E enjte, 28.03.2024, 08:01 PM (GMT)

Kulturë

Vladimir Muça: Ekspozita e artsitëve shijakas

E diele, 09.07.2017, 11:23 AM


EKSPOZITA SI ATELIE E ARTISTEVE TE ARTIT PAMOR SHIJAKAS NDER VITE

(impresione ngs ekspozita e artistëve pamor shijakas)

Nga Vladimir Muça

Kur shikoj këtë ekspozitë vazhdimësie, në mes së lulishteve të Shijakut më del në pah imazhi i globit me lulebukrat pikturash shijakase të cilat reflektojnë nër botë me ekspozitat e tyre, kulturën artistike dhe një art të vërtetë impresioniste ekzistencialist në natyralitetin bio-shqiptar.

Përballë madhështisë të mjeshtrit Agim Faja, Dashamir Gurardhi, Luan Bërhamit, Abaz Hados dhe të gjithë këtyre artistëve apasionant, mjeshtra të artit pamor e kamë të vështirë të marrë në analizë stilet, ngarkesat emocionale, rrymat përfaqësuese, e dukuritë inovative që ato sjellin në artet pamore.

Siç jam ndalur edhe në një ese të botuar në librin tim “Kaleidoskop” unë do të shpërfaq disa impresione të përftuara ndër breza gjer tek kjo ekspozitë si një trashëgimi e patjetërsueshme artistike në qytetin tim të dashur Shijak.

Gjithçka, si nga një epistolare natyrore, ku si prej mitikës më vjen burimorja e gjithë kësaj trashgimie ndër breza. Kjo thagmë artistike, zanafillën e ka që në 1908, në një pllakat realizuar nga “anonim” dhe i afishuar me rastin e revoltës nëpër rrugët e qytetit. E ka tek zanaçinjt shijakas: Kadri Shahini, Muharrem Domi, Muharrem Saliaga, të cilët vizatonin me mjeshtri e shije artistike sëndykë, djepe, kanape. Ndërsa Ramazan Dedja, autodidakt, ulur këmbëkryq anë shitoreve të Shijakut me laps (karbon) bënte portrete impresioniste e realiste në këmbim të disa të hollave? deri tek Mir Papajani, normalist me banim në Sukth, i cili jepte mësime vizatimi e bënte peisazhe në bojra vaji.

Kjo ishte magjeja dhe majaja ku më pas erdhën brezi i mjeshtrave të pikturimit: Agim Faja, piktori dhe didaktiku Tom Stambolla, Dashamir Gurabardhi, Abaz Hado, Luan Bërhami.

Më 1959 me punimet e nxënësve shijakas u hap ekspozita e pare e cila solli më pas për 10 vite rresht koloninë e piktorëve të Institutit të Lartë të Arteve. Shijaku u kthye në një atelie që e kish zili kushdo që vite e shihte buzë Erzenit e kodrës së Pashabejëve artistët e rinj. Ishte Mjeshtri Agim Faja, moderator i gjithë kësaj nisme, ishte dëshira për artin e dashamirsisë shijakase të cilët i akomodonin dhe subvencionuan me javë të tëra këta artistë. Shijaku i jepte bukuritë e tijë, bujarinë mikpritjen, ndërsa ata këtë bukuri e shndërronin në art si kujtesa historiko pamore në një të pavdekshme madhështi.

S?hiqet nga mendja didaktiku pasionant Tom Stambolla, se si, na mësonte sekretin e vizatimit të linjave, rifiniturave, kontrastin e hijeve ne nxënësve? gjithnjë duke na rikujtuar pasurinë e kësaj trashëgimie.

Më pas puna përkushtimore e Shpresa Beqirajt dhe drejtuesja e përkushtuar e rrethit të vizatimit Migena Faja u bënë baza burimore e dhjetra piktorëve, skulptorëve dhe një brezi profesionistësh gjer në 20 student ndër vite, të arsimuar në Insitutin e Lartë të Arteve.

Siç duket dhe nga kjo ekspozitë e katërt kolektive e një brezi krijuesisht shijakas, si paradigm e vazhdimësisë, këta artistë dhe tërë qytetaria që i mbështet, e kanë moto sentencën   e Dideroit se: “Nëqoftëse njerëzit do të dinin të vizatonin, ashtu siç dinë të shkruajnë, bota do të ishte shumë më përpara”.

Siç e tregon dhe kjo ekspozitë me element sa natyral aq edhe ekzistencial, me dukuritë e një profesionalizmi të vërtetë, shijakasit duke kapur majat përfaqësuese anë e kënd, kanë krijuar traditën, kanë shkuar shumë përpara në shkallën e evolimit qytetar.

Tashmë në artin pamor shijakas militojnë krah për krah tre brezni krijuesish, duke mbajtur të ndezur flakadanin e artit pamor. Ndaj është shumë domethënëse përcaktueshmëria që i bën Dritëro Agolli Shijakut: “Shijaku është një nga krahinat më të qytetëruara të vendit, ku kanë dale njerëz të shquar në histori e kulturë,  ku jeton dhe piktori me emër të madh Agim Faja, miku im gjysëm shekullor”.

Me piktorët e rinj

me këto breza krijuesish që me penelin, daltën, kavaletin e kalojnë dorë më dorë brezave Shijaku do të bëhet më i qytetëruar, sepse në bërthamë të subkoshiencës qytetare është bota e artit.

Siç duket artistët e qytetaria shijakase e ka si hajmali porosinë- amanet, të Mjeshtrit të Madh Odhise Paskali për rininë, e brezat e artistëve pasardhës: “Duajeni, o të rinj, krijimtarinë e të tjerëve si ate tuajën, sepse e gjitha sëbashku, do të përbëje fytyrën e atdheut”.

Ekspozita e çelur më 1959, të tre ekspozitat profesionale të çelura në Shijak e Durrës, kolonitë 10 vjeçare të nxënësve të Institutit të Arteve, dhe kjo ekspozitë, janë fytyra e bukur jo vetëm e Shijakut, por dhe atdheut tone, është një paradigmë e bukurisë shpirtërore që sjell arti në lëmin e zhvillimit shoqëror. Urimet më të sinqerta artistëve shijakas!

Vladimir Muça

Shkrimtar Kritik



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora