Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndahet nga jeta shkrimtari Murteza Xajë Nura

| E premte, 14.07.2017, 08:36 PM |


Telegram Ngushllimi i Shoqatës së Intelektualëve mbarshqiptar :’’Trojet e Arbrit ’’ me rastin e ndarjës nga jeta të shkrimtarit, atdhetarit dhe studiuesit Murteza Xajë Nura

E nderuara familje Nura , të nderuar miq dhe bashkëveprimtarë të atdhetarit Murtaza Xajë Nura,

Dje me pikllim e morëm lajmin se nga jeta u nda shkrimtari poeti dhe qendrestari i madh Murteza Xajë Nura. Baca Xajë siç e quanim ne më të rinjët ishte qendrestari i cili me aktivitetin e tij kombëtar sfidoj pushtuesit komunist në Trojet Arbërore. Ai gjatë kësaj kohe të këtyre pushtimeve bëri mbi 21 vjet burgim të rëndë nëpër kazamatet serbo-sllave por asnjëherë nuk u gjunjëzua. Nuk u gjunjëzua edhe atëherë kur ju përsekutua familja dhe ju maltretua shumë rendë. Por e sfidoj regjimin pushtues jugosllav duke e kundërshtuar në çdo formë. Ai asnjëherë nuk ju nda lapsit. Si mendjendritur Murteza Xajë Nura ka botuar mbi 25 përmbledhje me poezi dhe romane. Ka lenë në dorëshkrim edhe rreth tridhjetë vepra tjera qe e presin dritën e botimit. Murteza Xajë Nura e ka dhënë një aktivitet të çmuar me shkrimet, studimet dhe pjesëmarrjen e tij edhe tek Shoqata e Inteletkualeve Gjithshqiptarë :“Trojet e Arbrit”. Shkrimet e tij ishin të veçanta se fliste dhe shkruante për konceptet e nacionalizmës shqiptare, për rrugën Evropiane të shqiptarëve. Ai në studimet e shkrimet e tij lidhte fijet e djathizmit të shkëputur, një kohë bukur të gjatë gjatë sundimit të dikaturave komunoste ne trojet Etnike Shqiptare.

E nderuara familje Nura , Të nderuar Ithtar të Shqipërisë Etnike kudo ku jeni ,

Vdekja e shkrimtarit,poetit e atdhetarit Murteza Xajë Nura, duhet të na jep forcë që ta përballojmë dhimbjen. Koncepti kombëtar i Murteza Xajë Nurës dhe bashkëveprimtarëve të tij duhet të na shërbej si shkëndija të dritës që na rrezatojnë në rrugën e përbashkët dhe të shenjët kombëtare për një Shqipëri Etnike dhe demokratike. Në emër të Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë:’’ Trojet e Arbrit ’’ju ngushllojmë e nderuara familje Nura për humbjen e djalit tuaj, që u përpjekë gjatë gjithë jetës për shqiptarizëm. Ngushëllime edhe për miqtë dhe bashkëveprimtarët e Murteza Xajë Nures që ndanë aktivitetet e përbashkëta, që ndanë vuajtjet dhe veshtirësitë e kaluara nëpër burgjet e pushtusve jugosllav por nuk u dorzuan asnjëherë.

Në emër të Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë :’’Trojet e Arbrit’’ pranoni ngushllimet vëllazerore nga Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar