Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Qazim Shehu: Dreka

| E enjte, 20.07.2017, 06:10 PM |


DREKA

Tregim nga Qazim D. Shehu

Tefiku dhe Zisi punonin  në të njenjtin dikaster të përgjimeve.Ata siguronin çdo gjë, po më tepër jetën e udhëheqëve të lartë të shtetit sa herë vinin në rrethin e tyre, ose kalonin inkonjito.Kur puna i tejkalonte mundësitë përgjuese,  atëhere merrnin vigjëlues vullnetarë me pagesë dhe i mbushnin bërrylat e rrugëve, nënurat, korijet, kthesat e pallateve me ta.Në fund,  a nuk ishte kjo punë e tyre?Gjer atëhere nuk kish ndodhur asnjë incident dhe ata ishin të kënaqur, madje kishin marrë për këtë edhe medalje mirënjohjeje.Zisi ishte hovardar, i pëlqente ta zgjaste bisedën deri në kulmin e mërzisë, qeraste vazhdimisht, ndërsa Tefiku nuk paguante kurrë.Ai ishte jo vetëm shefi i tij, po edhe një njeri që nuk i vinte marre për këtë.Rrallë e zinte turpi, kruante xhepat dhe nxirrte një pesëqindshe të kuqe, duke thënë: e tepruam edhe ne, shef jam vërtet, po në klub jemi shokë…Nuk ishte e thënë që pesëqindshja të thyhej.Kamerieri afrohej dhe ngrinte supet.Ku ta çonte atë pesëqindëshe të shkretë, ajo ia përlante xhiron ditore, dhe ia ngecte mundësinë për t`u kthyer reston të tjerëve.Sytë e shkathët si të shqarthit të Tefikut atëhere çliroheshin nga një ndjenjë vetpengimi, fytyra sikur shtendosej  dhe buzët mblidheshin, se gjasme atij nuk i pëlqente të mos paguante.Mbaje mbaje pesëqindshen, se të duhet, ironizonte Zisi dhe shkundëte kacidhet e fundit nga xhepi duke e thirrur kamarierin mënjanë.Pesëqindshja e rrudhosur nga përdorimin rifutej në portofolin e fryrë të Tefikut, një portofol lëkure i kuq që vizllonte në hapësirën e syprinës së tavolinës.E po, ç`të bëjmë, murmuriste Tefiku, dalim shokë,   se e bëmë gropë, thoshte ai ndërsa përkëdhelte me gishta lëkurën e portofolit,  sikur ai të ishte një kafshëz e butë.Fytyra e mprehtë,  sytë e lëvizshëm, trupi i hollë i Tefikut, mbuloheshin nga autoriteti i shefit, ndërsa hija e pesëqindshes merrte rrudha në kujtesën e të tjerëve.

Një ditë , Tefa me Zisin,  morën lajmin se nga qendra do nisej shoku P.duke kaluar  në qytetin e tyre drejt një rrethi tjetër.Duheshin siguruar rrugët, objektet përreth, dhe , si gjithnjë,  morën përgjuesit vullnetarë,  sepse nuk mjaftonin përgjuesit e rrogëtuar.Shoku P ishte njeri i madh, i rëndësishëm dhe çdo incident i vogël i vinte ata para litarit.Por sidoqoftë një krikëll birre duhej pirë,  shoqëruar me ndonjë mezeçkë, siç i thoshte Tefiku, mezes së bollshme.Kësaj radhe propozimi ishte i Zisit.Pse të mos pinin, gjithçka ishte në rregull dhe Zisi e dinte mirë që në zonën e tyre në raste të tilla nuk lëvizte miza.U shtruan ngutshëm rreth tavolinës, po kjo ngutje nuk e përjashtoi mbushjen e saj me standartin e zakonshëm të një bollëku të pranueshëm.Erdh puna, se si i erdhi ndërmend Zisit diçka,  dhe e la Tefin në tavolinë vetëm.Nuk u kthye shpejt , po kur erdhi ndriste nga një kënaqësi e habitshme që Tefiku e vuri re.Tefiku nxori pesëqindshen nga xhepi të paguante,  ndërsa Zisi nuk priti reagimin e zakonshëm të kamarierit me fjalët: se sa e kishte filluar xhiron, por nxori lekët nga xhepi , madje duke i dhënë bakshish kamarierit dhe duke i thënë Tefikut:Ruaje pesëqindshen sot,  se të duhet…Tefiku u mënjanua pakëz sikur tjetri t`i hidhte një shigjetë.

-Pse?

-Isha në zyrë, shoku P.më mori në telefon dhe më tha se për drekë vjen tek shtëpia jote.

Tefi mbeti si i shtangur.Kjo ishte gati e pabesueshme.Jo nuk kishte mundësi.Zisi, si gjithnjë bënte shaka, po shakatë e tij  nuk mund të arrinin deri tek lartësia e figurës së shokut P.Ndryshe ato quheshin shaka me spec, dhe Zisi ishte aq i zgjuar sa ta kuptonte këtë, Tefa e dinte mirë, ndaj e besoi, dhe ishte për t`u besuar,  ndërsa edhe shihte fytyrën e qetë e të gëzuar të Zisit që nuk shprehte asnjë shenjë dyshuese për fjalët e pabesueshme.

-          A e kupton se për ty është një nder i madh të vijë në shtëpi shoku P.Një herë në njëqind vjet fluturon një patë e pjekur.Gjithë qyteti do ta marrë vesh, dhe, unë parashikoj një karrierë të shkëlyer…Në mos në ministri, së paku bëhesh kryetar i Degës së Punëve të Brendshme…Po edhe unë si shok i vjetër qar kam, nuk kam qeder…

-A është e sigurt kjo?-pyeti Tefiku që ende s`po e merrte veten.

-          Më e sigurt se sa fakti që ne po rrimë këtu të dy, për këtë mbaj përgjegjësi partie…Tani shko në shtëpi dhe në orën dy të jesh gati..Rojet i kontrolloj unë, le që,  në qytetin tonë nuk ndodh gjë, është qytet besnik…Tefiku gati u zhduk, ndërsa Zisi ia lëshoi edhe një gote tjetër të madhe me birrë, duke fërkuar lezetin e shijes së birrës me trinën e dorës e duke nxjerrë një psherëtime lehtësuese që nuk vinte veçse nga birra e ftohtë.Erdhi shoferi dhe ai  hipi në makinë dhe u nis përgjatë luginës për të parë rojet.Ata ishin fshehur në mullarë bari, në korije, kudo.Ishin në vendin e duhur, shoku P.nuk vonohej në kthim dhe kështu që edhe ata do çliroheshin pjesë pjesë nga tensioni i të vigjëluarit dhe nga mpirja.Po shkonte ora dymbëdhjetë.I duhej të lajmëronte Qanon, Bertin dhe Kason.Edhe ata duhej të vinin në drekë, sepse shoku P.nuk mund të rrinte vetëm.Kur i takoi dhe u tha për çfarë i priste përpara, ata u çuditën, t`i kishte ftuar Tefa,  ky neqez dhe teknefez, jo kjo nuk ndodhte.A s`do ishte më mirë të rehatoheshin tek klubi i zakonshëm se sa të shihnin turinjë te varur të Tefikut?Po kur Zisi u shpjegoi se nuk bëhej fjala për një drekë të zakonshme , po për një drekë familjare me karakter zyrtar, atëhere edhe ata e besuan, pse të mos kishin kënaqësi të qëndronin ca kohë pranë shokut P, por prapa mushkës dhe pas të mëdhenjve nuk është mirë të rrish, veçse rasti e sjell që duhej ndenjur.Zisi duke parë hutimin e tyre ndërhyri:

në shtëpinë e Tefës sot vjen shoku P.Jeni të ftuar nga Tefa.Sa të tjerë mund të jenë,  nuk e di, po sidoqoftë çdo mungesë, shoku P.mund ta marrë për indiferencë dhe kjo s`duhet të ndodhë, pastaj edhe shoku nuk lihet në baltë, sepse Tefiku me ne do ta presë shokun P.Unë po shkoj para, ndërsa ju ejani më vonë, po gjithnjë nuk duhet të harroni të jeni para orës dy, të dalim e të presim shokun P., siç e do zakoni dhe sajdisja e një personalitetri të tillë.Zisi ngjiti shkallët e pallatit dhe trokiti tek dera e katit të tretë, gjysmë e hapur.Në derë doli Tefiku,  me një shprehje të ngutur të fytyrës nxitoi:

-          -Hë, erdhi?

-          -Prit, mor jahu, foli Zisi, dhe eci para Tefikut drejt dhomës sikur donte të bënte një inspektim .Një tavolinë e madhe me një mbulesë të bardhë bënte hije të rëndësishme në atë dhomë të bollshme që ishte kryesore në shtëpinë e madhe të një zyrtari të provinces,  i cili,  si gjithnjë duhej ta zgjidhte shtëpinë i pari,  përpara njerëzve të zakonshëm.Në krye të tavolinës ishte vendosur një kolltuk i shtrenjtë, mbase i huazuar diku, sepse nuk ngjante me kolltukët e tjerë.Pjatat ishin mbushur dëng me mish të pjekur, pa llogaritur, pjatat e tjera , me djathë apo shportëzat me fruta që shkëlqenin në atë mjedis disi të mugët.Shishet e verës rrinin të heshtura, ndërsa ato të rakisë dukej sikur mezi prisnin që t`u hiqej tapa.Përgjatë tavolinës vinin karriget , po Zisi i tha se shoku P, si njeri i thjeshtë nuk mund të pranonte vetë të rrinte në kolltuk, ndërsa shokët në karrige, po Tefiku kundërshtoi se nuk mund të vendoste kolltuqe,  ato ishin të kabashëm dhe nxinin shumë vend.

-          -Je harxhuar pak, tha Zisi, po ky harxhim s`është gjë para asaj që këtu, sot, vjen shoku P.

-          -Është nder për mua…

Aroma e mishit të pjekur ia guduliste flegrat e hundës Zisit.Ora po shkonte drejt dyshit ndërsa  pritej gongu.U dëgjua një e trokitur në derë.Tofiku lëvizi shpejt,  po Zisi i vuri dorën para instiktivisht, ndërsa,  ndërkohë Tefiku e kishte bërë lëvizjen e domosdoshme për t`u gjendur pranë derës.Qano, Kaso Berti u shfaqën tek hapësira , të tre njëherësh, sikur e prinin këtë çast.Tefa rrudhi buzët, Zisi e vuri re këtë, ndaj nuk e vonoi shpjegimin:këta i thirra unë, shoku P.ma kërkoi që të ftoja disa shokë…Siç duket, ai do vijë vetëm , pa shoqërues të tjerë…Tefa lëshoi një nënqeshje të lehtë dhe rimori veten duke u shtërnguar duart  me fjalën e mirëseardhjes.

-          -Uluni një herë ku të doni se pastaj i gjejmë vendet, - tha Zisi, i cili dukej se me kohë e kishte marrë një gjysmë rol të zotit të shtëpisë.Ata u ulën dhe po shihnin pjatat me mish.Qano rrëkëlleu pak verë në gotë, ndërsa Kaso, si fshehurazi e kullufiti një copë mish.Zisi i foli pak ashpër Bertit që donte të ndizte një cigare.Nuk duhej ndotur ambienti.Shoku P.nuk e pinte duhanin.

-          Sikur të fillojmë , tha Kaso

-          -Presim dhe pak, tha Zisi.

-          -Ja, po presim…

-          -Prisni, prisni.., ndërhyri Tefiku

-          Befas u trokit në derë.Instuktivisht u ngritën në këmbë , përveç Zisit, i cili në këtë moment po vështronte nga dritarja i përhumbur diku.Tefiku gjithë merak e ngazëllim fluturoi…, por ishte një fëmijë.

-          -Çdo more?-iu hakërrye ai dhe ia mbylli derën gati me forcë sa u ndie zhurma e saj si një përplasje inati, ndoshta pse ata ndodheshin aty, por kur Tefiku u rikthye,  në fytyrën e tij ndriste një buzëqeshje paqësore.Ora kishte shkuar katërmbëdhjetë.Ishte koha kur shoku P.duhej të ulej në kolltukun hijerëndë.Por ai s`po vinte.

-          -Si t`ia bëjmë tha Kaso.

-          -Tani, skemi ç`të bëjmë,  duhet të fillojmë.

-          -Presim dhe pak, mërmëriti Tefi…

-          -S`presim më, shoku P.më tha se po të mos vijë në këtë orar ne duhet të fillojmë…

-          Ata mbushën gotat.Zisi tha se shëndetin e ngrinte për Tefikun, si derë bujare, ndërsa Tefiku kundërshtoi, ata duhej ta ngrinin për shokun P.

-          -Kur të vijë shoku P.atëhere e ngremë për të, -kundërshtoi Zisi… dhe filloi të sajonte fjalë aq bukur e aq rrjedhshëm sa Tefiku u emocionua.Zisi ishte i gojës dhe e gjente fjalën edhe kur ajo fshihej shtatë pash thellë.Zisi tha se ishte i lumtur që merrte pjesë në një drekë të tillë, veçmas i vinte mirë për shefin e vet, Tefikun, që fati po i buzëqeshte ; një drekë e tillë ishte shprehje e një bujarie, po më së shumti e shenjës së afrimit dhe simpatisë që shoku P.tregonte për Tefikun.Sikur shoku P. të kishte zgjedhur shtëpinë e Zisit, ai do merrte , jo një qengj, po tre katër,  do ftonte parinë e qytetit, po, ç`e do,  fati nuk trokiste tek ai i varfri.Kjo drekë nuk ishte për t`u sharë dhe ai kishte besim se shoku P.do mbetej i kënaqur.Koha rridhta dhe ata e harruan shokun P., por Tefiku nuk harronte herë pas here.Sikur ata me urinë e tyre të zbraznin pjatat, kur të vinte shoku P., a do të ishte e e denjë ajo tryezë ?Fjalët e Zisit:”Dhe tani futni një brez”, sa herë që ata jepeshin gjatë pas verës ëmbëloshe , dukej se do zbraznin pjatat në mënyrë të rrufeshme.Këto fjalë Tefën e cimbisnin thellë në shpirt, e trazonin dhe,  në ndonjë rast,  i krijonin një sëlkëlldi të turbullt.Tefa hante pak dhe dëgjonte bisedat dhe ligjëratat e Zisit për gjueti, si ai kishte vrarë kaproj, derrat të egër, lepuj, thëllëza e dhelpra.Detyra e përgjuesit e çonte ngado dhe ai tregonte e tregonte vazhdimisht pa u kujtuar pse kishte ardhë aty.Ora po shkonte pesëmbëdhjetë e tridhjetë.

-          -Sikur s`po vjen shoku P.-tha Tefiku.

-          -Vërtet…u kujtua Zisi, ai duhej të vinte, të paktën para një gjysmë ore.

-          -Dhe në ardhtë , ç`të shohë?-tha Berti.Kjo tavolinë aq u shkalafit sikur këtu të kenë ngrënë romakët

-          -Budalla, tha Zisi, ti kujton se shoku P.vjen për të ngrënë?Ai vjen vetëm për respekt të Tefikut.Pastaj shoku P.gëzohet kur është i ngrënë populli.

-          -Sikur s`po vjen shoku P.-përsëriti Tefiku.

-          Çudi, mërmëriti Zisi, duke bërë të merakosurin.Ai duhej të vinte…Shoku P.e mban fjalën.Punë të mëdhenjsh…Po dal të shoh një herë jashtë.Mbase e marr në telefon…

-          Zisi doli jashtë  dhe u vonua njëzet minuta , kohë e mjaftueshme për të justifikuar  vonesën.Ai u kthye me një vrerim të fytyrës.Shoku P.nuk vinte.Atij i kishte dalë një punë e rëndësishme në Tiranë.Punë të mëdhenjsh…mërmëriste Zisi;por ai i bënte shumë të fala Tefikut.

-          -Domethënë nuk vjen, - u vreros Tefiku sikur nuk donte ta besonte.

-          -Sot jo, herë tjetër po, tha Zisi.

-          Kolltuku hijerëndë rrinte përballë tyre duke u bërë më i largët.

-          -Pjesëtoje atë mish ti Kaso, nuk do e hajë kolltuku, -sikur dha urdhër Zisi..

-          -Po ne kemi, tha Kaso.

-          -Ka edhe duhet…

-          -Ju bëftë mirë…hungëriti Tefiku lehtas.Po nuk e di , a do ta marrë vesh shoku P.se çfarë pritje iu bë?!

-          -Mos u mërzit,  ia thashë dhe do t`ia përsëris prapë.Kuptohet , nuk mund të bisedoj me të kur të dua, po sa herë të më marrë në telefon nuk do harroj…tha Zisi.

-          Tavolina i ngjante një fushe ku reflektohej një masakër paqësore në kalim.

-          -Kush ka mbetur pas,  të nxitohet, -dha urdhër Zisi.-Ti , Tefik,  mos rri sikur të ka ngrënë daci brumin.Unë , jo për shokun P., po për zëvendësin e zëvendësit të tij e shtroj këtë drekë nja dy herë më të mirë.Ti s`e ke vështirë me gjet një qengj për njerëz të tjerë, jo për shokun P.Tefiku u çel në fytrë.

-          -Ju bëftë mirë, tha ai.

-          Tani dalim dhe në gëzime…

-          -Ka mbetur edhe pak verë-u nxitua Qano.

-          -Pije, të piftë kullunxha…e ngriti zërin Zisi, ndërsa Qano e refuzoi verën…