E merkure, 24.04.2024, 02:17 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Patjetër të lëshojnë rrugë

E marte, 25.07.2017, 09:30 PM


PATJETËR TË LËSHOJNË RRUGË  « CUNGAT  E KALBUR » ME CUNGAT E VJETËR !

Nga Dedë Preqi

Fati i shqiptarëve sot është në duart e tyre, prandaj nuk kemi se çka ti fajësojmë të tjerët, nëse i kemi fajësuar deri sot me arsye. Gjithherë epiqendra e frontit çlirimtar e popujve të robëruar në Ballkan, populli më luftarak kundër pushtuesit ka qenë populli shqiptarë, i cili me kryengritjet dhe luftat mbrojtëse të pa reshtura e liridashëse u mundua ta ruaj historinë, traditën, kulturën dhe përkatësinë e vet etnike.

Një analogji e çudishme për situatën e sotme kosovare, nëse në një formë, apo tjetër, të thëmi se,  historia mund të përsëritet, që shqiptarët edhe më tej mbesin të robëruar, jo nga ana e një dominuesi dhe robëruesi të huaj, por nga  politikat e pa artikuluara të  vetë njerëzve të vet, të cilët  nuk dinë, apo nuk duan të ndërtojnë shtet.

Pas tërheqjes së okupimit serb, Kosovën e lirë e kemi menduar ndryshe, që zgjedha e këtij populli do të hiqej njëherë e përgjithmonë. Qëndresa e popullit shqiptarë i ka tejkaluar kufinjt e njerëzorës  dhe ashtu e molisur ngadhnjeu mbi egërsirën e kohës.

Atëherë, kush po e pengon Kosovën që të bëjë një mrekulli në vendin e vet sot, apo të zhvillohet në formën më të mirë të mundshme dhe të krijojë një model për të mirë në rajon. Dhe tani, realiteti të përputhët me kërkesat dhe rrethanat e popullit të vet, të cilët e patën në mallë lirinë e tyre, si edhe pavarësinë e ëndërruar me shekuj.

Cili dreq po ua ngatërron dhe mjegullon rrugët dhe nuk po e lejon këtë popull të krijojë mundësi vetëvetës dhe qytetërimi i këtij populli të arrijë me praktikat veta, duke gjetur përspektivën e vet për një të ardhme më të mirë. Nuk është vështirë ta kuptojmë se, cila përshtypje e botës së qytetëruar flet mirë për politikën dhe udhëheqjen kosovare.

Me një fjalë tjetër, teatro politike udhëheqën sot në Kosovë, por edhe në Shqipëri, të cilat nuk do të lakmohen dhe aspak nuk janë të shëndetshme për politikën e një vendi, apo çfarëdo shteti në rajon dhe botë, për faktin se u bënë shumë ndryshime pozitive në botën demokratike, ndërsa konceptet tona politike akoma  janë të mangëta.

Duke marrë parasysh mundësitë dhe kushtet që të kristalizohen në një kuadër të ri politik dhe të fuqishëm, që synimet e të ardhmës të vendeve tona të jenë më vendimtare dhe më inkurajuese për një jetë më të begatshme për qytetarët e vendit.

Demokracia është mjeti i vetëm dhe i vërtetë, i cili mund të sjell një gjendje të begatshme, ku problemet praktike mund ti kontrollojmë në qeverisje, prandaj dhe kjo e drejtë na është praktikuar edhe ne shqiptareve dhe nuk kemi se ku të shkojmë, apo kërkojmë një sistem tjetër, i cili është më i drejti dhe elementi bindës i një shoqërie për të përjetësuar të ardhmën tonë më të mirë.

Por, a do të influencojë ky element njerëzor në ndërgjegjën dhe mendimet e udhëheqjes tonë?

Të flasim pakëz për shtetin amë, nuk kemi se çka të shtojmë, por të theksojmë se, fitorja e PS, në krye me Edi Ramën, është fitore gjysëm-bindëse, por jo dhe frytëdhënëse për shtetin shqiptarë, duke marrë parasysh preokopimet e shumta të qytetarëve të saj për një jetë më të mirë dhe rrethanat në të cilat qeveria e kësaj garniture me çka mbijeton. Nëse, i shtojmë pak fjalë për PD, në krye me z.L.Basha, sikur ajo fjala që thuhet, «kudo rasha mos u vrasha»,  triumf pa trofe , e quan vetën Lul Basha.

Ndërsa Kosova, mos të thëmi se po pëson, apo mëson diçka pozitive nga Shqipëria, kur  një dramë e vështirë politike po i përcjellë dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptarë. Nëse flasim për proceset demokratike në Kosovë, nuk janë procese të vërteta dhe reale demokratike, sepse ato do të dukëshin dhe zhvilloheshin ndryshe, por jo edhe në formën e interesave parciale dhe partiake.

Një gjë nuk duhet të harrohet se, populli kosovar është më i privuari dhe më i prekuri nga përjetimet e luftrave dhe pasojat  tragjike që kanë shkakëtur një populli në Ballkanin perëndimor, prandaj parimisht reagimet e këtij populli fare pak po mirren parasysh edhe nga BE-ja, kur lëvizja e lirë e këtij populli po cungohet pa të drejtë.

Qeveria e re e Kosovës, duhet të funksionoi ndryshe, duke bërë ndryshime të domosdoshme dhe me kundërshtimet eventuale të popullatës ndaj « cungave të kalbur » të elitës së vjetër politike, të cilët duhet të ndjehen të turpëruar për atë që bënë ndaj  këtij vendi dhe populli.

«Cungat e kalbur » në politikën kosovare po kundërmojnë aromë të pakëndshme dhe janë bërë pengesë e politikave dhe ndryshimëve të nevojshme në Kosovë, pa tjetër duhet të lëshojnë rrugë gjeneratës së re politike dhe intelektuale, e cila do të dëshmohet shumë më e përgaditur, më e sigurtë dhe më e pastër ( pa korruptuar), që  Kosova dhe shteti i saj të mos zhbëhët, apo të shkojë buzë një gremine.

Përndryshe,  gjendja aktuale politike dhe ekonomike në Kosovë, me njerëzit e tillë në qeverisje, është   dëshmuar e pa aftë para botës demokratike dhe me pozitën fyese  për Kosovën dhe njerëzit e saj në qeverisje. Prandaj,  Kosova ka nevojë për ndryshime të reja pozitive dhe  « cungat « e vjetër, të cilët e kanë zënë rrugën dhe janë bërë kaherë pengesë e politikës  së mirëfilltë nga përbërja e tyre e qelbur dhe e zgjebosur, duke kundërmuar korrupsion, krim të organizuar dhe shëmtim për këtë vend, dhe kjo aromë e pakëndshme nuk është fare e shëndetshme për këtë vend dhe këtë popull.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora