E premte, 29.03.2024, 08:15 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kadareja dhe vetëm Kadareja

E merkure, 12.07.2017, 08:46 PM


Kadareja dhe vetëm Kadareja

Nga Fahri Xharra

“Në Shqipëri  ( edhe në Kosovë e në Maqedoni  fxh ) është gati akuzë ose turp të përdorësh fjalën komb në mënyrë pozitive. Është në kokën e krimbur të disa pseudomodernëve tanë. Përpara ka qenë toka, atdheu, dalëngadalë ka evoluar, e kombet janë relativisht të rinj, por kjo s’do të thotë se ne nuk kemi të drejtë të themi se jemi komb. ( I.K )“  . Dhe ata krimbaça na i mbushin mediat e të gjitha llojeve dhe të gjitha krahinave shqiptare se ne duhet menduar ndryshe . Dhe përse , ndryshe ? Sepse ashtu e do  “ bossi “ i fshehur diku dhe i cili e gërryen vazhdimisht ndërgjegjen dhe vetëdijen tonë  , ashtu ashtu të paformuar  si duhet

“Unë mendoj se një nga të këqijat e shqiptarëve është se e duan më pak se të tjerët kombin. “ e thotë Ismail  Kadare. Po ,pra . Sikur ta donim kombin nuk do të valëviteshim në valët e mjegullinave të atyre që para vetit e kanë një qëllim: Realizimin e porosive !

“Kombi është një strukturë e verifikuar nga historia sot, e pranuar nga historia moderne. Nuk është e përsosur si strukturë. Në emër të tij janë bërë spekulime, por spekulime ka me çdo koncept të shenjtë, spekulime të mëdha janë bërë me lirinë, të gjithë tiranët e përdorin fjalën liri, të gjithë tiranët spekulojnë me fjalën popull, sepse me gjërat e shenjta spekulohet.  IK )” A jemi ne modern ? A i kemi atributet e mendjes së njeriut të shekullit 20 , të botës Perëndimore ? Jo , ose shumë pak . Dhe kështu bota luan me ne aq lehtë . Jemi gabimisht të strukturuar si shoqëri . Po flas për Kosovën sepse Shqipëria  të lë për t`u dëshiruar.

“Pra me fjalën komb janë bërë krime, kjo është e vërteta “  (I.K) “, sigurisht që po , lufta e vazhdueshme serbe  dhe greke për zhdukjen tonë. Si të bisedojmë ndryshe, ne nuk e duam vetveten.

“Është vërtetuar njëkohësisht që në botën e sotme struktura e kombit është më e përshtatshmja për të mbajtur në këmbë lirinë e një populli, pasi liria është një koncept kaq i brishtë, kaq sublim, kaq madhështor, saqë asnjë strukturë nuk e përballon dot. ( IK) “ E ne ku jemi  ? Ne , krejt jemi por shqiptar jo. Ashtu po thonë serbët , ruset,grekët . Ne e linçojmë vetën aq shumë sa që as nuk e dimë se kush jemi . Dhe disa krimbaça na i mbushin mediat e të gjitha llojeve dhe të gjitha krahinave shqiptare se ne duhet menduar ndryshe; e kemi kombin tjetër ; kosovar ose katolik , ose ortodoks ose mysliman.

“Sot fjala komb nuk është fjalë turpëruese, Europa zyrtarisht quhet Europa e Kombeve, familja e Kombeve.” ( I.K )  Jo , Zoti Kadare kemi ende, e ende, e ende nga ata që turpërohen që janë shqiptar. Nuk e ditkeni  ju ?

Një shqiptar  i Kosovës  me banim në Austri më shkruante “ M`është mërzitur jeta në Austri ,askush nuk po na do: dua të iki “  . E dija se ku qëndron problem .

- “Mos u ngut i thash , ndërroje paraqitjen tënde . Shpjegoje veten ndryshe; mos të habisin të porositurit; i shkrova dhe i propozova  : “ Në takim e parë me vendasit ,tregoje shkrimin : Kush janë NORIKËT ? ose  “ Iliret e dikurshëm të Austrisë së sotme” dhe shpalose këtë hartë :

Ngrite kokën lartë , dhe thuaj se unë jam i të njëjtit fis  . Do të shohësh se sa shpejt do të ndryshojnë mendjen për ty e për ne. Mos harro    se je nga më të vjetrit në Europë. Mos ia humb vlerën vetit «

T`ishim ata që jemi e mos t`ishte futur dreqi i zi në mesin tonë , me plotë guxim do të thoshim; “Sot fjala komb  shqiptar nuk është fjalë turpëruese,  Europa zyrtarisht quhet Europa e Kombeve, familja e Kombeve.”

Mbaje vetën ,mos u mashtro !



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora