E enjte, 28.03.2024, 11:34 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Dëshmitë e tmerrshme nga Fronti Lindor gjatë Luftës së Parë Botërore

E marte, 02.09.2008, 11:32 AM


Lajmëtarja e horroreve të ardhshëm

Gjermanik, sllav, hebre

Teutonët gjermanë dhe sllavët rusë e kishin parë njëri-tjetrin si armiq prej shekujsh. Luftimet gjatë Luftës së Parë Botërore ishin vetëm kapitulli më i fundit në një betejë të vazhdueshme për supremaci. Përparimi i Rusisë në Prusinë Lindore në gusht 1914 u shoqërua me shumë brutalitet, sic thuhet edhe në dëshminë e oficerit të kavalerisë cariste, Vladimir Litauer: "Aty rreth orës gjashtë të mëngjesit, një skuadron arriti objektivin për atë ditë... Skena në krahun gjerman të kufirit ishte... e frikshme. Për milje të tëra, fermat, mullarët e barit dhe hangarët po digjeshin. Ashtu si cdo ushtri nën diell, ne plackitëm dhe shkatërruam, dhe më vonë urrenim ta pranonim këtë gjë". Vendasit që dyshoheshin se kishin drejtuar artileritë nga njësia e Littauer pranë fshatit Santopen u grumbulluan në nëj vend dhe u ekzekutuan. "Groten e humbi krejtësisht dhe ulëriti: Këta janë të gjithë spiunë, qëllojini!". Në një cast të vetëm, kishin vdekur të gjithë.

Të ndodhur përballë një dhunë të tilë, shumë prusiano lindorë u larguan për në perëndim në kërkim të sigurisë, duke sjellë me vete rrëfimet për sakatime dhe masakra të tjera kundër tyre. Disa prej tyre ishin të amplifikuar pasi kishin qarkulluar mes fshatarëve të frikësuar. "Kolona të tëra me prusianë të lindjes erdhën në qytetin tonë... Ata thonë se rusët i lidhin gratë gjermane që qëndrojnë prapa pemëve, ngrejnë kryqe të drunjtë përpara tyre dhe i gozhdojnë fëmijët e tyre të vegjël mu përpara syve të tyre. Pasi fëmijët e vegjël vdesin... rusët sakatojnë gratë dhe i vrasin", thuhet në ditarin e Pete Kuhr, një bashkëkohësi.

Luftimet në Frontin lindor u karakterizuan edhe nga mizori dhe egërsi të tjera. Rusia përparoi 100 milje brenda territorit gjerman përpara se gjermanët të riorganizoheshin në një kundërsulm. Të udhëhequr nga gjeneralët von Hindenburg dhe Ludendorff, kundërsulmi u fokusua në pyjet pranë Tannenbergut, një fshat sot i quajtur Grynvald) 90 milje në verilindje të Varshavës. Ky kish qenë skenë e një beteje epike mes teutonëve dhe slavëve në vitin 1410.

Duke përfituar nga ndarjet e brendshme në komandën ruse, gjermanët morën një fitore mbresëlënëse mes 26 de 30 gushtit. 30 mijë rusë u vranë apo plagosën dhe 100 000 u kabën robër, ndërkohë që gejrmanët humbën 20 mijë vetë. Ishte fitorja më e madhe e Gjermanisë në 1914 dhe ndoshta në të gjithë luftën. Përparimi i Rusisë në Prusi mund të ish ndalur në Tannenberg, por ushtria e saj mbeti në tokë gjermane dhe vazhdoi të ushtrojë trysni mbi austro-hungarezët. Në 9 nëntor 1914, rusët nisën të mbajnë nën rrethim - për herë të dytë - Przemyslin, një qytet kështjellë në atë që sot është Polonia. Kur qytetin e kontrollonin austro-hungarezët, banorët sllavë që dyshohej se dërgonin mesazhe të fshehtë rusëve ishin ndëshkuar me një brutalitet arbitrar. Banorja e Przemysl, Helena Jablonska ka shkruajtur në ditarin e saj: "Po ndodh ekzekutim pas ekzekutimi. Austriakët janë duke varur njerëzit me dhjetëra tani, edhe të pafajshmit".

Kur rusët morën qytetin në mars të vitit 1915, hebrenjtë në qytet përjetuan një valë gjigande persekutimi antisemit. Trajtimi i tyre ishte pothuase i nëjtë me horroret që do të përjetonin më vonë në periudhën 1939-1945.

Në ditarin e saj, Jablonska vazhdon: "E martë, 30 mars. Hebrenjtë po trajtohen pa pikë mëshire. Aa i prenë mjekrrën dhe e dogjën në faqe rabinin e vjetër nga Bircza, më pas e lidhën pas një kali dhe e tërhoqën zvarrë. I rrahën të shoqen. Hebrenjtë nuk lejohen të kenë në pronësi dyqane.

E shtunë, 17 prill. Kozakët pritën deri kur hebrenjtë u larguan të luten... më pas, iu turrën atyre me kamzhikë, duke i marë zvarrë nga sinagogat, rrugët dhe pragjet e dyerve... Me qindra hebrenj. Cfarë do të bëjnë me ta? Disa prej më të vjetërve, më të dobtëve nuk mundeshin dhe u rrahën me kamzhik. Cfarë vaji dhe dëshpërimi! Disa janë të fshehur në qilarë, por rusët do t'i gjejnë..."

Gjermania dhe Evropa Lindore

Ndërkohë që Fronti i Lindjes u zhyt në luftëra të pafundme në 1914, gjermanët vendosën të nisnin ofensivën e trye të madhe të vitit 1915 kundër forcave ruse të vendosura në Galici, një rajon në Evropën qendrore që shtrihej nga shpatet veriorë të maleve Karpate deri në kufirin e sotëm të Rumanisë. Tetë divizione gjermanë u zhvendosën në perëndim për të marrë pjesë në një sulm që u koordinua me Austro-Hungarinë. Oensiva nisi në 2 maj 1915 dhe u përqëndrua në qytetin Gorlitse.

Të kapur në befasi dhe pa patur mjete artilerie, rusët u detyruan të tërhiqen. Deri në fund të verës, Gjermania kontrollonte territoret e sotëm të Polonisë, Lituanisë dhe pjesë të Bjellorusisë dhe Ukrainës. Shumë hebrenj bashkëpunuan me gjermanët teksa këta marshonin në Evropën Lindore, pasi Gjermania imperiale shihej si një flamurtare e liberalimit dhe tolerancës, krahasuar me Rusinë cariste. Hebrenjtë gjermanë kuptuan se mund të përparonin në ushtri pa patr frikë nga diskriminimi. Si rezultat, shumë shërbyen dhe spikatën gjatë luftës në tokën mëmë.

Megjithatë, ndërsa Gjermania aneksonte gjithjnë e më shumë territore, ajo nisi të fusë politika që, të paktën në sipërfaqe mund të shihen si pararendëse të epokës naziste. Zona të tëra të Polonisë u zhvatën nga burime që i shërbenin makinerisë gjermane të luftës, dhe polakët u rekrutuan për punë të detyruar. Laura Turczinovicz, një nënshtetase polake përshkruan në ditarin e saj grabitjet që ndodhnin në qytetin e saj të Suvalkit pranë kufirit me Lituaninë: "Furnizimet dërgohen përditë me karroca në Prusinë Lindore, pyjet u prenë, cdo lloj instrumenti bujqësor u mor!... Cdo grua u dhunua... E gjithë Polonia duhej të boshatisej dhe githcka të dërgohej në Gjermani. Të githë rriheshin dhe detyroheshin të ofronin kontribute të tillë". Ndërkohë që lufta vazhdonte, siguria dhe kategorizimi u bënë shqetësime në rritje për autoritetet gjermane. Të gjithë polakët mbi moshën 10 vjec duheshin rregjistruar, dhe u lëshuan dy milionë lejëkalime me fotografi. Në këtë proces klasifikimi, hebrenjtë u dalluan si minoritet i vecantë.

Në tetor të vitit 1915, komandanti mjekësor gjerman në terren urdhëroi që të gjithë personat që hynin në Gjermani nga lindja përmes hekurudhës duheshin "cmorisur" me qëllim që të ruhej pastërtia e Rajhut. Lindja shihej gjithnjë e më shumë si një vend pisllëku, sëmundjesh dhe mjerimi.

Së fundi, tëburgosurit rusë të luftës që ishin kapur nga gejrmanët keqtrajtoheshin vazhdimisht. Laura Turczinovicz pa shumë prej tyre teksa marshonin përmes Suvalkit: "Rruga ishte e mbushur plot me robër, të cilët tërhiqeshin si qenër, talleshin, rriheshin. Nëse binin përtokë, ata qëlloheshin me shkelma deri sa të ngriheshin në këmbë, apo të qëndronin aty palëvizur - përgjithmonë".

Në shtator 1914, Kaizeri propozoi madhe që të vendoseshin 90 mijë të burgosur rusë në një gadishull në Baltik dhe të liheshin aty që të vdisnin urie. Mëshira dhe dhembshuria nuk ishin tipare të konfliktit gjermano-sllav.

Eksperiment i vogël me helm

Ka edhe një tjetër faktor që lidh dy konfliktet më të mëdhenj të shekullit të nëjzetë. Në fund të janarit 1915, u përdor gaz helmues kundër qenieve nejrëzore për herë të parë në histori, kur gjermanët qëlluan me predha që përmbanin bram ksilili në drejtim të trupave ruse pranë Bolimovitnë Poloni. Përgjithësisht pranohet se brami i ksililit që u qëllua atë ditë (tre muaj përpara se të përdorej kundër forcave britanike në Ipres) synohej të përdorej vetëm si një agjent lotsjellës, duke shkaktuar erbim të përkohshëm dhe djegie të hundës dhe fytit. Megjithatë, impakti i gazit tek disa prej viktimave ishte padyshim vdekjeprurës, ndonëse në fillim shastisës. Gjenerali rus Bazil Gurko ishte konfuz dhe i pasigurtë kur mori lajmet për viktimat e pazakonta mes njerëzve të tij.

Francis Smolinski, një civil polak që u bë dëshmitar i përdorimit për herë të parë i armëve kimike kundër qenieve njerëzore në Bolimov gjatë Luftës së parë Botërore ka shkruajtur në kujtimet e tij: "Trupa të rrëzuar me shumë pak shenja jete qëndronin të shtrirë në pyll. Cila ishte arsyeja e kësaj ndodhie të pazakontë? Mos vallë disa prej atyre që ishin varrosur kishin qenë në gjendje kome dhe aspak të vdekur?" Shenjat e para të armës së re në veprim ishin konfuze për Smolinskin: "Në fillim u ngrita, dola jashtë dhe pastaj pashë dicka që dukej si tym. Renda sërish në shtëpi duke thirrur: Zjarr! Zjarr!" Megjithatë, efekti i tmerrshëm i gazit mbi disa prej viktimave ruse linte shumë pak vend për dyshim: "Ata merreshin, në turma nëpër vagonë, disa të shtrirë mbi të tjerët. Ata që mundeshin, ecnin. Fytyrat i kishin ngjyrë mavi, nga goja u dilte shkumë".

Gazi helmues, klasifikimi racor, puna e detyruar, grabitjet, keqtrajtimi i të burgosurve rusë - Fronti Lindor i periudhës 1914-1917 ishte qartësisht një lajmëtar i horroreve që do të vinin më pak se tre dekada më vonë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora