E marte, 19.03.2024, 04:14 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Përhapja e Krishtërimit në Epirin e Ri

E marte, 08.08.2017, 07:32 PM



PËRHAPJA E KRISHTËRIMIT NË EPIRIN E RI

Nga Prof. Dr. Lutfi ALIA

Në Iliri, krishtërimi u përhap në gjysmën e dytë të shekullit I e. s, me Apostullin Pal, si e ka theksuar në letrën e tij të vitit 58 e. s, ku shkruan: "Nga Jeruzalemi deri në Iliri, kam predikuar ungjillin e Krishtit" (Letra Romakeve 15; 19). [Angelo Ranon. San Paolo. Vita e lettere. Introduzione al nuovo testamento II. Messaggero. Padova 1991. f. 53 - 70].

Pa mëdyshje, krishtërimi në iliri i ka fillimet me apostullin Pal, pra kisha iliro-arberoro-shqiptare është apostolike.

Këtë rrethanë historike e theksojnë dhe At Farlato & At Koleti, në “Illiricum Sacrum”: “Bashkësia e krishterëve të Durrësit, është më e vjetra e Ilirisë, e themeluar nga apostulli Pali në vitin 58 erës sonë”. [Daniele Farlato et Jacopo Coleti. Illyrici Sacrii: Ecclesia Diocle-tana, Antibarensis, Dyrrhachiensis et Sirmiensis cum earum suffra-ganeis, 1751 – 1819. Tomo 7]

Në shekujt I – II e.s, krishtërimi ishte fè e ndaluar dhe besimtarët

përndiqeshin dhe persekutoheshin, sidomos në periudhat e perandorëve Neroni, Vespasiano, Adriano, Trajani, Diokleciani etj.

Në këto rrethana proibitizmi, të krishterët mblidheshin në vende të fshehta, ose në shtëpitë e besimtarëve, të quajtura Domus ecclesia (shtëpia e bashkësisë), sepse në atë kohë, ende nuk ekzistonin kishat.

Dhe pse ndjekësit e fesë së re persekutoheshin nga pushteti perandorak, krishtërimi u përqafua herët në provincat ilire, duke filluar në Durrës, që ishte kryeqendra e Epirit të Ri dhe me pas në qytetet e tjera e gradualisht dhe në popullatën fshatare.

Peshkopi i parë i Durrësit dhe i Epirit të Ri ishte Çezari (viti 70) dhe i dyti Asti (vitet 98 - 116). Të dy peshkopët e Durrësit u martirizuan nga romakët dhe janë shpallur shenjëtorë. [Moikom Zeqo. Kulti i Shën Astit, Gazeta Shqiptare, 26. 04. 2001, faqe 12.]

Shën Asti (?????? - Astius), u arrestua rreth vitit 116 e. s nga patrici ilir Agrikola, guvernatori i Durrësit. Romakët e ndëshkuan Astin, si besimtar i fesë së re dhe sepse nuk pranoi të adhuronte perëndinë Dionisi. Pasi e torturuan, e xhveshën, ia lyen trupin me mjaltë dhe e varën kokëposhtë në një pemë, ku vdiq nga shoku anafilaktik, pas pickimeve të bletëve dhe të grenzave. [Lutfi Alia. Kunavia I, Zemra-shqiptare.net. Tetor 2012]

Krishtërimi u legalizua si fe e lirë në vitin 313 e. s, me Edikin e Milanos (Dekreti i Milanos), i njohur si Edikti i tolerancës, që garantoi lirinë fetare dhe e shpalli krishtërimin fè zyrtare.

shekullin IV, krishtërimi u kodifikua me Biblën dhe gjerësisht filluan të krijohen institucionet fetare si ipeshkvitë, dioqezat, famullitë, kishat, manastiret dhe u përcaktua hierarkia dhe klerikët: kryeipeshkëvët, ipeshkëvët, famulltarët, priftërinjt, dhjakët, abatët (murgjët) etj.

Banorët e parë të krishterë ishin legjionarët dhe kolonët romakë të Durrësit dhe në vazhdim feja e re u përqafua nga ilirët. Nga Durrësi, krishtërimi u përhap në qytetet e tjera të Epirit të Ri si Kruja, Lezha, Shkodra, Skampa, Bylis, Apollonia, Berati, Amantia, Vlora etj.

Në shekujt IV - VI e. s, u formuan bashkësitë e para të krishtera dhe u ngritën ndërtesat e kultit, si bazilikat, baptisteret (pagëzimore) dhe më pas kishat në Durrës, Shkodër, Lezhë, Mat, Trafandine, Apoloni, Pult, Tiranë, Elbasan, Berat, Ohër, Vlorë, Sarandë, Butrint, Gjirokastër, madje dhe më në jug. Në këtë hapsirë kohore të antikitetit të vonë, Ipeshkevia e Durrësit u pasua me krijimin e dioqezave shufragane të Stefaniakës, Krujës, Kunavisë dhe me pas të Bendës dhe Priskës etj.

Antikiteti i vonë ishte një sfidë komplekse për popullaten iliro-arberore, duke gjykuar rreth ngjarjeve historike që perfshinë Epirin e Ri në shekujt IV - VI e. s.  Dukurite e reja historike, qe karakterizuan kete periudhe, ndikuan dukshëm në vijimësinë e transformimeve, që përfshinë sferën administrative, sociale, ekonomike dhe fetare të popullatës iliro - arbërore.

Epirus Nova, krijesë e reformës administrative të Dioklecianit (viti 284) mbeti entitet integral i një serie të gjatë procesesh transformimi, që ndikuan ndër të tjera në modifikimet dhe ndryshimet e mënyrës së jetesës, duke diktuar të tjera forma organizimi administrativ dhe banimi të territorit, të cilat u kushtëzuan dhe nga rreziku i invazioneve barbare.

Nëse burimet historike mjaftohen të dokumentojnë kronologjinë gati pesë shekullore (shek. III – VII) të invazioneve, që goditën rëndë perandorinë dhe trojet tona, ata janë të cunguar përsa i takon pasojave reale, që prekën sa territoret e Epirit te Ri, aq edhe mentalitetin e komuniteteve arbërore, sidomos të popullatës fashatare.

Në antikitetin e hershëm dhe të vonëshmin, Epirit i Ri mbizotërohej nga komunitetet rurale, të cilët e përqafuan shpejt krishtërimin madje bashkësitë fetare u krijuan dhe në trevat e thella malore. Fshataresia e përqafoi shpejt krishtërimin dhe si kundervenie ndaj Costitutio Antoninana (Edikti i Karakallës 212 e. s), që iu njihte citadinancën banorëve të qyteteve të perandorisë, por përjashtonte të quajturit dedittcii, pra populltën rurale (fshatarët). [Dione Cassio, Vita dei Severi, 77, 9, 5]

Përqafimi i krishtërimit nga popullata rurale, solli ndryshime të rëndësishme në jetën shoqërore dhe shpirtërore te fshatarsise.

Kalimi nga antikiteti në mesjetën e herëshme, u karakterizua me ndryshime dhe përmbysje të mëdha politike, socialekonomike, kulturore, fetare dhe etnike të botës se vjetër.

Sipas arkeologut dhe historianit Neritan Ceka, “Periudha e antikitetit te vonshem (fundi i shek IV e. s), është koha kur ndodhi kalimi gradual nga ilirët te arbërit dhe jo mesjeta e herëshme, si mendohej dikur nga historianët dhe arkeologët shqiptarë”.

Konsolodimi i krishterimit, u ndikua dhe nga presioni i sulmeve barbare, të cilat e goditën për herë të parë Ilirinë bregdretare gjatë gjysmës së dytë të shekullit IV e. s. Gotët dhe më pas avarët e sllavët, ishin paganë, si rrjedhim lufta kundër tyre ishte edhe një luftë për mbijetesë etnike dhe fetare, veçanërisht në kushtet kur sllavët kishin si strategji shfarosjen e banorëve dhe instalimin në tokat e pushtuara tyre të komuniteteve të veta pagane (zadruga).

Krijimi i komuniteteve të krishtera dhe qëndresa kundër dyndje-ve shfarosëse sllave ishin dy nga faktorët kryesorë që nxitën krijimin e kombësisë arbërore gjatë antikitetit të vonë.

Dëshmitë e para arkeologjike të krishterimit, shfaqen ne trojet tona, duke filluar nga fundi i shekullit IV, kryesisht të pasqyruara në epitafet dhe formulat e mbishkrimeve në varre.

Ndërtimet monumentale, si bazilikat dhe pagezimoret, u shfaqën pas gjysmës së dytë të shekullit V, kur ishte konsoliduar organizimi territorial kishtar, që përputhej me kufijt provincial të përcaktuar nga Teodosi (viti 395) dhe nga pasardhësit e tij.

Në shekujt IV – V, kishat në Epirin e Ri ishin në varësi të Romës, por nuk dihet viti i saktë, ku dhe kur u hapën kishat e para, nuk janë saktësuar vitet kur u organizuan ipeshkevitë dhe dioqezat shufragane, por rrethanat historike dhe zbulimet arkeologjike, na ndihmojnë të hamendësohet se këto struktura ekleziastike u ngritën dhe u konsoliduan ne shekujt IV – VI e. s.

Ipeshkevitë dhe dioqezat shufragane morën emërat e qyteteve ku ndodhej katedralia si Ipeshkëvia e Durrësit, e Stefaniakës, e Tivarit, e Shkodrës, e Krujës, e Ohrit etj, ose morën emërin e trevës ku ishin shpërndarë kishat famulltare si dioqeza Albanisë, e Kunavisë, e Pultit, e Cernikës, e Bendes, e Priskes etj.

Maku?ev thekson se Principata e Kunavisë bënte pjesë në Epirin e Ri dhe banorët e saj ishin ndër të herëshmit, që e përqafuan krishtërimin. [Maku?ev. O Slavjanah v Albanie. Vavsavskij Univers. Izvestija. 1671. Heft 3, f. 128]. Sipas gjasave historike, dioqeza shufragane e Kunavisë duhet të jetë organizuar në fund të shekullit IV e.s

  vitin 476 e. s, u mbyll periudha historike e antikitetit të vonë dhe filloi mesjeta e herëshme dhe kjo periudhë kohe u konkretizua me formimi etnokulturor të arbërve. Në këtë proçes të gjatë kalimtar dhe të ndërlikuar, formimi etnokuturor i arbërve u favorizua dhe nga krishtërimi. [Neritan Ceka. “Dark Ages”, Faktorët Kryesorë në For-mimin e Shqiptarëve të Hershëm. Candavia 1, 2004, f 7 – 10]

Krishtërimi iliro – arbëror, që në shekujt e parë u bë preha e divergjencave dhe pretendimeve mes Romës dhe Kostantinopojës.

Perplasja e Romës me Konstandinopojën për hegjemoni në kishën e Ilirikut, doli në pah gjatë së ashtuquajturës “Kriza akaciane” (484 - 519). Me atë rast, peshkopët iliro - arberorë konfirmuan besnikërinë e tyre ndaj Romës, veçanërisht të vendosur në lidhjen me Papën ishin kleri i provincave të Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Prevalit, ndërsa në provincën e Epirit të Ri qëndrimi i klerikëve ishte i pavendosur, ndërsa shumica e klerit të Kunavisë u lidh me Kostantinopojën.

Sipas raporteve të dërguarit të papës Hormisda, më 519, populli dhe kleri i Skampës dhe i Liknidit (Ohrit) ishin besnikë të vendosur të Papës, ndërkohë që kryepeshkopi i Durrësit dhe ipeshkëvet e dioqezave shufragane të Stefaniakës, Krujës, Kunavisë, anonin nga Patriarkati i Konstantinopojës.

Në shekullin VI, krishtërimi u përhap gjërësisht në trojet arbërore, por në këtë periudhë shihet një ndarje e kishave mes Kostantinopojës dhe Romës. [Jeffrey Richards, The Popes and the Papacy in the Early Middle Ages.London: Routledge and Kegan Paul, 1979, f. 242].

Kalimi i Dioqezës së Kunavisë në varësi të Kostantinopjës, spjegon rrethanën përse në dokumentat e Vatikanit, nuk rezultojnë emërat e ipeshkëve të Kunavisë.

Historiani bizantin Kosmas i shekullit VI, i përfshinë iliro-arbërorët në grupin e popujve, që e kishin përqafuar masivisht krishtërimin. “Durrësi dhe Nikopoja ishin qendrat kryesore bregdetare, nga ku feja e re u përhap në thellësi të katër provincave ilire: të Prevalit, Epirit të Ri, Epirit të Vjetër dhe Dardanisë. [Cosmas Indicopleustes. Christianae topographiae prologus, hypothesis, pinax. Tradutt. Holstenius Lucas, 1596-1661, Topographia Christiana]

Këtë periudhë historike na e spjegon qartësisht historiani Pellumb Xhufi, i cili thotë. “Krahas dëshmive të përhapjes të krishtërimit në trojet tona, konfirmohet se duke filluar nga shekulli i IV, në Arbanon ishin të pranishme selitë Peshkopale të ipeshkëvive të Durrësit, Skampës, Stefaniakës, Kunavias, Krujës, të cilat vareshin nga Metropolia e Durrësit. Këto të dhëna dëshmojnë se në Arbëri funksionon-te një kishë e mirëstrukturuar. Vlen te theksohet se, në ndryshim nga provincat fqinje (Praevalis, Dardania, Epirus Vetus), kleri i provincës Epirus të Ri dhe ipeshkëvitë e Arbanon, ishin të lidhura dhe me Kos-tantinopojën, kësisoj në momentin kur ndodhi “kriza akaciana” me Romën, u arrijt deri në përplasje të hapura për të fituar kishën Ilirike”. [Pellumb Xhufi. Shteti i Arbërit dhe shembja e Perandorisë Bizantine. Tiranë 2014]

Perandori Anastasi I (491-518), me origjinë nga Durrësi, ndikoi për të forcuar lidhjet e mitropolisë së Durrësit me Patriarkatin e Kon-stantinopojës, ndërsa perandori tjetër bizantin me origjinë iliro-arbërore, Justiniani I (527 - 565), e njohu juridiksionin e Romës mbi kishën e Ilirikut.

Nën sundimin e Justinianit I, Italia u bashkua me Perandorinë Bizantine dhe kontrolli i Perandorit përfshiu dhe territoret nën juridiksionin e Papës së Romës. Nën sundimin e tij u krijua edhe një vikariat i dytë në Justiniana Prima (Shkup), që mori nën juridiksion provincat kishtare të Dardanisë dhe të Prevalit. Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër vazhduan të varen nga vikariati i Selanikut.

Në Diksionarin historiko – ekleziastik të vitit 1878, rezulton se Kandavia (Kanovia) në shekullin VII,  ishte seli peshkopale. [Indice generale alfabetico delle materie del Dizionario di erudizione storico-ecclesiastica. Cav. Gaetano Moroni Romano, aiutante di camera dei sommi pontefici Gregorio XVI e Pio IX. anno 1878. Candavia o Canovia già sede vescovile d'Epiro. Vol IL, pag. 198].

Në shekujt V - VIII, Epiri i Ri, ku bënte pjesë Kunavia, ishte i ngu-uar midis dy gjigandëve, në një anë ishte nën vasalitetin administrativ dhe fetar nga Bizanti dhe nga ana tjetër, disa ipeshkëvi ende ruanin varësinë nga Roma. Kjo ndarje u shoqërua dhe me konflikte mes dy superfuqive të kohës dhe në këtë ndeshje të gjatë, Epiri i Ri, shpesh u bë viktima e intrigave të tyre të panumërta, madje dhe arenë lufti-mesh, ku u përfshi shpesh principata e Kunavisë.

Ne shekujt VI – VII, dioqeza shufragane e Kunavisë, vazhdoi të ishte nën vikariatin e Selanikut.

Rrethanat politike - shoqërore gjatë këtyre shekujve, u shoqëruan me ndryshime dhe në riorganizmin kishtar. Në përfundim të dyndjeve barbare, disa qendra ipeshkovale u rrënuan si e Onkezmi, Skampa, Amantia etj, e ndërsa në shekullin VI u shfaqën ipeshkëvitë e reja, si e Cernikut (u nda nga ipeshkëvia e Kunavisë, që e zvogëloi shtrirjen territoriale), e Dejës, e Dibrës, e Himarës, e Devollit e Kolonjës etj.

Ngjarja më e madhe në kuadrin e organizimit kishtar të trevave iliro – arbërore, ishte vendimi i vitit 732 i Leoni III, perandori bizan-tin ikonoklast, për t’i hequr peshkopatat arbërore nga varësia e Papës së Romës dhe për t’i kaluar ato, mes tyre dhe ipeshkëvinë e Kunavisë, nën juridiksionin e Patriarkut të Konstandinopojës.

Pas Sinodit të Fotius (viti 879), të cilin Šufflay e quan etapa e dytë e organizimit kishtar të Ilirisë, Ipeshkëvia e Durrësit në Epirin e Ri, se bashku me ipeshkëvitë shufragane të Kunavisë, Stefaniakës dhe të Krujës, vazhduan të mbeten në varësi të Patriarkanës të Kostantinopojes, ndersa ipeshkëvitë fqinje Prevali, Dardania dhe Epirus Vetus, i ruajten lidhjet me Romën. [Darrouzes J. Notitie episcopatuum ecclesiae Constatinopoitanae I. Paris 1981. f. 200]

Sipas Šufflay e bp., nga shekulli VI deri ne shekullin IX, ipeshkëvët e Kunavisë (Episcopus Kunaviae – ????????) përmenden vetëm në kronikat greke dhe emeroheshin nga Kostantinopoja. [M. Šufflay, Jire?ek, Thallòczy. Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis. Vol. I. Vindobonae 1913, f. 124]. [Gelzer, Abhandl. Bayer. Akademy. 21. 1901, f. 558]

Me përhapjen e krishterimit në viset e brendëshme, numri i ipeshkëvive sa vinte e rritej. Kështu, në shekullin X mitropolia e Durrësit kishte tashmë 14 peshkopata shufragane mes të cilave: Tivari, Licini (Ulqini), Shkodra, Drishti, Dioklea (Genta), Pulti, Elisoni (Lezha), Kruja, Stefaniaka, Kunavia, Cërniku, Benda, Priska.

Si shihet, në atë kohë, juridiksioni i mitropolisë së Durrësit ishte shtrirë drejt veriut duke përfshirë brenda saj provincën e dikurshme të Prevalit. Siç ndodhte shpesh, një përhapje e tillë e pushtetit fetar,  shprehte shtrirjen në atë drejtim të juridiksionit politiko-administrativ të Durrësit (krijimi i temës së Durrësit në shek. IX).

Farlato dhe Koleti, ne vepren madhore “Illircum Sacrum”, bazuar ne dokumentacionin e pasur te Propogandes Fide, duke pershkruar Dioqezen e Kunavise, theksojne se shtrihej ne lindje te Durresit e kufizuar ne veri me Dioqezen e Arberise, ne perendim me dioqezat e Bendes, Stefaniakes dhe te Priskes (me qender ipeshkevale ne mamel). Nga keto te dhena rezzulton se jane pa baza mendimet per ta shtrire Kunavine ne Petrele, ne Fushen e Tiranes dhe ne Arbane e Peze.

Kete gabim e kane bere disa studiues te huaj, te cilet te bazuar ne vepren e Cordignano “Albania”, ku trajton Dioqezen Cirnensi me shtrirje ne Peqin, Kavaje, Lushnje, duke mos e njohur prejardhejn e ketij emeri, hamendeson duke e vendosur ne kllapa dhe me pikpyetje (Chunavia ?).

Në shekujt IX – XVIII, dokumentohet fuqizimi dhe aktiviteti intensiv i Kunavisë, duke u cilësuar si një ndër dioqezat e famëshme të Albanisë.



(Vota: 15 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora