E premte, 19.04.2024, 03:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Fran Gjoka: 'Të ndalon ligji, madhëri'

E merkure, 19.07.2017, 07:00 PM


“TË NDALON LIGJI, MADHËRI E GJYKATËSI, MADHËRI...”

”Më shqetëson shumë mungesa e respektit për ligjet.” (Ajzenhauer)

NGA FRAN GJOKA

Fadil Kepi, njeriu që nuk diti t’i shmanget së vërtetës. Si ia arritët?

- Në shkencat ekzakte, si matematika, thuhet se midis dy pikave kalon një drejtëz e vetëm një. Në shkencat shoqërore, në një pikë kalojnë shumë drejtëza, prandaj studiuesit, drejtuesit duhet të zgjedhin atë drejtëz që i afrohet të vërtetës, që zgjidh më shumë, saktë dhe shpejt problemet. Kohët e fundit dy infermiere binjake, që kishin të njëjtën shkallë arsimore dhe punonin në të njëjtin spital me vite pune të barabarta, ishin shqetësuar se pensioni kishte diferenca. Nga kontrolli dhe krahasimi i dokumenteve të pensionit rezultoi se njëra, për shkaqe familjare, kishte punuar vetëm në turnin e parë, ndërsa motra tjetër binjake  edhe në turnin e tretë, ku paga është më e lartë 25%, prandaj merrte pension më shumë. I vura përpara ligjin 104/2014, makinën llogaritëse dhe rrogat që kishin marrë secila dhe u bindën me të vërtetën. Në faqet 249-250 të librit “Nëpër degëzimet e kulturës shqiptare, Profesor Zyhdi Dervishi shkruan: “Një pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, diplomuar në Francë në më shumë se 100 studentë kaloi vetëm 3. Për këtë kryeministri i kohës e thirri Profesorin dhe i argumentoi se vendi kishte nevojë për më shumë inxhinierë, por profesori iu përgjigj: -Inxhinierë e meritojnë vetëm 3 studentët që kam kaluar unë në matematikë, të tjerët mund të bëhen vetëm karrocierë. Ky fakt m’u kujtua para disa vitesh kur punoja në Akademinë e Shkencave. Në dimrin e viteve 2007-2008, nga reshjet e shumta, filloi shkarkimi i ujrave nga digat e hidrocentraleve dhe për këtë në opinion pati shqetësime për garancinë e digave. Presidenti i Republikës, për ta qetësuar popullatën, i kërkoi Prof. Farudin Hoxhës të prononcohej për sigurinë e digave si projektues, zbatues e ish ministër i ndërtimit. Në mediat elektronike ai deklaroi: -Digat e hidrocentraleve nuk rrezikohen të shembën, sepse janë projektuar e ndërtuar nga inxhinierë të aftë. Populli u qetësua dhe e vërteta kështu ndodhi. E përgëzova Profesorin për përgjigjen e saktë dhe i thashë: -Duket se projektuesit e zbatuesit e hidrocentraleve janë ata që kishte kaluar Profesori i matematikës. -Faktet e të vërtetat,- thotë një filozof,- janë bindëse e kokëfortë dhe para tyre gjunjëzohen edhe perenditë. Më tej Profesor Zyhdi Dervishi, në studimet e tij, shkruan: -Në pamjen e parë duket se vetëm pedagogët i vlerësojnë stutdentët në fund të vitit me nota në lëndën e tij, por në fakt studentët e vlerësojnë pedagogun gjatë gjithë vitit me nivelin cilësor të mësimdhënies, me qëndrimin e tij në jetëm e përditëshme, komunikimin me ta, me vlerësimin real të studentëve, që shpesh aktualisht ka fakte tronditëse!

A mund t’i tregoni lexuesit se si ia keni arritur suksesit tuaj intelektual në fushën e komentuesit të legjislacionit shqiptar, sidomos për sigurimet shoqërore?

- Gjatë kohës së studimeve të larta, kam patur pedagogë të nderuar, të aftë dhe autorë tekstesh, si: Aristotel Pano, Fiqiri Sheri, Ilia Telo, etj. Mbas studimeve fillova punë në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, ku mësova shumë nga puna e përkushtuar e ministrit Thoma Deliana, zëvendësministrave Kadri Baboçi e Kiço Negovani, Rektorit të Universitetit të Tiranës, Kahreman Ylli, drejtorit tim, Sotiraq Mita, shefat e arsimit në Peshkopi, Selim Alliu, Esheref  Ramës në Lezhë, Esat Sulës në Burrel, Dhosi Janit në Lushnjë etj. Fati më ndihmoi përsëri që për 6 vite të jem Drejtor në Sigurimet Shoqërore, të nxjerrësh në pension figura të nderuara Presidentë të Republikës, Kryeministra, Profesorë, shkencëtarë, minatorë, nga të gjitha profesionet, të përballësh persona të sëmurë, me fëmijë jetimë, etj. Në vëndin tonë aktualisht ka 650 mijë pensionistë, ose mesastarisht çdo familje ka një pensionist. Është fakt pozitiv që është rritur jetëgjatësia dhe vitet mesatare të gëzimit të pensionit. Në vitin 2016, nga të dhënat e INSTAT-it, mosha mesatare e femrave ishte 80 vjeçe dhe e meshkujve 77 vjeç. Nga radha e pensionistëve në vendin tonë janë zgjedhur të drejtojnë shtetin shqiptar dy personalitete: Turhan Pasha, Kryeministër në vitin 1914, në Qeverinë e Princ Vidit, në moshën 73 vjeç, nga diplomatët më të suksesshëm të Perandorisë turke dhe Presidenti i nderuar i Republikës, Z. Alfred Mosiu, në vitin 2002. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vendin tonë kishte 1. 446 pensionsitë 95 deri në 100 vjeç dhe 402 pensionistë mbi 100 vjeç, nga të cilët 381 gra dhe 81 burra. Para disa muajsh vdiq një grua në Gramsh 115 vjeçe. Më 24 qershor të këtij viti, një stërgjyshe e nderuar në Kuçovë vdiq 102 vjeçe. Gruaja më e vjetër në vendin tonë, Hava Ruda  nga fshati Shushicë, 11 kilometra larg Elbasanit, ka jetuar 123 vjeçe. Ajo lindi më 14 gusht 1880 dhe vdiq më 8. 11. 2003, duke jetuar 20 vjet në shekullin e 19-të, gjithë shekullin e 20-të dhe 3 vjet në shekullin e 21. Kjo është banorja që ka jetuar më shumë në vendin tonë dhe zyrtarisht është shënuar në librin “Gines”. Kohët e fundit, artisti i mirënjohur i Teatrit Kombëtar, Lazër Filipi, vdiq në moshën 98 vjeç etj. Në radhët e pensionistëve mbi 90 vjeç qarkullon kjo barcoletë: -Në shtëpinë e dy të moshuarve troket dera. –Urdhëro!- përgjigjet e zonja e shtëpisë. -Njërit nga ju i ka ardhë radha për të kaluar në botën tjetër, bisedoje me burrin se cilin të marr parë. -Shko merr burrin që po pi kafe poshtë në lokal,- u përgjigj gruaja. Në vitin 2016 dolën në pension 36. 000 persona ose mesatarisht 100 veta në ditë dhe lindën 31. 733 fëmijë ose 86 fëmijë në ditë, ndërsa në vitin 1990 lindën 82. 125 fëmijë, baras me 225 lindje në ditë. A nuk duhet të na shqetësojë fakti se vitin e kaluar më shumë dolën në pension se sa lindën? Pension për herë të parë në botë ka marrë Uliam Shekspiri, nga Mbretëresha e Anglisë Elizabeta e Parë në moshën 36 vjeç si shkrimtari më i madh i botës, në vitin 1586, para 431 vjetëve. Pensioni mujor i Shekspirit iu caktua  me vlerën e sotme të 8. 300 dollarëve amerikanë. Shekspiri dhe mbretëresha Elizbetë njihen si ndër 100 personalitetet më të shquara në botë, ku bëjnë pjesë 2 gra (tjetra është Izabela e Spanjës dhe ajo Mbretëreshë) dhe 98 burra. Jeton vetëm një pensionist, Mihail Gorbaçovi! Për nga numri, pjesën më të madhe prej 31 personaliteteve janë shkencëtarë, pasaj vijnë me radhë politikanë, ushtarakë, etj. Në vendin tonë, për herë të parë, pensione ka caktuar Ali Pashë Tepelena për mësuesit e shkollës së Janinës. Vitin e parë, për pensionet në buxhetin e tij, caktoi 1. 200 grosh. Këtë duhej ta bënte çdo sanxhakbej e dhespot, (të pasurit e kohës) që të gjithë të paguanin për shkollat e t’i merrnin në mbrojtje. Kështu shkruan Sabri Godo në librin e tij për Ali Pashën, në faqet 283-284, botim i vitit 2003... dhe Aliu nuk pushonte së kërkuari. Ligji i parë për pensionet në vendin tonë është miratuar në vitin 1927. Në nenin 7 të këtij ligji, thuhet: “E drejta e pensionit për nëpunësit njihet nga 28 Nëndori i vitit 1912!” Data e fillimit të pensionit dinjitoze. Megjithëse legjislacioni i sigurimeve shoqërore ka mbi 600 faqe dhe është shoqëruar me ndryshime të vazhdueshme për t’ju përshtatur kohës, shpesh dalin probleme të parashikuara. Po përmend disa raste.  Një nga Presidentët e Republikës, kur doli në pension, në vitet 90, nuk i gjëndej libreza e punës. Sipas ligjit, në këtë rast, periudhat e punuara duhej vërtetuar me vendim gjykate. Mblodha juristët dhe u thashë se do ta trajtojmë si rast të veçantë, pensionin e Presidentit do ta caktojmë pa librezë pune e pa vendim gjykate, sepse dëshmimtarë që Presidenti ka punuar është historia e Shqipërisë, vetë shqiptarët brenda e jashtë vendit, organizmat ndërkombëtare dhe përgjegjësinë në rast se do të quhet shkelje ligji do ta mbaj unë.Një grua, që merrte pension familjar në Tiranë, mbasi i kishte vdekur burri, kërkoi t’ja transferonin pensionin në Pogradec, sepse do martohej atje. -Të këshilloj,- i thashë, -mos e lëviz pensionin, me burrin mos bëj akt martese, por bashkëjeto. Mbas 3 muajsh erdhi prap dhe më tha: - Doli fjala jote. Burrin e futën në burg, por mua nga dita e aktmartesës më prenë pensionin. Si bëhet tani, kur marr prap pension? -Kur të vdesë burri i dytë,- i thashë! -Ç’janë këto ligje,- m’u përgjigj, - që të lënë pa burrë e pa pension? Thonë që je i zoti, por dhe ti s’qeke gjo. Ligjet gjithmonë i kam studiuar me kujdes, por kur ka ardhë puna për t’i zbatuar, jam munduar të gjej llogjikën dhe humanizmin brenda ligjit. Shpesh kam menduar, po sikur ky hall të më binte mua, po Nënë Tereza si do ta zgjidhte këtë problem. Kam dëgjuar një thënie në Shkodër: -Në raste të veçanta katra tek shtata hyn dy herë shtrëngushëm! Në punë gjithmonë kam parë gjysmën plot të gotës dhe jo gjysmën bosh.Një shkencëtar në Akademinë e Shkencave doli në pension. Do merrem unë i thashë me pensionin tuaj. Të faleminderit tha Profesori, por kam shtëpinë afër sigurimeve shoqërore. Të nesërmen erdhi dhe më tha kishe të drejtë. Një punonjëse e re i kishte thënë, dokumentet janë të rregullta, por do të shkojmë të kontrollojmë borderotë e rrogave, prandaj më thuaj ku është godina e Akademisë së Shkencave? Ja shpjegova tha Profesori, por nuk e kuptoi. Atëhere ajo më pyeti se a është përballë lokalit Guva e Qetë. Jo, qe përgjigja e profesorit. Është lokali përballë Akademisë së Shkencave. Vetëm kjo përgjigje e kishte shqetësuar me të drejtë Akademikun!Para pak ditësh, një qytetar më tha: -Kam 7 fëmijë, pyes, kur del gruaja në pension? 55 vjeçe po të ketë 30 vjet punë të siguruara, i thashë, tani më jep kartën e idenditetit të shikoj datëlindjen dhe librezën e punës. Nuk i kam më tha, po pse nuk më beson ti? Për pension duhen dokumenta sqarova nuk është punë besimi. Ai mori të telefon gruan dhe ajo i tha, o burrë, jam 54 dhe jo 55 vjeçe. Në moment qesha. Pse qesh tha, burrë si ti jam unë që feston ditëlindjen e gruas çdo vit? Jo i thashë, jemi të dy njësoj, edhe unë nuk e festoj ditëlindjen e gruas. Nga ajo ditë u bëmë miq dhe sa herë takohemi e kujtojmë këtë bisedë...Një nënë e nderuar nga Kalaja e Dodës, në vitin 2004 ka lindur 5 djem njëherësh, Asllanin. Sabedinin, Beqirin, Shkëlzenin dhe Resulin, të cilët gëzojnë shëndet të mirë dhe janë nxënës të dalluar. Bashkë me drejtorin e programacionit të TVSH, z. Bajram Hoxha, ne bëmë një dokumentar për këtë familje që banon në Tiranë. Në fund të dokumentarit, pesënjakët me një zë më pyetën: -Xhaxhi Fadili, na jep numrin e celularit, që të marrim kur jepet emisioni. Po, i thashë por numrin e parë do ta shkruaj binjaku i parë, numrin e dytë binjaku i dytë e kështu me radhë, për numrin e radhës më pyeti binjaku i pestë, prit i tha binjaku i katërt se jam ma i madh se ti, ty të takon të shkruash numrin e 5-të celularit se je më i vogli. Më dhanë kënaqësi dhe i përqafova të pestë.Kur doli në pension komentatori i shquar i futbollit, Ismet Bellova, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Televizioni Shqiptar orgaizuan një ceremoni. Midis të tjerëve e urova edhe unë. Sa drejtorë ke patur gjithsej, e pyeta profesor Ismetin, 10 më tha. Tani më ke mua që jam i 11-ti pra, tu bënë një ekip futbolli me drejtorë, por unë jam më i mirë se të gjithë të tjerët sepse të jap 365 ditë leje të zakonshme në vit, nuk marr asnjë masë administrative, çohu në mëngjes kur të duash e shko ku të duash. Po ku të shkoj unë me këtë pension të vogël që më jep ti?- u përgjigj profesori! Po munde ndiko të më rritësh pensionin. Nuk kaloi shumë ditë dhe qeveria, Ismetit i dha pension të posaçëm. Tashti je drejtori më i mirë, më tha në telefon. Ta gëzoni për shumë vite profesor!Për 8 mars, kolegët e punës m’u lutën t’ju jepja 2 orë leje. Po i thashë 10 deri në orën 12, sepse në orën 13 kemi pritjen e pensionistëve. Por deri në fund të orarit asnjë punonjëse nuk erdhi në punë. Të gjithë ç’kishin ardhur për t’u sqaruar me të drejtë u mërzitën e më kritikuan. Pse u ke dhënë leje më thanë, kur 8 marsi nuk është festë zyrtare! U gjenda keq, u kërkova falje. Të nesërmen i mblodha punonjëset dhe u thashë: -Ikni të gjitha në shtëpi dhe të vini bashkë me prindërit dhe t’u tregoni atyre çfarë gabimi keni bërë dje. Aman, thanë ato, na fal, na prit ditën e rrogës dhe nuk e bëjmë më dhe disa filluan në qajnë. Po sikur të sjell burrin, tha njëra, se nëna ka shkuar në Shijak tek e bija. Lajmëroje të vijë, i thashë, ta marrë vesh çfarë dreq nusje ka. Pastaj iu drejtova arkëtares, po ti mi murre, pse nuk erdhe të paguash lejet e shpërblimet e lindjes? Ajo uli kokën e m’u përgjigj: -Tina, drejtoro, shif atë murrën tate që ke në shpi. Më 8 mars të vitit tjetër, i pyeta, a doni më leje. Jo, u përgjigjen. Edhe festë zyrtare po të bëhet nuk ikim më, do të dalim në punë.

Të rinjtë mund të duan të dinë se si arrihet deri tek suksesi, ne së Ju mund t’u shpjegoni diçka nga sistemi i punës tuaj. Gjithashtu cilët nga instrumentet jetësorë keni përdorur që ta bëni dëgjuesin (shikuesin apo lexuesin) t’iu kërkojë, t’iu dëgjojë, t’iu ndjekë?

- Çdo moshë ka bukurinë e vet. Kur fillon punë për herë të parë, urimi më i mirë është suksese dhe faqebardhë, që do të thotë të dalësh në pension. Punë në vëndin tonë për pension quhet nga mosha 16 vjeç dhe kur dalin në pension, shumica janë gjyshër! Do t’u sugjeroja të rejave e të rinjve që kur fillojnë punë të pajisen me librezë pune, të interesohen në se janë të siguruara, të dinë të drejtat e detyrat e tyre sipas Kodit të Punës, etj. Hipokrati ka thënë: ”Kur je i ri, mendo për pleqërine dhe kur je shëndosh, mendo se mund të sëmurësh.” Ndërsa Balzaku ka shkruar: ”Atë që duhet të dimë më shumë, por njohim më pak, janë ligjet në favorin tonë”. Më bëjnë përshtypje disa të reja e të rinj që presin të bëhen prindër, që dinë shumë për këngëtaret më të njohura të botës, formacionet e skuadrave të futbollit të Gjermanisë, Spanjës, Italisë, etj. dhe nuk dinë kushtet për të përfituar lejen e lindjes, sa vite pune ka nëna apo babai dhe cilat janë kushtet për të dalë në pension, përfshi dhe të afërmit e tyre, që janë në emigracion etj. Miku im maminas, Shaqir Koni, thotë: “Ka të rinj që më shumë njohin sportistët e botës, se sa farefisin e tyre.” Mendoj që në programet mësimore të universiteteve bëhet pak ose aspak për njohjen e legjislacionit të sigurimeve shoqërore, sigurimin e pronës nga zjarret e përmbytjet, rrufetë, përdorin automjete dhe s’dinë rregullat për sigurimin e tyre. Mjekët e KMCAP-ve të sigurimeve shoqërore, ndërsa njohin diagnozat e sëmundjeve, kanë mangësi të theksuara në njohjen e legjislacionit për pensionet e invaliditetit, për personat e lindur të paaftë për punë apo të atyre që janë bërë të tillë gjatë punës nga sëmundje të përgjithshme, profesionale dhe aksidente në punë. Në faqen 137 të librit të leximit 3, të miratuar nga Ministria e Arsimit, me autorë Prof. Dr. Shefik Osmani, Laureat i Çmimit të Republikës, Ëngjëllushe Abazi dhe Arif Demolli, tekst mësimor i cili përdoret në shkollat e Shqipërisë e të Kosovës, në tregimin “Mulliri i Pallatit Mbretëror të Prusisë”, lexojmë: -Mbreti i Prusisë donte të ndërtonte një pallat të ri, por duhej të shpronësohej një mulli i vjetër. Mbreti urdhëroi që të blihej mulliri, por mullisi iu përgjigj se e kishte trashëgim nga stërgjyshërit dhe nuk e shiste. Atëhere mbreti e thirri mullixhiun dhe i tha: “Pse nuk e shet mullirin e vjetër me një shumë të madhe parashë që do të jap? E kam kujtim nga stërgjyshërit, u përgjigj mullixhiu, prandaj nuk e shes. A nuk e di ti se unë mund ta marr me pahir mullirin dhe nuk të paguaj asgjë? Kush më pengon mua? Të ndalon ligji, madhëri e gjykatësi madhëri, u përgjigj ai. Prusia ka ligje dhe unë kam besim të plotë në forcën e ligjit dhe të gjykatësve. Në vend që të zemërohej, mbreti u kënaq shumë kur dëgjoi se sa forcë kishte ligji që kishte nxjerrë ai vetë dhe ai ligj kishte shkuar deri tek mullixhiu! Mbreti nuk mori asnjë masë  kundër mullixhiut, përkundrazi dha urdhër që mulliri i vjetër të mbetet pranë pallatit, si dëshmi e lartë e fuqisë së ligjit. Edhe sot ky mulli gjendet pranë pallatit mbretëror të Prusisë. Ish Presidenti amerikan, Duajt Ajzenhauer, ka thënë: ”Më shqetëson shumë mungesa e respektit për ligjet.”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora