E premte, 29.03.2024, 01:05 PM (GMT)

Kulturë

Pal Neçaj: Sofra e Dritës

E shtune, 08.07.2017, 04:05 PM


SOFRA E DRITES

 

- NIQIND VJETORI I SHKOLLES SE PARE SHQIPE NE GJONPEPAJ TE NIKAJ-MERTURIT-

 

Nga Pal Neçaj, NY, USA

 

Me pershendetje e malle ngarkue,

Te nikaj-mertursve mergimtare,

Sonte zemra ime ka fluturue,

Mbi oqean, dete, fusha, male,

kamkryq n'Gjonpepaj sofer Drite shtrue.

 

Atje rraz' malit te qeshun Kakia

Dhe perball' at'te gjyshit Hekur,

Ndezet se pari shejtore Drita,

Nga e cila brezat jane ndricue,

Dritnaja sot mushi një shekull

 

Siper Drinit, ku asht formue liqeni,

Rrethue prej malesh Hekur, Kaki,

Korja nuse, Agri qe fshehet dielli,

Jane dy fise bujare me lavdi;

Nikaj-Mertursit e beses e t'nderit.

 

Fise te lidhuna si me token Anteu,

Mbrojtsit e vatanit e Krishtnimit,

Ne log te shejt gjuha Shqipe shkelqeu,

Shkruhet paster si rrezja e diellit,

Qindra djem e vajza mendjendriçue

Thesari i ka Shqipnia, Atdheu.

 

Ishte at Nikolla i pari nismtar,

Emnue mesues nga Gurakuqi,

Shpirtnjeriu dhe zemerbardhe,

I asht mirnjohej Nikaj-Merturi,

Krahine herike me legjentare.

 

Zona u ndricue nga shum' pishtare,

Kaluen brezat njeri pas tjetrit,

Ban emen doktor' artist, poet shkrimtare

Profesor' diplomat, jurist' filozof,

Muzikant, kangtar qe ia lan' vetit,

Qindra tituj' e dekorata n' gjoks vare.

 

Ne sofren e Drites zemra m'u shtrue,

Te pranishmit me zjarr pershendeti,

Me dhimje kujton pishtaret e largue,

Vepra u jeton, lavdia ju meti,

Ish nxanes e nxanse s'kan me'i harrue

 

Apeloi emnat me za te dridhun,

At Nikolla, i madhi Shaqir Hoti,

Dritanat-vendas qe zhduken errsinen,

Marash Ndou, Nikoll Pali, Mark Ndoci,

Ndue Progni, Nikoll Pjetra, Ded Martini,

 

Ded Prela, Pal Peci, deshmor Gjok Doshi,

Ndue Gjergji, veterani Zef Doda,

Mark Zogu, Zef Tahiri dhe Pal Kokrri,

Nderim dhe lavdi sa te jete TOKA.

 

Nga Drela e Currajve n'Thep te Brises,

Te varri i Fratit ne majen e Rreshellit,

Urimi i madh per Sofren e Drites,

Jehona e Zanave bashke me malsore:

Rrnofte 100 vjetori i shkolles perore,

Dhe, Nikaj-Merturi sa rrezet e DIELLIT

 

-Per ZemraShqiptare, nga Nju Jorku, Qershor 2017-

 

Shenim i redaksise:

Autori Pal Neçaj bashkpunetor i revistes ZemraShqiptare i cili ka tre dekada qe jeton ne NY, USA, ka qene nxenes, mesues e disa vite drejtor ne shkollen historike te Gjon-pepajve.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora