E marte, 16.04.2024, 08:24 AM (GMT+1)

Faleminderit

Fran Gjoka: Jeta dhe vepra e Prof. Musa Kraja

E marte, 25.07.2017, 08:17 PM


In memorie

NJË JETË KUSHTUAR SHKOLLËS DHE LITERATURËS SHQIPE

=NË KUJTIM TË JETËS DHE VEPRËS SË PROF.MUSA KRAJA, I CILI U NDA NGA JETA KËTO DITË =

NGA FRAN GJOKA

Prof. Musa Krajën e kam njohur që në rininë e hershme, Ishte një patriark i pedagogjisë shqiptare, ishte një pedagog i paarritshëm, një njeri me shumë vlera.Ai dha një kontribut të shkëlqyer për zhvillimin e arsimit, në vendin tonë dhe jashtë tij.Jeta e tij u shkri për çështjen e shkollës dhe arsimit, për çështjen e përparimit dhe integrimit arsimor.Emri i tij është tepër i njohur në vendin tone dhe në diasporë si studiues i historisë së arsimit,si biograf i figurave të shquara të përhapjes së arsimit, si mësues dhe pedagog me vizion të gjërë, si metodist me shumë përvojë, si hartues tekstesh mësimore dhe mbi të gjitha si njeri.Ai ishte shembulli më i shkëlqyer,i njeriut të formuar me personalitet dhe kulturë njerëzore.

Thënë papritur jo aq nga mosha,por nga energjia dhe vitaliteti që shfaqte në studime dhe kërkime në fushën e didaktikës,të pedagogjisë  dhe të edukimit në tërësi,nga ndihma dhe mbështetja që ai vazhdonte t’u jepte mësuesve,studentëve dhe pedagogëve dhe gjithë atyre që dëshironin t’i futeshin punës së bukur dhe të vështirë shkencore dhe pedagogjike.Janë pikërisht këta cilësi tepër të vyera që me nxitë të hedh në letër dhe të botoj këto radhë për jetën, punën dhe veprën e këtij njeriu me shumë vlera në fushën e arsimit.

Të jetosh për një kohë të gjatë përkrah një njeriu me një personalitet e tillë siç ishte prof.  Musa Kraja,ishte sa e lehtë edhe aq e vështirë. Ishte e lehtë, sepse sipas kujtimeve që kam ruajtur për figurën e tij, ishte njeriu me vlera të padiskutueshme, me kulture dhe vision perendimorë, tepër i përgatitur, emocional, i dhembshur, me vizion të gjërë për jetën, familjen dhe shoqërinë.Ishte e vështirë sepse prof. Musaj kishte lindur i talentuar, donte të punonte, megjithse në kushte të vështira, në momente të tilla kur vështirësitë familjare dhe të qënurit larg me punë nuk e favorizonin sa duhet  dëshirën dhe pasionin e tij.Megjithatë ai punonte,punonte dhe krijonte pa u lodhur, njëkohësisht.

Kujtimet,mbresat dhe pershkrimet për punën, veprimtarinë krijuese dhe jetën e tij,të rrëmbejnë. Ka ngjarje të bukura mbreslënëse në jetën dhe veprimtarinë krijuese të tij, ka ndodhi të gëzueshme dhe të hidhura që të zgjojnë kujtime të zymta për të kaluarën, por edhe mbresëlënëse për të tashmen. Përmes kujtimeve të shokëve dhe kolegëve të tij, lartësohet deri në zenit figura madhështore e prof.Musa Krajës, këtij pedagogu të madh dhe njeriu me vlera universale, të cilin e kujtojnë me aq dashuri dhe pathos nga njerzit e tij të dashur këtë figure të njohur në literatureën pedagogjike.Kështu, mes shokësh, sot jo rrallë përshkuajmë plot emocion dhe ndjenjë momentet më të bukura të jetës,veprimtarisë, punës plot përkushtim të prof.Musait në Akademinë e Edukimit, një Filial të të cilit e pati hapur edhe në qytetin e Lezhës,në bashkëpunim me të ndjerin Mark Vujin,”Mësuesin e Popullit”.

Është i justifikueshëm emocioni me të cilin kolegët dhe ish studentët e tij përshkruajn sot njohjen me prof Musajin, këtë figurë emblematike të arsimit tonë, një njohje e bukur,e thjeshtë,mbresëlënëse,e pabesueshme për figurën që mbarte, por tepër jetësore dhe me vlera të padiskutuashme.E tillë është edhe shfaqja e dashurisë dhe respektit për shokun dhe kolegun që nuk jeton më, vetëm me dy fjalë,dy fjalë që në fakt ndryshuan jetën e tij dhe arkitekt i këtyre dy fjalëve ishte pikërisht prof.Musa Kraja thënë me shumë finesë dhe plot mirësi dhe dashuri shokëve dhe miqëve të tij ngado që i pati.Kështu lindi respekti mes njerëzve me vlera.Nuk vonon dhe profesor Musai krijon në qytetin e Lezhës mjaft shokë dhe miq, për të cilin ruanin një respekt të shkallës sipërore.Kohë të vështira plot peripeci dhe problem pati kaluar në jetë, por falë dashurisë dhe përkrahjes së këtyre shokëve dhe miqve prof.Musai do të triumfonte ndaj tyre dhe do të përgatitej për të ardhmen, sepse kishte rrugë të gjatë dhe të vështirë për të bërë.

Prof.Musa Kraja ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1938, ku kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i vijoi në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.Për 8 vjet me radhë punoi si mësues në zona të thella të rrethit të Shkodrës dhe më vonë u vendos në shkolla të ndryshme të qytetit.Megjithse po kalonte vështirësi të mëdha në jetë,prof.Musai ndjente edhe gëzim e krenari, sepse po punonte me vullnet dhe përkushtim në studimin e shkencës pedagogjike shqiptare.Ardhur nga Shkodra në qytetin e Tiranës po i  ngjiste shkallët e karrierës me shpejtësi marramendëse.S’kishte si ndodhte ndryshe për një njeri, për një talent dhe shkencëtar që kishte hedhur ide, kishte botuar shkrimet e para shkencore pedagogjike dhe didaktike që në vitin 1960, për të mos u ndaluar për asnjë çast deri më 14.09.2017, kur zemra e tij pushoi së rrahuri.Janë me dhjetra vepra të tij, me qindra kumtesa të mbajtura në fushën e arsimit dhe pedagogjisë, në takime dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare, me mijëra artikuj pedagogjiko-didaktikë të botuara në organe të ndryshme të shtypit.Ai kurrë nuk pushoi, kurrë nuk u përkul para vështirësive që i dilnin përpara, ndonëse ishin të shumta.

Gjithë jeta dhe vepraimtaria e tij iu kushtua zhvillit të arsimit dhe përhapjes së shkollës shqipe.Ai ishte një rilindas i madh i ditëve tona.U bë shpejt figurë e njohur falë punës dhe djersës së tij brenda dhe jashtë vendit.Është meritë e shokëve dhe miqve të tij që na freskojnë kujtimet dhe mbresat, jo vetëm për aktivitetin e prof. Musait brenda vendit, por edhe udhëtimet e tij në diasporë për të ndihmuar zhvillimin dhe arsimin shqip, si dhe përhapjen e gjuhës shqipe në pakicat kombëtare shqiptare, për të cilat hartoi edhe një mori metodash dhe literaturë metodike për funksionimin e këtyre shkollave.Kështu i ndihmoi prof.Musai miqtë e tij dhe shkollat kudo ishin.Dha një kontribut të pakursyer në fushën e pedagogjisë për shkollat e Kosovës, për Lidhjen e Arsimtarëve shqiptarë në Zvicër, për Këshillin e Arsimtarëve shqiptarë në Gjermani, për Lidhjen e Arsimtarëve shqiptarë në Suedi dhe më tej dha ndihmë me tema pedagogjike dhe leksione si i ftuar nderi në shumë vende të Europës.Ishte punë e mundimshme,por edhe e këndshme,sepse profesori jepte kontributin e tij në përhapjen dhe konsolidimin e gjuhës shqipe në diasporë.Madje kur udhëtonte për çështje punë mbante shënime përmes të cilave shprehte ndjenjat,përshtypjet,mbresat e tij për ata çka shihte,çka përjetonte.Kjo pati ndodhur,sepse edhe vepra e tij ishte e larmishme. Ishte autor i dhjetra veprave pedagogjike dhe të fushës së edukimit.Përmendim mes tyre veprat “Migjeni Mësues, 1973; “Portrete mësuesish dëshmorë”, 1967; “Për forcimin e punës edukative në shkollë”, 1981; ‘Mësuesit për kombin shqiptarë”, 1993; “Pestaloci për hapësirat shqiptare” 1997; “Idetë dhe veprimtaria pedagogjike në Shqipëri”, 2000; “Vizione pedagogjike për zonat rurale”, 2003; “Mësuesi unikal në Ballkan”, 2006; “Mësuesi,pedagogu personaliteti, etika e tyre”, 2012.

Vite më vonë pati punuar në detyra dhe funksione të ndryshme si në organet drejtuese të arsimit në qytetin e Shkodrës, pastaj transferohet në Tiranë si profesor i pedagogjisë në Universitet dhe deri në detyrën e lartë të zv/ministrit të arsimit.Më pas u morë tërësisht me punë shkencore dhe pedagogjike, pasi iu dha rasti të punonte për disa vite me radhë si punonjës shkencorë në ish Institutin e Studimeve Pedagogjike.Në vitin 2011 profesor Musa Kraja themeloi Akademinë e Shkencave të Edukimit, duke kontribuar kështu në konsolidimin e metodave të reja të mësimdhënies.Për punën e tij të palodhur hulumtuese, kërkimore dhe shkencore, prof Musa Kraja është nderuar me tituj të lartë shkencorë.Mbante titullin “Mësues i Merituar”, ”Doktor i shkencave Pedagogjike”,  “Profesor” në fushën e pedagogjisë.Në vitin 1987, vlerësohet me titullin e lartë “Mësues i Merituar”, prandaj edhe kujtimet, përshtypjet, mbresat e miqve dhe shokëve të tij janë të shumta dhe të pashlyeshme, sepse ashtu siç thekson edhe prof.Hajrullah Koliqi për figurën e tij: “…Prof.Musa Kraja është një nga figurat më të shquara të shkencës pedagogjike shqiptare.Autor i shumë veprave dhe studimeve shkencore dhe profesionale nga fusha e pedagogjisë dhe e mësimdhënies, por edhe letërsisë dokumentare didaktike të botuar brenda dhe jashtë vendit…”. E takoja shpesh profesor Musain në Lezhë, bisedonim për çështje të arsimit dhe shkollës dhe vija re se herë pas here shfaqte interesa intelektuale, studimore e shkencore, pedagogjike për frymën e re perendimore qe po hynte në shkollat tona. Kjo nga përkushtimi dhe solidariteti njerëzor vetëmohues dhe dëshira që kishte profesori për të kontribuar në reformën e re arsimore që kishte marrë rrugë.”…Do të hartoj një monografi për figurat e mësuesve që kontribuojnë në diasporë në përhapjen dhe konsolidimin e gjuhës shqipe…”, - thoshte shpesh.Ai do ta mbajë këtë zotim, sepse la pas një trashëgimtare të denjë që po ecën e sigurtë në gjurmët e të atit, prof.Emirjona Kraja, e cila po jep kontributin e saj jo vetëm si pedagoge në Akademinë e Edukimit, por edhe në fushën e studimeve pedagogjike. Ai njeri i vlerave të mëdha ishte një shembull i shkëlqyer i vlerave njerëzore,nga duhet të marrin shembull ideatorët e sotëm të fushës së pedagogjisë dhe didaktikës, si dhe shoqëria njerëzore në ditët e sotme.

Ai u nda nga jeta,por trashëgimia e tij në fushën e arsimit dhe kërkimit do t’i rezistoj kohërave.Jam i bindur se sa më shumë kalojnë vitet aq më shume do të lartësoht kontributi i tij përmes veprave që la pas.Pas shumë vitesh mësuesi dhe studiuesit e ardhshëm do ta kuptojnë edhe më  mirë thellësinë e mendimit të tij,aftësitë për të vëzhguar dhe eksperimentuar,për të bërë përgjithësime e nxjerrë konkluzione që do ta ndihmojnë shkollën e shoqërinë në demoktratizimn dhe emancipimin e tyre të mëtejshëm.Këtu më vjen ndërmend një thënie e Hygoit:”Njerëzit e mëdhenjë bëjnë piedestalin,e ardhmja u ngre statujën”.Ndërsa unë do shtoj se profesori ynë i paharruar,e ka ngritur vetë,edhe piedestalin edhe përmendorën.

I tillë ishte Prof.Musa Kraja, mësues i nderuar, studiues i pasionuar pedagog i shkëlqyer dhe njeri i përkryer. Përmes kujtimeve synuam të kujtojmë sadopak jetën plot aktivitet të një njeriu, humbja e të cilit në moshën 79 vjeçare, preku thellë jo vetëm familjen Kraja, por edhe gjithë Shqipërinë dhe më gjërë.Ishte një humbje e madhe edhe për shkencën pedagogjike dhe arsimore shqiptare.Korifej të tillë lindin rrallë,por mbeten përgjithmonë të pavdekshëm në mendjet dhe zemrat e popullit të tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora