E enjte, 28.03.2024, 08:49 AM (GMT)

Mendime

Nebi Dragoti: Qeverisje nuk do të thotë rritje taksash

E enjte, 03.08.2017, 06:33 PM


TË ÇMENDUR, QEVERISJE NUK DO TË THOTË RRITJE TAKSASH

Nga Nebi Dragoti

Është vërtetë për të qeshur, sepse uji i pijshëm për popullatën, nuk është as majtist, as djathtist. Që të vendosësh rritje takse, për të, duhet gjykim tepër parimor dhe real në prizmin social në ç’gjendje ekonomike është dhe e përballon apo e përkeqëson këtë gjendje të prekshme ky veprim tekanjoz edhe i pastudiuar edhe politikisht.

Një e dy taksat rrisin,

varfërtinë s’e llogarisin,

qeveritarët xhepin e vet

e kanë përplot me lekë…

E për këtë arsye nuk mendojnë gjatë dhe nuk e analizojnë se ç’ sjellë ky veprim. Qeverisja e keqe nuk ka brirë, por, ja, ka shqelma që godet të varfërit, që shpirti u dhemb. Qeveritarët akoma nuk e dinë, nuk e kanë të qartë se si punohet dhe për çfarë duhet punuar që rezultatet e punës të jenë të kënaqshme për këdo. O të çmendur, qeverisje s’do të thotë rritje taksash. O të çmendur keni koncepte krejt të gabuara për ekonominë, për rritje e mirëqënie të popullit. Po qe mirëqënia e popullit e mirë, mirë do të jetë edhe buxheti i shtetit, mirë do të jetë edhe Shqipëria pa korrupsion, pa administratë të fryra e tjera e tjera ngarkesa  të panevojshme parazitësh.

O të çmendur, që s’gjykoni

në vend që uji të jipet falas (…)

me rritje çmimi, derbederë,

nuk e dini ku po shkoni

e qeverisja u merr erë.

Kështu, e tillë qeverisje, është në ekstrem, kur vendi ka nevojë për punësim, për rritje rroge, për rritje pensionesh, ka nevojë për hapje fabrikash, punishtesh ku të përpunohen prodhimet bio shqiptare, ku bujqësisë t’i jipet prioriteti në maksimum. Shumë probleme  ka e qeverisja duhet të zgjohet dhe të lajë sytë për të parë më mirë dhe më realisht problematikat. Kështu duhet të jetë qeverisja shqiptare. Dhe…nuk është mirë që në shekullin XXI të na kujtohen vargjet e Nolit :…” Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe, / derbeder, ujk e derr: Hassanna, Barabba!”. E tillë analizë bëhet dhe e tillë analizë është e saktë (nuk gaboj ). Për popullin duhet punuar dhe menduar ndryshe.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora