E enjte, 28.03.2024, 09:21 PM (GMT)

Mendime

Aurel Dasareti: E drejta për anonimitet

E hene, 14.08.2017, 07:10 PM


E drejta për anonimitet

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Mund të jesh mendimtar e megjithatë të shkruash mirë. Por ne shqiptarët jemi mësuar ta rendisim një mendimtar që shkruan mirë në radhët e shkrimtarëve. Ndoshta ngaqë pjesa dërrmuese e shkrimtarëve tanë nuk janë mendimtarë, por shkruajnë një shqipe të dobët që mund t`u falet vetëm mendimtarëve.

Të nderuar bashkëkombës, prej vitit 2001 e deri tani kam marrë shumë letra prej lexuesve të mi të cilët janë kureshtarë ta dinë se kush jam unë. Kjo është arsyeja e kësaj letre.

Kam respekt të veçantë për gjithë themeluesit e gazetave me të cilat bashkëpunoj, por mjerisht me shumicën prej tyre akoma nuk jam takuar personalisht prandaj nuk kam dërguar fotografinë time. Një minus të cilin do ta përmirësoj shpejt sepse patjetër t`i njoh për së afërmi bashkëkombësit që i vlerësoj. Kjo vlen edhe për shumë miq dhe simpatizues të letrave të mia.

Më përpara kam postuar në internet 2 fotografi të mia, por pa dhënë emrin tim. Në njërën prej tyre dukem tërësisht qartë, në tjetrën aspak; dhe të dyja janë keqpërdorur nga të huajt (jo nga shqiptarët) për motive komerciale.

Paraqitja ime në internet nuk është anonime në kuptimin e plotë të fjalës. Kam postuar fotografinë e vajzës time, gruas, “hajmalisë” time luftarake, një letër e shkruar me dorë, adresën e postës elektronike (kjo, bashkarish me korrespondencën me shumë bashkëkombës, si verifikim autorësie kur të vije rasti).

Në kohën e fëmijërisë time, gjithë familja ime më e afërt, përfshirë mua, me bindje e arsye, zyrtarisht e kanë ndryshuar identitetin. Por, në internetin shqiptar paraqitem me emrin dhe mbiemrin origjinal me të cilin më kanë pagëzuar prindërit e mi, tërësisht në përputhje me certifikatën e lindjes. Prandaj “nuk gjendem” në Google. Çdo individ mban në vetvete gjëra që i përkasin, që i bëjnë mirë, që janë të veçanta për të, por që për momentin s`mund të dalin tërësisht në dritë. Gjuha zbulon se kush jeni, prejardhja juaj, gjinia, mosha dhe profesioni. Ne e përshtatim gjuhën sipas asaj se me cilin flasim.

Nëse ndonjë bashkëkombës dëshiron të di më tepër për mua le të shfletoj artikullin:

http://www.zemrashqiptare.net/news/id_31927/cid_177/Zeqir-Lushaj:-Intervist%C3%AB-ekskluzive-me-ekspertin-Aurel-Dasareti.html

***

Pa votues të mirë-informuar, demokracia nuk funksionon. Zgjedhësit më së shumti nuk i kuptojnë pasojat e zgjedhjes së tyre, sepse ajo heshtet ose  shtrembërohet nga shtypi kryesor puthadorë, që financohet nga partitë politike antikombëtare të trojeve tona. Ka njerëz që mishërojnë shumë cilësi; të qenit, dhelprës, gjarprit apo gomarit por s`kanë pasur probleme nga kjo. Madje disave, që këto cilësi i kanë tepër të spikatura, u ka prirë fati pikërisht për këtë arsye.

Prandaj është e rëndësishme që sa më shumë atdhetarë (përfshirë vogëlsinë time) të marrin pjesë në forma të ndryshme të veprimtarisë politike. Është e nevojshme dhe domosdoshme të kemi pasqyrim dhe njohuri të mirëfillta si dhe të jemi seriozisht të interesuar dhe aktiv.

Unë shkruaj për bazat politike të drejtësisë, besimit dhe lirisë, të cilat edhe ne shqiptarët duhet t`i kemi. Vlerat e përbashkëta shoqërore të drejtësisë dhe besimit duhet të jenë të balancuara me lirinë individuale.

Kur psikologët marrin pjesë në debatin publik, është shpesh për të shpjeguar se pse është ashtu siç është, ose ishte ashtu siç ishte. Njohuritë psikologjike aplikohen për të kuptuar ngjarjet: dhunën dhe konfliktin; dhe nga koha në kohë të ngjarjeve të lumtura. Duke shpjeguar ngjarjet sociale psikologët mund të krijojnë një pasqyrë më të plotë, të tregojnë lidhjet e mundshme dhe ndoshta i bëjnë ato më të kuptueshme.

***

E drejta për privatësi?

E drejta për të shprehur veten në mënyrë anonime ka një traditë të gjatë në shtetet Perëndimore. Ka shumë arsye për të përqafuar mundësitë për përdorimin e anonimitetit. Një prani anonime në internet për ndonjë individ mund të ofrojë mundësi për të eksploruar aspekte të vetes, pasi ajo është e vështirë për ta bërë në kontekste të tjera.

Mund të ketë raste kur është më mirë të jesh anonim. Kjo është pjesërisht për sigurinë, por gjithashtu mund të jetë një numër arsyesh të tjera të mira të mos e përdorësh emrin tënd në internet

E drejta për të shprehur veten në mënyrë anonime është një pasojë e natyrshme e lirisë së shprehjes dhe është thelbësore në qoftë se njerëzit duhet të jenë në gjendje të raportojnë kushte të papranueshme, ose të flasin dhe të shkruajnë për temat speciale; dhe nuk dëshirojnë që fotografia apo emri i tyre të jetë i bashkëngjitur përgjithmonë në Google.

Redaktorët kanë një përgjegjësi që përfshinë atë që është shkruar në fushat e komenteve. Të mos lejon letrat e kriminelëve. Ata do të sigurojnë që ligji i vendit përkatës të mos thyhet.

Disa nga të mirat me internet është se gjithashtu sfondi juaj (prapaskena), përgatitja juaj shkollore, prejardhja (historia e familjes së juaj), klasës shoqërore që i takoni dhe çfarëdo tjetër që ju definon si të denjë për të dëgjuar ose jo (aftësitë oratorike që flet bukur e rrjedhshëm), mund të zhduken nga përdorimi i anonimitetit. Shembull: Dikush vjen nga një familje e njohur por nuk është i zoti në shprehje, megjithatë shkrimet e tij nga lexuesit vlerësohen shumë më tepër se që meritojnë vetëm për shkakun e prejardhjes së kalemxhiut. Por kur është në pyetje një anonim, shkrimet (aftësitë e shkruesit) vlerësohen shumë më realisht (paanshëm) sepse askush nuk ka paragjykime, simpati apo antipati paraprake ndaj autorit.

Në Deklaratën e Këshillit të Evropës mbi lirinë e komunikimit në internet, vendimi i Komitetit të Ministrave më 28 maj 2003 thuhet:

"Parimi 7: Anonimiteti: Për të siguruar mbrojtjen kundër mbikëqyrjes të lidhur drejtpërdrejtë dhe për të promovuar lirinë për të shprehur informacione dhe ide, Shtetet Anëtare duhet të respektojnë dëshirën e përdoruesve të internetit për të mos zbuluar identitetin e tij."

Anonimiteti është kryesisht i rëndësishëm për njerëzit që nuk mund të dalin me opinionet (mendimet e tyre) pa frikë hakmarrjeje, për veten ose familjen. Disa tjerë i pengon profesioni.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora