E enjte, 28.03.2024, 08:28 PM (GMT)

Mendime

Shpat Bregu: Kurani, pjellë e një mendjeje të shthurur

E enjte, 13.07.2017, 07:19 PM


KURANI, PJELLË E NJË MENDJEJE TË SHTHURUR

Nga Shpat Bregu

Kurani, siç dihet, është libri bazë i fesë islame. Shumë studiues të tij, miliona besimtarë të kësaj feje, por edhe të tjerë (këta për arsye të ndryshme), mundohen t’ia mbushin mendjen njerëzimit (për fat të keq në një masë shumë të madhe ia kanë arritur qëllimit) se Kurani është fjalë e Zotit ose allahut (në vazhdim do ta përdor vetëm emrin «Zot» dhe atë, për hirë të lexuesve do ta shkruaj me shkronjë të madhe; emrin arab «Allah» do ta përdor vetëm atëherë kur do të citoj dikë a diçka). Atë, siç thuhet në parathënie, Zoti ia dërgoi Muhametit «në formë të Shpalljes» në një periudhë kohore prej 23 vjetësh. Kurani iu «shpall» Muhametit jo drejtëpërdrejtë nga Zoti, por nga «i besueshmi» Xhibril, «krijesë e lartë dhe jomateriale» («Vështrim rreth Kurani, faqe 11). Pra, si qenie njerëzore që ishte, Muhameti nuk ka mundur të kontaktojë me Zotin, por u desh një krijesë tjetër, gjithashtu e padukshme, Xhibrili, ndërmjetsues në mes Zotit e Muhametit që të qëndrojë herë në qiell e herë në tokë. Përralla që mund t’i përbijnë vetëm injorantët.

Unë, natyrisht se nuk u besoj këtyre përrallave (më vjen keq që këtu po e përdor termin «përrallë», sepse ka përralla popullore me përmbajtje shumë artistike dhe edukuese, ndryshe nga këto të Kuranit). Por, nëse Kurani është fjalë e Zotit apo jo, e tregon më së miri ajeti 103 i s. En Nahl: «Ne e dimë shumë mirë se ata thonë: Atë (Muhametin) është kah e mëson një njeri! Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë- sqarim i përkthyesit) ata është jo arabe, e kjo e Kuranit është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë». «Mos e vet (pyet), se të tregon vetë», thotë populli ynë. Së pari, këtu kuptohet se Muhameti paskësh pasur kontakete (takime) me dikë dhe së dyti, tregohet, gjithashtu, se gjuha e atij nuk paskësh qenë gjuhë arabe. Prandaj, e vërteta del krejt lakuriq: ai duhet të ketë qenë ndonjë izraelit që ka pasur njohuri për «librin», dhe «historitë» a «ndodhitë» e të ashtuquajturëve pejgamberë, siç ishin: Nuhu (Noe), Ibrahimi (Abrahami), Isa (Jezusi), Musa (Moisiu) etj. Ndodhi, të cilat në Kuran zënë vend të madh, përsëriten që nga fillimi e deri në fund të tij. Megjithëse i pashkolluar, Muhameti do të ketë qenë shumë dinak, prandaj do të ketë thënë: «Pse të mos bëhem edhe unë «pejgamber» si këta?!». I mësonte përmendësh ato që ia thoshte ai farë «xhibrili-njeri», i tubonte disa nga njerëzit e tij, dhe ua kumtonte atyre, kinse thënie të Zotit. Natyrisht, meqenëse, sipas ndonjë studiuesi të jetës së Muhametit, ai paskësh pasur prirje të krijojë vargje, pjesa më e madhe e ajeteve të Kuranit, duhet të jenë «mrekulli» të tijat.

Unë Kuranin e kam lexuar edhe para afro 30 vjetësh (diku rreth vitit 1990) dhe që atëherë kam konstatuar se ai është një libër shumë i dobët dhe me plot kundërthënie. Megjithatë, kësaj here atë u mundova ta lexoj me vëmendje të përqëndruar, dhe atë nga pozita e një lexuesi krejt të paanshëm.
Kuranin e lexova sërish, sepse në ndërkohë i kam harruar disa gjëra, ose atëherë nuk më kanë interesuar edhe aq. E lexova edhe një herë, edhe për faktin se atëherë e kam pas lexuar variantin e përkthyer nga një përkthyes tjetër (Feti Mehdiu), ndërsa ky, të cilin e lexova gjatë muajve prill-maj të këtij viti, është i përkthyer dhe i komentuar nga Sherif Ahmeti. Po e thekesoj këtë, sepse shpeshherë më ka rastisur të dëgjoj se fajin e kanë përkthyesit që e bëjnë Kuranin të pakuptueshëm. Ajo që më ra në sy që në të parë, është fakti se ajo që shkruhet në Kuran (syretë gjegjësisht ajetet) përcillen me komente të gjata nga përkthyesi apo ky (përkthyesi) i ka marrë të gatshme, vetëm i ka përkthyer në gjuhën shqipe. Sido që të jetë, ai është munduar ta kryejë punën që nuk ka mundur ta bëjë Muhameti. Pra, meqë Kurani shumë herë është i paqartë (konfuz), përkthyesi, me komentet e tija, është munduar t’ia sqarojë lexuesit.

PAQARTËSI, KUNDËRTHËNIE, PËRSËRITJE
Të gjitha këto, të këtij nëntitulli, janë të ndërlidhura mes veti në Kuran, prandaj, edhe unë nuk do të mundohem të shkruaj veç e veç për secilën, por po i paraqes në këtë nëntitull të përbashkët, madje shkurt, me ndonjë shembull, sa për ilustrim. Natyrisht, mund të bëhet fjalë edhe më vonë për këto të meta të mëdha të Kuranit.
Se në Kuran ka paqartësi e dëshmon ajeti i gjashtë në syrenë e tretë me radhë (Syretu Ali Imran). Aty thuhet: «Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit e ka edhe të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih-shpjegim i përkthyesit apo i dikujt tjetër). E ata që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos Allahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë…».  Pra, se ka paqartësi, është krejt e qartë. Por, çudit fakti se si Zoti, ai që, sipas asaj që shkruhet në Kuran «di e sheh çdo gjë», nuk e paskësh vërejtur se ka lëshuar ajete të paqarta, ose domethënien e tyre e ditka vetëm ai?! Atëherë, për kë i paskësh «zbritur» ato ajete, për vete a për njerëzit në Tokë?! Si do të mund t’i kuptonin njerëzit e thjeshtë, kur as i dërguari i tij, apo «zëvendës» i tij në Tokë, Muhameti (s. Fatir, a.39.: «Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes…») nuk i kuptuka?! Këtu çdo gjë është e qartë, Muhameti ia ka ditur «hallin» vetit, prandaj, që në fillim, ia «dërgon» Zoti këtë ajet. Pra, i bindur se të tilla paqartësish do të ketë shumë, këtë vërejtje e bënë shumë heret, siç u theksua më lart, që në syrenë e tretë. Më drejt do të kishte qenë sikur Muhameti të kishte thënë: «Më falni, o ndjekësit e mi! E di se shpeshherë jam i paqartë, por kaq janë mundësitë e mia». 
Ja një «xhevahir» nga Muhameti, si shembull për paqartësitë e shumta që hasen në Kuran, të cilin unë, megjithëse u mundova, nuk arrita ta kuptoj se çfarë argumenti është, pra krejt i paqartë: «A dëshironi ndonjëri prej jush që ka një kopsht me hurma e rrush, në të cilin rrjedhin lumenj, që në të ka nga të gjithë frutat, e atë (pronarin e kopshtit- ver. e përkthyesit) ta ketë kapur pleqëria dhe ai të ketë pasardhës të mitur, e atë (kopshtin (s’qarim i përkëthyesit apo…) ta godas ndonjë stuhi me zjarr e ta djegë. Kështu Allahu ua sqaron argumentet për të menduar ju» (s. el Bekare, a.266). Sa u përketë paqartësive të Kuranit, do të merrja edhe shembuj, ku bëhet fjalë për ushqimin që do të kenë xhehenemlinjtë në «botën tjetër», në xhehenem (ferr), pra. Në s.El Gashi, a. 6 thuhet: «Ata (xhehenemlinjtë- vër. ime) nuk kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese». Mirëpo, në a e 35-të të s. El Hakka, thuhet: «Ai (xhehenmliu- vër. ime) nuk ka këtu ndonjë mik» dhe vazhdon në ajetin e 36-të «As ushqim tjetër përveç të të shplarave», dmth. ushqim nga ajo që mbetet pasi të pastrohen enët e xhenetlinjve. Ndërsa në a. 65 të s. Safatë, thuhet se ushqimi i atyre që nga Zoti dënohen me xhehenem (ferr), do të jetë «Pema (fruti- shpjegim i përkthyesit…) e saj do të jetë si koka dreqërish». ». (a. 66). Ndoshta këtu bëhet fjalë për atë pemën Zekumë (El Vakia, a.52 «Keni për të ngrërë prej pemës Zekumë». Pra, siç shihet nga këta shembuj, Zoti është krejt i paqartë e shumë kunërthënës. Herë thotë diçka e herë diçka krejt tjetër. E atëherë si ta kuptoj unë i varfëri se çfarë ushqimi do të kem atje?! Unë për vete do të preferoja atë pemën, edhe pse fryti i saj na qenkësh si kokë derri. Edhe si i vogël kam provuar nga pemët që u thoshim «të egra» dhe nuk më janë dukur pa shije. Ndoshta që atëherë kam filluar të përgatitem për xhehenem.
Edhe sa i përket ujit në xhehenem, Zoti paraqitet, i paqartë e kundërthënës. Herë nuk ka fare e herë është i valë apo nga një krua i valë.

Pos paqartësive të shumta që e ngarkojnë Kuranin, janë edhe kundërthëniet jashtëzakonisht të shumta ato që e bëjnë atë aspak tërheqës për t’u lexuar. Edhe këtë të metë të madhe të Kuranit e dëshmon një ajet e pikërisht ai i 82-ti i s. En Nisaë: «A nuk e përfillin ata Kuranin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në të plot kundërthënie»). Do të thotë na qenkësh prej Zotit, prandaj nuk paskësh mundësi të ketë kundërthënie. Por ja që ka, madje shumë! Dhe ky farë «gogoli» Allah, nuk ka mundur t’i frikësojë njerëzit, as atëherë, edhe pse «kohë injorance», as sot, që ta thonë të vërtetën lidhur me Kuranin Abrahami, figur biblike, në Kuran bëhet Ibrahim.  Edhe pse, sipas fesë ka jetuar disa shekuj më përpara, para islamizmit, na del të ketë qenë i besimit islam??!! Në a. 67 të s. A. Imran thuhet: «Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishter, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte mysliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve». Ndërsa, në a. 65, po të kësaj syreje thuhet: «O ithtarë të librit, pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk janë shpallur as Tevrati as Inxhilli, vetëm se pas tij». Ibrahimi (Abrahami), siç thuhet këtu, qenka ma i vjetër edhe se Tevrati e Inxhilli, rrjedhimisht edhe shumë më i vjetër se Kurani. Atëherë si ndodhi që ai të «ishte mysliman»??!! Ndoshta Zoti i arabëve e paskësh pas krijuar fenë islame disa shekuj më përpara, por paskësh pritur deri sa të lind Muhameti e t’ia shpallë atij këtë?!!! Mirëpo, edhe po të dëshironim ta pranonim këtë, kundër kësaj «teze» është një tjetër ajet: S. El En’amë, a. 163: »Ai nuk ka shok. Me këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari i myslimanëve (i pari që pranoj dhe i bindem- sqarim i përk.)». Këtu bëhet fjalë për Muhametin, prandaj kjo thënie e mohon plotësisht atë që thuhet në dy ajetet e sipërpërmendura. Krejt e qartë, këtu kemi të bëjmë jo vetëm me një kundërthënie, por me diçka krejt të palogjikshme. Nuk mund të jenë dy të vërteta krejt të ndryshme për të njëjtën çështje. Këtu, natyrisht, lind pyetja: Si mundi ta bëjë Zoti një gabim të tillë?! Edhe më i paqartë është ajeti i 13-të i s. Esh Shura: «Ai u përcaktoi juve për fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të…». E para që do të theksoja është një gabim i madh i Kuranit që përsëritet që nga fillimi e deri në fund të tij. Edhe pse thuhet se Kurani është fjala e pandryshuar e zotit, jashtëzakonisht shumë hera, nuk kuptohet se të kujt janë fjalët. Edhe këtu Zoti thotë: «Ai u pëcaktoi juve…»?! Zoti do të thoshte «unë» e kurrësesi «ai». Kështu do të duhej të ishte, por ja që është krejt ndryshe, dhe kjo tregon shumë. Ndërsa, në vazhdim të po këtij ajeti thuhet «…dhe atë që Ne ta shpallëm ty…». Pra, «Ai» dhe «Ne»?! Kështu, si është shkruar këtu, nënkuptohet se bëhet fjalë për dy veta. E kush janë këta dy veta?! Mos bëhet fjalë për dy zota?!

Megjithatë, këtë ajet e mora si shembull për një arsye krejt tjetër. Këtu bëhet fjalë për fenë e Nuhut (Noes), Ibrahimit (Abrahamit), Musait (Moisiut) dhe Isait (Jezusit). Të gjithë këta janë personazhe biblike, sigurisht mitologjike, që i përkasin periudhave të ndryshme kohore. Po e marrë shembull vetëm Noen (Nuhun). Ai është një personazh mitologjik që ka «jetuar» mija vjet para Muhametit, prandaj, sigurisht se nuk ka qenë i fesë islame?! Atëherë, për çfarë feje bëhet fjalë këtu?! «Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të…»?! Zoti paraqitet krejt e paqartë, krejt i pakuptueshëm, jashtëzakonisht kontradiktor.

Kundërthënie të shumta ka edhe përsa i përket qëndrimit të Kuranit, gjegjësisht Muhametit ndaj «librit», do të thotë Biblës.  Në a. 184 të s. El Imran thuhet: »Po nëse ata të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore dhe me libër të ndershëm». «Me libër të ndershëm», thuhet, pra, këtu. Dhe si mund të ndodh që adhuruesit e atij libri të fyhen e anatemohen shpeshherë në Kuran, nëse ai libër na paskësh qenë «i ndershëm»?! A nuk është kjo një kundërthënie, a nuk shkaton kjo njëkohësisht edhe paqartësi?! Të tilla kundërthënie e paqartësish shkaktojnë edhe disa ajete të tjera, të cilat kanë të bëjnë me besimin fetar në përgjithësi.

S. El Haxhxh, a. 67: «Secilit popull ne i dhamë ligj (fetar- shpjegim i përkthysit…) që ata veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë me ty për këtë çështje…» S.Hudë, a. 118.: «Sikur të dëshironte Zoti ytë, do t’i bënte njerëzit të një feje…». Pra, sipas këtyre ajeteve, Zoti paskësh krijuar popuj të ndryshëm me besime të ndryshme fetare. Pse atëherë i «dërgoi» Muhametit ajete të tjera, krejt në kundërshtim me këto të sapo cekurat?! Në ajeten e 85-të të s. Ali Imran thuhet: «E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrësesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit». Ndërsa në a. 102 thuhet: «O ju që besuat, kinie frikë Allahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë myslimanë. «Ai është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe…» (S. Fet-h, a. 28.).
E si do ta kuptonte i gjori njeri se cila është dëshira e Zotit, kur herë thuhet diçka e herë diçka krejt tjetër?!
Kjo vërtet të habit. Por, ajo që të habit edhe më tepër, është fakti se Zoti në s.Junus, a. 99, thotë diçka krejt tjetër, madje e qorton të dërguarin e tij: »Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?» Pra, Zoti këtu e qorton Muhametin, i cili detyronte njerëzit të bëhen besimtarë dhe ta pranojnë fenë e tij. Tashti lind pyetja: Por fati ia tyre që e pësuan në të «dy botët» vetëm pse nuk e pranuan fenë islame?! Ndoshta Zoti, megjithatë, është penduar dhe, së paku në botën tjetër, në atë «të përhershmën», nuk i ka dërguar në xhehenem, ku «shtrojë e mbulojë janë nga zjarri përvëlues».

Kundërthënie dhe njëkohësisht paqartësi ka edhe kur bëhet fjalë për Diellin, Hënën e Tokën. Jo se në Kuran ka paqartësi lidhur me këtë çështje, por atë e bëjnë më tepër të paqartë komentuesit (studiuesit) e tij, duke u munduar t’i japin atij karakter shkencor. Mirëpo, edhe këtu stepen ata, sepse, po të vlerësohej si i tillë (natyrisht se nuk i vjen aspak era shkencë), e humbëka atë anën «hyjnore», për të cilën luftojnë me këmbëngulje islamistët. Krejt e qartë është se Kurani nuk është libër shkencor, por as «qiellor a hyjnor». Është një paçavure krejt e pavlerë.

S. Ibrahim, a.33: «Për ju nënshtroi diellin dhe hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën». Pra, bëhet fjalë për udhëtim, e jo për rrotullim.

Këtë e dëshmon edhe më mirë a. i 38, nga s. Jasinë: «Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet…». Pra, sipas kësaj ekzistuka një kufi ku do të duhej të arrinte dhe të kthehej përsëri.

S: Llukman, a.10.: «Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luaj vendi bashkë me ju e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat…». «…të mos luaj vendi bashkë me ju», kjo do të thotë të mos lëvizë.

Kështu mohohet krejt qartë ajo që dikush mundohet të na bind se, kinse në Kuran flitet për rrotullimin e Tokës. Pra thuhet «…që të mos luaj vendi bashkë me ju».

Kundërthënie e paqartësi ka edhe kur flitet për «krijimin e njeriut».

Jo vetëm feja islame, por edhe fetë tjera ngulin këmbë se njeriu u krijua nga Zoti. Nuk di se ç’thonë fetë tjera për mënyrën e «krijimit të njeriut», por në Kuran ka disa thënie që janë shumë në kundërshtim njëra me tjetrën. Shembujt e mëposhtëm e dëshmojnë këte:

S.El Hixhër, a.26. «Ne e krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur».

A. 28. «Dhe kur Zoti yt engjëjve u tha: unë po e krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë». Balta kur thahet, nuk është më baltë (vër.ime).

S. Er Rrahman, a.14.»Ai e krjoi edhe njeriun nga balta e terur si e pjekur»

S.El Kijame, a. 2. «Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdizuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë atë të dëgjojë e të shoh».

S.Abese, a. 17. «Qoftë mallkuar, njeriu, sa mohues i fortë është ai!», pastaj në aj.18. thuhet «Po prej çkafi e krijoi Ai atë?», përgjigjeja vijon në a. 19. «Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti». Zoti do t’ishte dashur të na tregojë se nga çfarë kroi e mori atë pikë uji?!

S. El Mu’minunë, a. 12. «Për Allahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke e një balte. Pastaj atë (a. 13) e shndërruam në pikë uji në një vend të sigurt».

Nga këta shembuj këtu shihet qartë se Zoti i ka përzier tezat. Këtu përmendet balta, për çudi paskësh pas zgjdhur baltë të prishur e me erë, me të cilën paskësh «krijuar» njeriun e parë. Por, pasi bëri çiftet, lindjet e njerëzve u bën në mënyrë normale. Kurani paskësh zbuluar se sperma na qenka një pikë uji, që pastaj po u zhvilluka. Por si ta shpjegojmë këtë: «Ne e krijuam njeriun prej një ajke e një balte. Pastaj atë e shndërruam në pikë uji në një vend të sigurt». Ajka (çfarë «ajke» ishte ajo, nuk shpjegohet) dhe balta na e dhanë pikën e ujit???!!! Pikërisht këtu janë përzier shumë keq «tezat». Nëse feja islame ngul këmbë se Zoti e krijoi njeriun e parë nga balta, atëherë ç’kërkon këtu kjo farë ajka, pastaj kjo farë pika e ujit??!!  Për çka bëhet fjalë këtu është skajshmërisht e paqartë.

Mendoj se nuk ka nevojë për shembujt të tjerë për të dëshmuar për kundërthëniet e paqartësit e tija. Kushdo që e lexon Kuranin i vërenë këto, perveç fanatikëve që atë e lexojnë me sy mbyllur.

Përsëritjet tejmase të shumta, që hasen që nga fillimi e deri në fund të Kuranit e bëjnë atë jo interesant dhe tepër të rëndë për t’u lexuar. Lexuesi duhet të jetë shumë i durueshëm, nëse dëshiron ta lexojë atë deri në fund. Pak më lart e kam theksuar se, p.sh. «ndodhitë» e të ashtuquajturëve pejgamberë, përsëriten pothuajse në çdo syre, madje ndodh që në të njëjtën syre përsëriten një a më tepër herë. Por jo vetëm këto, përsëritjet kanë të bëjnë me çështje të ndryshme, me të cilat është marrë Muhameti. P.sh. vetëm në faqen 131 (s. En Nisaë) persëritet tri herë thënia «Vetëm të all. janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë».

Sa i përket këtij problemi të Kuranit, po mjaftohem me kaq. Secili që e lexon atë, e vëren këtë të keqe të madhe të tij.

DHUNA

Dhuna është një fenomen nga i cili vuan bota bashkëkohore. Kudo, në çdo cepë të tokës, ka dhunë të formave të ndryshme. Por, për çdo kë është e qartë se, sidomos, aty ku ka myslimanë ka dhunë, pasaqërisht në familje e veçanërisht ndaj grave. Pse ndodhë kështu?
Kurani, siç u theksua edhe më lart, është libër bazë i fesë islami. Ajo që bie në sy që në fillim të Kuranit, dhe që e torturon lexuesin gjatë gjithë leximit të tij, është pikërisht dhuna ekstreme, barbarizmi. Për mosbesimtarët është i përgatitur zjarri i xhehenemit, ku do të vuajnë gjithnjë. Ata herë do të digjen në zjarr, herë do të përvëlohen me ujë të valuar, herë do të torturohen (rrihen) me shufra të skuquara, e herë do të tërhiqen zvarrë për në xhehenem me litar rreth qafe etj. etj. Zoti është në gjendje të shkatërrojë çdo gjë, çdo krijesë «të veten», vetëm e vetëm të triumfojë feja islame, gjegjësisht politika e Muhametit. Zoti është i pamëshirshëm kundër atyre që nuk pranojnë «fenë e drejtë» islame. Ai, mu për këtë arsye, paskësh shkatërruar shumë popuj. Nuk ka kursyer asgjë, as fëmijët, të cilët sigurisht se nuk kanë ditur se pranimi i asaj feje do të ishte shpëtim për ta. S. El A’rafë, a. 4.: «Sa fshatra kemi shkatërruar e dënimi jonë u erdhi atyre natën, a kur ishin duke pushuar».

Pra dhunë barbare, e tillë çfarë aplikonte Muhametit në jetën e përditëshme kundër kundërshtarëve të tij. Me Zotin kishte për qëllim t’i frikësonte kundërshtarët, ndërsa me dhunën barbare që ushtronte ai me bandat e tija, i tmerronte ata. Ushtrohej terror psikologjik e praktik, prandaj deshën s’deshën kundërshtarët e tij, ishin të detyruar të pranonin islamin ose, kush ka pasur fatin «e mirë», ka ikur nga vendi i vet. Dhunë e shfrenuar krejt në emër të fesë, edhe pse diku thuhet se në fe nuk ka dhunë?! A. 256 i s. El Bekare: «Në fe nuk ka dhunë». Por ja që veprohej krejt ndryshe. Në a. 33 të s. El Maide, ai e tregon krejt egërsinë e tij: «Dënimi i atyre që luftojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi…». Pra, Zoti është i pamëshirshëm kudër të gjithë atyre që «luftojnë allahun dhe të dërguarin e tij», madje edhe në këtë botë. Por, në ajetin e sapo cituar bie në sy edhe diçka tjetër: «të dëbohen nga vendi». Kjo tregon se qillimi i krejt dhunës së ushtruar nga bandat e Muhametit, ka qenë lufta për pushtim të territoreve të ndryshme. Në këto luftëra Muhametin e ndihmoi edhe Zoti, madje ai atij dhe bashkëbanditëve të tij, disa herë u paskësh dërguar si ndihmë «ushtëri të padukshme»!!
Pa marrë parasysh se shumë herë shkruhet për një Zot «të mëshirshëm», natyrisht vetëm ndaj atyre që kërkojnë falje dhe i përkulen atij dhe, sikurisht, që pranojnë islamin, ai në përgjithësi paraqitet si vrasës i paskrupullt. Sikur vërtet të ekzistonte një Zot, sikur që trumbetohet këtu dhe, sikur të ekzistonte poashtu edhe xhehenemi, Muhameti, për krejt krimet që ia mvesh Zotit, do të ishte në thellësitë më të mëdha të xhehenemit.
Si shembull të dhunës barbare që ushtronte Muhameti ndaj kundërshtarëve të tij, po marr rastin e Ebi Lehebit dhe bashkëshortes së tij.
S. El Mesed, a. 1.: «Qoftë shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar». Ebi Lehebi (Abdul Uza bin Abdul Mutalib) ishte xhaxha i Muhametit. Ai u vra në luftë kundër bandave të Muhametit. Gruaja e tij, Ymmi Xhemil, një kundërshtare e madhe e Muhametit, u vra, sigurisht, në mënyrë tepër barbare. Në koment thuhet se ajo për në xhehenem do të tërhiqet zvarr me një «litar të lidhur për qafe të saj». A. 4. «Edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra-vër. e përk.)», a. 5. »E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur».
Këtu bëhet fjalë për një krim të shëmtuar. Një nga krimet e shumta që ka bërë Muhameti ndaj kundërshtarëve të tij. Edhe gruaja e Ebi Lehebit paska pasur pothuajse të njëjtin fat si Um Qufra, një grua shumë e njohur nga kurejshit. Ajo ishte shumë e repektuar në rrethin e saj, ishte edhe shumë e pasur. Ky ishte edhe qëllimi kryesor i Muhametit, ta gllabërojë pasurinë e saj. Ajo ishte një kundërshtare e madhe e Muhametit. Për këtë arsye, ai i dha urdhër Zaid ibn Harithas (djalit të tij të adoptuar) që ta kap atë dhe ta vrasë në mënyrën më barbare. Ai shkoi me një grup kriminelësh e kapën gruan plakë, së cilës, së pari ia vranë dy fëmijë në prani të saj e atë pastaj e vranë në mënyrën më barbare: ia lidhën këmbët pas dy deveve, të cilat e tërhoqën në drejtime të ndryshme dhe e ndanë gruan plakë në dy pjesë. Pastaj asaj ia prenë kokën dhe atë ia dërguan Muhametit. Ai përgëzoi vrasësit barbarë dhe urdhëroi që koka e saj të ngulet në një hu. Krim i llahtarshëm. Për këtë barbarizëm shkruhet në një hadithe. Por nuk është vetëm ky krim barbar. Në të ashtuquajturat «hadithet e Muhametit dhe të bashkëveprimtarëve të ngushtë të tij», shkruhet edhe për shumë krime të tjera të tijat. Fatkeqësisht, në gjuhën shqipe janë të perkthyera pak hadithe, dhe në to nuk shkruhet pothuajse asgjë për krimet e Muhametit e të banditëve të tij. Islamikët tanë, nuk duan ta kompromitojnë pejgamberin e tyre, prandaj nuk i përkthejnë ato. Por, megjithatë, hadithet janë të përkthyera në gjuhë të ndryshme. Por, për barbarizmat e Muhametit dhe banditëve të tij, nuk shkruhet vetëm në hadithe, me këtë problem janë marrë edhe shumë studiues.
Studiuesit e jetës dhe veprës së Muhametit, madje dhe nga bota arabe a islame në përgjithësi, thonë se ai udhëhoqi mëse 60 beteja të besimtarëve islamë kundër të tjerëve. Dhe çdo herë, thonë ata, Muhameti, në krye të bandave të tija vrasëtare, u tregua barbar i vërtetë. Vriste në mënyrë brutale të gjithë ata që e kundërshtonin. Robëve që i kapte, ua hiqte kokat nëse nuk pranonin islamin, ndërsa gratë e fëmijët i skllavëronte. Kështu p.sh. shkruhet edhe për masakrën e bërë në Bedr. Në Kuran thuhet se ishte një konflikt në mes grupeve besimtarë (myslimanë) e jobesimtarë. Por aty, në të vërtetë, kishte ndodhur një masakër e vërtetë kundër tregtarëve kurjeshë, nga i cili fis ishte edhe vetë Muhameti. Në atë betejë banditët fanatikë të Muhametit kishin mëse 200 njerëz dhe kishin kapur rreth 70 të tjerë. Nga këta 70 pengje, secilit që nuk kishte pranuar të bëhej mysliman, i ishte prerë koka. Edhe vlera e plaçkës ishte e madhe dhe, «pjesën e luanit», natyrisht, e ka marrë Muhameti. Muhameti ishte i privilegjuar i Zotit, si në këtë botë ashtu edhe në botën «tjetër».

KURANI PËR GRUAN

Në Kuran, gruaja për herë të parë përmendet, do të thosha indirekt, dhe atë në mënyrë shumë fyese, në syrenë EL Bekare, ajeti 25: «E, përgëzoi ata që besuan dhe bën vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Saherë që u jepet ndonjë ushqim nga frytat e tij ata thonë: «Ky është që me të u ushqyem edhe më parë». Nga se u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije- komenti i përkthyesit apo…). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë». Këtu Muhameti, pos që paraqitet shumë i paqartë, sidomos kur bëhet fjalë për ushqimin, tregon qëndrim shumë poshtrues ndaj gruas. Gruaja duhet të pres atje t’i shkojë ndonjë horr nga kjo botë, i cili paskësh bërë ndonjë vepër të mirë, çfarëdo qoftë ajo vepër, vetëm të jetë mysliman, do të thotë t’i jetë lutur Zotit arab. P.sh.: s. El Maide, a. 9: Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu u premtoi falje për mëkatet (çfarëdo qofshin ato mëkate- vër. ime) dhe shpërblim të madh. Kjo përsëritet edhe te s. Ali Imran, a.15: «Thuaj: «A t’ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e dynjasë- s’qarim i përkthyesit apo i ndonjë komentuesi arab, nuk është e qartë). Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë edhe bashkëshorte të pastra…». Ato, gratë e rezervuara për besimtarët islamë, janë: herë bardhoshe sy mëdha, herë me sy të përulur, herë të pastra, herë virgjëresha etj., etj. Kryesisht janë gra të zgjedhura, të cilat presin t’u shkojnë atje hamshorët e Muhametit. Por, asnjëherë nuk ndodh në Kurvan që gratë të shkojnë në xhenet (parajsë) e atje t’i pres ndonjë bukurosh!
Kur kërkohet për të ndarë drejtësinë për diçka thuhet: «…Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t’ia përkujtojë tjetra…» (El Bekare, a. 282.). Diskriminim e fyerje për gruan.  Ndërsa diku tjetër thuhet:«Allahu ju përgjigjet në çështjen e «kalale-s» (ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashëgojnë- sqarim i përkthyesit…). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër atëherë asaj i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai trashëgon tërë atë (që lë motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe të përzier burra gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës…» (En Nisaë, a. 176). Pra, shihet se gruaja (femëra) është gjithnjë e diskriminuar dhe e poshtëruar. Kurrë nuk është e barabartë me burrin. I vetmi rast, ku femra paraqitet e barabartë me mashkullin në Kuran janë ajetet 2 dhe 3 të s. En Nurë. a. 2. «Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatim të dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni Allahun dhe botën tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit të tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh». Ndërsa në vazhdim, a. 3, thuhet: «Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e lavirja me të nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir a idhujtar. Mirëpo, a mund t’i besohet kësaj «zemirgjerësie» të Zotit ndaj femrës, kur dihet se në a. 15, të s. En Nisau thuhet diçka krejt tjetër: »Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet, kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër veta prej jush (burra- vër. e përkthyesit); nëse vërtetohet me dëshmitarë, mbyllni ato në shtëpia derisa t’i marrë vdekja ose derisa Allahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to». Pra, kjo kërkohet për «laviret», por jo për lavirët. Dhe lind pyetja: Ku mbetën ata?! Ku mbeti kryelaviri Muhamet?! Për këtë, pak më poshtë.
Një nga problemet më të mëdha që mbeti trashigim i asaj kohë dhe edhe sot debatohet me të madhe, është mbulesa e femrës myslimane. Nga ajo që shkruhet në Kuran, nuk kuptohet saktësisht se çka duhet të mbulojë femra myslimane, çfarë pjesë të trupit. Nuk shkruhet gjithashtu, as për moshën kur do të duhej të fillonte të mbulohej ajo, as për arsyen pse do të duhej të bënte diçka të tillë. Në Kuran s. El Ahzabë, a. 59. thuhet: «O ti Pejgamber., thuaju grave tuaja, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vijnë shamitë e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe- shpjegim i përkthyesit …) e të mos ofendohen». Këtu përkthyesi (ndoshta komentin a shpjegimin e ka marrë kështu nga gjuha arabe) e ka shtuar këtë «se nuk janë rrugaçe». Mua më duket se kuptimi do të ishte kështu: që të njihen se janë gra e bija tuajat, të besimtarëve, madje ndoshta të rrethit të ngushtë të Muhametit. Dhe «të mos ofendohen» thuhet në vazhdim. Dmth. të mos guxojë dikush t’i ofendojë (t’i shikojë). Ajo që këtu vetëm sa vërehet pak, është krejt e qartë në ajetet që i paraprinë një urdhëri të tillë:

S. al Ahzabë, 32. «O ju gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llaston në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura». A. 33. «Dhe rrini në shtëpitë tuaja dhe mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injoeancën e hershme…».  Ndërsa në a. 53 të po kësaj s. thuhet «O ju që besuat, mos hyni në shtëpinë e Pejgsmberit ndryshe vetëm nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë hyni, e kur të jeni ushqyer, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë njëri me tjetrin, vërtet këto e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush… E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit – shpjegim i përkthyesit…) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk ju takon ta mundoni të dërguarin e Allahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas tij. Këto janë te Allahu mëkat i madh». Pra, është krejt e qartë se Muhameti ishte tepër xheloz dhe nuk u besonte as njerëzve më të afërt të rrethit të tij (bashkëbanditëve të tij), sidomos, meqë gratë e tija ishin të bukura, të zgjedhura, prandaj ka dhënë urdhër që të mbulohen ato. Pos xhelozisë, për një urdhër të tillë kanë ndikuar edhe njerëz tepër konzervativë të rrethit të tij. Kështu, në një hadithe të Salih al Bukharit thuhet se, Ibn ?Umar, që ishte njëkohësisht kunat i Muhametit, sheh një natë Suadan (Sevden), njërën nga gratë e Muhametit, që kishte dalur për evoja personale, dhe i drejtohet me fjalët „Unë të njoha ty, oj Suada!“. Natyrisht, Zoti, si gjithnjë, i doli në ndihmë Muhametit, duke i dërguar ajetin e duhur.

SA GRA PATI MUHAMETI DHE CILAT ISHIN ATO?

Më lart vetëm u përmenden gratë e Muhametit. Në Kuran, në të vërtetë, shkruhet krejt pak për to. Por, megjithatë, për martesat në përgjithësi janë disa ajete. Këtu, së pari, do të citoja ajetin e 3-të të s. En Nisaë: «Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë, atëherë vetëm me një, ose me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat)». Pra, sipas këtij ajeti, Zoti u lejoi besimtarëve islamë të martohen «me dy, tri e katra» e jo me më shumë gra, përveçse me robëresha. Por, dihet se Muhameti kishte shumë më tepër gra, dikush thotë 11 e dikush 13, pa llogaritur robëreshat e shumta, me të cilat bënte kurvëri. Për të shkruar për martesat e tija, po detyrohem të mbështetem në shkrime të tjera, jo vetëm në atë që shkruhet në Kuran. Megjithatë, nuk do të mundohem të analizoj çdo martesë të tijën, megjithëse, pothuajse pas secilës fshihet një skandal. Dhe, kaptina «Martesat e Muhametit» mund të quhet «kaptina e turpit» apo «kaptina e skandaleve».
Martesën e parë Muhameti e ka pasur me Hatixhen, kur ai ishte 25 vjeçar, ndërsa Hatixheja 40 vjeçare. Ajo kishte qenë edhe dy herë të tjera e martuar. Muhameti me të u martua, pa dyshim, për interes ekonomik, sepse ajo ishte një tregtare e pasur. Me Hatixhenë ai jetoi 25 vjet dhe pati 6 fëmijë. Gjatë kohës sa jetoi me të, nuk u martua me ndonjë tjetër. Sigurisht se, meqë ka qenë i varur ekonomikisht nga ajo, nuk ka pasur guxim të martohej me ndonjë grua tjetër.
Gruaja e dytë e Muhametit quhej Sevda. Ajo kishte qenë grua e një bashkëluftëtarit të tij. Kur asaj i vdiq burri, Muhameti nuk ngurroi fare, por e mori atë për grua. Edhe kjo ishte më e vjetër se Muhameti. Ndonjë «studiues» i jetës së Muhametit mundohet ta arsyetojë këtë veprim të tijin me faktin se ai kështu paskësh dashur «ta ndihmojë» Sevdanë, meqë ajo paskësh pas mbetur pa mbështetje.
Martesa e tretë e Muhametit është martesa më e kritikuar (madje edhe në kohën e tij), më skandalozja. Është fjala për martesën me Ajshen fëmijë. Që kur Ajshja ishte vetëm 6-vjeçare ai ikishte kërkuar babas së saj, Ebu Bakrit, që atë t’ia japë për grua. Ndërsa thuhet se me të u martua, kur ajo ishte vetëm 9-vjeçare. Pra, pedofili e vërtetë. Mirëpo, kur bëhet fjalë për martesën e tij me Ajshën, kemi të bëjmë edhe me një problem tjetër që është gjithashtu skandaloz.
Në një nga hadithet (7.18) të S.
al Bukharit thuhet: «Profeti i kërkoi Abu Bakrit dorën e Aishes në martesë. Abu Bakri tha “Po unë jam vëllai yt.” Profeti tha, “Ti je vëllai im në fenë e Allah-ut dhe në Librin e Tij, por ajo (Aisha) është e ligjshme për t’u martuar me mua».
Kjo tregon se, kur Muhameti, pati nevojë për ndihmën e Abu Bakrit, që ishte njeri me ndikim, e bëri vëlla, ndërsa më vonë e harroi «vëllazërinë» dhe i mori vajzën fëmijë për grua.
Gruaja e katërt e Muhametit me radhë ishte Hafsa, e bija e Umar ibn ul- Hattabit. Asaj i kishte vdekur burri pas plagëve të marra në betejën e Bedrit dhe mbeti e ve në moshë shumë të re. Babai i saj, Umari, i kishte propozuar Othmanit të marrë për grua Hafsën, pasi atij i kishte vdekur gruaja, vajza e Muhametit, por ai i kishte thënë «do të mendohem pak». Pas disa ditësh i kishte thënë: «mendja më thotë që të mos e martojë atë». Umari i tregon se, as Ebu Bekri nuk i ishte përgjigjur, megjithëse edhe atij ia kishte bërë të njëjtin propozim. Pas disa ditësh Muhameti i kishte kërkuar Umarit Hafsën për grua dhe u martua me të. Edhe ky është një skandal për sa u përketë martesave të Muhametit, jo vetëm se Hafsa ishte shumë e re, por edhe për arsye se, Muhameti u bëri konkurrencë dy njerëzve shumë të afërtë të tij: ish- bashkëshortit të vajzës së tij, Othmanit, dhe «vëllait», Ebu Bekr. Ebu Bekri, pasi ishte martuar Muhameti me Hafsën i kishte treguar Umarit sekretin e heshtjesë së tij: «Asgjë nuk më pengonte që ta kthej përgjigjen ty, por e mora vesh se Muhameti e kishte përmendur atë dhe nuk desha ta zbuloj sekretin e tij. Po të mos e martonte ai, unë do ta pranoja." Muhameti, pra, ishte në radhë i pari, “shpëtimtari i vejushave”.
Shpëtimtari Muhamet, për herë të pestë u martua me Zejneben, të bijën Huzejmit (Huzeyme ibn el-Haris), i cili kishte vdekur në një betejë pushtuese. Ai, në botën tjetër, si ndjekës i mësimeve të Muhametit, sigurisht se nuk ka pasur pse të brengoset (dhe, meqë jeta atje «vazhdon» nuk ka pse të brengoset), sepse atje ka gjetur sa ka dashur hyri, ndërsa, në «botën e rrejshme», zemërgjëri Muhamet ia ka shpëtuar gruanë.
Ummu Seleme ishte gruaja e gjashtë me radhë e Muhametit. Me këtë, Muhametit kishte kaluar kufirin e lejuar për martesa. Siç është theksuar më lart, sipas një ajeti, muslimanëve u lejohej të kishin njëkohësisht jo më shumë se katër gra. Këtë «gabim» të Muhametit, ndonjë islamik (Shejhu: Atijje Sekar «GRATE E PEJGAMBERIT…», Maj 1997, e arsyeton me «faktin» se ai ajet atij i qenkësh zbritur pasi që i «kishte kryer të gjitha martesat»??!! Është për t’u habitur se si Zoti, që «di e sheh çdo gjë», madje edhe atë që mendojnë njerëzit, nuk paskësh ditur për qëllimet e Muhametit, por me aq vonesë e paskësh dërguar ajetin përkatës. Mirëpo, ka të tjerë që shpëtimin e kërkojnë diku tjetër, p.sh. te s. El Ahazab, a.50. dhe pikërisht të thënia «…dhe një grua besimtare nëse ajo ia falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të, duke qenë kjo vetëm për ty e jo edhe për besimtarët…» (Weshalb war der Prophet Muhammad mit mehr als vier Frauen verheiratet?). Por këto tregojnë se, as njëri fakt, as tjetri nuk janë të vërtetë. Ndryshe, po të ishte e vërtetë se ajeti 3 i s. En Nisaë psakësh «zbritur» pasi që Muhameti i paskësh kryer të gjitha martesat, të gjithë islamikët do të mbështeteshin në këtë ajet dhe nuk do të përpëliteshin për të gjetur ndonjë shpëtim tjetër për pejgamberin e tyre. Por, as ajeti 50 i s. El Ahzab, nuk u ndihmon mbrojtësëve të Muhametit, sepse aty bëhet fjalë vetëm për një grua e jo për më tepër.
Martesa e radhës e Muhametit ishte ajo me Zejneben të bijën e Xhahshit (Cahsch ibn Riab), e cila ishte vajza e hallës së tij. Ky ishte turpi i rradhës i Muhametit. Se ishte vajzë e hallës, për të nuk ishte fare problem, sepse Zoti i kishte përgatitur terrenin me një ajet. (suretu EL Ahzabë, a. 50): «O ti Pejngamber, Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në posedimin tënd (robëreshat e luftës- sqarim i përkthyesit në gjuhën shqipe apo i ndonjë studiuesi arab a tjetër)…» Këtu unë do të shtoja se, sipas kësaj Muhameti paskësh pasur të drejtë të ketë gra aq sa të ketë pasur robëresha, plus gratë legjitime) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tua, të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret-sqarim i përkthyesit) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ia falë veten Pejngamberit dhe nëse Pejngamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahit- sqarim i përkthyesit…), duke qenë kjo (rast- sqarim i përkthysit) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët(!!!!). Por, kjo martesë ishte skandal në vete, për arsye se Zejnebja kishte qenë bashkëshorte e djalit të tij, të adoptuar.
Në ajetin 37, s. El Ahzabë thuhet: «Kur i the atij që Allahu e kishte shpërblyer (me besim- sqarim i përkthysit…) e edhe ti i pate bërë mirë: «Mbaje bashkëshorten tënde dhe kij frikë nga Allahu!», e ti mbaje fshehtë në vetën tënde atë që Allahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë që t’i frikësohesh Allahut. E pasi që Zejdi (djalë i adoptuar nga Muhameti- vërejtja ime) kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj. Ne ta kurorëzuam ty atë…»
Pra, këtu tregohet se si Muhameti ia mori gruan djalit të tij të adoptuar. Ky ishte një vendim tepër i turpshëm i tij, edhe pse këtu mundohet të arsyetohet, kinse zoti e paskësh bërë këtë për të. Ndërsa thënia «…ti e mbaje fshehtë në veten tënde» tregon shumë. Tregon se Muhameti ka gënjyer popullin me kinse librin e Zotit, përndryshe ai nuk do të kishte guxuar t’i mbajë të fshehtë diçka Allahut të tij, kur mijëra herë përsëritet në Kuran, për kinse Zoti di çdo gjë dhe atij nuk mund t’i mbahet asgjë e fshehtë. Dhe, po të ishte kështu, Muhameti si «pejgamber», madje «zëvendës i tij në Tokë» që ishte, nuk do të kishte guxuar t’i mbante të fshehtë diçka të tillë padronit të tij.
Sa i përketë rastit të më sipërm, përkthyesi thotë: «Zejdi ishte rob i Hatixhes qysh nga koha e injorancës (çudi!!!- vër. ime)». Dhe, sipas tij paskësh qenë i pari nga robërit që paskësh pas pranuar fenë islame, madje paskësh pas qenë një nga myslimanët e parë, prandaj Muhameti e paskësh pas dashur shumë. «Zejdi nuk pat pranuar të shkojë te babai i vet që ishte idhujtar, shfaqi dëshirën të mbesë te pejngamberi e për këtë qëndrim të tij Pejngamberi e adoptoi për djalë, andaj quhej Zejdi i Muhametit». Këtu lindin shumë pyetje: Si ndodhi që ai të kapet rob «që në kohën e injorancës»?! Sa vjeçar ishte kur u kap?!, Si ndodhi të mbahej rob një fëmijë?! Çfarë robi ishte ai që paskësh ikur nga babai dhe vullnetarisht paskësh pranuar fenë islame?! etj., etj. Zejnepja, gruaja e tij, paskësh pas qenë «grua autoritative kurejshite» dhe, ajo «e ndiente veten të përulur pse ishte martuar për robin (skllavin)»?! Dhe, meqenëse «harmonia e respekti nuk ishte në nivel. Pejngamberi ishte i njoftuar nga ana e Zotit se do t’i duhej të martohej me Zejneben…»?!!! Lindin përsëri pyetje të tjera: Pse do të duhej pikërisht Muhameti të martohej me të, e jo të lihej ajo e lirë të dal e të martohej me kë të donte?! Kjo do të ishte një nga pyetjet, por është për t’u dyshyar edhe, nëse u respektuan afatet për një martesë të tillë. A u bë ndarja në prani të dy dëshmitarëve, siç kërkohej diku etj., etj. Në suretu El Bekare a. 226 thuhet: »Ata që betohen se do të largohen prej grave të tyre, afati i pritjes është katër muaj…» Këtu nuk thuhet asgjë për këtë, nëse Muhameti priti apo jo! Madje, si kusht ishte shkurorëzimi, bile edhe pas shkurorëzimit, gratë duhej të prisnin tri menstruacione. S. El Bekare, a. 228: »E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tri menstruacione…». Ndërsa në a. 24 të s. En Nisaë, thuhet: «Nuk u lejohet te martoheni edhe me gra të martuara (që kanë burra e nuk janë të lëshuara- vër. e përkthyesit…), pëveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat- vër. e përkth.). Thënë shkurt, Muhameti ia mori gruan djalit të tij, të clin «e donte shumë»), ani pse ishte i adoptuar. Muhamet ia kishte vënë syrin asaj, sepse ishte e bukur dhe e re, prandaj edhe ia mori, dhe Zoti këtë veprim të tijin e arsyetoi me një ajet. Madje këtij veprimi të shëmtuar i parapriu një ajet (nr. 4) po në këtë syre: «Allahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu e as nuk ua bëri gratë tuaja, prej të cilave largoheni me dihar nëna tuaja (duke krahasuar shpinën e gruas me atë të nënës-shpjegim i përkthyesit…), e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj. Këto janë vetëm thënie tuaja që i shqiptoni me gojët tuaja…» Pra, Muhameti e përgatiti terrenin me kohë, për t’ia marrë gruan Zejdit. Madje, ka studiues të veprës e jetës së Muhametit, që konstatojnë se ai që heret ia kishte vënë syrin Zejnebes, para se ajo të martohej me Zejdiun. Por, sigurisht, në të gjallë të Hatixhes, i gjithëfuqishmi Muhamet, nuk ka guxuar të shfaq dëshirën e tij. Ai u martua me Zejneben, siç thotë
Shejh Dr. Abdulmuhsin El Kasim “pa përgjegjës dhe pa dëshmitarë”. Hajdutçe, pra, pa respektuar fare rregullat që parashihen sipas Kuranit.
Xhuvrije quhej gruaja e tetë e Muhametit. Ajo në të vërtetë quhej Berrehu (e bija e Haris ibn Ebi Dirar) dhe ishte nga fisi kundërshtar Benu al-Mustalik. Muhameti ia ndërroi emrin dhe u martua me të. Ndërsa Ummu Habibe (Abu Sufyan) ishte gruja e nëntë e Muhametit, e Safija bint Hujej e dhjeta. Safija ishte e bija e prijësit të fisit kundërshtar Benu al-Nadir. Kur ky fis u dëbua nga Medina, babai saj ishte vendosur në Hajber(Hayber). Pas rënies së Hajberit, Safija u kap rob. Ajo u detyrua ta pranojë fenë islame dhe Muhameti mezi priste që të martohej me të, nga se ishte shumë e bukur. Sipas studiuesit Dr. A. El Kasim ajo ishte pasardhëse pejgamberësh. Mohameti paskësh pas thënë: “Ti je bija e Pejgamberit (qëllimi është je prej pasardhësve të Harunit-shpjegim i A. El Kasim), dhe mixha i jot ka qenë Pejgamber (Musa, -shpjegim i A. El Kasim) dhe ti je martuar me Pejgamber”??!!
Rejhane (Reyhane), nga fisi jehudi Banu Nadr, ishte e bija e Zeyd ibn ‘Amr ibn Hunafe. Se edhe kjo ishte grua e Muhametit e gjeta në shkrimin «Weshalb war der Prophet Muhammad mit mehr als vier Frauen verheiratet? » Ndërsa, në shumë shkrime për martesat e Muhametit kjo mungon?!

I pangopur Muhamet, kishte për grua edhe Mejmunen (Meymuna bint al-Harith), që gjithsejt do të bënin dymbëdhjetë gra. Dhe, shumë studiues që janë marrë me temën “Martesat e Muhametit” ndalen këtu. Ata e “harrojnë” Marijen, gruan e 13-të të Muhametit, me të cilë ai kishte madje një fëmijë, Ibrahimin. Marijen, Muhametit ia paskësh dërguar si dhuratë kryetari i koptëve të Egjiptit, Mukavkis. Ajo, pra, ishte vashë kopte, e krishter. Ndoshta mu kjo i pengon “studiuesit” që ta thonë me zë të vërtetën. Muhameti ose ishte martuar me një të krishter dhe ka vepruar kundër urdhërave të Zotiti, ose ka pasur fëmijë jolegjitim. Cilado qoftë e vërteta, vaj halli për të!
Megjithatë, mund të ketë ndodhur që Zoti t’ia ketë falur mëkatet Muhametit. Zatën ai, kur bëhet fjalë për Muhametin, paraqitet shumë zemërgjërë. P.sh., sipas një ajeti, atij i qe ndaluar të martohej me gra të tjera, S.
El Ahzabë, a. 52: »Prej tash e mprapa ty nuk të lejohen më gra e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të mahnitë bukuria e tyre, përveç atyre që i ke në posedim (robëreshat- shpjegim i përkth…), por në një ajet tjetër, më të vonshëm, s. Et Tahrimë, a. 5. thuhet: »Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të Tij t’i bëjë atij zëvendësim me gra edhe më të mira se ju: Myslimane, besimtare, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese që kanë qenë të martuara ose virgjëresha». Çka do të thotë kjo?! Njëherë i ndalohet të ketë grua tjetër, pastaj i lejohet përsëri, madje Zoti e paskësh marrë për detyrë t’i gjejë grua, po qe nevoja??!! Shpresoj që i pangopshmi Muhamet, të jetë ngopur në «botën e amshueshme». Atje, meqë ai ka qenë Pejgamber, ka gjetur edhe ma tepër se 70 hyri, madje superhyri, me të cilat do të mund të bëjë kurvëri sa të dojë.

Në fund të këtij shkrimi do të theksoja se, edhe pse për Kuranin e Muhametin ka edhe shumë e shumë për të thënë, unë po mjaftohem me kaq. Ky shkrim imi, ndoshta do të ndikojë që ndonjë nga lexuesit e tij, ta marrë e ta lexojë Kuranin. Sidomos këtë do të duhej ta bënin fanatikët e besimit islam. Kushdo që e lexon Kuranin, do të duhej ta lexonte atë që shkruhet aty, jo atë që ka në kokë!



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora