E premte, 29.03.2024, 02:38 PM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Tema laramane ose per shumcka ngapak

E merkure, 03.09.2008, 06:59 PM


Selim Hasanaj
TEMA LARAMANE OSE PER SHUMCKA NGAPAK

Nga Selim Hasanaj

DISA FJALË PER QYTETIN E KRUJES

Në shkrimin e fundit që ndoshta mund ta thërras REPORTAZH  nga Shqipnia  pata cek librin " VENDE DHE NGJARJE HISTORIKE TË KRUJES DHE KURBINIT" të Baki Dollmës. Para se të flasë pak per librin deshta të thamë disa fjali per pershtypjet e mia që i krijova per vetë qytetin historik të Krujes. Unë dhe krejtë njerzimi dijmë se në këtë qytet Kryeheroji i Shqiptarisë, Atleti i Krishtit, Mbrojtësi i kultures dhe civilizimit evropian,  i pavdekshmi Gjergj Kastiroti zhvillojë lufta të pergjakshme per ta mbrojtë Shqipninë dhe Evropen nga invazioni anadollak dhe kultura orientale afro-aziatike. Dhe per nji cerek shekulli ai e arrijti qellimin.
Vizita ime këtij qyteti me 25.07.2008 më befasojë pikrisht per faktin se Kruja ishte qytet dhe qender e kultures dhe fesë islame. Këtë nuk e dija ma heret.
Nga Kalaja madheshtore kisha pothuej të pamundun ta bajë nji fotografi të qytetit ose të ambientit per rreth dhe që në kameren time mos të kapja ndonji minare xhamije ose ndonji teqe bektashinjesh.
Nuk më pelqej kjo aspak dhe sado që ndihesha krenar per Kështjellen  dhe vepren e pavdekshme të Gjergj Kastriotit unë vetvetiu ndihesha i mundun nga fakti dhe realiteti që e rrethonte at Kështjellë madheshtore.

LIBRI I BAKI DOLLMES

Ky zotni qendronte mu në hymje të kalas dhe unë po e pershendes dhe pergëzojë se vertet kishte dijt të zgjedh vendin per ta shitë librin e vetë " VENDE DHE NGJARJE HISTORIKE TË KRUJES DHE KURBINIT". Titulli i librit perkonte taman me vendin ku shitej dhe normalisht vizitoret pa ngurrim e blenin. Unë jo vetem pse e dua shumë librin , por sinqerisht mendova se mund të jetë liber per Kalan, per Krujen andaj e bleva pa hamendje. Mirpo posa shkova në dhomen time të hotelit ku isha vendos në afersi të Durrsit fillova ta shfletojë dhe u zhgenjeva shumë.
Zoti Baki Dollma  si puntor shumvjeqar i arsimit, si drejtor shkolle dhe si autor i pesë veprave ( nuk i dij ato tjerat , por titujt e tyne tregojnë se cila asht tematika që ky e shtron).
1. " HISTORIKU I SARISALLTËK BABAIT E TEQESË BEKTASHIANE TË DOLLMËS"
2. " FLETË NGA HISTORIKU I ARSIMIT SHQIP NË KRUJË"
3. " HISTORIKU I POPULLIMIT TË KRUJËS "
4. "VENDE DHE NGJARJE HISTORIKE TË KRUJES E KURBINIT"
5. " LEGJENDA DHE YSHTJE"
Unë thjesht jo si kritik letrar sepse nuk jamë , as si analist sepse nuk ja vlen të mirrem me analizë të nji "LIBRI" të tillë po thamë se libra të tillë si ky në këtë kohë janë të damshem dhe këta vetem bajnë propaganden e fesë dhe sekteve fetare ( këtë rast asaj  islamike).  Sado që autori shkruen per shehler dhe dervish të ndryshem që kanë krye vepra të mëdhaja kombëtare dhe që kanë vdek me armë në dorë në luften kunder pushtuesit turk ,megjithate mendojë se per vepra të tilla të njerzve të tillë duhet të shkruhet  gjithsesi , por pa e cek se ai paska kjen sheh, dervish, imam, ulema, myderiz e tituj këta tjerë të gjuhes turko-arabe sepse brezi i sotshem edhe pa këto reklama fatkeqësishtë ka marr nji entuziazem dhe hov të madhë në perqafimin e fesë sa që kur lexon shkrimet si këto në këtë liber të zotit Baki Dollma  ky brez edhe ma me andje vrapon kah theqafja tue dal dhe tue u prezentue me nji kulturë ( këtë rast fetare) të ciles në realitet nuk i perket. Me shkuj populli shqiptarë ka kjen sekular sa u perket feve dhe besimeve dhe këtë sekularizem neve duhet ta ruejm e jo të shkruejm libra per patriot të mdhenjë që per atdhe, per gjuhën shqipe dhe per shkollen shqipe e dhanë edhe jeten se si ata paskan kjen mulla, myderiz, sheh, dervish etje, etj. Neve jemi populli ma i lasht i Evropes dhe ndoshta edhe i rruzullit andaj nese dojmë të mbetemi evropian të mos e harrojmë sekularizmin fetar. Me nji fjalë libri në fjalë i zotit Baki Dollma nuk më pelqeu fare. Do më pelqente po të ishte shkrue pa epitetet turkoarabe që dikur pushteti turk e tani ky si autor u ka vu patriotve që janë personazhe të këtij libri.

RAMAZANI NË DARDANI

Ka dy tri ditë që fillojë muaj i agjirimit , pra RAMAZANI  dhe edhe këtë vitë u kujdesen muslimanet shqipfolsa të Dardanisë që të na befasojnë me dicka . Befasia e këtij viti per muajn e Ramazanit asht se disa shoqata dhe individ nga Turqia kanë vendos të këthejnë darken- IFTARIN  e perbashket per besimtaret turq të Dardanisë ,por per tu ushqye mund të shkojnë të gjithë besimtaret musliman. Mbram u servue iftari per 1000 veta. Organizatori e quen këtë humanizem dhe edhe unë pajtohem, ama pse mungon ky humanizem muajve tjerë!? Ku janë këta "humanista" turq dhe arab që me tespih në dorë perditë neper rruget e Dardanisë kalojnë pran njerzve që lypin dicka per të ngranë neper kontejnera mbeturinash!? Ku janë këta "humanista" që kur shofin shkollat neper kontajnera, kur shofin shkollat që kerrcnojnë nxanësit me mbytje sepse vetemsa nuk janë rrenue muret e tyne dhe nuk shtrijnë doren per ta ndertue nji shkollë, per ta renovue nji tjeter!!! Këta ndertojnë vetem xhamija dhe indortrinojnë rininë. Këta nuk më bindin se janë miq e aq ma pak njerz humanë me nga nji tabak me ushqim që ka vleren e dy eurove që shtrojnë per iftar tani këtë muej të Ramazanit. Këta bajnë propaganden e vetë dhe janë armiq. Turp per TV-të  që edhe në programet satelitore transmetojnë me pompozitet këto iftare që i ngjajnë sallave të burgut ku ushqehen njejtë të gjithë të burgosunit e besa edhe ditve të egzodit kur shqiptaret ishin të grumbulluem në Bllacë dhe Stankovc. A janë cmend redaktoret e TV-ve të Dardanisë që botes po i tregojnë sa të mjerë jemi!?
Ku janë organet qeveritare që nuk po ju bien në sy këto qoroditje!? Kush do ti ushqejë njerzit e pa bukë masi të kalojë muaj i Ramazanit!?

PESHKU PRISHET NGA KOKA

Ndejta pothuej per ditë gjatë pushimit tim kësaj vere në Vendlindje me nji mike timen që asht aktiviste e devotshme e qashtjes kombëtare dhe jeton në Zvicerr. Nji ditë gjatë bisedes per subjektin politik në Dardani të cilit i perkasim dhe i sherbejm me aktivitete me dekada si unë si ajo, mikja ime më tregojë se si në viziten e fundit të Liderit tonë të Partisë që pati këtë pranverë në Zvicerr ai paska pas thanë : " asht per keqardhje se si kur po vijnë  festat e Bajramit dhe muej i Ramazanit rinija nuk po ka ku e kryen namazin ( sepse lokalet e xhamijave në Kryeqender qenkan të vogla dhe nuk po i zikan të gjithë gjematin),  ndersa  po dojmë ti shpenzojmë milionat per të ndertue KATEDRALEN"... Besoj se nji deklaratë e tillë nuk don koment. Asht e vertetë se peshku prishet nga koka. Populli yn si duket fatkeqsishtë e ka lidershipin e vetë të prisht, të krimbun dhe  nuk asht qudi se cfar asht populli . Ujku don mjegull , andaj misionaret e ndryshem kanë gjet oazë të kënaqshme per veprimtaritë e tyne dhe interesat e sherbimeve të cilave u sherbejnë dhe të cilet i paguejn.

Selim M. Hasnaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora