E enjte, 18.04.2024, 09:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Sfinksi me buzeqeshjen e Mona Lizes

E enjte, 18.05.2006, 08:04 PM


C'perfaqeson koka femerore, e cila ka shpetuar mrekullisht, si te ishte koka e nje Mona Lize te prere ne gijotine shekuj me pare dhe qe ruhet e balsamosur?
Sot perpara tere botes shkencore dhe artistike ngrihet sfinksi femer prej terakote, me buzeqeshjen e Mona Lizes. Nje Mona Lize e Durresit te para 26 shekujve. Nje Mona Lize perbindesh, nje bukuri e rrezikshme , tunduese por dhe nje tabu e pakapercyeshme. Sfinksi femer i Durresit, fare mire mund te quhet sfinksi i enigmes me te madhe, i tempullit te artit te mijevjecareve te Shqiperise.

Nuk eshte kuptuar si duhet, se Mona Liza, nuk eshte gje tjeter, vec nje rimisherim modern i Sfinksit te lashte. Ajo eshte Sfinks. Vini re me kujdes portretin e saj ballor. Jo vetem qe ngjan me tere arketipinin e Sfinksave te botes, por mbart edhe fatalitetin e krejt enigmave te botes. Studiuesit kane zbuluar gati 100 nuanca te psikologjise se buzeqeshjes. Ata jane ndalur ne menyre te vecante edhe te duart e Mona Lizes, qe nuk jane gje tjeter vecse nje maskim estetik, i sterholluar i putrave te frikshme prej luani. Keto duar, jane te gatshme te kapin prene.

Ne vitin 1979 ndodhi nje nga cudite me te rralla per arkeologjine ne Shqiperi. Ne sektorin e varrezave te qytetit te Durresit, ne Spitalle, varrmihesit po hapnin token per te strehuar aty nje te porsavdekur. Papritur ata preken me veglat e tyre te punes fragmente qeramike te pikturuara dhe midis tyre u shfaq nje koke 35 cm e larte e nje gruaje qe, ashtu e baltosur sic ishte nga shekujt, ngjante si koka e prere e nje aktoreje te nje teatri antik, qe ka mbi fytyre nje maske groteske. Varrmihesit paten nje dridhje te shenjte dhe gati nje frike bestyte.

***
C'ishte ky fall i nentokshem, mos qe koka e nje demoni femer?

***
Ekspedita me e habitshme e jetes sime si arkeolog ka qene germimi jo ne hapesiren brenda varrit tashme te mbyllur (aty qe varrosur nje pergjegjes i fshesareve te qytetit te Durresit), por ne hapesirat e lira rreth e qark ketij varri. Punimet u zhvilluan me kujdes dhe me ankth. Dolen dhe dy koka te tjera po femerore, por te demtuara, si dhe dy koka terakote prej luani. Se bashku me keto u gjeten fragmente dhe struktura po prej terakote te pituruar qe deshmonin qarte se kishin te benin me nje tempull shume te lashte, nga me te lashtet ne Shqiperi. Eshte fjala per nje tempull arkaik te periudhes me te skajshme, kur tempujt kultike ende beheshin prej druri te gdhendur dhe strukturash prej terakote (balte e pjekur), perpara se sa te kalohej ne ndertimin monumental te tempujve prej mermeri.

***
C'perfaqeson koka femerore, e cila ka shpetuar mrekullisht, si te ishte koka e nje Mona Lize te prere ne gijotine shekuj me pare dhe qe ruhet e balsamosur?

***
Kjo koke femerore eshte nje nga skulpturat artistike qe hyn ne koleksionin me te shkelqyer te artit arkaik te botes. Si kohe i takon vitit 525 p.e.s. Ky datim kaq i sakte eshte bere i mundur duke vene ne perdorim metoden krahasimtare ndermjet nje koleksioni prej afro 12 kokash te tilla te ngjashme, qe ndodhen ne muzete e botes dhe sidomos te disa prototipeve te datuara perafersisht te vitit 525 p.e.s. me origjine nga ishulli i Korkyres. Koka e femres ka nje fytyre vezake, floket jane te modeluar dhe te formesuar si paruket egjiptiane. Ky formesim eshte bere i mundur me ane te perdorimit te shufrave prej hekuri te ngrohura ne zjarr.

***
Mbi koken e vajzes ka nje kurore te vogel, te quajtur stefane. Syte jane te medhenj, por ajo qe te ben me teper pershtypje eshte buzeqeshja, e quajtur ne literaturen shkencore si "buzeqeshja arkaike". Kete buzeqeshje kane gati te gjitha figurat qofte femerore, qofte mashkullore te skulpturave te epokes arkaike, duke filluar nga shekulli Vlll deri ne shekullin V p.e. s. Buzeqeshja arkaike eshte quajtur si nje buzeqeshje e dyzuara qe tregon edhe gezim edhe pikellim, pra eshte nje buzeqeshje e papercaktuar. Kete tip te buzeqeshjes e kane pergjithesisht skulpturat etruske dhe ne historine e artit quhet edhe si "buzeqeshje etruske". Ketu eshte tere sekreti i pashpjeguar deri me sot, plotesisht i te ashtuquajtures "buzeqeshje enigmatike e Mona Lizes", alias Xhokonda.

***
Ajo qe eshte e padiskutueshme eshte se koka femerore prej terakote e Durresit eshte koka e nje sfinksi. Dalim keshtu tek ideja dhe kulti i sfinksit te epokes arkaike. Sfinksi eshte nje qenie e tmerrshme, qe ka atribute apotropoike, d.m. th, ruajtese, te karakterit te tabuse, qe nuk te lejon per te kapercyer cakun, as per ta profanizuar dhe shkelur nje vend te shenjte. Sfinksi, si qenie, eshte e dyfishte. Eshte kaq i dyfishte saqe duket se i perket nje fantazie surrealiste. Sfinksi ka perhere koken njerezore te nje vajze dhe eshte simbol seksual femeror, kurse pjesen tjeter te trupit nuk e ka prej njeriu, por prej kafshe dhe i perket nje luani, simbol seksual mashkullor. Pra Sfinksi eshte nje qenie gjysmenjeri, gjysmekafshe dhe gjysmefemer dhe gjysmemashkull, pra eshte nje qenie me kater dimensione konceptuale.

***
Te gjitheve na kujtohet sfinksi i Tebes. Ai tregonte nje enigme dhe nese ai qe e degjonte nuk dinte ta shpjegonte enigmen, sfinksi e gllaberonte dhe e vriste. Dihet qe enigmen e sfinksit e zgjidhi Edipi, por zgjidhja e kesaj enigme e coi ate ne nje krim te llahtarshem, ne incestin e parafolur nga orakujt, te marteses se Edipit me mbretereshen Jokasta, qe qe ne te vertete nena e tij. Gjithe jeten, nje dijetar determinist i ditur dhe kokeforte si Frojdi, ia kushtoi studimit te te ashtuquajturit "kompleksi i Edipit".

***
Fytyra sfinksore e vajzes se Durresit ka qafen dhe me pas ka qene ngjitur me nje sime apo fasade terrakote te pikturuar. Duke u bazuar ne faktin se edhe koka e skulptures dhe struktura tjeter kane qene te pikturuara me motive te percaktuara qarte dekorative, kemi bere te mundur rikonstruktimin hipotetik te pamjes se dikurshme. Fasada paraqitese e tempullit arkaik prej terakote te Durresit ka patur, krahas kokave prej femre dhe kokat e luaneve. Eshte pak e habitshme kjo gje. Ikonografia e cdo sfinksi paraqitet si fytyra e nje femre ne trupin e nje luani, pra si nje sinteze dhe jo vec e vec. Ne rastin e tempullit arkaik te Durresit dy pjeset hibride te sfinksit jepen te ndare, koka e femres vec dhe koka e luanit vec. Ky eshte nje element i ri konceptual, qe lidhet me nje diferencim te ri mitologjik dhe me nje ikonografi te re dhe te ndryshme. Sfinksi femer i Durresit ka buzeqeshjen e Mona Lizes dhe perben nje nga bukurite me te medha artistike te kultures arkaike te botes. Vlera historike dhe artistike e kesaj koke eshte e jashtezakonshme.

***
Pauzania, nje dijetar i madh enciklopedik i shekullit te ll te te e.s ka shkruar nje liber me shenime per monumentet e lashte te Greqise se Vjeter, qe i kishte vizituar dhe pare me syte e tij. Ne librin e tij "Elida" ll, 19 Pauzania flet "se ne Olimp ka pare ende ne kembe nje thesar godine kulti te epidamnasve te bere si dhurate eks voto, pra nje lloj tempulli i vogel qe kishte te skulpturuar boten, te mbajtur nga Atllasi dhe Herakliu, Pemen e Hesperideve, mollen me gjarprin e perdredhur rreth saj.

Te gjitha keto jane punuar prej dru kedri, nga Theokleu, i biri i Hegulit. Qe boten e beri bashke me te birin, e tregon mbishkrimi qe gjendet aty. Hesperidet, te mbartura me pas nga banoret e Elides, jane po ato qe ne kohen time (d.m.th ne shekullin ll p. e. s. ku jetonte Pauzania), ishin ne Heraion. Tempullin e epidamnasve e bene Pirroja dhe djemte e tij Lakrati dhe Hermoni". Ne librin "Greek Architectural teracotas", Oxford, 1993, f. 131 eshte botuar fotoja e nje fragmenti te tempullit te ndertuar nga banoret e Epidamnit ne Olimp te Greqise. Eshte fjala per nje tempull arkaik prej terakote dhe te pikturuar, te datuar si i vitit 525 p. e. s. Fragmenti i ketij tempulli te epidamnasve eshte zbuluar ne Olimp dhe per te kane shkruar arkeologet me fame boterore Dorpfeld, Bordman, si dhe Mallsits, Barte dhe Merteus.

***
Sipas specialistes se famshme Nancy A. Sinter stili i pikturuar i fasades se tempullit te epidamnasve i takon "llojit ikonografik te rrymes arkaike greke perendimore". Pra ky stil arkaik, qe eshte i njejte me stilin e dekoracionit figurativ te tempullit arkaik te Durresit, tregon nje vektor me teper perendimor te artit te ndryshem nga nje ndikim me i madh lindor i tempujve te tille arkatike, p.sh. ne Azine e Vogel. Kjo gje radhit Durresin, Epidamnin e lashte, ne qytetet me te medhenj dhe me te fuqishem qe kane zanafille artin me te shkelqyer arkaik te botes.

***
Le t'i rikthehemi zbulimit tone. Ne varrin ku eshte varrosur nje njeri i zakonshem i shekullit XX (nje nepunes i komunales se qytetit), doli ne drite kryevepra tronditese e sfinksit femeror te Durresit. Kjo gje eshte me shume se sa paradoks dhe e tejkalon cdo lloj kurioziteti.

***
Per fat te keq, ne nuk mund te germojme brenda varrit te mbyllur. Sot perpara tere botes shkencore dhe artistike ngrihet sfinksi femer prej terakote, me buzeqeshjen e Mona Lizes. Nje Mona Lize e Durresit te para 26 shekujve. Nje Mona Lize perbindesh, nje bukuri e rrezikshme , tunduese por dhe nje tabu e pakapercyeshme. Sfinksi femer i Durresit, fare mire mund te quhet sfinksi i enigmes me te madhe, i tempullit te artit te mijevjecareve te Shqiperise.


***
Keneth Klark, historian i famshem i artit, ka studiuar imtesisht arketipin antropologjik te Mona Lizes. Ky portret i sterfamshem,
eshte bere si kalimi i Rubikonit midis Mesjetes dhe Rilindjes. Ne te vertete, portreti i Mona Lizes, e ruan traditen shekullore te ikones. Mona Liza eshte nje Shen Meri e laicizuar. Ky shekullarizmin i artit, eshte i pashembullt, eshte nje rruge kalim i madh. Keneth Klark, eshte marre posacerisht me enigmen e Mona Lizes. Teza se Leonard da Vinci, duke qene nga nje territor i mirefillte etrusk, ka pare ne femijerine e tij terrakotat etruske me "buzeqeshjen arkaike", ka nje vertetesi pa dyshim. Ajo qe nuk eshte shpjeguar sic duhet, eshte pse ka lindur ne konceptin artistik, ideja e nje buzeqeshje te dyfishte.

Kjo buzeqeshje, te kujton edhe brengen, edhe gezimin. Perse pikerisht Sfinksi i kulturave egjiptiane, greke dhe romake, e ka buzeqeshjen e dyfishte? Pse pikerisht e zgjodhi kete buzeqeshje te dyfishte Leonard da Vinci? Dalim keshtu ne nje hulli teper interesante. Deri me sot, eshte thene se artisti ka pikturuar portretin konkret te nje femre. Duket sikur ai ka kryer thjesht nje porosi te paguar. Ai ka bere nje portret sic kane bere te tere piktoret. Ketu qendron edhe intriga e portretit. Nuk eshte kuptuar si duhet, se Mona Liza, nuk eshte gje tjeter, vec nje rimisherim modern i Sfinksit te lashte. Ajo eshte Sfinks. Vini re me kujdes portretin e saj ballor.

Jo vetem qe ngjan me tere arketipinin e Sfinksave te botes, por mbart edhe fatalitetin e krejt enigmave te botes. Studiuesit kane zbuluar gati 100 nuanca te psikologjise se buzeqeshjes. Ata jane ndalur ne menyre te vecante edhe te duart e Mona Lizes, qe nuk jane gje tjeter vecse nje maskim estetik, i sterholluar i putrave te frikshme prej luani. Keto duar, jane te gatshme te kapin prene. Keshtu, Mona Liza eshte nje pergjithesim gjenial, i sintezes, i Sfinksit mitologjik me fytyren e Eves se pare, si edhe Eves se dyte, sipas terminologjise teologjike te Shen Marise.

Dendesia simbolike eshte aq e madhe, sa gati te cmend. Por le te qetesohen njerezit. Nuk ka nevoje aspak per cmenduri. E tere ikonografia antropologjike e portretit, lidhet me nje njerezim te vetem. Ne kete kuptim, Sfinksi i Durresit, nuk eshte gje tjeter vecse nje modul. Ne art, modulet jane substance. Da Vinci nuk e ka njohur kurre Sfinksin e Durresit. Po ta njihte, edhe ai do te buzeqeshte i dyzuar, por krejtesisht i qete.

***
Po Dan Braun e di kete histori te Sfinksit te Durresit? E di kete kod te panjohur te Leonard da Vincit? Me mire qe nuk e di. E perse valle duhet ta dije? Ai di ate qe kerkon vete. Te tjeret dine ate qe dine ata vete. AMEN!


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora