Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Drita Lushi: Zemra ka vite sa dashuria

| E marte, 08.08.2017, 08:20 PM |


ZEMRA KA VITE SA DASHURIA

 

Nga Drita Lushi

 

Ai s’është princ

Por një burrë

Madje, as sytë s’i ka blu

Ndërsa herë pas here

vesh kemishë të kaltër

Dhe kur ikën, sytë mi lë këtu

 

Ai s’është princ

Se pesëdhjetë vite ka në flokë

Në gjymtyrë po aq

Ndërsa zemra, ka vite sa dashuria

Ku prej vitesh n’emër tim

këndon poezia.

 

Ai s’është princ,

Por burrë.

...dhe gruaja e Tij jam Unë!

 

Bashkëshortit Tim, me rastin e 50 vjetorit të Lindjes!

E natyrshme është te mos zgjedhësh një Princ, por një Burre, që me dashurinë, përkushtimin dhe vëmendjen e Tij, të bën të ndjehesh Princeshë!