Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tefik Selimi: Një monografi e këndshme për shkollat

| E merkure, 16.08.2017, 09:00 AM |


Një monografi  e këndshme për shkollat fillore të Kamenicës…

Isë Hasani: “Arsimimi në komunën e Kamenicës” (Retrospektiva dhe perspektiva), Prishtinë, 2017

Nga Tefik Selimi

Thonë, arsimi është drita e jetës së një populli. Pa arsim, s’ka jetë as përparim. Kush e ka arsimin e zhvillluar, e ka shtetin përparimtar. Sa investon shteti për arsim, aq e  ka popullin të përparuar dhe të ecur përpara. Kjo është fakt. Arsimi është  vetë shpirti i popullit. Pse jo? Pa  arsim, s’ka ecje përpara. Një popull që e ka arsimin e zhvilluar, është popull i civilizuar dhe përparimtar...

Edhe Naimi ynë i Madh, pos tjerash, ka  shtuar: “Vetëm dritë e diturisë, përpara do na shpjerrë”. Pra, s’ka me arsimin e popullit! Arsimi ynë ka qenë një fushë e anashkaluar dhe e urrejtur nga okupatorët e huaj. Kurrë të tjerët, si okupatori serb, turk, grek e  të tjerë, nuk ia kanë dashur të mirën shkollës shqipe. Dhe, populli ynë liridashës dhe arsimdashës, edhe në kushte shumë të rënda pune, kurrë nuk ka hequr dorë nga e drejta e shkollimit. Ai ka luftuar përherë në hapjen e shkollave në gjuhë amtare shqipe.

Andaj, rrugëtimi i shkollës shqiper ishte një rrugëtim i gjatë, i dhimbshëm dhe  me pasoja të rënda e tragjike. Edhe pas kësaj  “gjendjeje” të rëndë nën okupimin e huaj, populli dhe masa e të rinjve nuk është pajtuar dhe gjithnjë ka luftuar për hapjen e shkollës kombëtare shqipe. Ky është një rrugëtim i nëpërkëmbur i shkollës dhe  arsimimit shqip, ku, në mbrojtje të kësaj fushe të dijes e diturisë, shumë arsimdashës dhanë edhe jetën për të mbijetuar shkolla shqipe.

Andaj, kjo monografi e hartuar nga Isë Hasani, autor, tash në pension, që flet për arsimin në Komunën e Kamenicës, sikur e ka shtyrë dashuria për ta ndriçuar këtë  fushë të arsimit, për faktin se, në këto anë të Gollakut ishte edhe vetë pjesë e shkollës me ditar në  dorë. Pra, Isë Hasani qe mësues i popullit, i cili, këtë kohë e përjetoi dhe e njohu më përafër.

Siç dihet, Isë Hasani (1940), është i lindur në fshatin Tugjec, komuna e Kamenicës. Ai, me këtë vepër dokumetare publicistike, po lë gjurmë të pashlyera në analet e  arsimit shqip. Të tillë figura, si autori, po e ndriçojnë me vullnet e dashuri një pjesë të historikut të shkollës shqipe, e cila, gjer dje, rrugëtimi i shkollës së kësaj ane, ishte një pengesë për armikun e kohës, i cili nuk e shihte ecjen e mbarë të arsimt shqip.

Prandaj, monografia në fjalë “Arsimi në komunën e Kamenicës” (Retrospektiva dhe perspektiva), karakterizohet nga një interpretim objektiv i fakteve dhe i çështjeve, të cilat, si të tilla të shkruara në  veprën në fjalë, dëshmojnë për ndjenjën dhe përgjegjësinë e autorit nga çdo ndjenjë e subjektivizmit të kohës. Ai (autori) është njohësi më i mirë i rrethanave të kësaj fushe të dijes. Pra, hapja e shkollave në gjuhën shqipe ishte një punë shumë e vështirë, sepse, ky segment i jetës së popullit qe i ndeshur në shumë pengesa të panumërta, sepse, siç ka shkruar ideologu i Rilindjes sonë Kombëtare, Sami Frashëri: ”U bashkuan të gjithë për ta ndaluar të shkruarët e gjuhës shqipe, osmanlinj (turqit), grekë e të  tjerë, sado që janë armike në mes tyre, i dhanë dorën njëri-tjetrit kuntrë neve”.

Pra, arsimimi shqip ishte bërë therrë tek të huajt smirëzinj, të cilët, luftën kundër veprimtarëve dhe idelogëve të arsimit shqip, madje edhe me vrasje të tyre. Në këtë aspekt, ishte edhe arsyeja që autori, Isë Hasani, autor, të shkruajë një vepër për arsimin në komunën e Kamenicës, jo  vetëm për të bërë fjalë, por edhe për ta ndriçuar këtë pjesë të dijes e diturisë së kësaj ane.

Që në fillim të shtojmë se, nuk ka qenë  punë e lehtë e autorit për t’i hulumtuar, për t’i grumbulluar e gjetur të gjitha ato të dhëna  dhe për  t’i sistematizuar brend 212 faqeve, sa ka kjo monografi, ku autori ka trajtuar e ka ndriçuar hapjen e hershme të shkollave fillore    kësaj ane të  Kamenicës. Pse jo? Brenda kësaj vepre ngërthet një materje sa intesante dhe e bollshme, po aq me interes  të përgjishëm, sepse, autori, në filim ka përfshirë një parathënie të shkruar nga Ragip Sylaj, shkrimtar dhe publicist, mandej ka bërë për një historik përmbledhës për Komunën e Kamenicës, që shton se, ky vendbanim “duhet të jetë së paku aty nga mesjeta, ku përmendet  në librin e borxhlinje të Mikel Llukarit në vitet ’30-ta të shekullit XV-të, me emrin Chameniza, pastaj në defterët turk  të vitit 1455”(f.13).

Po ashtu, autori na shkruan në vepër për fshatrat që gravitojnë në komunën në fjalë, për hartat e kësaj komune, mandej pason pjesa e veprës që ka shënime për shkollat fillore të kësaj komune, për Shkollën fillore “Fan Noli” të Kamenicës, për fshatin Tugjec, që është vendlindja e autorit, fillimi i shkollës shqipe në Tugjec, për kushtet e vështira,  për mungesën e mjeteve mësimore, por, edhe nga kjo “gjendje” e rëndë, kanë dalë kuadro të profileve të ndryshme dhe të rëndësishëm. Jo vetëm kaq.

Autori në vepërn e tij na bën fjalë për shkollën e Muçivercës, për numrin e nxënësve, kushtet, filimin e punës, mandej flet për shkollën e Koretinit, Hogoshtit, Desivojcës, Lajçiqit, Velegllavës e Sedllarit, por në vepër autori na flet për Shkollën fillore  “Kadri Zeka” të Poliqkës, numrin e shkollarëve, datën e fillimit të punës, mësuesit etj. Autori na flet  për paralelen e ndarë të kësaj shkolle në Velegllavë, Sotllar,  për Shkollën fillore “Rexhep Mala” në Topanicë, për Shkollën fillore në Shipashnicë të Epërme,  për Shkollën  e Karaçevës së Epërme, Karaçevën e Poshtme.

Po ashtu, autori i veprës, I. Hasani, në monografinë e tij na flet për dëshmorin e kombit, Asllan Thaçin, i cili ishte një figurë e madhe e arsimit shqip, ku, përshkak të aktivitetit të tij atdhetar, policia serbe, këtë veprimtar e torturon gjer në vdekje, ku, më në fund, ate e lekuidon në mënyrë më barbare, ku trupin e  tij të pajetë familjarët e  gjejnë në liqenin e Batovcit, afër  Prishtinës. Ai varroset më  2 shtator të vitit 1999 me shumë qytetarë e familjarë të tij.

Në veprën e  autorit  gjejmë shënimin që  bën fjalë për  fshatin Hodonoc, për  historikun e tij, por autori bën fjalë për  Shkollën fillore “Xhavit Ahmeti” në Hodonoc. Mandej, autori i veprës flet për Shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Busavatë, për Shollën fillore “Idriz Seferi” në Strezoc, për  shkollën fillorë të  Petrocit etj.

Dhe, ajo që e plotëson dhe ia hijeshon “dizajnin” kësaj monografie është kaptina tjetër e  fotoalbumit, e cila, fjalëve të shkruara, autori u jep faktografi të vërteta me shumë foto kolor për gjendjen e shkollave të kësaj komune, të njerëzve, shokëve, shkollarëve, të rrugëve dhe të ambientit të kësaj ane. Pra, këtë dokumentar e ka plotësuar me shumë të dhëna jo vetëm të  rrugëtimit të procesit mësimor të shkollave të cekura të kësaj komune, por edhe me të dhëna të tjera rreth objekteve shkollore që kanë ekzistuar apo edhe janë ndërtuar në një kohë më të vonshme. Të gjitha këto “sende” të kësaj vepre, sikur ia rrisin vlerën dhe rëëndësinë që ka ky dokumentar pupblicistik, i cili do të adhurohet nga të gjithë arsimdashësit e kësaj ane, por edhe nga lexuesit, në përgjithësi.

Sa i përket shkrimit dhe gjuhës, që e ka përdour autori,  të shtojmë se, vepra është e shkruar me një stili të pëlqyeshëm dhe të panueshëm nga të gjithë lexuesit. Është stil informativ publicistik. Nuk ka aq gabime gjuhësore. Fjalitë  janë të rrjedhshme, pa dëmtime kuptimore. Fjalitë kanë rrjedhë nomale. Sidomos, pjesa “Mugullimi i dritës, 70-vjetori i shkollës fillore “Metush Krasniqi” në Roganë”, është ese me shumë të dhëna përmbajtësore, dhe ka shprehje poetike, si: “Atdheu dhe kombi ynë janë të një gjaku, të një gjuhe, të një  flamuri. Dashuria për atdhe s’është  vetëm fjalë”. Kështu është shprehur i madhi, Metush Krasniqi, një atdhetar i madh i kombit dhe i shkollës shqipe, sepse, sipas tij, -fjalët kanë shpirt, kanë zemër, por kanë duar nga më të fuqishme”!

Këtu, veprën, ka  fakte, data, emra mësuesish e arsimtarësh, por ka edhe emra shkollash e kohë të  rënda të rrugëtimit të shkollës sonë kombëtare shqipe. Prandaj, botimi i kësaj monografie që flet për rrugëtimin e shkollave të kësaj ane të Kamenicës, padyshim është një rast i mirë që, autori i veprës do ta ndihmojë lexuesin për njohjen e një periudhe të caktuar të punës së shkollave fillore të  Komunës së  Kamenicës. Është një rast i evokimit të një historie të shkollave shqipe të kësaj ane, të cilat, sado që patën dhunë barbare nga të huajt, ato (shkollat shqipe) mbijetuan dhe arsimuan shkollarë të ardhshëm që e luftuan errësirën drejt dritës së jetës.

Autori ka bërë përpjekje dhe ia ka dalë faqebardhë ta pasqyrojë punën, rrugëtimin dhe arsiminin e gjenerave të hershme nëpër një sistem të egër e barbar që kurrën e kurrës nuk ia deshi të mirën shkollës shqipe dhe arsimin e popullit të saj. Nëpërmjet të kësaj vepre monografike, autori ka treguar dashurinë e madhe të tij ndaj punës me ditar në dorë, i cili, si Kristoforidhi ynë i madh, i cili pati vjelur fjalë shqipe, edhe Isë Hasani, autor, u end nga një fshat në fashtin tjetër të kësaj ane dhe voli shënime dhe dokumente të nevojshme për ta hartuar këtë vepër, e cila po e sheh dritën mu në kohën kur shkolla shqipe po rrugëton drejt ecjes përpara.

Pra, është një histori e mos harresës së kësaj faqe të ndritur të arsimit shqip, ku, përkundër dhunës dhe represionit, që është ushtruar nga regjimet e egra, shkolla dhe arsimi shqip ka mbijetuar dhe nuk është gjunjëzuar kurrë para armikut shekullor. E, mësuesit apo arsimdashësit shqiptarë, një një mënyrë a tjetër, i përkasin asaj plejade apo kohe, të  cilët ishin e janë misionarë të dritës e diturisë, të  cilët, me një vullnet e dashuri punuan gjer në vetëmohim.

Dhe, sa më shumë që ikin stinët, puna dhe vepra e arsimdashësve në fjalë, do të rrezatojë në këtë kohë me shumë dritë, jetë e dije. Autorit shëndet e suksese  të tjera, ndërsa vatrave shkollore të mbijetuara e të përparuara, ngritje në lartësi me ecje përpara.