E premte, 19.04.2024, 04:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Zbulohet shpella mitike e Butrintit

E hene, 08.05.2006, 08:05 PM


Në rrugën për Butrint është zbuluar këto ditë një shpellë e përmasave të mëdha. Një vend historik i banuar. Një qëndër regjilioze, shpellë kulti. Për arkeologët dhe specialistët e monumenteve të kulturës ka rëndësi të veçantë zbulimi apo evidentimi i çdo objekti që sjell diçka nga lashtësia. Jo vetëm qytetit antik të Butrintit, shpella e sapo zbuluar i erdhi si dhuratë nga qielli, por dhe qytetit të Sarandës iu shtua një smerald në gjerdanin e monumenteve kulturore. Deri tani një objekt i munguar dhe shumë i kërkuar. Ajo mungonte për të plotësuar ansamblin e vlerave të antikitetit të largët. Një shpellë në trekëdshin, Sarandë-Butrint -Lëkurës.Fati trokiti këto ditë në portën antike të Butrintit. Pikërisht në rrugën që të çon në këtë qytet, buzë liqenit të Butrintit. Eshtë fjala për shpellën e sapo zbuluar. Shpellë e përmasave gjigande e kompletuar. Me një shtrirje nëntoksore më shumë se 200 m 2. Eshtë zbulimi më i ri, që i shtohet gjetjeve shumëvjeçare në këtë trevë, e cila është e mbuluar nga vepra që udhëtojnë prej mijëra vitesh për t`u shpalosur para qytetërimit të sotëm, vlera të shumta e të papërsëritura të kulturës shqiptare. Për të verifikuar gjetjen më të fundit, shpellën e Butrintit, nën shoqërinë e arkelogut, Dhimitër Çondi, i cili ka fituar edhe autorësinë zyrtare të zbulimit të veprës së rrallë, e cila ishte atje prezente prej mijëra vjetësh, mbuluar nga shkurret që i ruanin asaj magjinë mistike të fjetur, për të parë nga brenda këtë shpellë. Befasia është e para që ndesh në një shpellë. Po ndryshe nga shpellat e eksploruara e të njohura tanimë, shpella e Butrintit, është në rrugën ku mund të vizitohet nga turistët, të cilët janë të privilegjuar që në një kalim të takojnë kaq shumë mistere të historisë dhe lashtësisë shqiptare. Cili është prezantimi i parë me shpellën? Dera e shpellës të lë përshtypjen se ke të bësh me një “pallat” të nëndheshëm që ka një shtrirje disa qindra m 2. Po befasia shuhet shpejt. Sapo zbret përmes një shkalle provizore, shkallët e gurta që kanë egzistuar prej shekujsh janë rrëzuar, e gjendesh në një mjedis ku të bie në sy tavani dhe dyshemjeja e gurtë. Stalaktitet dhe stalagmitet zbresin dhe ngjiten si shufra të qelqta nga tavani në dysheme. Janë krijuar për mjera vite nga shkrirja e shkëmbenjëve. Para syve të shfaqen materialet e shumta objekte të prodhuara nga banorët që në parahistori. Pasi eksploron shpellën së bashku me arkeologun vë re se në këtë shpellë ka fragmente qeramike të jetës që nga shekulli i XI dhe në vazhdim. Edhe pse një rastësi zbulimi një shpelle të tillë krahas bukurisë natyrore, shpalos për turistët, pamje të veçanta që janë karakteristika të shpellave shumë të hershme, në të cilat kanë jetuar njerëzit e parë. Sipas studimeve paraprake kjo shpellë ka shërbyer si vendbanim dhe vend religjoz kulti, që i shërbente zonës përreth. Nuk përjashtohet mundësia që në këtë shpellë të ketë patur jetë të organizuar dhe padyshim një marrëdhëie të shumëanshme me tërë trevën përreth. Vet pozicioni i saj në segmentin që të shpie në qytetin antik dhe në të kundërt në Murin e Demës dhe pikat mbrojtëse të tij si dhe në liqenin e Butrintit, flet për një vendbanim të hershëm që pritet të evidentoj shumë vlera historike të zhvillimit të shoqërisë në një periudhë të hershme. Funksioni i shpellave sipas studimeve është shumë dimensional. Në to arrihen përfundime të rëndësishme. Një e tillë ka qenë shpella e Kërshmoit në Konispol. Studimi i saj tërhoqi vëmëndjen e studuiesve nga e tërë bota. Mjaft interes u tregua për ata shpellë edhe nga Universiteti i Teksasit në Amerikë. Arkeolog të ardhur nga ky unversitet kryen gërmimet 10-vjeçare për këtë shpellë. Kërshmoi ka hyrë në studimet e mirfillta të Teksasit. Arekelog të shquar qëndruan për muaj me radhë gjatë 10 vjetëve në qytetin e Konispolit dhe kanë arritur në studime të mirëfillta, që i kanë botuar në shumë tema. Përmes këtyre gërmimeve është arritur në përfundime të rëndësishme shkencore të jetës në mijëra vite më parë ku edhe vet shpella e Kërshmoit ka qënë një shpellë ku është organizuar jeta, dëshmuar kjo nga mijëra objekte të zbuluara. Një vlerë të tillë ka edhe ky zbulim i sapo ndodhur. Shpella ndodhet rreth 50 metra larga nga liqeni, buzë rrugës nacionale Butrint-Sarandë. Ajo ka qenë e mbuluar nga misteri i të padukshmes. Ka sfiduar kërkimet e shumë gjurmuesve. Po shpella kishte ruajtur shfaqjen e saj për një ditë prilli 2006. Nga kërkimet e vrojtimet e vazhdueshme të arkeologëve dhe spelologëve nuk ishte arritur të zbulohej kjo shpellë. Asqeri Kola arriti të bënte këtë zbulim të rëndësishëm. Ai informoi zyrën e monumenteve dhe ata shkuan dhe verifikuam menjëherë. Atje panë se veç përmasave natyrore të shpellës, objekte të qeramikës të veçanta dhe të rralla, korinthtike, të importuara nga Korinthi dhe Kerkyra. Këto fragmente qeramike janë gjetur gjatë gërmimeve, vetëm në qytetin antik të Butrintit. Gjë, që fletë për një lidhje të ngushtë mes shpellës dhe Butrintit. Shpella është me përmasa të mëdha. Mjaft e gjerë. Ka lartësi 4 metra. Ka kushte të mira, por jo shumë të përshtatshme. Kjo tregon se banimi në të ka qënë i vështirë. Kjo sipas studiuesve se ka shumë stalktite dhe stalagmite, pra prani të ujit. Fragmentet e qeramikës dolën në sipërfaqe, pa bërë gërmime. Janë enë të ndryshme, buzë ariballi. Janë mjaft të veçanta. Ndër to janë amfora me buzë të gjera të tipit “B”, të shek.XI para lindjes së Krishtit Gjithashtu janë evidentuar disa zbukurime të ngjashme me pesë valltaret e zbuluara në simotrën e saj të Kërshmoit në Konispol, të cilat janë në pozicion valleje. Këto figurina janë prej balte dhe i takojnë shek.V-XI para lindjes së Krishtit. Janë të veçanta për nivelin kulturor të kësaj zone. Sipas arkeologëve ato duhet të jenë vendase. Ky është një element shumë pozitiv sepse kemi një vendbanim tjetër pranë Butrintit.. Kjo favorizohet nga pozicini i shpellës në brigjet e liqenit, gjë që qytetarët e Butrintit mund të kenë shkuar atje, si në një vend të shenjtë.Shpella e sapo zbuluar është mjaft pozitive pasi vendas dhe mbi 50 mijë turistët që vijnë nga Korfuzi, në Butrintit, të shikojnë edhe një shpellë. Kjo nuk është thjesht një shpellë me stalaktite dhe stalagmite, por një shpellë me elementë kulturorë, qeramikë dhe enë të tjera. Gjetja e saj ishte një rastësi sepse është shumë pranë një vendi të ulët. Ky është edhe favori kryesor i kësaj shpelle. Ka edhe shpella të tjera, siç është ajo e pëllumbave në Tiranë, e Xarrës, e Shën-Marinës, e Kërshmoit dhe e Himarës. Po ato janë shumë larg dhe nuk mund të shkojë vizitori. Kjo shpellë është shumë pranë vizitorit. Zbuluesit me të drejtën se ishin të parët që arritën të gjejnë një vepër të tillë e pagëzaun “Shpella e Butrintit”. Kjo edhe pse Butrinti nuk kishte një shpellë. Menjëherë shpella u mor në mbrojtje nga Departamenti Arkeologjik i Burintit. Së afërmi do fillojnë gërmimet për vet impaktin e turizmit që ka. Ansamblit Kulturor të Sarandës i’u shtua edhe një perlë e re. Bazilika e “ 40 shenjtorëve ”, u bë me një simotër tjetër. Saranda tashmë ka monumente antike, kristiane, hebraike. Së fundmi edhe një shpellë. E pasur me elemente. Ashtu siç kanë shërbyer katakombet e “ 40 shenjtorëve ” për gjithë jugun, ashtu mendohet të ketë shërbyer edhe kjo shpellë për një rajon të gjerë të vendit. Shpella e sapo zbuluar është që tani e vizitueshme. Në axhendat turistike për gjithë ata që do vijnë në Sarandë, ka edhe një qendër të re. Një portë e hapur për të pritur vizitorët. Saranda ishte me fat në këtë pranverë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora