E premte, 29.03.2024, 01:14 PM (GMT)

Kulturë

Alban Voka: Aroma e vargjeve t ë Vjollca Konit

E diele, 09.07.2017, 11:26 AM


AROMA E VARGJEVE TË VJOLLCA KONIT

Nga Alban Voka

Në librat e Vjollcës defilojnë subjekte, mosha dhe përvoja të ndryshme poetike. Kohëve të fundit, para nesh kemi një libër të ri e të ndritur si rezet e një dite verore. Poezitë nga „Ti Qindvjetësh” (Shtëpia Botuese 3ZEN, Prishtinë 2016) janë të shkruara me zërin e zemrës, në një ambient të rigjetjes, të takimit të autores me atdheun dhe me vetëveten. Ato janë të buta e të thella, shëmbëllejnë me një heshtje madhështore dhe me ceremoninë e meditimit.

Librit i paraprin një parathënie e gjerë me konsiderata të larta lirike nga autori Hysen Grajçevci, i cili fillimisht, në formë të Mottos citon Lasgush Poradecin: „Poezia nuk është mendim i vënë në vargje, por është ndjenjë e derdhur në varg”. Me Vjollca Konin lirika e mërgatës pasurohet me një ndjeshmëri të re, me nostalgji dhe me një traditë të mirë të klasikëve tanë të cilëve në çdo varg shpirti u fliste shqip, autorja duke paralajmëruar: „Jam një copë jetë Shqipërie,/ Rrënjët i kam lënë atje,/ Si manushaqja që pret prillin,/ Pres kohën të jem në Atdhe.” (Aromë Shqipërie).

Hulliri i fjalëve mund të shëmbëllejë me një hulli kullose ku fjalët janë lule që mund të gërshetohen në kurora paralajmëruese përmes parfumit të tyre, për përmbushje përgëzimesh dhe lumturishë. Autorja shkruan me një shpejtësi të natyrshme, pa fjalë që mund të krijojnë caqe të rënda, duke i ofruar lexuesit një gamë petalesh të drejtëpërdrejta në shuplakën e hapur, atje ku shpirti bëhet i ngrohtë dhe kuptimi konturon një personazh emblematik të përpjekjeve, të sakrificës dhe të vetëtejkalimit individual:

„Si do doja të jetoja në Epokën e Gurit/ (ku/r njerëzit duheshin dhe ishin të gjithë bashkë.)/ Zjarrin e eshkën ta ndizja me strall!/ (dhe jo si sot që duan ta djegin planetin të gjallë.)/ Ti, qindvjetësh, modern ke veç ballinën,/ Brenda ndryn zbrazëti, mjerim...”.

Portret në pikturë, Një poezi për ty, 33 vjet rrugëtim, Aromë gjaku, Atje kam një thanë, Betim, Bilbil Tomorri, Dialog me hënën, Dajë Bilbilit, Drithërimë, Dua të jetoj me ju, Fisheku, Fjalë dhimbje, Fjollë bore, Pagëzim dashurie, Mbaje lotin tim, Shikim i tretur, Humbur në mendime, Pikë loti, Për ty Kosovë, Për ty kirurge, Për Shën Valentinin etj., janë disa nga titujt e poezive më të bukura të kësaj vepre me 120 faqe.

Autorja u lind më 17 korrik në Grevë të Skraparit. Aktualisht jeton dhe vepron në Austri. Pas vëllimeve „Bio” (2013) dhe „Poseidonb, ky malli im” (2014), Vjollca Koni vjen me vëllimin e saj të tretë si një truall këmbëngulës i gjeniut dhe shpirtit shqiptar. Me një natyrë të ndjeshme, poetja troket me fuqi në portat e mendimit dhe realizon shëtitje me mëndjehollësi në fushën e pafund të traditave stërgjyshore nga fshati i fëmijërisë. Janë poezi që emocionojnë dhe të joshin.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora