E merkure, 24.04.2024, 04:42 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Tradhëtarët që blihen

E marte, 08.08.2017, 07:50 PM


TRADHËTARËT QË BLIHEN ME LEK E KANË EDHE NJË HENDEK!

Nga Dedë Preqi

Në cilindo rreth njerëzor dhe fjalor,  të marrim fjalën «tradhëtar» dhe aty ku normat  njerezore qofshin edhe jo aq të larta të qytetërimit, ky akt i tradhëtisë merret si më i ulti në çdo aspekt të marrëdhënieve shoqërore, të cilin nuk do e çmonte dhe vlerësonte askush për së gjalluri dhe as përsëvdekuri, si pasojë e një akti të poshtër njerëzor.

A mundet të na bind dikush se një «përfaqësues» i  llojit të tillë, i cili deri dje ishte i gabuar në parimet dhe integrimet e shoqërisë tonë kosovare(pra ishte një abuzues ordinar i saj) tani do të arsytohet me na mbushë mendjen se në të ardhmën do të bëjë diçka të mirë për këtë popull, kur edhe bota e dinë se këtë miratim e bëne populli vetëm nën ndikimin e forcës së dhunës, por jo edhe me vullnetin e tij.

Prandaj, shikuar në këtë aspekt edhe «matrapazët» e politikës dinake me principet e tyre parake, hynë në grupin e tradhëtarëve, sikur që është rasti me deputetën Teuta Rugova, vajza e presidentit historik, e cila kishte rënë pre e ndikimive të tilla nga njerëzit e «afërm» të presidentit Rugova, që në këtë rast do të quhej tradhëti, nga ana e zonjësTeuta, si deputete e LDK- së, duke ngritur gishtin në anën e kundërt të partisë që i takon, sepse ia gatuan «kumbarët dhe akraballarët» një marifet të tillë.

Ndërsa populli kishte të drejtë të thoshte mendimin dhe fjalën e vet, ku ështe vetëdija e saj, a nuk u vetëdijësua nga ajo kurthë që ia përgaditën kulaqin po këta njerëz edhe babait të saj dr. I.Rugovës, në një të kaluare shumë të afërt, që të njejtit duan edhe sot të përsërisin turpin e tyre  me familjen e tij, por këtë herë në një mënyrë tjetër më «përgëdhelëse».

Shqiptarët kanë një veqori fisnike në historinë e tyre, të cilët dallojnë nga të tjerët, sidomos me fisnikërinë, bujarinë dhe besën, të cilën këtë të fundit e kanë lënë në rrugë, duke ia vënë petkun e tradhëtisë, sepse besa dhe krenaria shqiptare e vërtetë po blihet sot me lek, bile edhe shumë lirë, çka nuk ka qenë traditë e jona shqiptare.

Ku do shqiptarët që janë, me ofshamje e dhimbje e shpalojnë dhe shpjegojnë të kaluarën e tyre  historike, të cilën kohë do ta quanim një periudhë të së kualuarës të dhunës dhe presionit nga pushtuesit dhe egërsirat e kohës, por si do ta quanim këtë periudhë të lirisë dhe demokracisë, që nuk dallohet prej më të keqës, kur në shekullin e civilizimit dhe modernizimit njerëzor,  ia përgadisim vetës kushtet e ringjalljes së lugatit…

Mos ta marrim si pretekst të asnjë vegëze politike,  vajzën dhe djalin e presidentit Rugova, si edhe as një anëtarë të familjes së tij, sepse nuk e meriton një dukuri të tillë, për të cilët duhet të kemi shumë respekt, dhe  jo të lozim e të vejmë në peshë figurën e presidentit të pazavendësueshëm, që të ulim prestigjin ndajë kësaj figure të madhe historike përmes matrapazëve të  politikës dhe shërbëtorëve të saj.

Të njëjtit e thelluan vendin në krizë, dhe të njëjtit duan ta bindin këtë popull se, të tillët( si tradhëtarë)  duhet të priten me lule dhe apllauze dhe të jenë të pranishëm gjithmonë në zemrat e qytetarëve të vendit, që një ideologji e tillë e ka burimin vetëm nga enverizmi, si ideologjia më fashiste dhe çfarosëse e ajkës filozofike të popullit shqiptarë.

Në Kosovë, instrumenti i vetëm që do të sjellë gjendjen e kontrolluar dhe stabile në këtë vend, dhe që do ta ndërgjegjësoj këtë shoqëri të mbytur nga krimi dhe llumi i politikës korruptive, vetëm përfaqësimi i elitës së re politike me shërbimin e pastër të saj si loti, mundet  ta çlirojë vendin nga kjo barierë e çimentuar dhe uzurpuese e Institucioneve të vendit.

Tradhëtarë e «hyzmeqarë» të armikut,  shqiptarët kanë pasur bollëk gjithmonë, por sot të tillët janë bërë më bollëk se kurrnjëherë tjetër, jo për hir të represionit dhe dhunës, por për hirë të lekut dhe  punës, të cilëve ua imponon logjika tradhëtare e «rrodakës» shqiptare, për ta mundur kundërshtarin e vet politik, që e ka në rend të parë, arterje të gjakut dhe dellit të vet shqiptare.

Përsonalitetin dhe idealin e  dr.Rugovës, ky lloj shërbimi nuk do e linte të qetë në varrin e vet, sepse bëhët fjalë për njeriun e madh të kohës, me virtyte të larta njerëzore,  njeri të idealëve kombëtare dhe traditës, burrërisë e mikpritjes, njeri i politikës dhe lirikës,  filozofisë dhe besnikërisë, i cili shërbëtorët e tillë  kurrë nuk i çmojë dhe afroj, por edhe nuk i duroj.

Kualicionet e ashtuquajtura PAN, dhe LAN, bashkë me fitues të tjerë në këto zgjedhje, parasegjithash, për të formuar qeverinë e vendit, INATËT përsonale me njëri-tjetrin dhe ato partiake, si edhe «bajraktarëllakun»  ti mbyllin në dryrin e turpit dhe historisë së tyre (aty ku nuk duhet ta lexojnë dhe trashëgojnë brezat e ardhshëm), duke ditur se Parlamenti nuk është i tyre, por i popullit të Kosovës,  të cilin e kanë themeluar me gjakun e bijave dhe bijëve të kombit vet.

Gjithëçka mund të arrihet me një dialog të hapur, të sinqertë, të kulturuar dhe transparent, në mes të gjitha partive politike dhe jo politike në Kosovë dhe ti japim rëndësi e ta pranojmë se jemi shumica një popull shqiptarë, duke marrë në konsideratë dhe të drejtat e pakicave tjera, që ti gjejmë vetë gabimet tona dhe ta ndihmojmë gjetjen e zgjidhjes së problemëve, të cilat na kanë kapluar dhe robëruar të ardhmën e këtij vendi.

Dhe qartësisht ta bindim së pari vetëvetën se, çfarë jemi duke përfituar me këto koncepte të inatëve partiake dhe përsonale dhe se ku do na qojnë këto demagogji dhe principe të gabuara njerëzore, të cilat po bluajnë përditë në «mulli» dhe shërbim të armikut tonë. Kosova duhet të besojë edhe forcave të veta mentore, por edhe në projektet e një Evrope të bashkuar dhe demokratike, që edhe ne,  ta gëzojmë respektin e një shoqërie të zhvilluar dhe të pranuar në kombet e lira të kësaj bote.

Ne, nuk duhet të presim, apo të mësohemi që zgjedhjen e problemeve  gjithmonë ta gjejmë nga të tjerët, ne duhet tu besojmë shumë forcave tona të shëndosha të cilat i kemi në mesin tonë, të cilat mund të jenë të arritshme dhe të pranueshme në demokracinë tonë, duke u bazuar në kuadrot e tyre akademike dhe shkencore, që janë të dëshmuara në tërë globin njerëzor.

Forcat e tilla e kanë burimin dhe adresimin te rinija e vendit, e cila forcë ka elemente të mjaftueshme dhe kuadro të shëndosha, jo vetëm për t’ia arritë namin demokracisë, por për ti arritë të gjitha mundësitë e nevojshme për zhvillimin e shoqërisë tonë, si dhe baza e shtetit juridik të luaj rrolin e vet ligjor, ku sundon ligji e jo autoriteti i administratës, i një shteti ku ligji interpretohet nga gjykatorët e pavarura.

Krahas guximit të popullit kosovar i dëshmuar edhe më herët, si edhe në këtë kohë, përveq atyre peripetive të hidhura të së kaluarës, edhe sot është një durimqar i kalitur, që po e përballon këtë lojë dhe lloj politike e niveli të dobët dhe çoroditës, që prodhohet nga njerëzit e korruptuar e të cilësuar nga krimi i organizuar, të cilët nuk kanë fare ndërgjegje të pendohen ndonjëherë për mëkatët e tyre, por tentojnë që këtë vend ta marrin përsëri nën kontrollin e tyre, në mënyrë që ti qojnë djallëzitë e tyre deri në fund, në vend të amanetit dhe idealit njerëzor.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora