E enjte, 28.03.2024, 09:35 PM (GMT)

Mendime

Rexhep Shahu: Ne qortuesit e mëdhenj të atdheut

E hene, 10.07.2017, 06:53 PM


NE, QORTUESIT E MËDHEJ TË ATDHEUT

NGA REXHEP SHAHU

Të gjithë jemi bërë qortues të mëdhej. Qortojmë pa pushim atdheun. Qortojmë pa mëshirë. Qortojmë gjithçka, gjithkënd. Sepse nuk duam askënd veç vetes.

Flasim si zota. Fshikullojmë atdheun sikur ai nuk është i yni dhe sikur nuk kemi asnjë lidhje me të, sikur është diçka jashtë nesh, i huaj për ne, por që thjeshtë vetëm ia duam të mirën.

Po sillemi si humanistë të mëdhej, si universalë, si filozofë, si internacionalistë të kulluar, sikur kemi raporte vetëm me pavdeksinë e jo me përditshmërinë e atdheut tonë.

Gjejmë ku janë e s'janë lupat më zmadhuese dhe vëzhgojmë imtë veset e njeriut tonë. Virtytet nuk na hyjnë në punë, sikur s'janë tonat.

Gjejmë ku janë e s'janë sharësit, mallkuesit, gjirizet e të keqës, ata që kanë vjellë zi e më zi kundër nesh dhe fjalët e tyre i fusim në gojën tonë dhe i vjellim kundër atdheut tonë, kundër njerzve tanë, kundër rracës tonë.

Ngjyjmë fjalën tek armiqtë më të mëdhej të kombit tonë. Botova Librin Zi të Vladan Gjeorgjeviçit, të ish kryeministrit serb, "Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha" (qe miku im Izet Duraku e quan Libri i ankthit serb për ngritjen e Shqipërisë), libër i botuar në vitin 1913 gjermanisht, frëngjisht e serbisht për ta bindë Europën se shqiptarët janë me bisht, nuk janë të aftë të bëjnë shtet, nuk kanë aftësi organizuese, duhet të udhëhiqen 100 vjet prej Serbisë dhe pas 100 vjetësh mund t'ua japë Serbia një autonomi kulturore.

Ky libër i përkthyer mjeshtërisht nga dijetari dhe ish kryeministri shqiptar Mustafa Kruja, është gjirizi i më të ligave për shqiptarët e kombin shqiptar, është vrella më e zezë e të zezave kundër kombit shqiptar, është kuzhina ku është gatuar e liga dhe ku kanë ngrënë të gjithë sharëist e qortuesit e kombit shqiptar.

Të gjithë qortuesit tanë që hiqen edhe sojli, që hiqen se dinë shumë, që hiqen se janë engjej, paskan lëpi në bythen e Vladan Gjerogjeviçit.

U ndjeva fajtor që nuk e kam lexuar këtë libër, që qëllimisht e kanë zbukuruar në harresë qortuesit e atdheut tonë fatkeq, që më shumë e duan të huajt se sa e duam vetë ne.

Si përballje me këtë libër të zi të Vladan Gjeorgjeviçit, kam botuar Librin e Dashurisë së madhe për shqiptarët, librin e një kryemiku të shqiptarëve "Shqipëria në 1921" të humanistit të madh Justin Godart, shqipëruar nga miku im Mirdash Shehu, me një parathënie të jashtëzakonshme nga nobelisti i paqes D'Estournelles de Constant, që është parathënia e gjithë parathënieve të librave të shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ky libër është avokatia më e madhe që i është bërë ndonjëherë kombit shqiptar, është përballje e rrëzim i çdo teze të zezë antishqiptare të Vladan Gjergjeviqit. Ky libër dashurie e bind Europën se shqiptarët janë rracë elitë, kanë fuqi organizuese të jashtëzakonshme, kanë vese si gjithë njerzimi, kanë vityte shumë më te fisme se shumë kombe të tjerë, kanë furnizuar me elitë kombet e rracat e tjera, mundën e dinë të bëjnë shtet, por ngaqë kanë një nderim të përveçëm si askush tjetër për mikun, ata gjithmonë rezikohen nga miqtë, të cilët shpesh janë aventurierë dhe i ndihmojnë shqiptarët kundrejt interesave të tyre.

Këto pasazhe ku fola për këto dy libra, ndoshta më nxorën nga udha, por sërish ndjej se po tregoj nevojtoren ku hanë qortuesit tanë që kanë infektuar edhe qortuesit snobë, që shajnë atdheun pa ditë se pse dhe e shajnë se tentojnë të kapën për shurrën e Konicës a të Fishtës e të bëhën Konicë a Fishtë etj.

Të gjithë jemi ngritë në foltoren e mentarit. Të gjithë jemi në llogoren e sharësve të atdheut. Bëjmë një garë të shfrenuar, shumë të pacipë e të pandershme në sharje të atdheut. Të gjithë folës e sharës dhe asnjë dëgjues. Të gjithë profesorë e asnjë student. Të gjithë gjeneralë e asnjë ushtar. Të gjithë dimë më shumë se ata që ne vetë zgjedhim që të na drejtojnë. Ata që na dejtojnë gjithmonë shkelqejnë në përmbushjen e urtësisë "kalova lumin - ta qifsha kalin".

Qortuesit kanë një dimension tjetër, janë shumë servilë. Thurin lavde pa fund ndaj atyre që kanë interesa. Thurin lavde pa fund ndaj qeveritarëve. Le të jetë kërkushi qeveritari apo kandidati për pushtetar, qortuesit nuk shohin të meta tek ai kur duan t'i servilosen.

Ka marrë qytetarinë dhe është bërë modë sallonesh të politikës e moralit ndërrimi i partive nga pushtetarët pasi marrin votat e njerzve. Dhe janë të pacipë pushtetarët që tradhëtojnë e shetisin sa në një parti sa në një tjetër. Tradhëtia ëshët shpallë virtyt në kohën tonë dhe tradhëtarët bëhen heroj të kohës tonë. Qortuesit cinikë, me nënqeshje të shtirura, ua quajnë si mos nënshtrim ndaj një partie dhe kalimin në një parti tjetër të pushtetarëve të ndryshëm. Sikur në partinë e re ku shkon pushtetari apo kandidati nuk do të jetë i nënshtruar.

Nuk e dhijmë atdheun me gojën tonë, por marrim borxh qortuesit e famshëm që nga zemra e plasur në momente të caktuara kanë bërë qortime. Nuk e dhijmë atdheun me gojën tonë, por marim borxh bythën e Konicës dhe e bëjmë gojë tonën. Por Konica me shokë nuk kanë bërë qortime me ia ulë kryet përdhe atdheut, me e poshtrue atdheun, përkundrazi. Ndërsa ne nuk ngihemi duke ia futë turijtë në mut atdhut.

Gara jonë me i gjetë shëmti atdheut dhe me lajmërue dynjanë për shëmtitë tona, është një nga turpet e mëdha të kohës tonë. Konstatojmë dhe nuk veprojmë. Për inat të sime re e fusim djalin tonë në dhe`. Atij që vjedh i themi burrë i zoti. Harrojmë të djeshmen sa del dita e re. Respektojmë hajdutin si zotin. Deputetet që sillen si bodigardë, që janë qaftrashë, kokë rruar a qethur zero, që vishen si bodigardë, i nderojmë më shumë se deputetët shkencëtarë, apo shkrimtarë. Ndjesë, se nuk ka deputetë shkrimtarë e shkencëtarë. Pasi parlamenti nuk është i popullit por i partive e militantëve të partive. Populli i librit nuk përfaqësohet në parlament. Thua të mos kemi farë popull të librit?!

Shajmë e mallkojmë atdheun kur pak ose aspak bëjmë për të, për lartësimin e tij.

Shajmë e mallkojmë atdheun për varfërinë që na ka nënshtrue dhe sjellësit e varfërisë i votojmë se na japin ndonjë thes miell ose deri në 50 euro për një votë. Shajmë pushtetarët dhe u lëpijmë bythën po këtyre që i shajmë, u gjejmë miq nga të katër anët për me rregullue ndonjë punë ose me zgjidhë ndonjë hall.

Shajmë atdheun në një përpjekje djallëzore e të ligë që të bëjmë një farë emri, të fitojmë një farë fame. Ia vëmë në shërbim gjithë ekranet e kohën televizive sharësit më të pështirë të atdheut, atij mbledhësit të sharjeve, që nuk duron ta quash mbledhës sharjes si mbledhës folklori por don të quhet shkrimyar, shkencëtar, mendimtar, gazetar, politolog, analist, ndonjë snobi me shall rreth qafës së trashë si të kalit të orovit.

Ajo që ëndërrojmë e na mundon që s'e kemi është fama, lavdia - kjo dashnore e përjetshme e pambrritshme për ata që e kërkojnë se s'e kanë dhe e panevojshme për ata që e kanë ose që s'u hy në punë.

Raporti me famën e lavdinë është lufta që përshtjellon duket gjithçka në mesin e njerzve. Lëpijmë këmbët e lavdisë, hapim gojën që asnjë pikë shurrë e saj të mos bjerë në tokë dhe poshtrohemi përditë e më tepër, duke e pritë lavdinë e jo duke punuar për të.

Kultura e varfërisë dhe kultura e papunësisë po bëhën të pajtueshme e krejt të pranueshme.

Askush nuk qorton askënd pse je i varfër, por të gjithë të përqeshin kur knaqesh që je i varfër dhe nuk lëviz as gishtin e vogël të dorës për të shpëtuar e për të dalë prej varfërisë.

Sa më shumë të varfër të ketë aq më shumë knaqet politika se i blen lirë njerzit, aq më shumë knaqen njerzit kur shohin se janë të barabartë në varfëri.

Njerzit nuk urrejnë atë që ka vënë pasuri me mundë e djersë, se njerzit kanë shumë sy e shohin, por ata urrejnë deri në pafundësi atë që ka vënë pasurinë me vjedhje, atë që ka vënë pasurinë nga pushteti, nga funksionet politike e qeveritare.

Në mjediset tona ndjehesh me turp që s’ke kostum tre mijë eurosh si të kryeministrit, që s’ke kollare 500 euroshe si të kryeministrit.

Gratë jo politikane e jo drejtoresha ndjehen të frustruara se nuk kanë petka si të grave politikane. Gratë e dinë mire, kanë mijëra sy gratë, se ato ora tre – katër mijë dollarëshe nuk janë ora të blera me lekë rrogash por me lekë shpine.

Mirë, krejt në rregull, por mburrja dhe statusi special në shoqëri i atyre që fitojnë me shpinë dhe përbuzja që ato derdhin ndaj atyre që nuk fitojnë lekë me shpinë, kjo është e patolerueshme.

Qortuesit tonë qortojnë të moralshmit dhe i ngrenë hymn të pamoralshmes.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora