E premte, 29.03.2024, 02:12 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Xhevat Rexhaj: Pushimet (VII)

E marte, 02.09.2008, 06:59 PM


Në këtë mëhallë të Rugovasve, Cerrcë, ka lindur, ai që ishte, është dhe do të jetë frymëzim për përparim dhe zhvillim perëndimor, të Republikës së Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova
PUSHIMET - VII

FAREFISI DHE REALITETI 

Nga Xhevat Rexhaj

Rruga e asfaltuar me shumë leqe, me kthesa të mëdha, me qarkullim shumë të madh, prapëseprapë ta jepte një siguri të matur se këtu për fat, pas disa fatkeqësive, nuk po ndodhin gjëra të këqija në komunikacion. Zbritja, dhe ushtima e veshëve, u qetësuan me zbritjen poshtë , në rrafsh t¨¨e fshatrave pejane, në anën e djathtë dukej një lagje e  bukur me një infrastrukturë të rregulluar, ishte e Bërdynajve, familje me emër kombëtar, më larg u kthyem majtas me veturë, dhe muarëm rrugën për në Cerrcë. Fatkeqësisht në një rrugë të re dhe në një kthesë të rëndësishme ku ndahej rruga për në Istog, organet kompetente të Pejës ende  nuk kishin vërë asnjë tabelë- shenjë komunikacioni- lëshim ky i madh, se aty tregohet rruga për në Istog, dhe besa për  Mitrovicë e tutje. Prapëseprapë rruga shumë e mirë, me një punim dhe kualitet të mirë nga firma Istogase, “ GRANITI” e vëllezërve Loshi, të ofronte kënaqësi dhe mundësi që për 10 minuta të jesh në Cerrcë, para vitesh duhej një orë për të mbërri aty. Ishte kënaqësi që rrugës të vërejshe, se një fshat, i cili në të kaluarën kishte probleme me rrugë dhe ujësjellës, tani kishte asfaltuar rrugën me mjete vetanake, gjerë në  brendi të vetë nga rruga kryesore, ky fshat me emrin Kaliqan kishte marrë pamjen e një fshati urbanistik, mrekulli, dikur kisha punuar si arsimtar në shkollën e Kaliqanit me rrethinë.  Fshatrat, tjera, Vrella, Lubozhda, Cerrca kishin një pamje madhështore, gjelbërimi i madh të jepte pamje të artit, ishte syri ai që e ushqente shpirtin me këto bukuri edhe natyrore por edhe të bëra nga duart e njerëzve. Pra thjeshtë vërehej se ka përparime të prekshme edhe në fshatra e jo vetëm në qytete. Dita ishte shumë e nxehtë, Cerrca të ofronte hije, të ofronte, ujë të ftohët të burimit, Cerrca ofronte atë ndjenjën e të qenit Njeri i gjallë, real, por me një të vrarë në shpirt, një Njeri i lindur në këtë fshat që bëri Kosovën ta njoh bota, nuk është ka 2 vite nuk është më gjallë, e rëndë, por Cerrca ka besimin, dijen dhe durimin se Shteti i  njohur ndërkombëtarishtë do të vazhdoi ecjen përpara...

Pritja aty ku unë kam lindur nga mëhalla, pra të afërmit e mi familjarë ishte e mirë, ende me emocione. Ndoshta edhe nga ndjenja se të familjes mu kanë vrarë në luftë e bënë edhe më të dhimbshëm takimin. Unë gjithherë i falënderoi të gjithë në familjen time të gjerë, sepse ata ishin në momente të vështira afër nënës dhe vëllait tim kur unë ika dhe i lash ata vetëm. Pra unë e kam  gjithherë në kokë se ata kanë bërë shumë për mua, sepse unë kam ikur qysh me 11990, pra unë u jam mirënjohës të gjithë të afërmve të mijë Rexhaj, nga mëhalla e jonë, dhe që kemi një lidhje ende fenomenale në mes veti, aty na u kanë vrarë 6 anëtarë  të familjes sonë Rexhaj, dhe ne mbahemi ende sot e kësaj dite mirë në mes vete, 20 shtëpi familje në Cerrcë dhe afër 18 në perëndim por që kemi edhe neve shtëpia dhe pasuri në mëhallë kemi ende kontakte të mira.

I ceka të gjitha këto aspekte, dukuri personale sepse, për të mos qenë subjektivë ka momente ku hetohet edhe ajo ftohja në mes nesh dhe atyre, pra , rezidentëve dhe jorezidentëve.  Në këtë rast me duhet të jem objektiv, këto dallime dhe këto qarje që po përcjellin qytetarët e Kosovës, do të thellohen edhe më tepër në të ardhmen. Të shumtë janë faktorët, por një është më se e sigurte nga këndvështrimi i im, janë disi dy tabore që tani luftojnë mes vete se kush ka kontribuar në familje më shumë, ai që ka mbajtur nënë e babë dhe shtëpi, apo ai që ka dërguar para?! Ka edhe faktor të tjerë të rëndësishëm që e qesin në sipërfaqe këtë fenomen por unë nuk do të ndalem sot në këtë më shumë.

Fshati Cerrcë është thjeshtë një lagje e bukur e Istogut, aty lidhen dy gryka të mëdha, që vijnë nga bjeshkët tona të Nemuna, shpesh edhe bëjnë dëme me vërshime, por edhe i shtojnë bukurin fshatit, urbanizimi është thuajse çështje e zgjidhur me vite përpara, tani kishte një risi, të gjitha familjet ishin të lidhura me internet kabllor. Banorët edhe me pjesëmarrjen e vet në investim të tillë i kanë prirë kësaj dukurie, pra të lidhen me tër먨e botën, ashtu sikur e lidhi popullin shqiptarë dhe Kosovën me t¨¨erë botën i biri i këtij fshati Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Në bisedë me Isa Rexhaj, kryetar i LDKsë, aktivistë i fortë kombëtarë, Mustafë Rexhaj, gjithashtu aktivistë dhe me ide reformuese për fshatin mundë të konkludoje se këtu vëlla punohet. Aty si zakonisht më priti gota e rakisë së pari dhe pastaj tërë familja u mbytem në të mirat e përgatitur qa për drekë, më së shumti më pëlqeu biseda dhe vera e mirë e Rahovecit, aty për fat më pak pihet, qaji ruso-arab, për këtë arsye Cerrca është gjithherë e kthjellët, ka kopshte të mrekullueshme, ara të punuara dhe shtëpia me standard evropian. Thënë të drejtën, aty ishte perëndimi, interneti, antenat satelitore me programe të shtëpive mediatike perëndimore të bënin të ndiheshe se je vërtet Evropian ku edhe e kemi vendin. Xhetarja, vajza ime ishte e fascinuar nga lidhjet e shpejta të internetit, me Vesën dhe Kosovaren, flisnin shqip, por të gjitha muzikën e dëgjojshin anglisht, pse jo, shqiptare janë, muzikën shqipe e duan gjithashtu.

Kah mbrëmja u nisem për Istog, te varrezat e Cerrcës, ku pushojnë edhe shumë martirë të luftës, nga familja Rugova dhe Rexhaj, ishte varri i atij që kishte vrarë Vojvodën Serb Miliq Kersten. Ndersa mendimet më shkuan në Prishtinë ku e ka varrin Presidenti Ibrahim Rugova i cili e vrau krejtë Serbinë.  Kështu për  3 minuta u futëm në Istog, për  një vit Istogu kishte pësuar prapë ndryshime, për të mirë, shihej se ekzekutivi i Istogut kishte me çka të mburrej, ndërsa qytetarët nga prizmi im dukeshin të jenë me disponim, kështu unë krijova një foto për Istogun, për të tjerat, mbetem optimist...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora