E enjte, 25.04.2024, 06:55 AM (GMT+1)

Mendime

Kaltrina Hoti: Përse duhet ta duam veten?

E diele, 13.08.2017, 05:54 PM


Përse duhet ta duam veten?

-Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar (9)-

-Lamartini ka thënë: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”-

Nga Kaltrina Hoti, NY

Jemi popull i lashtë me një gjuhë që dallon nga fqinjët. Origjina e gjuhës shqipe është ilirishtja, e ka thënë dhe e ka vërtetuar shkenca botërore. Këtë e them me qëllim se nuk kemi nevojë të ndihemi inferior, nuk duhet të ndihemi të varfër si nga ana shpirtërore, kulturore, historike por dhe ajo ekonomike. Shpesh dëgjojmë fjalë apo edhe lexojmë shkrime që iu bëhet qejfi armiqve dhe ish sunduesve tanë të djeshëm dhe të moçëm. Arsyet dihen se; disa paguhen ndërsa të tjerët nuk kanë dituri të mjaftuar. Ai që paguhet bënë punën e djallit por i padituri e ka sherrin e madh.

Ne si popull ende s’kemi ndërtuar idenë rreth ndërtimit të shtetit ligjor, dhe lejojmë që një hoxhë të na tregoj se na qenka nga zoti i dënuar të varrosesh si shqiptar, apo është e lejuar të marrësh edhe vajzën e tezes për grua. I padituri përherë ka një guxim për të mohuar veten dhe thotë se; ne mirë kemi jetuar nën sundimin otoman, tjetri në atë sllav e dikush të tregohet dhe më i mençur në atë bizantin apo romak. Shkenca dhe personalitete botërore neve na çmojnë dhe na respektojnë historinë, kulturën, traditën, prejardhjen ndërsa disa të paguar nga Beogradi, Athina e Stambolli krijojnë huti në opinionin që nuk ka orientimin e duhur të shtetit dhe të ligjit duke shpifur për shqiptarët dhe duke vënë në dyshim historinë, kulturën, personalitete bile shkojnë aq larg sa dhe organizojnë heqjen e busteve dhe lapidarëve të tyre. Në mungesë të përgjegjësisë ligjore sot kemi gjendje tejet të rënduar ku na e vejnë në dyshim edhe kombin me ca kinse intelektual, qëllimi i të cilëve është të përçajnë një popull në bazë të ndarjeve artificiale që i janë bërë. I gjithë ky soj po bluajnë për mullinjtë e huaj duke na hedhur në prehrin e injorancës turko-arabe, ndërsa e gjithë kjo është lojë e Beogradit dhe Athinës për të na dobësuar. Këto adhurues të turko-arabëve ndodhen gjithkund por vetëm në Turqi dhe shtetet arabe s’kërkojnë të shkojnë dhe më mirë e kanë që nëpër xhepat e tyre mbajnë valuta me kryqin si euro, dollar e franga zvicerane. Populli i lodhur nga varfëria dhe politika shterpë është në huti të plotë. Kur neve donin të na hedhin në det sllavët, ishin ato miqtë tonë amerikanë dhe Evropa perëndimore që na doli në ndihmë. Çdo i rrezikuar shqiptar, por dhe imamët që nuk duan të quhen shqiptar kur rrezikohen azil nuk kërkojnë në Turqi apo arabi por diku në perëndim, bile edhe të shërbejnë në xhamit e mërgatës shqiptare, arsye është valuta me kryq. Është koha që shqiptari të bëhet faktor dhe të ndërgjegjësohet dhe ta respektoj veten se i takon një populli të lasht ndër më ta lashtët. Lamartini ka thënë: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”. Ne duhet të ulemi këmbëkryq në historinë dhe kulturën tonë e t’i themi njëri tjetrit “Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar” se vetëm atëherë do ndihemi të nderuar dhe të respektuar edhe nga armiqtë tanë. Kur të jemi të bashkuar çdo njëri do e bëjë punën që i takon.

-Per ZemraShqiptare, nga NY, USA, Gusht 2017-



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora