E premte, 29.03.2024, 12:05 AM (GMT)

Mendime

Blerim Rrecaj: Pëshpërimë me psherëtimë

E hene, 21.08.2017, 08:50 AM


PËSHPËRIMË ME PSHERËTIMË…

Nga Blerim Rrecaj

Më kujtohet një varg që thotë: Kujt t'i flasësh sot?... Dhe pyetja që lind nga kjo është: Për çfarë të flasim sot?  Pyetja nxjerr pyetjen, dhe pyetjet presin përgjigje nëse kjo është e mundur… Le të flasim për pëshpërimat  e ne njerëzve, të vendit tonë. Përshpërima të shoqëruara pothuajse pandashëm me psherëtima. Atdheu është atdhe edhe atëherë kur llafazanëria e kakofonia ka kohë që na kanë mbetur e po i bartim si litare në fyt…

Njëherë ne patëm dëgjuar një plak që gjatë një mbledhjeje ku politikanë kërkonin mbështetje (nga rrethi e shoqëria për platforma, programe a vota për vete…) se  ne  s'mbetem gati kend pa e provu, a po i shihni këta të rinj  e të reja si bredhin pa parë perspektivë me sy, me ëndrra të plagosura rëndë, shumë prej tyre korrupcioni  e faqet e zeza, pos tjerash,  disave ua ka shtyrë edhe martesat, pat psherëtirë i moshuari.

E sillu kah të sillesh, bredh kahdo që të bredhësh parulla :  " Punëtorë e të papunë të shtypur me dhunë”  e përmbledh njërën nga dukuritë që vazhdon të jetë në fuqi në çdo regjim e në çdo qeveri.

Ende vazhdojmë te jemi tmerrësisht te ndrydhur e të shtrydhur në të gjitha anët e në çdo fushëveprimtari. Probleme e pyetje  pafund  e përgjigjje e ndryshime askund…

Çka i duhet një stafi të tërë të një ndërrmarrjeje publike, a një stafi të një ministrie,  institucioni arsimor, a çkadoqoftë të mbajnë sytë katër e me shumë të interesohen se cila parti do të fitojë, e ç 'bord do të vijë sesa te merren me punët që u takojnë. Kjo është nëjra nga ato përçarjet  që sundimi të vazhdoj.

E te ne vijon kjo  gjendje faktike e mjerë që ka kohë që shihet edhe nga aeroplanat por kjo shihet më shumë në stresin dhe mllefin tonë të vazhdueshëm, gërryes e te panevojshëm. Ky shënimth edhe nëse u bije në sy, nuk është e thënë as t'i hidhni sy e as ta lexoni. Ka kohë që te ne ka zënë vend sindromi i mosdëgjueshmërisë së njëri tjetrit, ne flasim me njeri tjetrin ama veten e dëgjojmë  (dhe mbase kjo e nxitur edhe nga debatet e tejnumërta televizive që ndonëse kanë prodhuar kotësira banale ato me kokëfortesi vazhdojnë mbase veç  për të na bindur se budalllakia s'ka skaj).

Përsëri pëshpërima dhe psherëtima për shkallën e përçudnisë marramendëse në atdheun tonë. Nëse u ndodh të e lexoni kete pjesëz që as vet s'po di pse po e hedh "në tregun e madh zhurmues", nga ju pres edhe pyetjen: " Hë mo, ku e ke hallin ti?”...

Kush unë?

Hallin te halli im, te hallet tona…e kurdoherë po vonohemi, po na zë e vona…

Pëshpërimat dhe psherëtima i mbushur vendi ynë. Për gjithçka. Edhe për (pas)zgjedhjet e 11 e 25 qershorit në këtë mesgusht.

Ndonjëherë më mirë të dëgjojmë fëshfërimat  e gjetheve dhe të hasim e të shikojmë ketrat nëpër Gërmi që enden  drunjëve dhe s’donë  t’ia dijnë për asgjë…

Por…

S’di ç’të themi e ç’të bëjmë tjetër, vazhdon avazi i vjetër.

Disa vargje të poezisë së Carl Sundburg, “Të hollat, politika, dashuria dhe lavdia” thonë:

Ç'është kjo rrahje krahësh të hutuar

pa mbarim

dhe pa dobi në këto shufra,

dyer, në këtë kafaz?

Këtij shkrimi që ia nisa sikurse një lojë, megjithatë edhe njëherë  me një “klik” po e dërgoj…

E qysh more po vazhdon kështu jetën si lojë, si hajgare e hiq, s’po të  vjen  marre…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora