E enjte, 25.04.2024, 02:00 AM (GMT+1)

Mendime

Kaltrina Hoti: Kush duhet të na mbrojë nga vjedhjet historike?

E shtune, 22.07.2017, 07:40 PM


Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar (3)

Kush duhet të na mbroj nga vjedhjet historike?

- Kemi të drejt të pyesim: -Ku janë Akademitë tona dhe në fund të fundit, perse i kemi, përse janë? ...Ne jemi Një Popull, Një Komb, Një Flamur,Një Alfabet...,  dhe duhet të kemi një Akademi. Të ditur e guximtar të të gjitha fushave kemi plot. I kemi dhënë edhe botës nobelistë e personalitete të shquara në të gjitha sferat...

Çka presim...,  dhe prej kujt e presim?!-

Nga Kaltrina Hoti

Kohët e fundit herë serbët e herë grekët po dalin në sipërfaqe dhe duke kontestuar prejardhjen shqiptare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut po duan të bëjnë si të vetin. A thua përse, çka iu duhet?!

Ne si shqiptar përveç disa shkencëtarëve të njohur, personalitete të shquara kombëtare që po japin të dhëna për biografin e tij shqiptare nuk kemi reagime të nivelit që do duhet t’i kemi. Dhe e gjithë kjo ndodh se ne kemi lejuar që islamistë radikal dhe rrymat salafiste, bashkë me ca kinse analistë të hedhin gur e dru mbi figurën e Kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti dhe të nxisin për heqjen e busteve të tij nga viset shqiptare. Arsyetimi i tyre është  se ai na paska luftuar myslimanët kur shqiptarët ende nuk e kishin përqafuar islamin si besim fetar. Me këtë veprim ata u shërbejnë okupatorëve të vjetër dhe të rinj, atyre që ende kanë synimet që përmes tokave shqiptare të lagin këmbët në det.

Kur bota krenohet me personalitete të tilla dhe ka krijuar mekanizma për t’i mbrojt, ndërsa fqinjët tanë mundohen të bëjnë histori duke vjedh, neve sikur na teprojnë dhe kënaqemi me tkurrjen e tokave tona. Nuk më ka rastisur që në ndonjë popull të ketë persona apo grupe të tilla, dhe nëse dikush del dhe përdhos historinë të mos përgjigjet përpara organeve përkatëse. Po bëjë një pyetje përse çdo popull e donë për hero kur ai çliroj tokat arbërore, e përse ne arbërorët nuk e mbrojmë por më shumë na e mbrojnë anglezët, francezët, italianët dhe të tjerët.

Dy nobelist shqiptar e kanë prejardhjen në Ilirida si Nëna Terezë e cila ka lind në Shkup kur Shkupi në defterët e regjistrimit nuk kishte asnjë maqedonas ajo nga IRJM-ja quhet makendonka dhe emri i saj ende shkruhet “Majka Tereza”. Nëna Terezë e lindur si Gonxhe Bojaxhiu me gojën e saj ka deklarua se është shqiptare, e gjithë bota e respekton dhe e nderon si të tillë. Nuk po pyes përse iu duhen të tjerëve, por po pyes përse nuk na duhen neve? Përse për veprime të tilla nuk bëhet asnjë reagim as brenda shteteve shqiptare as nga jashtë ku diaspora është e organizuar. Kemi te drejt të pyesim: -Ku janë Akademitë tona dhe në fund të fundit, perse i kemi, përse janë?

Diku kam lexuar dhe jo vetem një herë  se edhe Akademitë tona janë të politizuara! E kush na e bën politikën ne, kur Serbisë ia bënë “Francuska 7”, Anglisë “Klubi i shkrimtarëve” po ashtu edhe popujve tjerë. Ne jemi një popull duhet të kemi një Akademi. Të ditur e guximtar të të gjitha fushave kemi plot. I kemi dhënë edhe botës nobelistë e personalitete të shquara në të gjitha sferat.

Populli është si një lum herë i qetë e herë me dallgë shumë. Herë merr përpara gjithçka qe i behet pengese ne rrugen e tij, e herë luan me bregun duke e  ledhatuar me valë.

E bindur se nuk e teproj, at që vuna në fillim të shkrimit me bojeqielli të fortë, dua ta perserise me të madhe edhe një herë ketu në fund:

- Kemi të drejt të pyesim: -Ku janë Akademitë tona dhe në fund të fundit, perse i kemi, përse janë? ...Ne jemi Një Popull, Një Komb, Një Flamur, Një Alfabet...,  dhe duhet të kemi një Akademi. Të ditur e guximtar të të gjitha fushave kemi plot. I kemi dhënë edhe botës nobelistë e personalitete të shquara në të gjitha sferat...

Çka presim..., dhe prej kujt e presim?!-

Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar! (3)



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora