E enjte, 25.04.2024, 09:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Qyteti i lashtë lindi heroin e madh Kastriotin

E enjte, 27.07.2017, 07:04 PM


Dr. Koelle: Ky qytet i lashtë lindi heroin e madh Gjergj Kastriotin

Nga Gjon KEKA

Njëri nga misionarët dhe udhëtar e huaj dr.Koelle e përshkruan gjendjen në Shqipëri mjaftë interesante duke mos lënë pa përmendur edhe vizionarin,strategun dhe liderin shembullor të arbnorëve Gjergj Kastriotin si më poshtë:

Pasi që isha bërë gati të largohem nga Kruja të nesërmen në pasdite u ngrita në orën katër të mëngjesit për të bërë më të mirën e kohës sonë, qyteti që më dukej jo i parëndësishëm.... Ky qytet i lashtë, që lindi atë hero të madh,Gjergj Kastriotin i njohur si Skanderbeg dhe i cili gjatë asaj periudhe heroike u përlëvdua në mënyrë të drejtë, tani është reduktuar në një popullsi në 3000 deri në 5000 banorë..; Dhe gjendja e tyre është kaq e mjerë sa një nga banorët më me ndikim më tha: "Duket se Perëndia e ka hequr bekimin e tij nga qyteti ynë, sepse midis nesh ekziston një varfëri e madhe, e cila është ende në rritje"(...)

Heroi shqiptar; Skanderbeg pasi vdiq u varros në Lezhë; Dhe kemi gjetur që emri i tij ende mbahet mend tek disa..., përveç se disa njerëz treguan se e njihnin varrin e tij pranë xhamisë së mbetur(nga pushtuesi osman-shënimi im) e që më parë kishte qenë një kishë e krishterë me emrin Shën Nikolla. Një djalë madje na tregoi një histori se si rreth tridhjetë vjet më parë një Pasha turk e kishte hap varrin dhe në të kishte gjetë një unazë të cilën ai donte ta përvetësonte; Por pasi u qortua më vonë me një vizion të tmerrshëm, ai e rivendosi atë në vendin e tij të mëparshëm (...)(MISSIONARY TOUR IN ALBANIA, BY THE REV. DR. KOELLE, OF CONSTANTINOPLE.The Church Missionary intelligencer , a Monthly Journal of Missionary information, 1868 faqe 119)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora