E premte, 29.03.2024, 01:48 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Tahir Bezhani: Reportazh nga Bajram Curri

E hene, 10.07.2017, 06:44 PM


Reportazh nga Bajram Curri:

ATA QE I BASHKON ARTI,NUK I DALLON MOSHA

Nga Tahir Bezhani

Shkuarjen ne Bajram Curr këtë radhë e bëmë ndryshe nga hera tjera,me mikun nga Gjakova,poetin Muharrem Kurti .  Kishin kaluar disa dite që më thoshte  të shkojmë se bashku te vëllezërit  e  letrave në Bajram Curri, t’i shohim se si kalojnë në këtë vapë, dhe, si synim kryesorë, për të takuar poetin Gjon Neçaj, shëndeti i të cilit para një viti ishte dëmtuar. Kur të shkosh në Bajram Curri, po s’i takove dy të moshuar, dy lule të bukura te këtij qyteti alpin, ma mirë të mos shkosh fare...

Haki Zllami e Shaban Nokshiqi, ia shtojnë  bukurinë këtij qyteti te bukur,rrëzë  Alpeve Shqiptare.

Për ta realizuar këtë qëllim, përmes telefonit njoftuam mikun tone, kryetarin e Klubit të Letrarëve dhe Artistëve”Tropojë”, zotin Lulëzim Logun, që  pasditen e të enjtes, rreth orës 19-te, të na pres me koleget tjerë te hotel “Turizmi”,njeri ndër lokalet më të bukura për momentin në Tropojë.

Aty,pos një bukurie ambientale,që të krijon  vet konfiguracioni i qytetit, me ato pamje madhështore rreth e rreth shtatit të tij krenarë, kënaqësi tjetër ndien secili ,kur shijon freskinë e ajrit bjeshkorë nga pishat për rreth, erën e blinit, një qetësi absolute në qytet,një shërbim me shumë respekt nga personeli hotelier, e shumë gjëra tjera, me një kulturë dhe elegancë,qe i takon kudo mbrëmjeve në këtë qytet alpin.

Nga e djathta: M.Kurti,H.Zllami,Gj.Neçaj,L.Logu,Sh.Nokshiqi,T.Bezhani e Asllan Osmani,ne hotel “Turizmi” Bajram Curr

Me mikun tim nga Gjakova,zotin Muharrem Kurti,arritëm te hotel “Turizmi” në ora 19-të të enjtes së datës 6.korrik 2017. Sapo dolëm nga makina, takuam poetin, autorin e “Makthi” Asllan osmani, i cili na priti duar hapur e plot buzëqeshje. Para nesh vini ju nga Gjakova,tha,dhe hapi krahët e na përqafoj me “mirëseardhje”!

Pasi gjetëm vend të lirë nën pishat  trupgjata, nuk vonuan dhe arritën dy  figurat më të respektuar, dy krijues të moshuar por me freski lakmuese, Shaban Nokshiqi e Haki Zllami, të cilët të buzëqeshur e të gëzuar na u ofruan, ku pasoi një përshëndetje e gjatë këmbas, duke treguar gëzimin e pafund që ishim se bashku. Në fytyrat e këtyre njerëzve lehte lexohet bujaria dhe fisnikëria e tyre, e cila ka rrënjët në vet historinë tonë si popull. Lulëzim Logu erdhi vetëm,i pa shoqëruar nga  asnjeri prej miqve të letrave, i cili për vonesën,  kërkoi falje, duke u arsyetuar me “ndaljet”  dhe përshëndetjet e miqve në qytet. Pasi u përshëndetëm me Lulin, porositëm kafet dhe pijet freskuese, ku ne fillim, takimi ishte  me plot shaka nga poeti Asllan Osmani, i cili ka dëshirë t’i “ngucat” të moshuarit... Ata ia kthejnë urtë e këndshëm:” u plakësh edhe ti e qeshtë qyteti me ty!....” Kështu kalonin minutat e besa edhe ora, nën freskinë e  atyre pishave të gjata te hotel “Turizmit” në Bajram Curri,në Tropojë

Nga e djathta: Sh.Nokshiqi,T.Bezhani, Gj.Neçaj,M.Kurti,H.Zllami, Djali Shabaniu, dhe Asllan osmani,Bajram Curr,6.korrik,2017

Figura më e këndshme i këtij takimi,ishte poeti Gjon Neçaj,i cili kishte ecë këmbë  për të na takuar dhe kaluar do kohë së bashku. Në fytyrën e tij shkëlqente kënaqësia që ishim të bashkuar si përherë,që njëmbëdhjetë vite. Shëndeti i tij dukej në përmirësim e sipër. Na pëlqyen shumë  disa mendime e vlerësime gjatë bisedës me Gjonin. U gëzoheshim mendimeve te tij të thekshme!... E dëgjonim me vëmendje të gjithë. Ndihej këndshëm në mesin tonë,me miqtë që së bashku,kohë të gjatë, ndajmë  gëzimin e hidhërimin....

Letërsia temë e pa kaluar  mes krijuesve të Malësisë së Gjakovës.

Të njëjtit pësona,pos afër Gjonit,Lulzim Logu i cili më parë na beri foto të tjerëve.

Është kjo tema bosht, e cila na ka lidhur mes veti që  shumë vite, bisedat  tona si krijues, për afirmimin e vlerave kulturore,si ushqim shpirtërorë e njerëzorë ,që na bashkon çdo ditë e më shumë, në gjitha fushat e jetës...

Si shkas i bisedës letrare ishte libri i Dinos Koubatis,”Ali Podrimja in Memoriam”,ku autori, arvanitasi grek,(shqiptarë), kishte analizuar në deri në detale veprën e Podrimës, duke e krahasuar atë me  simbolistët e mëdhenj  francez e grek,si një poet i madh me përmasa evropiane e botërore. Me që për këtë  libër kishte bërë një shkrim  edhe poeti Kurti, me kërkesë të Dinos Koubatis,(i cili ua ndau nga një ekzemplarë), andaj edhe mori fjalën  me gjate, duke sqaruar disa teza shkencore që kishte përfshi shkrimtari i madh Grek,z. Dino Koubatis. Pastaj pasuan mendime të ndryshme për këtë vepër dhe tjera, të disa autorëve me zë, ku ora nuk diktohej se kishte kaluar 21,00.  Njëri nga kolegët letrarë,në atë fund ndeje,”gjeti” Reshpen për bisedë,duke cekur veprën “Duke kërkuar Itakën”,me një parathënie nga shkrimtari-krenaria jonë,zoti Ismail Kadare, duke vlerësuar gjithë  “epokën” e Fredit të madh, deri në vdekje. Pastaj pasoi mendimi se shoqëria në tërësi,  krijuesit eminent, të gjithë, edhe politika, i  kanë mbetur shumë borxh Fredit, duke i anashkaluar vlerat e tij letrare, madhështinë e tij krijuese, e shumë të tjera....  Kurrë nuk është vonë të bësh mirë. Është e dinjitetshme edhe kërkim falja para varrit të tij. Secili nga krijuesit qe merrte fjalën,fliste me një ndjeshmëri të veçantë për Fredin e madh, për vlerat e artit poetik,si thesar i autorit,lënë në duart tona,të gjeneratave. Ai që nuk e vlerëson kulturën e vet,e dënon koha pamëshirshëm.....

E gjithë ndeja mori karakterin e një ore letrare nën pishat freskuese të hotel”Turizmit” në Bajram Curr. Ora tregonte  kohen për të ikur në Gjakovë. Të tilla takime mes krijuesish të Malësisë së Gjakovës nuk janë të rralla,por rrallë i prezantojmë, për modestinë tonë...

Bac Shaban Nokshiqin, krijuesin 90 vjeçar,e falënderuam për gostinë, ndërsa u përshëndetëm të gjithë, si vëllezër. Pas  gjysmë ore, e pak më tepër,arritëm në Gjakovë,te gëzuar për takimin e përbashkët e me vlera në Bajram Curri.

Në të dy pikat e “kufirit”,djelmoshat me uniforma vetëm na pyeten:”si kaluat,a u kënaqët mes veti? Kaloni mirë rrugës!...”

Kjo përshëndetje dhe porosi, vinte nga personat zyrtarë nga të dy pikat “kufitare” të cilët,tani i njohin mirë krijuesit e Malësisë së Gjakovës dhe shprehin respektin ndaj tyre. Edhe ne i falënderuam me respekt për korrektësinë e tyre.

Kënaqësi e përjetuar shpesh me vëllezërit në Tropojë! Qofshim gjithmonë të bashkuar!....

Gjakovë

08.korrik,2017



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora