E merkure, 24.04.2024, 04:56 PM (GMT+1)

Mendime

Shyqyri Fejzo: Kujdesi për fëmijet- prioritet kryesor

E diele, 13.08.2017, 09:11 AM


Kujdesi për fëmijet- prioritet kryesor i shtetit dhe shoqërisë

Nga Shyqyri Fejzo

Në Gjermani gjithëshka funksionon me një  rregull e saktësi të mahnitëshme. Nuk është fjala për probleme të mëdha të politikës apo ekonomisë. Ato tashmë dihen. Gjermania është lideri kryesor i B.E. Në këtë shkrim do të ndalem në një aspekt shumë të thjeshtë, ku është gërshetuar politika dhe ekonomia. Në kujdesi për fëmijët. Familjarisht familja e djalit tim të vogël me status të rregulltë është vendosur në Gjermani, në qytetin e Hamburgut. Erdhëm këtu dhe unë gjyshi e ime shoqe për të ndejtur ca kohë, duke përfituar nga fakti se kemi leje të përherëshme të qëndrimit në Belgjikë, pra në BE. Nipi i madh është 9 vjet. Nuk e përfundoi klasën e dytë në qytetin e Korcës, mbasi erdhën në Gjermani. Mori dokumantat nga shkolla “Thimi Marko” dhe i paraqitën në Bashki. Bënë rregjistrimin e djalit në një shkollë afër apartamentit të banimit. Administrata lajmëroi se duhen bërë dhe analizat mjeksore e duhet nxjerrë dhe karta e shëndetit. Ksisoj u interesuam si bëhet e ku bëhet ky veprim. Ndërkohë djali mbahej në shtëpi. Pas pak ditësh erdhi një njoftim që ftonte djalin të vinte në shkollë me gjithë kartën e shëndetit. Meqë nuk e kishim nxjerrë ende, djali qëndronte në shtëpi. Kur erdhi njoftimi i dytë me kartë të verdhë që përsëri kërkonte djalin në shkollë. U interesuam pranë shkollës. “Karta e verdhë është paralajmërim. Pas aj vjen karta e kuqe. Me ligj, në Gjermani nuk lejohet fëmija të kalojë një muaj pa shkollë. Ju e kini afruar muajin. Në se nuk e sillni, do kini pasoja”. Pa nxjerrë ende certefikatën e shëndetit e dërguam djalin në shkollë. Certefikata doli më vonë. Klasa ku filloi shkollën nipi, atë ditë ishte përgatitur ta priste nxënësin e ri. Dy tre fëmijë i dhuruan dhurata simbolike, mësuesja i dhuroi dy libra, kurse ne dërrasën e zezë ishte shkrojtur emri i nxënësit të ri. Nga kujdesi i nxënësve të klasës dhe mësueses nipi u ndie i qetë  dhe gazmor nga ambienti që iu krijua. Cdo ditë mësuesja interesohej se sa fjalë kishte mësuar e mbante mend nipi gjermanisht dhe sa ishte i aftë të artikulonte. Ndihma e shokëve e shoqeve, fëmijë gjermanë ishte e madhe dhe e gjithëanëshme.  Mësuesja mbeti e kënaqur në arithmetikë ku djali në shkollën në Korcë kishte dalë mirë.Megjithëatë, mësuesja bëri një test të plotë, disa herë me nipin deri sa u bind se ai vepronte me një shkallë llogjike të mirë në veprimet matematikore. Kështu po vazhdon shkollën në Gjermani nipi. Ai cdo ditë shton fjalorin në gjermanisht, ku ndihmë e madhe janë shokët e shoqet e klasës për ta përvetësuar mirë gjuhën. Një punë të madhe në shkollë bën psikologia. Zakonisht aty monitorohet cdo veprim, që bën nxënësi, shikohen përdorimi i shqisave, të dëgjuarit, të parit, lëvizshmërinë e duarve, të gishtave, shkallën emocionale, në gëzim, hatërmbetje etj. Bashkëveprimi i psikologes me mjeken, e sidomos me mjeken e familjes në këtë fushë është vendimtar.

Nipi i vogël është dy vjet. Kur bënë vizitën te mjekja e familjes, ajo me pyetjet që bëri, na befasoi. Përgjigja e atyre pyetjeve ishte e vështirë për ne të rriturit, mbase nuk na shkonte në mend se sat ë shumta ishin problemet që duhet të ndjekin prindët për një fëmijë. Mbasi bëri matjet dhe peshimin e nipave, mjekja u shpreh e kënaqur, mbasi treguesat e rritjes të tyre ishin brenda standarteve të moshës. Pyetje befasuese për ne ishin: “A i di nipi sot 50 fjalë? Si mendon, më shumë apo më pak? Ai i lidh nipi fjalët që pasqyrojnë veprim llogjik? Sa fjalë mund të lidhë? Si e ka gjumin? Më thoni si e ushqeni nipin? Kini formuar ndonjë program vetë, apo i jepni cfarë të kërkojë ai, pra ai di të hajë, por nuk di të ushqehet. Ju si ndikoni në këtë drejtim? Kini vënë re, me cilën dorë përdor më tepër, të djathtën apo të majtën? Kur bisedoni me të, a të shikon në sy? Sa fjalë mban mend që prej tre muajsh? Sa herë banjë i bëni në javë? E kini vënë ndonjëherë në gjumë pas banje? Si mendoni për këtë problem se shkenca e ka thënë që është gabim i madh të flejë fëmija menjëherë pas banje.Më vonë do ua shpjegoj edhe pse. A ka filluar të tregojë për aktin e jashtëqitjes dhe deri kur mendoni se mund të mbajë bebelina? Cfarë ushqimi ka tendencën të hajë më shumë? A i përdorni ilacin për flourizimin e dhëmbëve? A pëlqen qumështin? Po frutat? E dini se cfarë grupi të gjakut ka dhe cila është tendenca e ushqimeve të grupit të gjakut që ka? Megjithëatë, kur ta dërgoni në kopësht së shpejti, mendojmë se gradualisht do shkëputet nga ju gjyshërit e do të hyjë në sistemin e jetës të ushqyerit e të vepruarit sipas programeve tona. Jini të lutur të përdorni sa më pak përkëdheli, mos i përsëritni fjalët e fjalitë që ai thotë në gjuhën tuaj apo gjermanisht.Kërkoni me bindje të zbatojë oraret e gjumit, ushqimit, banjos si shpjeguam e të gjithë veprimeve të tij. Kam kënaqësinë të merrem me dy nipat tuaj të shëndetshëm, me përmasa brenda standarteve dhe me reflekse të mira. Ju urojmë mirëseardhjen në Gjermani e punë të mbarë së bashku për rritje e zhvillim normal të tyre. Si e shikoni, ne e kemi prioritare mirërritjen e zhvillimin e fëmijëve. Në shtëpi ata marrin pjesën kryesore të edukatës, kurse në shkollë e kopësht ne synojmë të japim kulturën dhe një pjesë të edukatës, kur e kanë mangut nga familja.Forca të ndihmojmë njeri-tjetrin.” Një faktor i rëndësishëm që të  realizohen këto kërkesa, është dhe ekonomia.Kur familja ka një ekonomi të mirë e të qëndrueshme gjithëshka realizohet. Ndihmë sociale për dy djemtë shteti jep 400 euro në muaj.

Në këtë fushë mbetemi të befasuar se sa kujdes bëhet për fëmijët në të gjitha moshat e fazat.”Revolucion” duhet bërë në mendjen e gjyshave e gjysheve në këtë fushë, që fëmijët të marrin sa më shumë dije e kulturë në këtë shtet të fuqishëm. Zhvillimit e konsolidimit të arsimit dhe shkollimit shteti gjerman i jep prioritet. Dihet para pak kohësh mendimi i Kancelares Zonjës Merkel se pse mësuesit kanë pagat më të larta, mbasi ata kanë të bëjnë me trurin e kombit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora