E merkure, 24.04.2024, 11:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Kastriotizmi në jetën e brendshme të popullit

E hene, 17.07.2017, 08:00 PM


Kastriotizmi të depërtoj në jetën e brendshme të popullit

Nga Gjon Keka

Ka kohë që në trojet tona shihet një ndotje tradhëtie ndaj kombit, e mohimit të vlerave rrënjësore dhe europiane të kombit tonë arbnor europian dhe e vetëskllavërisë ndaj frymërave ideologjike që lanë pushtuesit. Ky fenomen negativ ,kjo ndotje e petkut tonë kombëtare nga individ dhe pushtetar të vëllazëruar me turq po e corodit popullin, po i befason për të keq miqtë ndërkombëtar që ndihmuan në clirimin e vendit nga pushtuesit serb. Kjo verbëri ,kjo lëvizje e panatyrshme e një pjese të popullit në krah të diktatorëve dhe të insistimit për të mbrojtur më shumë objektet dhe kulturën e pushtuesit është tregues i qartë se populli ynë është në rrezik të shkombëtarizimit dhe të harresës së të kaluarës së tyre me plotë sfida e sakrifica.Sic dihet trupi dhe shpirti janë dy faktor organik, prandaj këtë po e lidhi edhe me kombin tonë simbolikisht si organizëm ,si institucion ,kombi ynë ka shpirtin e tij por ka edhe trupin.Tani ka një devijim, një inferioritet një largim nga shpirti i kombit dhe kjo duhet të ndalet sa më parë. Braktisja e shpirtit të kombit e shndërron trupin e kombit tonë në një makinë të vdekur, prandaj duhet t'i rikthehemi shpirtit të kombit ta mbajm atë brenda trupit tonë kombëtar, ky shpirt jane rrënjët, vlerat ,tradita, kultura burimore,zakonet e mira etj etj.

Rruga që trasuan dhe miratuan etërit tanë nuk ishte rrugë e lehtë, as rrugë e pavlerë por një rrugë që na obligon të gjithëve që të ecim me krenari, më vetëdije të plotë morale e kombëtare drejt të ardhmes sonë. Ata nuk na lanë atdheun për të cilën derdhën djersën si pronë të huaj- të pushtuesve ,të psuhtetarëve të papërgjegjshëm që lidhin vëllazëri me turq, por pronë(atdhe) të brezave të cilët mbajnë gjakun e tyre në venat e tyre ,pra gjakun e atyre që sakrifikuan për këtë pronë(atdheun) të shenjtë kombëtare dhe identitetin kombëtar europian.

Kështu që duke parë këto fenomene që po ndodhin e që janë në dëm të kombit dhe të ardhmes sonë, në duhet të mendojm ,madje kjo është e nevojshme që ne të mbajë një standard në rritje të rilindjes kombëtare në mesin tonë si dhe menaxhimin e duhur të ndjenjës kombëtare.Çfarë krijon gjenialitetin e një populli të pastër dhe të shenjtë ? është uniteti, forca, dhe efektiviteti i saj.Prandaj ne duhet ta bëjmë që Kastriotizmi të depërtoj në jetën e brendshme të popullit dhe të gjitha raporteve të thella të tij kjo e shenjtëron kombin, popullin ,i bashkonë njerëzit dhe qëllimin e tyre për një të ardhme të sigurtë si komb.

Prandaj të ndalet promovimi i kauzave të huaja ideologjike që copëtojnë zemrën e kombit tonë dhe e futin atë në udhën e humbjes. Por mbi të gjitha të promovojm kauzën tonë kombëtare Kastriotiane dhe të rikthimit në familjen europiane aty ku i kemi rrënjë tona prej të cilëve ka tendenca që të largohen.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora