjetoi gjëmën e dy luftave botërore. Pamjet e luftës nga shumë beteja. Në mendjen e Nevzad Balë Kryeziut bënin pyetje shumë gjëra. Ku jemi dhe s´i do të jetë fati ynë. Heshtja dhe mosbërja gjë asnjë popull nuk e shpie përpara. Prandaj, këto dhe mendime të tjera ishin lufta në kraharorin e xha Nevzadit. Ai e dinte se lufta dhe vullneti i popullit nuk lejojnë që liria të degjeneroj në nënshtrim e skllavërim. Familja e Nevzad Kryeziut ka qenë përkahës, mbështetës dhe aktiv e pa rezervë në Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës. Po ashtu duke e njohur dhe duke besuar në guximin dhe devetshmërinë e Nevzadit është vendos që baza e Sektorit të Shëndetësisë e Zonës Operative e Karadakut e Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës të vendoset në shtëpinë e Nevzadit, me që rastë ishte vendosur një sasi e madhe e medikamenteve, barnave të llojeve të ndryshime, dedikuar për nevojat e luftës. Gatë vitit 1998 në shtëpinë e Nevzadit frekuntonin shumë ushtar të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, në të cilen kishte edhe ushtarë të plagosur nga Beteja e Marevcit e cila është zhvilluar nga 18 prill deri më 23 prill 1999.

Rogana nuk është e pa zemër, i thoshte ai vetes. Rogana është pjesëmarrëse e të gjitha Luftave në Kosovë. Në shpirt të Roganës përherë ka një dhomë mbretërore, ku zemërimi mund të shndërrohet në kryengritje. Në arkivat e kujtesës së Roganës ruhen episode të luftave të bëra. Rogana në të gjitha betejat u shqua për guximin dhe qëndresën e saj. Në “Grykën e Ushit” afër Vranjës, në Luftën e Hogoshtit, dhe në luftën kundër çetnikëve serbë, Rogana dha shumë luftëtarë për Lirinë e Kosovës. Murat Kryeziu dhe Azem Geci, ishin dy këshilltarë politik dhe ushtarak, të Bajram Currit për Anamoravë.

JU JENI PATRIOTET E DENJË TË RILINDJES SONÊ BASHKOHORE KOMBËTARE

Ju ishit e mbetët për jetë në historinë tonë. Emrat dhe vepra juaj, jo vetëm që hynë dhe e pasuruan historinë tonë kombëtare, por ata janë mësim për gjeneratat e reja të cilat do të lindin më vonë, dhe u tregohet atyre se si duhet dashur por edhe mbrojtur Atdheu. Si çdo luftë edhe lufta e Kosovës mori me vete shumë viktima; qka është edhe më keqë mori; fëmijë, gra, pleqë, plaka, shkatërroi xhami e shtëpi, helmoi nxënësa e fëmijë, dhunoi gra .., bëri po çka nuk bëri armiku shekullor serbo çtnik. Në këtë luftë nuk ka vend ( fshatë, qytetë..,) që nuk dha dëshmorë për çlirimin dhe Lirinë e Kosovës. Lirishtë mund të themi se numri i shqiptarëve të cilët e shikuan prej së largu ishte shumë i vogël. Si çdo qytetë, fshat, lagje thënë shkurtë të gjithë ne mënyra të ndryshme i ndihmuan aq sa patën mundësi dhe aftësi UCK-ës, për çlirimin e Kosovës. Ne mesin e atyre qytezave, qyteteve, fshatërave, lagjeve padyshim se edhe Komuna e Dardanës dha ate çka mundi. Pasë lëshimit të Kushtrimit, për mbrojtje të atdheut shumë të rinjë por edhe të moshuar nga Kosova, diaspora pa hezitim ju përgjigjen ftesës dhe i kapën armët në dorë, për ti treguar armikut serb” se tani fletë pushka ; se kjo tokë ka qenë është dhe gjithëmon do të jetë shqiptare. armë në dorë, (shumica prej tyre) nuk ju friksuan as tankut e asë topit, vetëm për ta çliruar atdheun nga armiku barbar serbo – qetnikë. Këta djemë të rinjë të cilët ju bashkangjitën Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, dhe kuptohet se disa ranë në Altarin e lirisë për mos të vdekur kurrë. Një pjesë e madhe e atdhetarëve, trimave, ( të rinjë por edhe të moshuar ) filluat ti ndihmojnë popullit për të mbijetuar, disa siguronin ushqimin, dis armët, disa e përgjonin armikun. Dridhej toka (e ushtari i UCK-ës këndonte e vëzhgonte forcat serbe, nga gjuajtja e tanksave, dhe armëve tjera të armatës ish. Jugosllave). Por rinija jonë e përkrahur nga populli me një armë Pushkë dore, por edhe pa te hudhej mbi tanksat e ushtrisë dhe policisë serbe. Tek ushtarët tanë dhe tek populli ynë nuk ekzistonte frika, sepse kështu ata kishin mësuar nga prindërit; gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre gjatë tërë historisë.

Po në rrezik ishin edhe ta njerëz të cilët ishin atdhetarë, ata të cilët me kohë e kishin kupëtuar se popullit shqipëtarë me trathëti ju kishin marrë trojet e veta. Pra armiku serbo çetnik tani kur e kupëtoi se në Kosovë nuk qenka një grup (terroristë) por një armatë e përgatitur dhe e rekrutuar nepër kazerma ushtarake, i hyri frika në palcë të kurrizit dhe ata luftonin të dehur dhe prapa tankut. Nga lartë kishte arritur urëdhëri që të vrahen, të digjen të dhunohen dhe të shkatërrohet çdo gjë shqiptare.., atyre u kishte hy frika se UCK-ës ishte një grup i madhë .

por kur e kupëtuan se ditë për ditë shtohej numri i ushtarëve të UCK-ës, UCK-ës i qonin ndihma nga të gjitha trojet etnike pra nga të gjithë shqiptarët kudo që ata jetonin. Por diaspora shqiptare nuk i ndërprente protestat e demostratat, aktivistët e mërgatës ditën punonin e në mbrëmje grumbullonin të holla tubonin ndihma materiale, lekë., veshëmbathje, medikamente, por edhe .., A armiku e dinte mirë se kush ishin ata që angazhoheshin për çlirimin e Kosovës, e dinte shumë mirë dhe i mblodhi ata më guximtarët, më trimat dhe i pushkatoi. Por ai u mashtrua sepse një fjalë e urtë e popullit thotë ; Ariu me shoshë nuk tutet. Pra ai mendoi se ne këtë mënyrë do të friksohen shqiptarët por u mashtrua sepse me shtimin e dhunës; presionit, maltretimeve, rrahjeve, vrasjeve tek shqiptarët shtohej urrejtja ndaj regjimit kriminelë serbë . Nga Dardana ishin nisur forca të mëdha policore, e paramilitarë serbë ....për ti arrestuar disa aktivistë të çështjes sonë kombëtare: Në atë ditë në orët e herëshme të mëngjesit.......... forca të mëdha policore ishin nisur për ti arrestuar disa veprimtarë e atdhetarë shqipëtarë Kopernicë Ismajl Ismajlin, në Hogoshtë Ramdan Latifajn, (sepse ai kishte tubuar ndihma humanitare për minatorët, dhe tani për UCK-ës), e aktivistin drejtorin organizatës ” Përparimi ” zotin Mehmet Sabedini. Në Roganë oficerë të policisë dhe të ushtrisë serbe kërkonin veprimtarin, atdhetarin e nacionlistin Nevzad Kryeziun të dorëzohej dhe t´i dorëzonte djemtë e tij. Mirëpo, xha Nevzadi nuk ishte nga ata që frikohet e ligështohet. Xha Nevzadi i tha armikut „Unë s´kam fëmijë për ju, as lirinë time që e kam në krahëror s´mund t´ua japë“! Atë çast (me shpejtësi rrufeje) xha Nevzadi i bie me tërnakop oficerit të policisë dhe aty nis përleshja me oficerët e ushtrisë serbe. Në atë betejë jetë a vdekje, Nevzad Balë Kryeziu, mbetet i vdekur me shumë plumba në krahëror.

Pasi e rrethojnë shtëpinë e humanistit Ramadan Latifi hynë mbrenda në shtëpi dhe demolojnë të gjitha dhomat ia vunë zjarrin. Mirëpo deri sa shkuan policia e me vete marrin xha Ramadanin, pasë djegëjes së plem s dhe hamarit zjarri e kaploi edhe një pjesë të shtëpisë, mirëpo fshatarët e huan zjarrin. Në anën tjetër të fshatit zjarrin ua kishin vënë shtëpisë së Halil Malës, kishin arrestuar edhe arsimtarin, veprimtarin dhe drejtorin e koperativës Bujqësore në Hogoshtë njiherit edhe drejtorin e pompës së derivateve të Naftës, benzinës ,e shkaku ishte se ai u ka dhënë derivate ushtarëve të UCK-ës.

Buzëqeshja më e bukur që i buronte xha Nevzadit nga thellësia e shpirtit, po i thoshte vdekjes shekullore: dil, e mos u fsheh më, se kam me të puth mu në lule të ballit e s´kam me ta pas kurrë frikën! Me këtë, ai do t’i tregojë opinionit botëror se populli shqiptar ishte i vendosur në rrugën e lirisë dhe pavarësisë dhe në rrugën e mundimshme për të mposhtur pushtuesin.
Mesazhet e xha. Nevzadit u bënë frymëzim udhërrëfimi për luftëtarët e lirisë, të cilët do t’i shtojnë radhët e UÇK-së
.

Nevzad Balë Kryeziu nga Rogana e Dardanës, publikisht ia dha zemrën dhe shpirtin çlirimit të Kosovës. Në kujtesën tonë, xha Nevzadi, mbetet një i rënë i bukur për liri. Të rënët për liri i kanë duart më të bukura, ata kurrë nuk vdesin. Në kujtim të asaj kohe heroike, të gjallët gjithmonë me vete bartin jetën e atyre që s´janë më, e që përditë na bëhen më të dashur.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora