E premte, 29.03.2024, 05:31 AM (GMT)

Mendime

Dibran Demaku: Për një kafe

E hene, 14.08.2017, 06:55 PM


PËR NJË KAFE…

Nga Dibran Demaku

Kur e kisha lexuar për herë të parë“Gjeneralin e ushtrisë së vdekur“ të Kadaresë shumë ide dhe porosi të tij nuk i kisha kuptuar drejt.Isha tepër i ri në moshë për të kuptuar idetë dhe porositë e romanit në fjalë.Pastaj në vitet në vazhdim e kisha lexuar dhe rilexuar shumë herë romanin e mrekullueshëm, për të cilin unë si lexues do të mund ta shpallja edhe si Kryeroman të letërsisë shqipe dhe më gjërë.Dhe këtë për arsyen krejt të thjeshtë, pasi që sipas mendimit tim( në këtë rast mbase edhe subjektiv), me romanin në fjalë autori i shquar dhe i njohur në përmasa planetare, Kadare, i ka ngritur në piedastal shumë nga traditat më të mira kombëtare, tradita ato që ne shqiptarëve na bëjnë krenar si shoqëri dhe si komb.Dhe traditat tona kombëtare do t`i gjesh të renditura dhe të skalitura pothuajse në çdo faqe të romanit në fjalë.Mbase vetë ky fakt romanin në fjalë e ka bërë të dashur për lexuesin e shumë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.Dhe si i tillë ky roman do të edhe do të jetojë e lexohet edhe në shekujt  që vijnë…

Autorit të këtij shkrimi i kujtohet një insert jetësor kur vetë ishte në bangat studentore.Profesori i mirënjohur Hasan Mekuli, në një ligjëratë e kishte përmendur romanin në fjalë, pra“Gjeneralin e ushtrisë së vdekur“dhe një bisedë që atëherë kishte pasur me Kadarenë.Në bisedë e sipër duke folur për“Gjeneralin…“ Kadare i kishte thënë Mekulit se sikur të kishte kohë do ta merrte në dorë edhe njëherë atë roman(me mendimin që ta rishkruante), ndërkaq Mekuli ia kishte kthyer:“Mos u merr më me „Gjeneralin…“! Ai si i tillë është një margaritar i letërsisë shqipe dhe më gjerë dhe po e hoqe vetëm një fjali të vetme, do ta prishësh“…

Siç e cekëm më lartë në romanin e shquar në mënyrë artistike ngriten në piedestal pothuajse traditat më të mira të kombit tonë.Duke lënë anash të tjerat në këtë shkrim do të bëjmë fjalë vetëm për Moralin shqiptar, që Kadareja e ngrit në piedestal.Dhe bën mirë.Sepse mbase është pikërisht fenomeni i quajtur Moral që ne shqiptarëve na ka bërë që të iu rrezistojmë furtunave të shekujve dhe të mos zhdukemi si shoqëri dhe si komb!

Secili lexues, shqiptar dhe i huaj, do të jetë mahnitur kur të ketë lexuar atë pasazhin që bën fjalë për „Shtëpinë publike“ që kishte hapur në një qytet shqiptar Italia pushtuese, të cilën banorët e atij qyteti shqiptar, të pa mësuar me një fenomen të tillë, shtëpinë në fjalë e kishin quajtur:“Ugurzezë“, “Kolerë“ dhe me shumë emra të tjerë urrejtës!Të pa mësuar më një fenomen të tillë, banorët e qytetit në fjalë, në fillim e kishin bojkotuar atë pjesë të qytetit, duke mos kaluar më andej, ndërkaq gratë plaka e kishin nemur me fjalët më të rënda atë mortajë që e kishin sjellur pushtuesit në qytetin e tyre!Por, të lodhur nga pushtimi i rëndë italian, me kalimin e kohës, qytetarët e qytetit shqiptar kishin filluar të harronin „mortajën“ që kishin sjellur të huajtë dhe mbase ajo „mortajë“ në qytetin e tyre do të bashkëjetonte gjatë me ta, sikur në një mbrëmje, i biri i Ramiz Kurtit të mos kthehej shumë vonë në shtëpi!Kthimi i tij i vonnshëm në shtëpi kishte shqetësuar anëtarët e familjes së Ramizit në fillim e pastaj pas pëshpëritjeve lartë e poshtë, se ai kishte vizituar“mortajën, ishte shpërndarë në tërë qytetin!Duke dëgjuar pëshpëritjet e të tjerëve që të birin e tij e quanin „amoral“ sepse ai kishte vizituar „mortajën“, Ramiz Kurti kishte shkuar tek“mortaja“ dhe kishte vrarë njërën nga ato të „mortajës“ dhe pak dite më pastaj pushtuesi kishte larguar nga qyteti shqiptar“mortajën“ se bashku me ato që ishin në të, sepse e kishin kuptuar se vendi i shqipeve nuk duronte gjëra të tilla!...

Edhe këtë verë përë pushime ika në vendlindje.Vendlindja si vendlindje, me të gjitha të mirat dhe të këqijat e veta, për secilin është vendi më i dashur, dhe deshe nuk deshe do t`a vizitosh se s`ben.Nëse ka kaluar kohë dhe nuk e ke vizituar vendlindjen(sado afër apo larg ta kesh), do të fillosh të shohësh ëndrra për vendlindjen dhe me vendlindjen!...

Dhe këtë verë, si asnjëherë deri më tash, vizitova shumë vende dhe krahina të etnikumit shqiptarë.Herë në mënyrë të organizuar e herë në mënyrë individuale.Dhe përse të gënjej:u mahnita me bukuritë natyrore dhe historike të etnikumit tonë!Dhe natyrisht që në memorjen tim do të nguliten të gjitha ato bukuri natyrore dhe historike të etnikumit, të cilat i vizitoja për herë të parë dhe ato që i kisha vizituar me herët dhe këtë verë i rivizitoja!Gjithandej etnikumit shqiptar pamje të mrekullueshme natyrore si dhe dhe historike dhe etnografike!

Përveq kësaj, meqë kohën më të madhe, do ta kaloja në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, nuk do të harroja që dy ditë t`i kaloja edhe në Kryeqytetin e krejt shqiptarëve që emrin e ka Tiranë.Atje, pra në Tiranë, do të takoja edhe disa nga miqtë e vjetër, që nuk i kisha parë për shumë kohë.Me njërin nga ta do të takohesha e do të pija kafe në njërin nga lokalet e Taivanit të njohur tiranas!...Por…

Por, përveq kënaqësisë, që do të ndjeja nga ai takim me mikun e vjetër, nga ai takim do të pësoja edhe një të papritur dhe zhgënjim të madh për Moralin shqiptar, që siç mësova nga miku im, ishte shtrirë për toke dhe mbijetonte në pllakat e gurta të vendosura rishmi në bulevardin“Skënderbeu“…Se si ra fjala për Moralin shqiptar, si njërin nga elementet kryesor të traditës së njohur shqiptare, dhe miku im me keqadhje do të me tregonte se tashmë morali shqiptar ishte në grahmat e fundit para vdekjes, ishte shtrirë, mbi pllakat e gurta të sheshit!-„Morali shqiptar“ miku im, do të më thoshte ai,  po vdes!Më nuk ka as moral as nderë as njerëzi, miku im!Të gjitha kanë vajtur për krip!Femrat tona, si këtu, si andej nga ju,  e japin vetën për një kafe?!...Por fajtor jemi edhe ne meshkujt shqiptarë, miku im!...Edhe ne nuk jemi më të mirë nga ato që rrijnë tërë ditën nëpër sheshe dhe shesin vetën për një kafe?!...Kurrë më keq e më mbrapsht nuk i kemi pasur punët ne shqiptarët!...I kemi bërë ballë çdo armiku dhe pushtuesi, dhe kemi bërë punën tonë, ndërkaq tash nuk i bëjmë ballë as vetes sonë!...Me vetëdije ose pa të, ne po e shkatërrojmë veten tonë, miku im!...Dhe atë vetëm për një kafe?!...“

Për një kafe…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora