E premte, 19.04.2024, 11:37 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Me shkas!

E merkure, 16.08.2017, 08:27 AM


Me shkas!

Nga Zejdush Kastrati

I vetmi solucion qe te ndryshojme ne te mire te banorit te kesaj Kosove (jo qytetarit,sepse qytetaria jeton ne shtetet ku ka rend ,rregull e funksionim te mirefillte te shtetit ligjor),eshte ,qe me urgjence,te behet ndryshimi i ligjit per reforme zgjedhore.

Me konkretisht,aplikimi i sistemit zgjedhor nje vote nje njeri dhe me shume zona elektorale, eshte mundesi e vetme, per seleksionim dhe perzgjedhje shume me te pranueshme, te atyre qe do na perfaqesonin, ne organin me te larte legjislativ te vendit.

Me ligjin aktual, gjithnje po prodhojme dhe po nxjerrim deputet anonim,por edhe analfabete, dhe pa kurrfare pasurie profesionale, morale e besa edhe kombetare,personalitete qe me teper jane preference e lidereve dhe klaneve e grupeve te interesit, te cilet, preznetimin dhe angazhimin e pare, ne punen e tyre ,po e fillojne deputet,apo vijne nga disa pozita minore, nga lokalitetet prej nga gravitojne !

Edhe ne perberjen e legjislacioneve te mehershme,kur vendi ballafaqohej me bllokada,nderskamca e skenare, nder me te errtit, per te miren e vendit,roli, ndikimi dhe autoriteti i deputetit, te shumetn e rasteve u pat shkel me "dy kembet",se pari, nga vet ata,(por edhe nga presionet dhe ofertat) qe per interesa personale,viktimizonin cdo gje vetem e vetem, te perfitojne materialisht,por edhe te shfrytzojne benefitet qe u ofron, posti i deputetit !

Fatkeqesiht,edhe perberja aktuale e ketij legjislacioni, eshte mjeruese, zhgenjyese dhe edhe me deshpruese !

Apetitet per te ardhe ne pushtet me cdo kusht,gjuha denigruese dhe ofenduese qe po i percjelle seancat, akoma pa u konstituu plotesisht Kuvendi,mesazhet kercnuese,pozicionimet jo ne baza programore dhe ideologjike,por vetem ne na baze te interesit, jane sinjali me i mire, se ,jemi larg vlerave demokratike, larg shtetit ligjor,larg qytetarise,dhe larg atdhedashurise, per nje Kosove, siq e propagandojme, vetem kur na duhen votat, dhe kur, perfitojme personalisht .

Kosova ka nevoje per deputete,tjere.deputete qe reflektojne pozitivitet,a jo agresivitet,deputete qe lexojne,e jo qe kopjojne apo ia pergatisin te tjeret diskutimet,deputete te cilet kur flasin, qojne mesazhe unifikimi e jo perqamjeje,deputete qe sakrifikojne interesat e tyre personale,per interesa te vendit,e jo e kunedrta !

Pra, Kosova, (pos nje numri shume te vogel te deputeteve aktual) ka nevoje per nje strukture te zgjedhurish te popullit me te dinjiteshem,me kreative,me konstruktive dhe jo per cirkuzante, qe ndrrojne mendime e qendrime ,sikur Kosoven ta kishin jo shtetin e tyre,por armikun e tyre !



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora