E shtune, 20.04.2024, 01:44 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Mendimtari pa titull shkencor!

E diele, 13.08.2017, 05:42 PM


Nga Fritz RADOVANI:

MENDIMTARI  PA  TITULL  SHKENCOR !

 

URA  E  MESIT

KU TË QET KJO RRUGË  MBI KËTE URË ?! – PAK KUSH E DI...

?Drejtë Kështjellës së Drishtit u nisën dikur edhe shumë ushtarë Shqiptarë...

Don Marin Barleci shkruen: “Lumtunia e amshueme asht vetem per të Pavdekshmit.”

“Edhe janë bash ata ma trimat e ma të zgjedhunit që po e mbrojnë heroikisht Shkodren. Shqiptarët janë fis bujar, fis mretensh, gjak Eacidësh. Njeriu në Botë ndjek gjurmët e gjakut e të fisit vet, kjo asht ligj.” (“Rrethimi i Shkodres”, viti 1962, fq. 17, 93).

?Një nder Shqiptarët e paharrueshem asht kenë edhe Gjakova, të cilin nuk e kam njoh po, kam ndigjue shume thanje të Tija, mbrenda të cilave ruhet një humor i rrallë...

I kishin tregue edhe Mbretit Ahmet Zogu, se nder mbramje disa djelmë të rijë e kalojnë kohen nder kafe me një burrë të quejtun Gjakova, që ka një humor të hollë...

Mbreti ua kerkoi me ia sjellë në Pallatin e Tij këte person kaq simpatik. U gjet mundësia nepermjet disa të njohunve të Gjakovës, i cili e pranoi “Ftesen e Mbretit”...

Një ditë kur Mbreti ishte i lirë, priti Gjakoven me knaqësi në Pallatin e vet...Ishte 1938.

Mbas pershndetjeve të zakonshme Mbreti u ul perballë Gjakovës, tue e ftue per njëfarë bashkëbisedimi ku, ma shumë se shkembim mendimesh, Mbreti “kerkonte nga Gjakova njëfarë këshille per formimin e Qeverisë së Re që mendonte me shpallë sëshpejti...”

Gjakova u tregue i gatshem, tue e ftue Mbretin me percaktue funksionet qeveritare.

Mbreti filloi: “Ke mendoni z. Gjakova, per Kryeminister ?”

Gjakova u pergjegj: “Madhni, Ismail Qemali e ban detyren e Kryeministrit, si thue!”

Mbreti aprovoi me kokë dhe vazhdoi: “Po zv. Kryeminister ke mendoni?”

Gjakova u pergjegj: “Çajupin...”. Mbreti e aprovoi me ulje koke... Po, Minister Arsimi?

Gjakova u pergjegj me shumë shpejtësi: “Naim Frashërin...” Edhe Mbreti e aprovoi.

Vazhdoi Mbreti: “Po Minister të Jashtem ke mendoni?” Gjakova i tha: “Vaso Pasha di disa gjuhë të hueja, dhe asht i shetitun Madhni...” Mbreti e aprovoi dhe mbasi mendoi pak minuta, Ju drejtue Gjakoves: “Zotni Gjakova, unë të gjithë paperjashtim këta Emna të Këtyne zotnijve që më keni propozue, i kam “Aprovue” per Ministra... Kryeminister e të tjerë prap unë i “Aprovoj”, po, mos bjen keq kjo para Popullit “me formue qeveri me Persona të vdekun?” Gjakova e shikon dhe i pergjegji: “Po, pse Qeveria që ke pasë deri tashti Madhni, cilin Person kishte të gjallë? Deri tashti Shqipnia nuk ka pasë asnjëherë Qeveri me njerzë të gjallë! Edhe Populli asht mësue me u sundue nga të vdekunit !!”

?Tashma, ne edhe e kemi ba traditë qeverisjen e vendit nga të “vdekunit heronjë”...

?Po, më thoni Ju lutem, a nuk asht aktuale kjo Qeveri edhe sot mbas gati 100 vjetësh??

?Nuk e ka pasë aspak gabim, prandej, e meriton titullin “Dr. Prof. As.. Gjakova”!..

?“Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, nuk duhet të mos e vlersojë!”...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora